Lorik Cana nė 360 gradė: 24 orėt e kapitenit tė Marsejės, nga futbolli te librat

Dash Frashėri- Tė martėn Lorik Cana shėnoi golin e tij tė parė nė Ligėn e Kampioneve, kundėr njė gjiganti si Liverpuli, pesė herė kampion i Europės. Njė gol qė e festoi, duke u treguar tifozėve tė Marsejės pikėrisht krahun ku ka njė tatuazh tė madh me shqiponjėn dy krenare. Tregojnė krenarinė qė kam pėr vendin tim. Kam qejf qė t'i shoh nė trupin tim, qė tė mos harroj edhe se jam shqiptar. Por kapiteni i Marsejės ėshtė mė shumė se njė futbollist. Ƌshtė njė ambasador. I UNDP-sė, ashtu si Ronaldo, Zidan e Maldini. Por dhe i Shqipėrisė e Kosovės nė botėn e futbollit. Dhe njė njė lider i pėrfaqėsueses shqiptare, pa dyshim ka njė botė tė pasur. 24 orė tė mbushura me ritėm. Midis "sferės sė lėkurtė" e "librave tė historisė". "Mė janė bėrė shumė, - thotė Loriku per Albania-sport.com gjatė njė rrėfimi nė 360 gradė. Cana thirret nė Francė me nofkėn "Le Guerrier" (Luftėtari). "Ƌshtė njė gjė qė mė shkon shumė"... Lorik Cana, le ta fillojmė nga Paris Sėn Zhermeni, klubi i famshėm i kryeqytetit francez. I mbėrritur nga Lozana e Zvicrės, ku familja juaj emigroi si azilant politik pas ngjarjeve tė dhunshme nė Kosovė. Nga Brazili te PSG nė vitin 2001 vjen Ronaldinjo. C'raporte patėt yllin brazilian nga Porto Alegro? - Kanė qenė thuajse perfekte. Kur Ronaldinjo (19 vjecar) mbėriti pėr mua ishte viti i dytė qė isha te Paris Sėn Zhermeni, kėshtu qė ndihesha nė Paris si nė shtėpinė time, e kisha filluar edhe stėrvitjen me skuadrėn e parė, pavarėsisht se isha 17-vjecar. Njė shqiptar me njė brazilian. Sa shpejt mund tė lidhet njė miqėsi? Tė dy patėm njė ndjenjė afrimi miqėsi me tė, ndoshta edhe nga mosha e pėrafėrt, por edhe pėr faktin se tė dy ishim tė huaj. Ronaldinjo dinte vetėm pak fjalė frėngjisht e tė dy jemi marrė vesh italisht. Dua tė them se edhe unė flisja pak italisht. Kemi pasur njė marrėdhėnie qė u forcua dita ditės gjatė 2 vjet e gjysmė qė ishim te PSg-ja. Madje, u bėmė kaq miq sa ishim tė tillė dhe jashtė fushe. Luanim "play-station" bashkė e lojėra tė tjera. Ronaldinjo dallohet pėr virtuozitetin e tij, ndėrsa ju mė shumė pėr anėn fizike. A mėsuat ndonjė gjė nga "El Gaucho"? Po. Ka qenė shumė i thjeshtė si njeri e bėnte vazhdimisht shaka. Nė fushėn e lojės kam mėsuar shumė prej tij. Ƌshtė njė talent i jashtėzakonshėm dhe nga lojtarė tė tillė mėson shumė. Dinjo kishte njė teknikė dhe njė goditje tė "telekomanduar. Kishte njė potencial qė mund tė bėhej njė nga lojtarėt mė tė mirė nė botė. Cana, 20 vjec fiton njė emėr jo pak tė bujshėm tė Paris Sėn Zhermeni. Bie nė sy, pėr me tepėr djali i njė futbollisti (Agim Cana). Sa ka ndikuar babai nė formimin tėnd? - Sigurisht qė po. Mbėshtetja e babait ka qenė e madhe. Prej tij kam trashėguar pasionin pėr futbollin. Ƌshtė mėsuesi im i parė. Kėshillat e pėrhershme tė tij janė dhe arsyeja kryesore e arritjes sime. Kam luajtur qė 19-vjec nė kampionatin francez. Tė mė besoni, qė tė luash nė kėtė moshė me njė skuadėr si Paris Sėn Zhermeni ishte shumė e vėshtirė. Aty nisi edhe karriera ime e vėrtetė si futbollist. Si arriti djaloshi Cana tė fitojė besimin e trajnerit Halilodxhixh? Unė e kam filluar tė luaj te PSG-ja me Luis Fernandesin. Ishte viti i dytė qė luaja pėr ekipin e parė, nė sezonin e parė kisha luajtur vetėm disa ndeshje. Pėr tė qenė tė vėrtetėn me ardhjen e trajnerit Haliloxhixh ekipi pati njė fillim tė vėshtirė, por fatmirėsisht pėr mua ai mė aktivizoi. Atėherė unė sapo isha kthyer me Kombėtaren shqiptare kundėr Gjeorgjisė. Luajta me PSG-nė si titullar e nuk e lėshova mė vendin. Shfrytėzova rastin qė m'u dha e qė prej atij casti u shndėrrova nė njė titullar tė padiskutueshėm. ilat janė emrat e mėdhenj me tė cilėt keni pasur marrėdhėnie? Ronaldinjon, tė cilin e pėrmenda. Nikolas Anelka, sulmuesin aktual tė Celsit. Kam pasur njė raport shumė tė mirė mė tė. Njė super-shakaxhi. Ai mban shumė distancė me median e tė tjerėt, por me djemtė e rinj rrinte shumė e i donte. Shpesh herė ka ardhur nė shtėpinė time dhe ka ngrėnė gjellė karakteristike tė gatuara nga gjyshja ime. Bėnte shumė shaka me tė. Familja juaj jeton nė Paris, ndėrkohė qė ju luani nė ekstremin tjetėr tė Francės, nė Marsejė. Si ia del ta pėrballojė jetėn "beqari" Cana? Ƌshtė viti i katėrt qė jetoj vetėm. Kam disa njerėz qė mė ndihmojnė nė menaxhimin e shtėpisė nė jetėn e pėrdidtshme. Nuk jam as i martuar e as i fejuar. Unė jam nė lėvizje tė pėrhershme, pasi ndeshjet ekipit janė tė shpeshta, plus ato me Kombtaren. Mė shumė jeta im kalon nė udhėtim. Babai vjen shpesh tė mė shohė, por dhe nėna me motrėn time. Gjithsesi edhe unė shkoj nė Paris pėr t'i takuar. Jetoni nė njė qytezė nė periferi tė Marsejės. Si sillet tifozeria franceze me shqiptarin Cana, si Lorik nė rrugė e jo nė fushė? Kam zgjedhur tė jetoj nė atė qytezė sė pari ka qenė pėr qetėsinė, e pastaj pėr detin. Tė luash nė Marsejė e tė dalėsh nė qytet kur tė njohin e tė ndalojnė mijėra fansa ėshtė njė stres mė vete. Tė bezdisin jo pak, por ėshtė njėlloj e zjarrtė. Tė mbėshtesin e tregojnė respekt. Duke qenė edhe kapiten, unė identifikohem edhe me ekipin. Atje vlerėsohet shumė roli i kapitenit. Cfarė emocionesh pėrjeton kur lexon nė median franceze "Cana, international albanais" (Cana, ndėrkombėtari shqiptar)? Pėr tė qenė i sinqertė, shumė njerėz nuk e kuptuan fillimisht se pėrse mė thėrrisnin kėshtu. Unė kisha mundėsi tė zgjidhja Kombėtaren e Francės, por me kohėn kuptova se cfarė dashurie kam pėr kombin tim. Tashmė kur lexoj apo dėgjoj "internacional albanais" ndihem vėrtet krenar. Nuk ka mė bukur. Ka shumė rėndėsi pėr mua. Je kapiteni i klubit mė popullor nė Francė, tė vetmit ekip francez qė ka fituar Ligėn e Kampioneve. Njė pėrgjegjėsi e madhe, por dhe njė krenari. Si arritėt tė ishit kapiteni i Olimpikut? Sė pari kam treguar vlerat nė fushė, me shpirtin tim luftarak, me lojėn time dhe dashurinė qė kam treguar pėr klubin. Me vitet qė kam kaluar aty. Mė mbėshtetjen e presidentit e tė publikut. Tė gjithė kanė qenė unanimė dhe nuk kanė pasur asnjė lloj dyshimi pėr kėtė. Bėni pjesė nė njė grupim ambasadorėsh, tė cilėt vijnė nga futbolli. Njė nderim jo i vogėl. Unė bashkėpunoj me Kombet e Bashkura, e saktėsisht me UNDP-nė, njė organizatė pėr Programin e Zhvillimit tė Kombeve tė Bashkura. Mė kanė kontaktuar direkt pėr tė qenė ambasador pėr pjesėn e Kosovės e pėr tė sensibilizuar problemet qė ka atje. Ambasadorė tė pėrgjithshėm janė Ronaldo e Zidan. Didier Drogba ėshtė pėr Afrikėn, ndėrsa Ana Kurnikova ėshtė pėr Rusinė. Marr pjesė nė mbledhje qė bėhen dhe nė ndeshjet humanitare qė zhvillohen. Kam marrė pjesė nė disa ndeshje tė tilla. Si e ndjeni veten midis kėtyre yjeve? Ƌshtė fantastike. Ata tė njohin dhe e dinė se nga cili vend je. Ƌshtė shtruar ideja dhe besoj se do tė realizohet qė tė luhet njė ndeshje bamirėsie nė Kosovė, ku do tė marrin pjesė edhe Ronaldo e Zinedin Zidan e shumė yje tė tjerė. Kjo do tė bėhet nė bashkėpunim me UNDP-nė e zyrėn e saj tė Gjenevės. * * * Bashkėpunėtor me gruan e kryeministrit Berisha Lorik Cana ėshtė naktiv me fondacionin shqiptar "Domenico Scaglione", qė drejtohet nga zonja Liri Berisha, gruaja e kryeministrit shqiptar. Por si lindi ky bashkėpunim? "Mė kontaktuan nga fondacioni tė bashkėpunojė me zonjėn Liri Berisha e Lajlja Pernaskėn. Kjo e fundit ėshtė edhe zėvendėspresidente fondacionit. Unė jam anėtar nderi. Jam i vetmi nga sportistėt nė kėtė fondacion bamirėsie pėr fėmijėt. Kam pasur kėnaqėsinė pėr t'i ndihmuar me aq sa kam pasur mundėsi. Njė nga kėto ka qenė iniciativa e nisur prej meje pėr tė marrė 1 euro nga cdo biletė e shitur nga ndeshja mė e madhe e vitit nė Francė, ajo midis Marsejės e Lionit. Mblodhėm njė shumė prej gati mė shumė se 20 mijė eurosh. Kėto ishin vetėm nga biletat qė u shitėn, pasi nė stadiumin "Velodromė" mė shumė se 40 mijė bileta janė abone. Kėtė iniciativė do ta pėrsėrisim cdo vit". FAMA Cana hyn te futbollistėt mė tė famshėm shqiptarė, qė luajnė jashtė Shqipėrisė. Loriku luan nė Francė, Tare, tashmė drejtor sportiv te Lacio e Altin Lala njė legjendė te Hanover, janė gjithashtu emra tė respektuar nė Itali e Gjermani. Por sa influencon fama te Cana? "Mundohem tė jem sa mė i thjeshtė. Dua tė mbetem gjithmomė vetja ime. Dėshiroj tė jem ai i ditės sė pėrditshme, tė jem sa mė afėr njezėrve. Duhet tė jemi kėshtu". MEDIA Nuk ka ditė qė nė shtypin shqiptar dhe atė francez tė mos ketė qoftė edhe njė lajm me dy radhė pėr Lorikun. Pėr performancėn e tij nė ndeshje apo jashtė saj. Para njė viti, gazeta mė e madhe sportive franceze "L'Equipe" (Ekipi) i kushtoi njė faqe tė tėrė. "Jam kapiteni i klubit mė tė madh francez dhe deklarimet thuajse janė tė pėrditshme pėr gazetat e televizionet e ndryshme. Personalisht kam njė raport shumė tė mirė e profesional". HISTORIA "E gjitha lidhet me futbollin. Ndeshje nė televizion, nė DVD. Pėrgatitje pėr stėrvitje e ndeshje, udhėtim. Interneti zė njė vend tė rėndėsishėm. Librat gjithashtu. Lexoj shumė pėr historinė. Kam mbaruar shkollėn e mesme, por kur tė lė futbollin do tė vazhdoj studimet e larta pėr histori. Mbeter pėr t'u parė nėse do t'i vazhdoj ato nė Shqipėri, Kosovė apo nė Francė. Dua tė angazhohem pėr mbrojtjen e pasurisė historike e arkeologjike". DHURATAT Loriku ėshtė njė futbollist qė bėn vazhdimisht dhurata. Sė fundi i ka dhuruar komplete veshjesh pėrfaqėsueses sė Kosovės. "Janė gjėra shumė tė vogla. Unė kam mundėsinė pėr ta bėrė dhe e bėj me shumė dėshirė, pasi kanė shumė nevojė. Atje ka shumė papunėsi". Cana ka pasur njė kontratė me shtėpinė e modės "Bikembergs". "Tashmė e kam mbaruar, por jam ende nė kontratė me ā€˜Adidas'. Kam prej katėr vjetėsh me ta e kam dhe dy vjet kontratė". TATUAZHET Atėherė 20-vjecar, djaloshi Lorik Cana, nė sezonin e tretė si profesionist te Paris Sėn Zhermeni, "gdhendi" si tatuazh njė shqiponjė nė krahun e majtė. "Prej shtatė muajsh kam edhe njė tatuazh tė dytė, njė pėrkrenare ilire dhe simbolizon mbretėrinė dardane dhe e shkruajtur Dardania. Janė njė gjė krejt personale. Tregojnė krenarinė qė kam pėr vendin tim. Kam qejf qė t'i shoh nė trupin tim, qė tė mos harroj edhe se jam shqiptar" - thotė me krenari Loriku. ZIDAN Njė nga futbollistėt mė tė mėdhenj francezė, Zinedin Zidan, ėshtė nga Marseja. Cana e njeh nga afėr atė. "E kam takuar disa herė qoftė nė Marsejė, por kemi luajtur bashkė edhe nė ndeshjet humanitare. Kemi shumė miq tė pėrbashkėt. Ƌshtė njėri shumė i qetė. Nė momentet intime bėn edhe shaka. Ƌshtė njeri shumė i hapur". RIBERI Loriku ka pasur njė marrėdhėnie tė vecantė me Frank Riberinė, mesfushorin e Bajernit tė Munihut "Riberinė e kam pasur goxha mik dhe vazhdoj akoma. Kam pasur njė raport miqėsie tė madhe. Bėn shaka. Madje ka ndėrruar fenė dhe ėshtė bėrė mysliman prej gruas. Tani e quajnė Bilal Riberi" MAKINAT Lorik ka ndėrruar shumė makina. "Makina ime e parė ka qenė njė Porshe, por dhe e fundit ėshtė njė e tillė. Mė pėlqejnė makinat e shpejta, pro dhe ato tė forta e qė bėjnė zhurmė. Pėlqej makinat sportive, sidomos ato gjermane. Po nga kėngėtarėt? Mė pėlqen Xhastin Timbėrlejk. Filmat? Pėlqej ato me aksion, por dhe komeditė" Skeda Lorik Cana Datėlindja: 27.07.1983 Vendlindja: Gjakovė Gjatėsia:186 cm Pesha: 86 kg Roli: Mesfushor Kombėsia: Shqiptare Nėnshtetėsia: Shqiptare, franceze dhe zvicerane Karriera - Lausanne Sports - Paris Saint-Germain (2000-2005) - Olimpik i Marsejės (nga 2005-2012)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania Sport

Publikuar nga: Albania Sport

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos