“Gala”: Nevil Dede, “Lojtari mė i mirė i vitit 2006

Ashtu sic edhe ishte deklaruar, Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi sot nė ambjentet e hotel "Rogner" mbrėmjen Gala tė fundvitit qė zhvillohet pėr herė tė parė nga institucioni i futbollit. Kjo festė qė tashmė do tė kthehet nė njė traditė tė pėrvitshme filloi rreth orės 13:30 dhe zgjati pėr mė shumė se katėr orė ku morrėm pjesė mbi 200 tė ftuar. Nė tė morrėn pjesė drejtuesit mė tė lartė tė FSHF-sė, lojtarė qė kanė lėnė emėr nė historinė e futbollit shqiptar dhe qė u nderuan me tituj tė ndryshėm, futbollistė tė skuadrave tė ndryshme, trajnerė, donatorė, gjyqtarė, gazetarė dhe shumė tė tjerė qė janė pjesė e komunitetit tė madh tė futbollit. Kjo festė u zbukurua nga kėngėt e shumė emrave tė njohur tė muzikės shqiptari, si Valbona Mema, Irma Libohova, Poni, Gena dhe nga balerina dhe valltare tė ndryshme qė e "ndezėn" tėrėsisht kėtė festė Gala ku pa frikė mund tė thuhet se u shndėrrua nė njė dasėm tė madhe pasi nuk munguan edhe lekėt qė u hodhėn pėr kėngėtaret, njė traditė kjo pėr dasmat shqiptare. Drejtimi i kėsaj feste i ishte besuar spikerit tė njohur tė lajmeve dhe gjithashtu njė tifoz i deklaruar futbolli sic ėshtė Reis Cico qė me batutat e tij tė herėpashershme i dhuronte humor tė pranishmėve. Ndėrkohė qė synimi i kėsaj feste ishte edhe ndarja e shumė cmimeve tė ndryshme nga Federata, si "Nderi i Futbollit Shqiptar", "Legjenda e Futbollit Shqiptar", "Pllakata", "Medalje" si edhe "Lojtari mė i mirė i vitit" qė u pėrzgjodh nga trajnerėt e skuadrave tė Kategorisė Superiore. Fjalėn e hapjes sė kėsaj ceremonie festive e mbajti presidenti i FSHF-sė, Armando Duka, i cili pasi falėnderoi tė gjithė pjesėmarrėsit deklaroi se tė gjithė duhet tė punojnė qė futbolli shqiptar tė ngjitet sa mė lart. "Nė emėr tė institucionit tė futbollit ju falėnderoj tė gjithėve qė pranuat tė mernit pjesė nė kėtė ceremoni festive. Kjo festė qė e organizon Federata Shqiptare e Futbollit dhe qė do tė kthehet nė njė traditė tė pėrvitshme ka si synim tė mbledhė njė herė nė vit tė gjithė aktorėt dhe pjestarėt e komunitetit tė futbollit qė punojnė dhe kanė punuar ndėr vite pėr zhvillimin dhe ngjitjen sa mė lartė tė futbollit shqiptar. Gjatė kėsaj feste Federata ka pėrcaktuar disa tituj qė do tu jepen figurave mė tė njohura tė futbollit tonė pėr kontributin e madh dhe punėn e palodhshme qė ata kanė bėrė pėr mbajtjen gjallė tė kėsaj loje magjike. Mė lejoni tė falėnderoi tė gjithė ata lojtarė dhe trajnerė qė kanė kontribuar dhe nuk janė kursyer asnjėherė pėr tė zhvilluar futbollin shqiptar. Gjithashtu do tė zgjidhet nga trajnerėt e Kategorisė Superiore edhe lojtari mė i mirė i vitit. Ky vit futbollistik nė tė shumtėn e rasteve ka kaluar mirė por gjithsesi duhet ende shumė punė nga tė gjithė aktorėt dhe faktorėt qė kampionati tė shkojė sa mė mirė dhe futbolli tė ngjitet sa mė lartė. Ju uroj tė gjithėve qė t'ja kaloni sa mė mirė kėtė ftesė dhe gėzuar festat e fundvitit. Tė jetė njė vit i mbarė pėr tė gjithė dhe vecanėrisht pėr futbollin shqiptar" deklaroi kreu i FSHF-sė, Duka. Pas fjalės sė presidentit tė "qeverisė" sė futbollit filloi ndarja e cmimeve pėrkatėse ku fillimisht ju dha cmimi "Nderi i Futbollit Shqiptar" 7 emrave mė tė njohur tė historisė sė lojės sė top-kėmbės. Mė pas u ndanė cmimet "Legjenda e Futbollit Shqiptar" pėr 6 legjenda, "Pllakata" qė ju dorėzua 6 ekipeve mė tė mira tė Shqipėrisė nė tė gjitha kohėrat. Titullin "Medalje" e morėn 6 personalitete tė tjerė tė komunitetit tė futbollit dhe nė fund u zgjodh edhe "Lojtari mėi mirė i vitit", mbrojtėsi qė sezonin e kaluar u shpall kampion me Elbasanin dhe qė tashmė luan pėr Tiranėn, Nevil Dede. Gjithashtu qė njė cmim nderi ju dorėzuar edhe arbitrit Ramiz Pregja pėr kontributin e tij nė fushėn e arbitrimit shqiptar dhe lojtarit tė mirėnjohur fierak Kujtim Majaci titulli "Mirėnjohje" nga Federata Shqiptare e Futbollit. Tė gjithė personalitetet qė u nderuan me cmime thanė pėrshėndetjet e rastit ku spikati ajo e gjyqtarit Pregja i cili nė mėnyrė ironike deklaroi se "Mė nė fund pas 25 vitesh kontribut nė arbitrimin shqiptar nderohem me njė cmim. Ky ėshtė i vetmi nė jetėn time". Por tashmė qė kjo festė Gala megjithėse disi me vonesė do tė kthehet nė njė traditė tė pėrvitshme do tė ndihmojė shumė qė personalitetet e futbollit tė mos harron ashtu sic ka ndodhur deri mė sot. Ndėrkohė qė si organizues i kėsaj feste Gala, presidenti Duka i takoi tė gjithė tė pranishmit duke cakitur gotat dhe duke shkėmbyer batuta tė ndryshme ku nuk munguan edhe shkrepjet e shumta tė aparatėve fotografikė. Nė fund tė ceremonisė festive kreu i Federatės falėnderoi tė pranishmit dhe tha se do tė takoheshin vitin tjetėr nė njė festė ndoshta akoma mė tė madhe. Besar Bozgo

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania Sport

Publikuar nga: Albania Sport

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos