Nė mbledhjen e sotme qė u zhvillua nė qytetin e Vlorės, Kėshilli i Rregullimit tė Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė miratoi: 1 - "Studimin urbanistik tė qendrės sė qytetit tė

Nė mbledhjen e sotme qė u zhvillua nė qytetin e Vlorės, Kėshilli i Rregullimit tė Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė miratoi: 1 - "Studimin urbanistik tė qendrės sė qytetit tė Vlorės" a)Pikat Kryesore: Plotėsimi i materialit hartografik: Pėr zonėn e Sheshit tė Flamurit: -pėrmirėsimi i organizimit hapėsinor tė kėtij sheshi, -heqja e zonave tė propozuara pėr ndėrtimin poshtė Kuz Babasė, -plotėsimi i sistemit rrugor poshtė Varrezave tė Dėshmorėve -pasqyrimi nė studim i azhornimit tė objekteve monument kulture dhe rishikimi i hapėsirave rreth tyre, sipas materialit tė paraqitur nga Monumentet e Kulturės. Pėr pjesėn bregdetare dhe Sheshin nė Skelė, KRRTRSH vendosi: -pėrmirėsimin e organizimit hapėsinor tė Sheshit tė Skelės, -mosbetonimin dhe mbushjen e bregut, rishikimin e shėtitores bregdetare, -uljen e lartėsisė sė godinave tė larta pranė marinės nė Skelė deri te tuneli, -ruajtjen e zonės sė Skelės si zonė universitare, -ruajtjen zonė e gjelbėr e territorit nė verilindje tė kryeqėzimit rrethor tė Skelės, -reduktimin e numrit tė pontileve, duke rakorduar me Vendimin e KRRTRSH Nr.9, datė 18.06.2003 "Pėr pėrcaktimin e zonave tė zhvillimit tė marinave kryesore, nė mbėshtetje tė turizmit tė jahteve pėrgjatė hapėsirės bregdetare shqiptare". -rakordimin me Ministrinė e Transportit dhe Telekomunikacionit nė lidhje me projektin qė po zbatohet nė Portin e Vlorės. b) Paraqitjen e Rregullores Teknike e zbatimit tė Studimit, pėr miratim nė mbledhjen e rradhės sė KRRTRSH. Pėr zbatimin e kėtij vendimi u ngarkua Ministria e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit dhe Bashkia Vlorė. Hapsira e marrė nė studim ka njė sipėrfaqe prej rreth 190 ha dhe pėrfshin tre akse tė fuqishme rrugore, tė cilėt kanė nė prespektivėn e tyre detin. Aty pėrfshihet: -Bulevardi Vlorė-Skelė, nga sheshi i Bashkisė, sheshi i Flamurit dhe gjithė bulevardi i gjerė me palma deri nė Skelė dhe mė tutje nė drejtimin paralel me detin. -Rruga Transballkanike -Aksi i ri rrugor "Rruga perėndimore", e papėrfunduar ende qė vjen nga Narta drejt detit, nė drejtim tė ish-kampit tė pionerėve. -Zona bregdetare, nga rruga e re perėdimore, ish-kampi i pionerėve, Skela, Uji i Ftohtė deri pranė tunelit, e cila konsiderohet si zonė parku natyror, park plazhi dhe shėtitore natyrale me vlera. Objektivi kryesor i studimit ėshtė tė sigurojė njė zhvillim tė qėndrueshėm tė zonės qėndrore tė qytetit, si nė aspektin fuksional dhe atė estetik dhe me impulsin e saj tė influencojė pėr zhvillimin e mbarė qytetit tė Vlorės. Objektivi specifik ėshtė zhvillimi i rrugėve e bulevardeve kryesore, kompozimi urbanistik-arkitektonik i shesheve kryesore nė zonėn qendrore, pėrcaktimi i vijave tė ndėrtimit, lartėsisė sė kateve, sigurimi i njė skeme funksionale tė transportit, zgjidhja e parkimeve tė pėrqendruara nėntokėsore dhe parkimeve provizore, gjelbėrimi etj. Studimi urbanistik pėr zhvillimin e zonės sė qendrės do tė ketė disa prioritete si organizimi i shesheve qėndrore dhe mbrojtja e hapėsirės publike, organizimi i akseve kryesore dhe zhvillimi i tyre, zgjidhja e problemeve tė trafikut, gjelbėrimit etj. Studimi urbanistik i zonės qendrore konsiston nė rregullimin dhe parashikimin prespektiv tė kėsaj zone pėr njė periudhė kohore 10-15 vjeēare. Ky studim ėshtė zbėrthimi i zonės qendrore, pėrcaktuar nė Planin e Pėrgjithshėm Rregullues tė qytetit tė Vlorės dhe hedhja e ideve kryesore tė zhvillimit tė tij, pėrcaktimi i kondicioneve sidomos tė tri akseve tė fuqishme, mbėshtetur nė fleksibilitetin e zhvillimit me indikatorėt e ekonomisė sė tregut, qė nxit projekte e studime qė kanė tė bėjnė me rregullimin dhe transformimin modern tė qytetit. Elementi kryesor qė frymėzon konceptimin e zonės qėndrore tė qytetit ėshtė Deti dhe peisazhi i larmishėm, i cili jep karakteristikėn kryesore kėtij qyteti dhe e bėn tė veēantė qendrėn e tij. 2 ā€“ KRRTRSH miratoi gjithashtu rregulloren pėr studimin urbanistik tė Qendrės sė qytetit tė Tiranės duke pasqyruar kėto pika: -Nė "Rregulloren e Qendrės sė Qytetit tė Tiranės" duhet tė shtohet njė kapitull me pėrkufizimet pėrkatėse dhe saktėsimet terminologjike tė pėrdorura -Zona e marrė nė shqyrtim, ėshtė e ndarė ne 5 nėnzona me karakteristika tė ndryshme fuksionale, tė cilat me gjithė ndryshimet (veēanėrisht tė atyre tė banimit tė pėrcaktuara si U1,U2, dhe U3), nė Rregullore kanė tregues tė njėjtė. Pėr diferencimin e karakteristikave urbanistike, nė tabelat shoqėruese tė Rregullores, tė jepen tregues urbanistik pėr secilėn zonė tė shprehura nė dendėsi banimi, intensitet shfrytėzimi etj. -Nė Rregullore duhen tė jepen tregues pėr objektet shkollore, parashkollore, shėndetėsore, tregje dhe objekte tė tjera publike, veēanėrisht nė zonėn U1, ku ndėrhyrja ėshtė mė e madhe. -Tė jepen treguesit dhe kondicionet urbanistike pėr ansamblet dhe objektet Monument Kulture tė ndodhura nė zonėn e studiuar -Nė sanksionet e tipeve tė ndryshme tė rrugėve, korsitė e lėvizjes sė mjeteve dhe tė parkimeve tė respektojnė normat e "Rregullores sė Kodit Rrugor". Gjithashtu, trotuaret e lėvizjes sė kėmbėsorėve tė mos jenė mė pak se 2,25 m gjerėsi -Koeficientėt e parkimeve tė jepen tė ndarė nė nėntokėsorė e mbitokėsore. Tė jepet raporti i parkimeve me numrin e apartamenteve ekzistuese dhe tė reja nė kurtall -Pėr zonat e ndryshme fuksionale tė jepen kondicione lidhur me aksesorė tė ndryshėm si kangjella grila, dalje kondicionerėsh, antena satelitore, etj -Pėr zonėn P1 qė ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e kėtij studimi duhet bėrė njė analizė e plotė dhe e qartė me tė gjithė treguesit urbanistikė dhe teknikė tė nevojshėm pėr realizimin e kėtij studimi. Rregullorja duhet tė pasqyrojė treguesit specifikė pėr cdo ndėrhyrje si pėr kullat e larta ashtu edhe pėr sheshet dhe bulevardet. -Rregullorja duhet tė shprehet pėr kushtet urbanistike tė hapsirės qė zhvillohet nė brezin e ndėrtimeve pėrreth kufirit tė Qendrės dhe mėnyrėn e integrimit dhe lidhjes sė dy zonave. 2. Pėr zbatimin e kėtij vendimi u ngarkua Ministra e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit dhe Bashkia Tiranė. Rregullorja mbėshtet studimin nė funksion tė zbatimit tė tij duke dhėnė kritere, norma dhe rregulla pėr 5 nėnzona tė pėrcaktuara nga studimi. Tre nga kėto nėnzona janė me funksion banimi tė cilat kanė kritere specifike pėr zhvillimin e ndėrtimeve nė to. Gjithashtu janė tė konceptuara dy zonat e qendrės Sheshi Skėnderbej dhe sheshi Nėnė Tereza dhe kriteret e zhvillimeve nė to. 3-Gjithashtu nė mbledhjen e radhės KRRTRSH miratoi "Vijėn kufizuese tė Parkut tė madh tė Tiranės. Pėr zbatimin e kėtij vendimi u ngarkua Bashkia e Tiranės. Vija kufizuese e Parkut tė madh tė Tiranės ėshtė miratuar me VKM nr.319, datė 27.08.1990, brenda sė cilės pėrfshihen edhe Varrezat e Dėshmorėve, Kopėshti Botanik, Kopėshti Zoologjik, Qendra Sportive, Varrezat e Vėllezėrve Frashėri etj. KRRTRSH me Vendimin nr.22, datė 22.12.1993, ka miratuar Planin Rregullues tė kėtij parku. Qė nga koha e miratimit tė kėtij studimi, brenda territorit tė parkut janė bėrė ndėrhyrje me ndėrtime, shumica e tė cilėve pa leje ndėrtimi, dhe ato me leje ndėrtimi nuk kanė respektuar kondicionet urbanistike tė pėrcaktuara. Duke parė situatėn aktuale tė zhvillimeve nė territorin e Parkut tė Madh tė Tiranės, si dhe territoret nė kufi me tė, nga ana e Institutit tė Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike dhe Bashkisė Tiranė ėshtė rishikuar vija kufizuese e Parkut me qėllim lėnien brenda kufirit tė tij tė atyre territoreve qė realisht janė tė mundėshme tė pėrdoren si territor parku, pėr qėllime pushimi dhe argėtimi. Kufiri i Parkut parashikohet tė ndjekė kėto kufizime: Nė anėn jugperėndimore dhe perėndimore, kufiri nuk ndryshon duke ndjekur kufirin e jashtėm tė Kopėshtit Botanik dhe atij Zoologjik, nė veriperėndim vija ndjek digėn e liqenit, duke lėnė jashtė parkut zonėn sportive tė qytetit, nė veri vija vazhdon dhe le jashtė territorin e Hotel Sheraton e mė pas ndjek kufirin jugor drejt ndėrtimeve nė veri tė parkut, nė verilindje ka si kufi Rrugėn e Elbasanit. Njė devijim i kėsaj rruge fut brenda parkut edhe Varrezat e Dėshmorėve, nė juglindje ndjek kufirin e Pallatit tė Brigadave dhe nė jug pas kufirit jugor tė pallatit tė Brigadave me anė tė njė devijimi nė jug, ndjek linjėn e unazės sė jashtme tė qytetit tė Tiranės, deri pranė Kopėshtit Botanik. 4-Nė mbledhjen e sotme u miratua edhe Plani Rregullues i qytetit Orikum. Pėr zbatimin e kėtij vendimi u ngarkua Kėshilli i Qarkut Vlorė dhe bashkia Orikum. Ky studim ka pėr qėllim zgjidhjen e tė gjithė problemeve tė qytetit, pėr njė zhvillim turistik e banimi cilėsor, realist dhe tė qėndrueshėm e afatgjatė duke respektuar ēdo trashėgimi qė i reziston kohės duke pėrcaktuar si operacione kryesore: -Strukturimin e skemės hapsinore tė qytetit, si njė skemė bashkėkohore pėr zhvillime moderne e tė qėndrueshme nė mbrojtje tė mjedisit. -Integrimi i zonave ekzistuese tė banimit nė zhvillimin prespektiv tė qytetit. Integrimi me anė tė njė hapsire fluide tė gjelbėrt nė peisazhin e mrekullueshėm natyror duke siguruar njė jetė tė shėndetshme. -Zbatimi i studimit me faza pėr njė implementim pa konflikte ose vakume funksionale gjatė zhvillimit tė qytetit. 5-Pika tjetėr e miratuar nė KRRTRSH e sotme ishte edhe "Detyra e projektimit pėr planin Rregllues tė Ksamilit" duke pasqyruar kėto vėrejtje: a. Zona nė krahun perėndimor tė rrugės Sarandė-Ksamil tė parashikohet vetėm pėr zhvillimin e strukturave turistike. b. Nė detyrėn e projektimit tė integrohet studimi urbanistik i zonės me sipėrfaqe 40 ha, miratuar nga KRRTRSH me Vendimin Nr.20 datė 19.10.2001, nė lidhje me rrjetin rrugor dhe parcelizimin me sipėrfaqe jo mė shumė se 300 m2. c. Nė detyrėn e projektimit tė parashikohet vendi pėr grumbullimin e mbeturinave urbane tė Ksamilit. Pėr zbatimin e kėtij vendimi u ngarkua Ministria e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit dhe Komuna Ksamil. Nisur nga situata aktuale qė paraqitet nė kėtė zonė, pėr tė krijuar njė qendėr urbane tė nivelit tė lartė dhe nė harmoni me zhvillimin e turizmit, Komuna Ksamil ka paraqitur detyrėn e projektimit pėr rishikimin e Planit tė Pėrgjithshėm Rregullues tė kėsaj qendre tė banuar. Qėllimi i kėtij studimi do tė jetė rikonceptimi i vijės kufizuese tė ndėrtimeve, pėrcaktimi i zonės suburbane pėr shtrirjen nė prespektivė, ruajtja e vlerave turistike e mjedisore, krijimi i njė sistemi rrugor funksional, duke u bazuar nė skemėn rrugore tė Planit Rregullues tė vitit 1982 si dhe skemėn e rrjetit rrugor tė zonės me sipėrfaqe 40 ha, tė miratuar nga KRRTRSH etj. 6- KRRTRSH miratoi sot edhe Projektin e zbatimit tė rrugės Ura e Dajlanit-Plepa. Nė kėtė vendim u specifikua qė Bashkia Durrės, brenda njė periudhe njė mujore, me asistencėn e Ministrisė sė Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, tė hartojė studimin urbanistik tė zonės nė perėndim tė kėsaj rruge, si dhe pėr zonėn nė lindje tė saj, pėr njė brez me gjėrėsi 50 m, duke bėrė dhe propozimin pėrkatės, nė lidhje me Vendimin e KRRTRSH Nr.31, datė 17.04.1996. U vendos qė Drejtoria e Shėrbimeve Qeveritare tė paraqesė brenda njė periudhe njė mujore, me asistencėn e Ministrisė sė Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, platformėn e zhvillimeve te territoreve nė administrim tė saj, si dhe propozimet pėr pėrmirėsimin e pėrkufizimet e kėtyre territoreve si dhe revokimi i Vendimit tė KRRTRSH Nr.3 datė 31.01.2004 "Pėr sheshin dhe lejen e ndėrtimit pėr infrastrukturėn inxhinierike nė segmentin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa, nė zonėn e Plazhit tė Durrėsit". Pėr zbatimin e kėtij vendimi u ngarkua Bashkia Durrės, Drejtoria e Shėrbimeve Qeveritare dhe Ministria e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit. 7- KRRTRSH miratoi studimin dhe projektimin e infrastrukturės inxhinierike tė zonės turistike tė Shkėmbit tė Kavajės, nėn kondicionalitetin qė nė dosjen mbėshtetėse tė vendoset oponenca e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Ujėsjellės-Kanalizimeve. Pėr zbatimin e kėtij vendimi ngarkohet Bashkia Durrės. 8- Gjithashtu, u miratua leja dhe sheshi i ndėrtimit me sipėrfaqe 3,3 hektarė pėr "Tregun e shitjes me shumicė tė fruta-perimeve, nė territorin e Institutit tė Misrit dhe Orizit-Shkodėr". Pėr zbatimin e kėtij vendimi u ngarkua Kėshilli i Qarkut Shkodėr dhe Bashkia Shkodėr. Ndėrtimi i kėtij objekti do tė bėhet nė kuadrin e Projektit tė Shėrbimeve Bujqėsore, tė financuar nga Banka Botėrore dhe Qeveria Shqiptare, i cili ka ndėr objektivat e tij ngritjen e tregjeve me shumicė tė fruta-perimeve dhe krijimin e njė sistemi marketingu pėr kėto produkte nė ato zona ku nevojat dhe kėrkesat pėr to janė urgjente dhe kanė potenciale bujqėsore. 9- KRRTRSH miratoi gjithashtu studimin urbanistik dhe sheshin e ndėrtimit me sipėrfaqe 19.400 m2 pėr objektin "Resort turistik" nė parcelėn Nr.41, nė zonėn turistike Golem. Pėr zbatimin e kėtij vendimi u ngarkua Kėshilli i Qarkut Tiranė. Studimi i paraqitur synon krijimin e njė kompleksi me tė gjitha parametrat bashkėkohore, si hapėsira banimi, pushimi, diellėzimi, gjelbėrimi dhe parkimi. Studimi merr pėrsipėr tė vlerėsojė jo vetėm truallin, mbi tė cilin do tė ngrihet kompleksi, por edhe zonėn pėrreth, pa cėnuar kėtė tė fundit. Eshtė parashikuar tė ndėrtohet njė strukturė pak a shumė perimetrale pėr pozicionimin e rezidencave tė pushimit ndėrsa nė qendėr parashikohen ambjente shoqėrore, bar-restorant, dyqane nė shėrbim kompleksi etj. 10- KRRTRSH miratoi nė parim sheshin e ndėrtimit me sipėrfaqe 32,3 ha dhe lejen e ndėrtimit pėr fshatin turistik nė zonėn turistike Lukovė-Kakome, me investitor shoqėrinė "Riviera" shpk me tour operator subjektin "Club Mediterrane". Nga KRRTRSH u la detyrė qė deri nė mbledhjen e ardhėshme tė kėtij Kėshilli, Ministria e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit, Ministria e Drejtėsisė dhe Sekretaria Teknike e KRRTRSH-sė, tė pėrgatisė dosjet qė do tė sjellin nė vėmendjen e anėtarėve, tė subjekteve tė interesuara dhe tė publikut tėrėsinė e dokumentave dhe referencave ligjore qė shuajnė kontestet e deritanishme qė i referohen angazhimeve tė trupave tė ndryshme vendimamrrėse dhe ligjore pėr tė harmonizuar legjislacionin nė konflikt nė njė proces harmonizimi, si dhe tė gjitha dokumentat qė shprehin marrėdhėniet mes subjektit qė ėshtė shpallur person i stimuluar pėr zhvillim turistik, tour operatorit (Club Mediterrane) dhe nė adresė tė subjektit gjithė dokumentacionin qė mund tė zhvillojė deri nė mbledhjen e ardhėshme mė tė afėrt tė KRRTRSh-sė pėr njė kontratė marrėdhėniesh me pronarėt e njohur ose angazhime legale tė noterizuara me subjekte qė potencialisht janė pėrfitues nga Ligji i Kthimit dhe Kompensimin e Pronave qė do tė aktivizohet. Pėrfaqėsuesit e shoqėrisė nė pėrputhje me Kodin Civil dhe me marrėdhėniet civile dhe tregėtare qė zhvillohen nė Shqipėri nė kėtė periudhė tranzicioni kur ka dhe konflikte ligjesh duhet tė plotėsojė tė gjithė procesin e negociatave me pronarė qė kanė dokumentacion legal dhe tė depozituar nė Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave tė Qarkut nė vėmendje tė Komisionit Shtetėror qendror. Sekretarisė Teknike tė KRRTRSH-sė, nėn mbikrjen e Ministrisė sė Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit dhe me asistencėn e Ministrisė sė Drejtėsisė iu la detyrė tė plotėsojė ekspertizėn ligjore dhe dokumentale qė do tė aktivizojė zbardhjen e lejes pėr sheshin e ndėrtimit tė fshatit turistik Lukovė-Kakome me sipėrfaqen 32.3 ha. 11- KRRTRSH miratohet gjithashtu "Sheshin e ndėrtimit me sipėrfaqe 9,7 ha dhe lejen e ndėrtimit pėr kompleksin turistik nė parcelėn Nr.5 dhe Nr.6/A, nė komunėn Ksamil, me investitor shoqėrinė "Boiken" shpk sipas studimit urbanistik tė rishikuar". Leja e ndėrtimit jepet pėr njė periudhė 3 vjeēare, nga data e kėtij vendimi. Formulari i lejes sė ndėrtimit tė jepet nga njėsia vendore, mbas miratimit tė Lejes Mjedisore nga Ministria e Mjedisit. Pėr zbatimin e kėtij vendimi u ngarkua Kėshilli i Qarkut Vlorė. 12-KRRTRSH vendosi pezullimin e punimeve pėr ndėrtimin e objektit 11 dhe 12 kate nė rrugėn "Urani Pano", dhėnė subjektit ndėrtues "T.T.ALBA-L.A.M.", pasi bie nė kundėrshtim me studimin urbanistik tė qendrės sė Tiranės. Bashkisė Tiranė, iu la detyrė qė brenda njė periudhe njėmojore, tė rishikojė vendimin pėrkatės pėr lejen e ndėrtimit tė kėtij objekti. 13-KRRTRSH vendosi prishjen e objektit tė qytetarit Mero Aliaj, brenda territorit tė Portit Turistik nė Orikum. Pėr kėtė u ngarkua Drejtoria e Policisė sė Ndėrtimit, qė nė mbėshtetje tė Ligjit Nr.8408 datė 25.09.1998 "Pėr Policinė e Ndėrtimit" tė marė masa pėr zbatimin e pikės 1 tė kėtij vendimi dhe tė raportojė nė mbledhjen e ardhshme tė KRRTRSH, pėr veprimet e kryera nga ana e saj.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Keshilli i Ministrave

Publikuar nga: Keshilli i Ministrave

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos