Personat me Aftesi te Kufizuara, kerkese per mbeshtetje dhe jo meshire

Nje ekspozite me piktura, punime dore, ka bashkuar drejtuesit e politikes shqiptare. Ka qene zv/ministrja e Punes, Marjeta Zace, por edhe bashkeshortja e Kryeministrit, Liri Berisha, qe kane pershendetur femijet me aftesi te kufizuara ne Diten Nderkombetare te tyre. Nje ekspozite me rreth 100 punime, te krijuar nga femijet me aftesi te kufizuara, kategori e cila numeron rreth 270 femije ne te gjithe vendin. Pikturat dhe punimet artizanale te femijeve me aftesi te kufizuara, te cilat percollen kryesisht mesazhin e shmangies se diskriminimit dhe perjashtimin social te personave me paaftesi. "Keto piktura dhe punime dore tregojne se ju jeni femije, qe keni ardhur ne jete si te gjithe femijet e tjere, por ne rrugen e jetes nuk vraponi si te tjeret, ju nuk duhet te meshiroheni, por ju duhet te luftoni per te qene pjese e kesaj shoqerie", u shpreh znj. Liri Berisha. Sipas saj, personat me aftesi te kufizuar do te kene mbeshtetjen e duhur nga e gjithe shoqeria dhe programet qeveritare. Bashkeshortja e Kryeministrit i ka kerkuar Ministrise se Arsimit, qe te krijoje programe te vecanta per kategorine e femijeve me paaftesi, si tekste shkollore me ilustrime nga jeta e tyre. Kjo per faktin qe femijet me aftesi te kufizuara te integroheni normalisht ne shoqeri. Per kete shtrese te shoqerise, qe numeron rreth 105 mije te trajtuar me ndihme ekonomike, per vitin 2008 fondet per keto persona do te rriten 27 per qind. Buxheti i vitit te ardhshem parashikon rritje te fondeve edhe per pagesen e Personave me Aftesi te Kufizuara (PAK), qe do te jene 8.7 miliarde leke ose 7 per qind me shume se ne vitin 2007.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos