Kryeministri Fatos Nano mori pjesė sot paradite nė inaugurimin e pėrfundimit tė punimeve tė Skemės Ujitėse qė merr ujė nga Kanalet "Naum Panxhi" dhe "Ferras", nė rrethin e Elbasanit.

Kryeministri Fatos Nano mori pjesė sot paradite nė inaugurimin e pėrfundimit tė punimeve tė Skemės Ujitėse qė merr ujė nga Kanalet "Naum Panxhi" dhe "Ferras", nė rrethin e Elbasanit. Nė kėtė ceremoni, Kryeministri Fatos Nano shoqėrohej nga Ministri i Bujqėsisė dhe Ushqimit, Agron Duka, deputetėt e zonės, Namik Dokle, Taulant Dedja, Agron Tato, si dhe pėrfaqėsues tė pushtetit vendor. Nė pėrshėndetjen e tij gjatė kėsaj ceremonie, Kryeministri Fatos Nano tha se: "Tė nderuar pjesėmarrės! Ėshtė kėnaqėsi e veēantė tė jem kėtu me ju sot pėr tė pėruruar sėbashku pėrfundimin e punimeve tė skemės ujitėse qė merr ujė nga Kanali tashmė historik "Naum Panxhi" dhe nga Kanali i "Ferras". Kjo skemė ujitjeje, siē vlerėsuan edhe parafolėsit, mbulon me ujė njė sipėrfaqe 3800 hektarė. Pėr ndėrtimin e saj ėshtė shpenzuar rreth 2 milionė USD. Skema ėshtė tashmė nė administrim tė Federatės sė Ujit dhe kjo ėshtė njė ngjarje e shėnuar edhe pėr Qeverinė, pėr kėtė zonė, por edhe nė shkallė kombėtare. Politika e Qeverisė vazhdon tė jetė mbėshtetja e fuqishme e sektorit tė bujqėsisė dhe tė ushqimit, si prioritet i zhvillimit tė qėndrueshėm ekonomik tė vendit dhe nė kėtė politikė investimet pėr ujitjen e kullimin do tė vazhdojnė tė jenė tė konsiderueshme edhe nė tė ardhmen. Ato do tė realizohen edhe me mjete tė buxhetit edhe me mbeshtetjen e donatorėve tė ndryshėm, tė partnerėve dhe tė insititucioneve tė rėndėsishme financiare ndėrkombėtare siē ėshtė edhe institucioni prestigjioz i Bankės Botėrore. Duke nisur nga viti 1997, kur Qeveria e kėsaj maxhorance mori drejtimin e vendit, janė investuar nga projekti i rehabilitimit tė ujitjes tė financuara me mjete buxhetore dhe mbėshtetje nga Banka Botėrore dhe donatorė tė tjerė 53 milionė USD, pra afėrsisht 9 milionė dollarė nė vit, pėrveē investimeve qė janė kryer nga buxheti i shtetit pėrmes drejtorive tė ujrave. Projekti i Ujitjes dhe Kullimit tashmė startohet nė 21 rrethe tė vendit, si Vlorė, Shkodėr, Berat, Korēė, Lezhė, Kurbin, Kuēovė, Peēin, Elbasan, Durrės, Krujė, Tiranė, Lushnjė, Fier, Devoll, Gjirokastėr, Librazhd, Kavajė, Delvinė, Malėsi e Madhe dhe Tropojė. Kjo synon, nė tė gjithė territorin, pėrmirėsimin e nivelit tė mbėshtetjes sė bujqėsisė dhe tė fermerėve me skema ujitėse dhe kulluese nė dobi tė prodhimit dhe tė rritjes sė tė ardhurave. Nė zbatim e sipėr tė kėtij projekti janė pėrfunduar dhe janė vėnė nė shfrytėzim sistemet kryesore ujitėse nė rrethin e Beratit nė 5310 hektarė. Ka pėrfunduar rehabilitimi i skemave ujitėse nė Llakatund, Armen, Rradhimė, nė rrethin e Vlorės, nė njė sipėrfaqe 3550 hektarėsh. Ka pėrfunduar skema ujitėse qė merr ujė nga rezervuari i Gjanēit nė rrethin e Korēės qė ujit njė sipėrfaqe prej 6500 hektarėsh. Kanė pėrfunduar gjithashtu skemat ujitėse tė rrethit tė Elbasanit me 6355 hektarė nėn ujė. Ka pėrfunduar rehabilitimi i skemave ujitėse nė rrethin e Krujės nė njė sipėrfaqe prej 1800 hektarėsh. Ka pėrfunduar Kanali kryesor Vau i Dejės ā€“ Bushat ā€“ Barbullush ā€“ Mat qė ujit njė sipėrfaqe 12000 hektarėshe. Ka pėrfunduar rehabilitimi i skemave ujitėse nė zonėn e Roskovecit nė Fier pėr 6000 hektarė dhe nė rrethe tė tjera pėr pothuajse tė gjitha skemat kulluese nė Lezhė, Lushnje, Fier, Vlorė, Peqin, Elbasan dhe Berat. Pra deri tani janė rehabilituar 90000 hektarė nė ujitje dhe 160000 hektarė nė kullim. Nė kėtė fond investimi ėshtė pėrfshirė edhe rehabilitimi i 14 hidrovoreve mė tė rėndėsishėm tė vendit si nga ana ndėrtimore ashtu edhe nė montimin e pajisjeve dhe makinerive qė nga hidrovoret e Shkodrės, deri nė ato tė Sarandės me njė vlerė totale prej 3 milionė USD. Natyrshėm, kjo do tė ndikojė ndjeshėm nė mbrojtjen e tokės dhe tė produkteve nga pėrmbytjet. Si rezultat i politikave moderne tė zbatuara nė sektorin e bujqėsisė pra, skemat e rehabilituara tashmė po transferohen tek Shoqatat Pėrdoruesve tė Ujit qė kanė filluar tė ndikojnė ndjeshėm nė mirėadministrimin e kėsaj pasurie tė ēmuar. Kjo ėshtė njė nga boshtet e reformės sonė deēentralizuese dhe tė demokratizimit tė marrėdhėnieve tė administrimit publik, ku pjesėmarrja nė administrimin e vlerave vjen e duke u bėrė gjithnjė e mė shoqėrore dhe pėrfshirėse. Kjo rrit pėrgjegjėsinė dhe bashkėpunimin dhe ky bashkėpunim ėshtė njė nga cilėsitė kryesore qė ne vazhdojmė tė kultivojmė sėbashku. Deri tani janė krijuar rreth 400 shoqata nė rrethet qė mbulon projekti i Ujitjes. Ato administrojnė 160000 hektarė me njė numėr prej 180 mijė familjesh apo ekonomish fermere. Si pasojė e arrtijeve pozitive dhe politikave tė ndjekura, nėn drejtimin e Ministrisė sė Bujqėsisė dhe tė Ushqimit, mbėshtetur nė organizimin nė shoqata qė ju vetė keni krijuar dhe po konsolidoni, Banka Botėrore dhe donatorė tė tjerė kanė nisur gjithashtu proēedura tė reja pėr financimin e njė projekti tjetėr, qė do tė jetė nė shėrbim tė shoqatave tuaja, pėr t'ju pėrgjigjur kritereve tė zbatimit me njė vlerė prej rreth 40 milionė USD tė tjerė. Me kėtė rast pėrsėris se vetėm nga projekti i kėtushėm pėrfitojnė mė shumė se 4000 familje fermerėsh. Ta gėzoni ujin dhe zhvillimin!"

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Keshilli i Ministrave

Publikuar nga: Keshilli i Ministrave

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos