Etika nė gazetari









Objektivė e medias dhe gazetarėve ėshtė dhe duhet tė jetė, qė t’i ofrojnė njė shoqėrie apo shteti informata, edukim, lajme dhe ngjarje kualitative, pėrveē tjerash. Kėto informata duhet tė jenė aktuale, tė paraqiten nė mėnyrė objektive, profesionale dhe duke iu pėrmbajtur etikės gazetareske dhe duke respektuar tė drejtat e tė tjerėve. Qėllim tjetėr ėshtė qė informatat dhe lajmet tė paraqiten nė mėnyrė tė paanshme dhe lexuesit, bartėsit e jetės politike, institucionale, ekonomike, kulturore, sportive etj., tė trajtohen me respekt, nė mėnyrė tė ndershme dhe tė hapur. Aspekt tjetėr i rėndėsishėm ėshtė evitimi i konflikteve tė interesit dhe bindjeve personale e politike gjatė punės dhe sfidė pėr gazetarėt paraqitet raportimi dhe informimi objektiv, i paanshėm, jotendencioz dhe pa ngjyrime politike. Sigurisht qė rėndėsi e veēantė i kushtohet edhe marketingut dhe anės ekonomike tė sigurimit tė tė ardhurave pėr tė siguruar ekzistencėn vepruese. Po ashtu pavarėsia nga grupet e interesit dhe politika sikurse edhe pėrgjegjėsia e fjalės publike janė ēėshtje kyēe pėr gazetari tė avancuar, moderne dhe profesionale. Kuptohet qė roli i medias nė pėrgjithėsi ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe i pazėvendėsueshėm pėr funksionimin e njė shteti demokratik, pėr informimin e drejtė tė opinionit publik, pėr edukimin e publikut, pėr korrigjimin e gabimeve apo lėshimeve qė i bėjnė qeveritė nė pushtet si dhe pėr avancimin e fjalės sė lirė nė njė vend tė hapur dhe transparent. Ja ēka thuhet nė Preambulėn e Kodit tė Etikės sė shoqėrisė sė gazetarėve profesionistė amerikanė: "Informimi dhe ndriēimi publik ėshtė pararendės i drejtėsisė dhe themeli i demokracisė. Detyra e gazetarit ėshtė qė tė arrijė kėto caqe, duke kėrkuar tė vėrtetėn dhe duke siguruar informim tė plotė dhe tė ndershėm tė ngjarjeve dhe fakteve me rėndėsi. Gazetarėt dhe specialistėt nga tė gjitha mediat dhe fushat pėrpiqen t'i shėrbejnė publikut me ndershmėri dhe saktėsi. Integriteti profesional ėshtė boshti i kredibilitetit tė gazetarėve". Kritikat dhe vėrejtjet qė i bėjnė gazetarėt kudo nė vendet demokratike nė shumicėn e rasteve janė tė qėlluara dhe konstruktive dhe pėrpjekjet shtesė nga mediat serioze bėhen qė lėshimet dhe gabimet nga ana e gazetarėve qoftė mė qėllim apo jo tė minimizohen sa mė shumė, deri nė eliminimin e plotė tė tyre. Gazetat moderne si p.sh. “New York Times”, BBC etj., u pėrmbahen kėtyre parimeve etike pėrgjegjėsisė ligjore, morale dhe standardeve mė tė larta tė gazetarisė moderne, tė lirė dhe tė hapur, por edhe tė pėrgjegjshėm. Gazetat ndėrkombėtare qė kanė emėr dhe qė janė serioze i kushtojnė rėndėsi dhe prioritet absolut objektivitetit dhe raportimit profesional dhe kjo jo vetėm pėr shkak tė frikės sė humbjes sė besimit dhe autoritetit, por edhe pėr shkak tė pėrgjegjėsisė para ligjit dhe ndėshkimeve nė rast tė shpifjeve tė ndryshme apo tė gėnjeshtrave dhe raportimit tendencioz dhe fyes ndaj personave tė caktuar. Informatat nuk mund tė keqpėrdoren nga gazetarėt e gazetave serioze pėr qėllime personale, klanore, partiake apo grupore dhe neutraliteti e objektiviteti janė pika reference pėr kėto institucione tė pėrgjegjshme publike. Pastaj askush nuk mund dhe nuk ka tė drejtė tė bėjė shkrime tė pabaza, tendencioze dhe akuza pa mbėshtetje, sepse nė shtetet e sė drejtės ata/ato pėrballen me drejtėsinė e vendit dhe paguajnė ēmime tė larta pėr pasaktėsi dhe tė pavėrteta eventuale. Mosndėrhyrja nė jetėn private e cila garantohet me ligje, jodėmtimi i burimeve tė informimit, joshantazhimi ndaj njerėzve apo profesionistėve tė ndryshėm janė disa parime tjera serioze qė ndiqen nga gazetat dhe gazetarėt e pėrgjegjshėm, profesionalė nė vendet me traditė demokratike, me kulturė institucionale e politike, si dhe me etikė institucionale e gazetareske. Respektimi dhe pėrmbushja e detyrimeve ndaj ligjeve nė fuqi gazetarėt e NYT p.sh. janė tė detyruar t’i nėnshtrohen ligjit gjatė mbledhjes sė informatave dhe raportimit. Ata nuk mund tė shpifin tė dhėna, nuk mund tė gėnjejnė, nuk mund tė fyejnė persona tė tjerė qoftė zyrtarė, kolegė tė tyre apo njerėz tė thjeshtė. Ata nuk kanė tė drejtė tė incizojnė biseda me njerėz tė ndryshėm pa e marrė pėlqimin e tyre paraprakisht, nuk munden tė hyjnė dhe tė vjedhin tė dhėna nga kompjuterė apo dosje tė huaja dhe e kanė tė ndaluar tė hulumtojnė e-mail-et dhe postat e tė tjerėve, pėrveē tė tjerash. Gazetarėt e pėrgjegjshėm dhe qė respektojnė ligjet e njė vendi nuk marrin dhurata, bileta udhėtimi, para apo beneficione tė tjera nga individė, as nga grupe interesi apo organizata dhe institucione tė tjera qoftė publike apo private. Nė vend tė pėrfundimit mendoj qė shumica absolute e kėtyre gjėrave (me ndonjė pėrjashtim eventual) qė i pėrmendėm mė lart do tė duhej tė vlenin edhe pėr shtetet qė kanė dalė nga komunizmi kėtė dekadėn e fundit siē ėshtė p.sh. Kosova, Shqipėria etj. Me gjithė vėshtirėsitė e shumta qė kėto media i hasin nė kėto vende si nga aspekti financiar, ai i pengesave eventuale burokratike, ndikimeve tė grupeve tė biznesit si dhe politikės etj., ndoshta njė aspekt tjetėr ėshtė qė tė provohet t'u iket "temave sensacionale dhe spekulative, por nganjėherė edhe tendencioze", qė mė shumė ndoshta hasen nė disa gazeta nė Shqipėri, por nganjėherė edhe nė disa media edhe nė Kosovė. Ka studime ndėrkombėtare qė tregojnė se informimi real, objektiv dhe profesional i opinionit publik ėshtė edhe detyrė dhe obligim kombėtar i gazetarėve pėrveē aspektit etik dhe moral qė u trajtua mė lart dhe kujtoj se me kėtė konstatim do tė pajtoheshin shumica absolute e gazetarėve, intelektualėve dhe akademikėve seriozė.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos