Pėrse u pushkatuan Liri Gega dhe Dali Ndreu?!

Kthesa e papritur nga “partia mėmė” nė Kongresin XX tw PK-sw sė BRSS-sw mbajtur nė Moskė nė shkurt tė vitit 1956, pati kosekuencat e veta, tė cilat u ndien menjėherė pothuajse nė tw gjithė vendet e ashtuquajtur tė demokracive popullore tė Evropės Lindore. Ky virus pa dyshim s’kishte sesi tė mos sillte reaksion edhe nė gjirin e PPSH-sw. Shkėndija u dha nė Konferencėn e Partisė tė qytetit tė Tiranės, nė prill 1956. Situata nė kėtė konferencė u dominua aq shumė nga fryma hrushoviane, saqė udhėheqja e PPSH-sw u alarmua realisht. Debatet e zjarrta brenda konferencės dolėn jashtė mureve tė sallės sė Estradės sė Shtetit, ku ajo zhvillonte punimet. Kureshtjes qytetare pėr mė shumė informacion iu bashkėngjit edhe nxitja e delegatėve anatemues nga elementė qė ishin tė interesuar pėr ndryshimin e kursit po aq sa edhe ata.  Pėr hir tė sė vėrtetės, jashtė kėsaj vorbulle nuk qėndroi as ambasada jugosllave. Kjo gjendje e nderė diktoi para udhėheqjes sė lartė tė partisė marrjen e masave shtrėnguese ndaj gjithė individėve qė do rezultonin sipas saj dhe strukturave tė specializuara tė shtetit mėkatarė.  Si rrjedhojė, s’vonoi dhe njė grup i konsiderueshėm i shkaktarėve tė kėtij opozicioni me vijėn e partisė, u kryqėzuan kush mė shumė e kush mė pak. Por pa dyshim, ata qė e pėsuan mė rėndė ishin çifti Liri Gega (Ndreu) dhe Dali Ndreu, tė cilėt u pushkatuan. Liri Gega dhe Dali Ndreu janė dy nga emrat mė tė spikatur tė Luftės Antifashiste. Liria do ishte njė nga udhėheqėset e PKSH-sw, kurse Daliu, pinjoll i njė dere famėmadhe, anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Partizane, qysh nė formimin e tij mė 10 korrik 1943. Ështė fakt i njohur se Liri Gega nė Plenumin e KQ-sw tė PKSH-sw qė u mbajt nė Berat prej datės 23-27 nėntor 1944, u pėrjashtua nga Byroja Politike dhe Plenumi pėr tendenca tė theksuara sektarizmi, terrori dhe karrierizmi, akuza qė ajo i pranoi edhe vetw. Ky ndėshkim i rėndė politik i kushtoi shumė edhe karrierės tė mėtejshme tė Daliut. Pakėnaqėsitė e tyre karshi elitės udhėheqėse tė vendit gradualisht shtohen, derisa vijnė ngjarjet e Konferencės sė Tiranės, ku ata pėrveç agjitacionit e propagandės, akuzohen edhe pėr spiunazh nė interes tė UDB-sė, si dhe pėr tentativė arratisjeje nė drejtim tė Jugosllavisė. Nė kėtė “grup armiqėsor e kriminal”, ku bėjnė pjesė edhe vėllai i Lirisė e i Daliut, si dhe Petro Bullati, ish-kuadėr i lartė i MPB-sw, nė bazė tė provave tė administruara, trupi gjykues i ka shpallur fajtorė tė pesė tė pandehurit. Dokumenti arkivor i mėposhtėm hedh dritė pėr herė tė parė mbi kėtė ngjarje tė bujshme, pėr tė cilėn lexuesi tė gjykojė ftohtė pas gjysmė shekulli mbi çka ndodhi nė atė sallė gjyqi me dyer tė mbyllura tė shtetit hermetik qė lamė pas.   REPUBLIKA  POPULLORE  E  SHQIPËRISË           GJYKATA  E  LARTË                                        Nr. 233 i Vendimit                                                                                                  Datė 22 nėntor 1956 Nr. 16 i Radhorit Themeltar VENDIM“NË EMËR TË POPULLIT”Kėshilli Gjyqėsor i Kolegjit Ushtarak tė Gjykatės sė Lartė, i formuar nėn kryesinė e Aranit Çelės, kryetar i Gjykatės sė Lartė, me anėtarė: nwnkolonel Mustafa Qilimi, nwnkryetar i Gjykatės sė Lartė,nwnkolonel Loni Dimoshi, anėtar i Gjykatės sė Lartė;me asistimin e sekretarit Murat Qazimi, me pjesėmarrjen e zwvendwsprokurorit tė Pėrgjithshėm, nwnkolonel Vangjel Kocani dhe nė prani tė avokatėve mbrojtės: Fuat Fico, pėr tė pandehurit Liri Gega e Dali Ndreu dhe Vera Bogdo, pėr tė pandehurit Astrit Gega, Beshir Ndreu e Petro Bollati, prej datės 17 deri mė 22 nėntor 1956, shqyrtoi nė seancė gjyqėsore me dyer tė mbyllura çėshtjen penale nr. 16, qė u pėrket tė pandehurve:1)-Liri Gega, e bija e Besimit dhe e Asijes, lindur nė Gjirokastėr mė 1917, banuese nė Tiranė, me origjinė shoqėrore, shtresė e mesme, me gjendje shoqėrore nėpunėse, pa parti, me arsim tė lartė, e martuar, me dy fėmijė, e padėnuar, e arrestuar mė datė 10 korrik 1956.2)-Dali Ndreu, i biri i Isufit dhe i Xhevrijes, lindur nė katundin Sllovė tė Peshkopisė, banues nė Tiranė, me origjinė shoqėrore çifligar, me gjendje shoqėrore nėpunės, pa parti, me arsim tė lartė, i martuar, me dy fėmijė, i pa dėnuar mė parė, i arrestuar mė 10 gusht 1956.3)-Astrit Gega, i biri i Besimit dhe Asijes, lindur mė 1922 nė Gjirokastėr, banues nė Tiranė, me origjinė shoqėrore shtresė e mesme, me gjendje shoqėrore nėpunės, pa parti, me arsim tė lartė, i martuar, me dy fėmijė, i pa dėnuar mė parė, i arrestuar mė 27 tetor 1956.4)-Beshir Ndreu, i biri i Isufit dhe i Hides, lindur mė 1895 nė katundin Sllovė tė Peshkopisė dhe banues po atje, me origjinė shoqėrore çifligar dhe me gjendje bujk, pa parti, analfabet, i martuar, me 7 fėmijė, i dėnuar nė vitin 1947 pėr strehim kriminelėsh nga Gjykata Ushtarake e Peshkopisė me 3 vjet burgim, i arrestuar mė 12 tetor 1956. 5) Petro Bullati, i biri i Vasilit dhe i Angjelinės, lindur nė Tuz tė Jugosllavisė, banues nė Tiranė, me kombėsi jugosllave dhe pa shtetėsi, me origjinė shoqėrore shtresė e varfėr, me gjendje shoqėrore punėtor-teknik-elektricist, pa parti, me arsim njė klasė tė mesme, i martuar, me dy fėmijė, gjatė pushtetit popullor i pa dėnuar, tash i arrestuar qė nga data 30 gusht 1956.              TË AKUZUAR SE:Tė pandehurit Liri Gega  dhe Dali Ndreu  kanė zhvilluar nė mėnyrė tė organizuar dhe nė bashkėpunim me elementė tė tjerė antiparti dhe antipushtet aktivitet agjitacioni dhe propagandw kundėr pushtetit popullor, kanė bashkėpunuar me funksionarė tė njė pėrfaqėsie tė huaj diplomatike nė Tiranė, tė cilėt i kanė furnizuar me informata tė ndryshme me karakter sekret, si dhe kanė kryer vepra pėrgatitore pėr t’u arratisur nė njė shtet tė huaj, faje kėto qė parashikohen prej neneve 64, 72 paragrafi I dhe 75 tė KP-sw tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė. I pandehuri Beshir Ndreu ka treguar aktivitet nė drejtim tė fshehjes sė gjurmėve tė krimeve tė kryera nga tė pandehurit Liri Gega dhe Dali Ndreu, faj ky qė parashikohet prej paragrafit III tė nenit 225 tė KP-sw sė RPSH-sw. I pandehuri Astrit Gega nė bashkėpunim me tė pandehurit Liri Gega dhe Dali Ndreu ka zhvilluar aktivitet agjitacioni dhe propagandw kundra pushtetit popullor, faj qė parashikohet prej neneve 72 dhe 75 tė KP-sw swė RPSH-sw. I pandehuri Petro Bullati nė bashkėpunim me tė pandehurėn Liri Gega si dhe elementė tė tjerė antiparti dhe antipushtet ka zhvilluar aktivitet tė organizuar agjitacioni e propagandw kundra pushtetit popullor, si dhe ka bashkėpunuar me funksionarė tė njė pėrfaqėsie tė huaj diplomatike nė Tiranė, tė cilėt i ka furnizuar me informata tė ndryshme me karakter sekret, faje kėto qė parashikohen prej neneve 65, 72 paragrafi I i KP-sw sė RPSH-sw. Nė pėrfundim tė gjykimit, pasi analizoi tė gjitha provat e administruara, Kėshilli Gjyqėsor i Kolegjit Ushtarak tė Gjykatės sė Lartė V Ë R E N:Gjatė zhvillimit tė gjykimit rezultoi plotėsisht e provuar se tė pandehurit Liri Gega, Dali Ndreu dhe Petro Bullati kanė zhvilluar aktivitet kriminal armiqėsor kundra pushtetit popullor dhe forcės udhėheqėse tė tyre, PPSH-sw. Tė pandehurit, nė veprimtarinė e tyre kriminale-armiqėsore kanė pasur pėr qėllim qė me anėn e rrėzimit tė udhėheqjes sė partisė dhe qeverisė dhe me zėvendėsimin e saj me elementė trockistė, oportunistė, devijatorė dhe karrieristė tė goditur vazhdimisht nga partia, tė ndryshonin kursin e zhvillimit socialist tė RPSH-sw dhe t’ia nėnshtronin vendin njė shteti tė huaj.Pėr realizimin e qėllimit kriminal tė lartpėrmendur, tė pandehurit Liri Gega, Dali Ndreu dhe Petro Bullati kanė zhvilluar aktivitet tė organizuar agjitacioni dhe propagande, si dhe kanė bashkėpunuar me funksionarėt diplomatikė tė legatės jugosllave nė Tiranė, tė quajturit Cvetozar Koçiç dhe Rexhep Xhiha, tė cilėve u kanė kryer shėrbime tė ndryshme me karakter spiunazhi, si dhe i kanė furnizuar me informata me karakter sekret. Tė pandehurit Liri Gega, Dali Ndreu dhe Petro Bullati me veprimtarinė e tyre kriminale kanė grumbulluar rreth vetes elementin antiparti dhe antipushtet, si dhe me propagandėn e tyre armiqėsore kanė helmatisur elementė tė lėkundshėm, qė nuk e kanė pasur tė qartė politikėn e drejtė tė partisė dhe qeverisė. Nė kėtė drejtim tė pandehurit kanė shfrytėzuar njohjet e tyre tė vjetra me elementin antiparti dhe antipushtet, si dhe influencėn qė u kishte mbetur nė disa elementė tė lėkundshėm. Tė pandehurit Liri Gega dhe Dali Ndreu, sidomos nė ditėt e para dhe gjatė zhvillimit tė Konferencės tė Partisė tė qytetit tė Tiranės, kanė zhvilluar aktivitet tė theksuar agjitacioni dhe propagande, me qėllim pėr t’i dhėnė konferencės karakter antiparti dhe antipushtet. Tė pandehurit pėr kėtė qėllim kanė pėrdorur elementė armiq tė partisė, si Muharrem Çoratin, Pajo Islamin, Foni Qirkon etj. Drejtimi kryesor i agjitacionit dhe propagandės tė pandehurve Liri Gega, Dali Ndreu dhe Petro Bullati ka qenė goditja e vijės politike dhe e udhėheqjes sė PPSH-sw dhe Qeverisė tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė. Veprimtaria e agjitacionit dhe propagandės e tė pandehurve karakterizohet nga njė demagogji dhe hipokrizi e pashembullt. Pėr tė maskuar qėllimet e vėrteta kriminale tė tyre, pėr t’i gabuar njerėzit e thjeshtė, ata kanė dalė me flamurin e mbrojtjes sė demokracisė dhe ligjshmėrisė. Tė pandehurit Liri Gega, Dali Ndreu dhe Petro Bullati, duke shtrembėruar nė mėnyrė flagrante realitetin, me agjitacionin dhe propagandėn e tyre janė munduar tė paraqesin si fajtorė nė mospėrmirėsimin e plotė tė marrėdhėnieve midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė udhėheqjen e PPSH-sw dhe qeverinė shqiptare. Ata me qėllime djallėzore kanė fshehur dėshirėn e madhe, pėrpjekjet e mėdha dhe tė vazhdueshme tė Komitetit Qendror tė PPSH-sw dhe Qeverisė tė Shqipėrisė pėr pėrmirėsimin e plotė tė marrėdhėnieve midis dy vendeve tona, pėr zgjidhje tė çdo mosmarrėveshjeje nė frymėn marksiste-leniniste. Nė hetuesi dhe para gjyqit, e pandehura Liri Gega pohoi: “Nė lidhje me çėshtjen e Jugosllavisė, unė e kam shpjeguar nga pozita antiparti. Unė qėndrimin jo miqėsor ndaj Jugosllavisė e shpjegoja si konsekuencė e politikės jo tė drejtė tė partisė dhe prandaj jugosllavėt nuk e aprovonin kėtė qėndrim” (faqe 232 e dosjes). Me qėllim diskreditimi, tė pandehurit kanė shpifur kundėr udhėheqjes sė partisė dhe qeverisė, duke shkuar nė kėtė drejtim deri nė trillimin ose fyerjen dhe tė evenimenteve tė vogla me karakter personal. Nė lidhje me kėtė, e pandehura Liri Gega nė hetuesi dhe para gjyqit pohoi: “Kam kritikuar udhėheqėsit jo vetėm pėr çėshtje politike, por kjo ka arritur edhe nė çėshtje personale, tė thjeshta, çėshtje grash etj”( faqe 228 e dosjes). Pėr t’ia arritur qėllimeve kriminale armiqėsore tė tyre, tė pandehurit kanė dalė me flamurin e reabilitimit tė elementit antiparti dhe armik tė goditur nga partia. Ata nė kėtė drejtim kanė shtrembėruar ose fshehur aktivitetin armik tė kėtyre elementėve. Ata kanė kėrkuar qė tė futen nė radhėt e PPSH-sw dhe tė zėnė poste udhėheqėse nė parti e qeveri, elementė tė cilėt pėr shkak tė pikėpamjeve oportuniste,devijatore, trockiste, karrieriste etj., ishin tė gatshėm t’i jepnin fund rrugės sė lavdishme tė socializmit qė ndjek populli shqiptar nėn udhėheqjen e Partisė dhe Qeverisė Popullore, t’i jepnin fund miqėsisė  qė e lidh popullin tonė me shpėtimtarin dhe mbrojtėsin e tij Bashkimin Sovjetik dhe ta fusnin vendin tonė nė rrugėn e rreziqeve dhe gjunjėzimit para ndonjė shteti tjetėr, qė synon nė kėtė drejtim. Kėshtu, i pandehuri  Dali Ndreu ka pohuar nė hetuesi dhe para gjyqit: “Aktiviteti ynė synonte nė rishikimin e pikėpamjeve tona. Tė hiqeshin masat qė ishin marrė karshi nesh dhe tė tjerėve, si p.sh kundra meje, Lirisė, Ramadan Çitakut, Tuk Jakovės, Bedri Spahiut etj. Tė merreshin masa kundėr atyre qė janė ngritur nė situata jonormale dhe kuadrot e vjetra tė vihen nė poste komandonjėse” (faqe 60 e dosjes).Gjithashtu, pėr realizimin e qėllimeve tė tyre, tė pandehurit me propagandėn qė zhvillonin kanė  shtrembėruar rėndėsinė dhe qėllimin e vėrtetė dhe tė drejtė tė masave ekonomike tė marra nga pushteti popullor. Nė kundėrshtim me realitetin kanė paraqitur gjendjen ekonomike tė vendit, kanė mohuar sukseset e arritura nga populli nė ndėrtimin e socializmit, nė pėrmirėsimin dhe ngritjen e mirėqenies sė tij. Nė lidhje me kėto, e pandehura Liri nė hetuesi dhe para gjyqit ka pohuar se: “Nė lidhje me çėshtjet ekonomike, nė disa raste unė kam bėrė dhe kritika me karakter ekonomik dhe ndonjė masė tė pushtetit nuk e kam shpjeguar ashtu sikur ishte nė tė vėrtetė. P.sh. nė lidhje me heqjen e triskave, nuk e quaja si njė masė  qė ishte nė interes tė punonjėsve, pėrderisa çmimet vazhdonin tė mbaheshin tė larta” (faqe 232 e dosjes). Tė pandehurit Liri Gega e Dali Ndreu, duke qenė nė dijeni dhe duke dhėnė mendimin dhe aprovimin e tij edhe i pandehuri Petro Bullati kanė vendosur dhe filluar punėn pėr tė bėrė njė tė ashtuquajtur rezolutė, e cila do tė pėrmbante trillime dhe shpifje tė ndryshme kundėr udhėheqjes sė Partisė sė Punės dhe Qeverisė Popullore tė Shqipėrisė. Rezoluta qė do t’i dėrgohej Bashkimit Sovjetik nėpėrmjet njė pėrfaqėsie diplomatike tė huaje nė Tiranė. Me anėn e kėsaj rezolute, tė pandehurit mendonin tė krijonin pėrçarje dhe ngatėrresa midis vendit tonė dhe Bashkimit Sovjetik. Nė gjithė kėtė veprimtari kriminale armiqėsore kundra partisė, qeverisė dhe popullit shqiptar, tė pandehurit Liri Gega dhe Dali Ndreu janė ndihmuar nga funksionari diplomatik i Legatės Jugosllave nė Tiranė, Cvetozar Koçiç (ose Cveto, siç e thėrrisnin). Pėr kėtė, e pandehura Liri si nė hetuesi, ashtu dhe para gjyqit ka pohuar: “Gjatė bisedimeve qė zhvillonim me Cveton rreh çėshtjeve politike nė vendin tonė, unė nuk isha dakord me disa çėshtje tė politikės qė ndiqte partia dhe pushteti, po ashtu nuk ka qenė dakord edhe Cvetoja. Qėndrimi i Cvetos influenconte tek unė dhe unė kėtė e kam quajtur nxitje tė tij pėr veprime” (faqe 180 e dosjes). Rezultoi plotėsisht e provuar se tė pandehurit Liri Gega, Dali Ndreu dhe Petro Bullati kanė krijuar lidhje me funksionarėt diplomatikė tė Legatės Jugosllave nė Tiranė, tė cilėve u kanė shfaqur pikėpamjet antiparti dhe antipushtet, si dhe me tė cilėt, siç u tregua mė lart, janė konsultuar mbi masat qė duhet marrė pėr realizimin e qėllimeve kriminalo-armiqėsore. Tė pandehurit, nėpėrmjet elementit antiparti dhe antipushtet qė mbanin lidhje, kanė grumbulluar informata tė ndryshme sekrete dhe i kanė dorėzuar funksionarėve diplomatikė, qė u pėrmendėn mė sipėr. Gjatė hetimit gjyqėsor, i pandehuri Dali Ndreu, lidhur me kėtė, pohoi: “Herėn e fundit Cveto ka ardhur njė  ditė para se tė niseshim pėr nė Peshkopi. Nė kėtė rast Cvetos neve i kemi dhėnė njė informacion tė shkruar mbi ato qė ngjanė nė Konferencėn e Tiranės”. Gjithashtu, doli qartė se tė pandehurit Liri Gega dhe Dali Ndreu, pas dėshtimit tė veprimtarisė sė tyre nė Shqipėri dhe me qėllim pėr tė vazhduar punėn armiqėsore, pasi kanė marrė aprovimin e funksionarit diplomatik Cvetozar Koçiç, kanė bėrė vepra  pėrgatitore pėr t’u arratisur nė Jugosllavi, por pėr shkak tė arrestimit tė tyre vepra kriminale nuk u konsumua.(V I J O N)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Korrieri

Publikuar nga: Korrieri

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos