Tekstet e gjuhes dhe letersise, cfare jane dhe cfare duhet te jene

Shefkije Islamaj Edukimi dhe arsimimi ne shkollen shqipe realizohet sot ne mjedis multimedial me rrethana te ndryshuara komunikuese dhe informative dhe ne kontekst te ndryshuar shoqeror e moral. Ne kushtet dhe rrethanat e ndryshuara u pa se modeli tradicional i edukimit dhe arsimimit nuk mund te kenaqe kerkesat e kohes moderne dhe dijet e shkencave pedagogjike. Prandaj, eshte ndier dhe ndihet nevoja per ndryshimin e paradigmes se edukimit dhe arsimimit gjuhesor e letrar dhe ky ndryshim duhet te rroke disa rrafshe: synimet dhe detyrat, permbajtjen, formesimin didaktik te permbajtjes, organizimin e te ashtuquajturave kurrikule, organizimin e procesit te edukimit dhe arsimimit, poziten e nxenesit ne mesim, rolin e mesuesit ne paradigmen e ndryshuar, menyren e vleresimit te rezultateve etj. Por, realiteti yne provoi se te tjera jane nevojat e te tjera mundesite tona. Vakumi i krijuar kulturor i tranzicionit krijoi veshtiresi jo te vogla, te cilat do te hetohen me se miri e me se qarti ne shkollen tone. E vjetra nuk u rrenua e reja nuk u krijua. Prandaj, harmonizimi i edukimit dhe arsimimit me treguesit e bashkekohesise dhe me kerkesat e se sotmes paraqitet problem shume aktual shoqeror-pedagogjik ne hapesiren shqiptare. Reforma e mesimit shkollor aq shume e perfolur ne vitet e fundit tek ne, me shume ka perfshire anen teknike dhe sistemin e pergjithshem te arsimit sesa anen e materies, sesa thelbin e edukimit dhe arsimimit. Dijet qe fitohen ne shkollen tone sot jane te padobishme, jo aq prej llojit te tyre sa prej jokoherences dhe mungeses se teresise. Ne shkollen tone mesohet gjuha shqipe, po nuk mesohet te flitet e te shkruhet shqip. Ne shkollen tone mesohet letersia, po nuk kultivohet shija artistike e nuk nxitet imagjinata krijuese. Ne shkollen tone mesohet historia, po nuk mesohet prej historise. Renia ose humbja e vlerave etike e morale ne shoqerine shqiptare sot i mbeshteten edhe sistemit arsimor, shpesh me te drejte. Nje problem i vecante ne kete rrafsh eshte mungesa e programeve te perbashketa per gjithe hapesiren shqiptare, ne te vertete ekzistenca e tre e me shume programeve me konceptime e realizime plotesisht te dallueshme. Me standardet per hartimin e teksteve mesimore, sic dihet parakuptohen bazat ligjore dhe kerkesat shkencore e psikologjike, kerkesat didaktike e metodike, kerkesat etike e gjuhesore, kerkesat figurative e grafike dhe kerkesat teknike. Kjo perbereshmeri kerkesash per nje tekst mesimor ka shtruar nevojen qe percaktimet per hartimin e nje teksti mesimor te rregullohen edhe me baza ligjore, perkatesisht me kushtetute, me ligje te vecanta, me programe kombetare dhe ne mbeshtetje te deklaratave dhe konventave nderkombetare per te drejtat e njeriut dhe per te drejtat e femijeve. Pavaresisht ketyre percaktimeve te qarta, pavaresisht standardeve te perkufizuara, pavaresisht pervojes se krijuar ne hartimin e teksteve ne hapesiren shqiptare ne pergjithesi, po sidomos ne Kosove, vlefshmeria e teksteve mesimore le shume per te deshiruar. Tekstet tona te gjuhes dhe letersise, ashtu si pergjithesisht botimet tona shkollore, qendrojne larg nivelit te kerkuar nga aspekti i njohjes, larg nga aspekti didaktik-psikologjik dhe larg nga aspekti stilistik e gjuhesor Plan-programi per gjuhen dhe letersine ne dokumentet e MASHT-it ze hapesire tri here me te vogel se programi per gjuhe te huaja. Ne shumicen e teksteve nuk kemi shkrirje te gjuhes dhe letersise po bashkim mekanik te tyre, ne te vertete kemi nje bashkim jofunksional qe bie ndesh edhe me synimin e programit ne fuqi. Nuk eshte cudi prandaj qe nxenesit tone kane jo pak probleme me pervetesimin e leximit, me te kuptuarit, me interpretimin dhe shkrimin e teksteve letrare e joletrare, sidomos joletrare. Edhe nje vezhgim sado siperfaqesor do te na zbuloje se hartimin e teksteve tona e karakterizon nje shkalle e larte joprofesionalizmi e diletantizmi. Krijohet pershtypja se po hartohen tekstet e para nga kjo lende, ndersa dihet mirefilli se tradita dhe pervoja shqiptare ne kete rrafsh eshte e gjate dhe e pasur. Sic dihet standardet per hartimin e tekstit mesimor ne rend te pare parakuptojne kerkesen qe permbajtjet e perfshira ne tekst te mbeshteten ne teorite, faktet dhe interpretimet e deshmuara dhe te pranuara gjeresisht te ligjeve, te dukurive dhe te proceseve qe perbejne jeten qe na rrethon. Kjo kerkese ne tekstet tona mesimore te gjuhes dhe letersise nuk permbushet. Ne kete kontekst problemet jane te shumta dhe natyrash te ndryshme dhe ne do te perpiqemi me kete rast te konkretizojme disa nga ato. Analiza jone e teksteve mesimore ka treguar se librat mesimore te gjuhes dhe letersise jane percaktuar shpesh ose vetem nga qellime etike, ose vetem nga qellime estetike; se mesimi i letersise ne shkollen e mesme vuan nga paradigma letraro-historike, nga menyra e organizimit lendor-ore mesimore; se librat mesimore nxisin dhe trimerojne mendimin jokritik; se promovojne falsifikime natyrash te ndryshme; se afirmojne kunderthenie; se afirmojne stereotipat nacional-romantike; se idealizojne dhe himnizojne patriarkatin dhe epiken; se permbajne jokorrektesi gjinore (ne disa tekste nuk gjejme asnje shkrimtare femer ose numri i tyre eshte teper i paperfillshem; ne tekstet tona mesimore ngaterrohen periudhat e drejtimet, ngaterrohen romantizmi a klasicizmi me modernen; harrohet se letersia ne shkolle nuk ligjerohet e nuk mesohet, po lexohet, pervetesohet, perjetohet, interpretohet e diskutohet. Ne tekstet tona te gjuhes dhe letersise permbajtjet tematike shpesh dalin te varfra dhe jo interesante Perzgjedhja e autoreve dhe perzgjedhje e teksteve nuk eshte bere me kriteret e duhura; perzgjedhja e teksteve letrare dhe atyre joletrare nuk perfill kriterin estetik e as kriterin etik; shumica e teksteve nuk jane perzgjedhur as ne pajtim me kerkesat psikologjike dhe didaktike, nuk jane marre parasysh mosha, aftesite njohese, paranjohurite dhe interesimet e nxenesve. Sa per ilustrim po permendim se per librin e leximit te kl.V-te propozohen te perfshihen edhe tekstet letrare e joletrare si keto: Bukuria qe vret (Migjeni), Qortimet e vjeshtes (Q. Stafa), Klithma (A. Pashku), Me shoket e mi aviatore (I. Kadare), Pal Golemi e Nik Peta (G. Dara), Porosia e madhe (R. Qosja), Termet - cahet pallati (tekst gazete), Shkruajme biografine e Rugoves, Don Kishoti ne lufte me mullinjte e eres (Servantesi), Gjahu i malesoreve (Kristoforidhi, Vilhelm Teli (Shileri), Toleranca fetare nder shqiptaret. (M. Krasniqi) etj.: shumica e teksteve ilustruese nuk u jane kushtuar femijeve: nuk permbajne boten e femijeve, as lojerat, interesimet, deshirat e tyre etj.; permbajtjet letrare dhe joletrare jane teper serioze dhe shumica nga ato me permbajtje pikelluese ose tragjike; numri i teksteve letrare - poezi jane ne shperpjesetim me kategorite e tjera letrare; ka pak tema nga, nga konteksti yne shoqeror, nga e kaluara jone e larget dhe e afert; shpesh autoret e permbajtjeve letrare qe u kushtohen moshave shume te reja nuk jane shkrimtare per femije; ne librat e ciklit te ulet nuk perfshihen shkrimtaret tone te njohur e shume prodhimtare si Gaco Bushaka, Odise Grillo, Rifat Kukaj, Ramadan Pasmaciu, Agim Deva, Skender Hasko e shume e shume te tjere, ne vend te tyre gjejme autore te panjohur ndersa, tekstet e tyre te perzgjedhura nuk permbushin asnje kriter; perfaqesimi i autoreve te njohur shqiptare dhe atyre te huaj nuk eshte i drejte; biografite e shkurtra te shkrimtareve jepen me jo parimesi dhe shpesh me te dhena te pasakta ose te vjetruara; perfaqesimi i trashegimise sone popullore do te mund te ishte me i mire dhe ne pajtim me moshen e nxenesve; hetohet nje sterngarkim me informacione te parendesishme dhe lenie anash te fakteve qenesore; ushtrimet, detyrat praktike, pyetjet per diskutim dhe perseritjet jane te perpiluara pa invencion dhe shpesh te pamjaftueshme per te kuptuar e diskutuar permbajtjet perkatese. Kjo vlen sidomos per pjesen e gramatikes, po edhe per permbajtjet letrare; gjuhes e stilit nuk iu kushtohet rendesia e duhur; pergjithesisht librat e leximit shprehin varferi te madhe gjuhesore, jo vetem ne rrafshin e leksikut, po edhe te frazeologjise e sintakses; edhe gabimet drejtshkrimore e teknike jane te shumta; nuk tregohet kujdes i duhur ne perdorimin e fjaleve te panjohura dhe te huaja, ne te vertete del nje perdorim i tyre me i madh se c'lejohet; fjalorthet nuk shpjegojne ne menyre korrekte fjalet e panjohura. Ne librat e ciklit te ulet per fjalet ose sintagmat si keto qe konsiderohen ose te panjohura per ta ose te huaja nuk jepen shpjegime per to: bashki, totalisht, riparim, prefekture, fondi rezerve, dispozicion, rezulton, strukturat shteterore, iluzione, objektet social-kulturore, permase, efekt, fuqi emocionale, sprove, intervence; shpjegimet jepen ne menyre jo te drejte, fjala e huaj dhe e panjohur shpjegohet me fjalen e huaj, ne vend se me fjalen shqipe ose me nje sintagme, p.sh. emergjente - urgjente (etj.); harrohet se per zhvillimin e kultures gjuhesore letersia ka rol celes. Cfare duhet te jene tekstet tona te gjuhes dhe letersise? E para zbatimi i paradigmes se mesimit te letersise duhet te ndertohet mbi dijet shkencore dhe mbi dijet metodike. Mesimi i letersise duhet t'u mundesoje femijeve arritjen e statusit te subjektit estetik duke i marre ne konsiderate mundesite e tyre perjetimore-njohese ne komunikimin letrar-estetik. Mesimi duhet te ndihmoje zhvillimin e emocioneve, ndjeshmerine estetike, mendimin kritik, zhvillimin e imagjinates letrare, duhet te ndihmoje nxenesin te behet personalitet i pavarur, i lire, kreativ dhe i kulturuar, i vetedijshem per identitetin e tij dhe per identitetin e popullit te vet. Mesimi i letersise kerkon harmonizim me kerkesat qe shtron jeta sot, zhvillimet shoqerore-ekonomike, teknologjike e kulturore. Mesimi i letersise kerkon modernizimin e tij ne shume aspekte. Po si te behet ky modernizim? Mesimi i letersise dhe lista e librave si lektyre shkollore qe u ofrohet femijeve tane eshte konservuar ne kohe prej disa dhjetevjeteshash dhe cuditerisht eshte zvogeluar shume. Mungojne klasiket e letersise per femije, po edhe autore te kohes qe e kane kaluar testin e vlefshmerise. Numri i titujve te rinj eshte minimal dhe shpesh i pakonfirmuar per vleren estetike. Politika kulturore qe ndiqet ne kete drejtim eshte per qortim. Pos Defos, Skotit, Tuenit, Vernit, autoret e huaj te shumte qe perfshihen ne programet e letersise ne pothuajse te gjitha gjuhet, mungojne ne shqipen. Edhe kur shtohet ndonje emer i ri, cilesia e perkthimit e demton shume. Numri i librave qe lexohen si te detyrueshme eshte shume i vogel dhe sillet prej 8 ose 9 librash per vit. Kjo nuk ndodh me programet e mesimit te letersise ne gjuhe te tjera, as te popujt fqinje. Bie fjala ne Kroaci prej klases se peste deri ne klasen e tete per cdo vit lexohen nga nente tituj nga letersia kombetare dhe plus 9 ose 10, varesisht nga klasa, vepra te autoreve te huaj, klasike e te rinj. Ne Bosnje numri i titujve te detyrueshem eshte dicka me i vogel, dhe shkon ne te mire te autoreve vendes. Ne te dy gjuhet prane klasikeve Dickens, D.Defoe, J. Verne, Senkijevici, Xhonatan Seift, Tuen, V.Scot, Cehov, Tolstoj, C.Leeis, O. Eilde, Shekspiri, Hemingueji, Erih Kestner, A,S. Exupery, P.Bak, gjejme edhe autoret Vitmen, Lagerlof, N

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos