Lexuesi dhe teoritė bashkėkohore tė leximit

Autori i Lajmit: Mr.Xhafer SylaNė letėrsi ēdo vepėr ėshtė njė raport i rivendosur i shkrimtarit, i tekstit dhe i lexuesit dhe tė gjitha kėto tri “dimensione” tė sendėrtimit letrar gjenden nė vepėr, tė pėrfaqėsuara prore pak a shumė dhe tė lidhura ndėrsjelltas. Duke shikuar ndėrrimin e metodave dhe tė aspekteve tė llojllojshme nė kritikėn letrare dhe perspektivėn, konkludojmė se brenda 100 vjetėve tė fundit, studimi modern i letėrsisė ka kaluar nėpėr tri faza elementare. Nė tė parėn, nė kohėn e pozitivizmit, objekti kryesor i studimit tė letėrsisė ka qenė shkrimtari (krijuesi). Nė tė dytėn, vetė teksti i ndarė. Nė tė tretėn interesimi i veprimtarėve shkencore, ėshtė zhvendosur nga lexuesi (receptuesi). Interpretimi i prirur nga krijuesi ėshtė imanent pėr kritikėn biografike, psikologjike (dhe psikoanlitike) e deri diku edhe pėr atė sociologjike. Mbrojtėsit e studimit tė tekstit tė veēuar, vėshtrojnė hulumtimet e pararendėsve tė tyre si nė qasje tė jashtme, mjaft tė pėrciptė tė veprės letrare. Nė sistemin e shenjave gjuhėsore e kanė pėrqendruar vėmendjen, sė pari formalistėt ruse dhe kritika e re anglo-amerikane, pastaj metoda fenomenologjike, strukturalizmi dhe semiologjia. Nevoja e leximit Ėshtė vėrejtur nevoja e leximit pėr tė depėrtuar nė botėn e krijimtarisė sė poetit dhe pėr t’u transponuar shpirtėrisht nė atė botė. Pėr dallim nga kritika ekspresioniste (tė shenjėzuar me subjektivitet tė papenguar), e cila tekstet letrare i pranon si pretekste pėr pėrsiatje dhe asociacione, dhe pėr dallim nga kėrkesa qė lexuesi tė transponohet nė shpirtin e shkrimtarit, deri nė identifikimin me tė, teoria e recepcionit pėrpiqet qė rolin e lėēitėsit, nė procesin letrar, ta peshojė dhe ta justifikojė. Nė trekėndėshin autori - vepra - publiku, ky i fundit nuk ėshtė vetėm vėshtrues pasiv, vetėm zinxhir reagimesh tė thjeshta, porse edhe personalisht, ėshtė energjia, e cila krijon historinė (H. R. Juas). Estetika e recepcionit pėrpiqet qė proceset receptive t’i pėrshkruajė duke u nisur nga teksti dhe pikėrisht, nė atė mėnyrė, saqė e analizon “horizontin e pritjeve”, i cili ėshtė paraqitur falė pėrvojės sė arritur nė tekstet e tjera. Aleksandrizmi, intertekstualiteti, imagjinata ia lėshojnė vendin erudicionit. Leximi bėhet temė obsesive e epikės. Prozėn autorefleksive, ose metaprozėn e pushton preokupimi me realizimin e tekstit nė vetėdijen e lexuesit. Lexuesi bėhet pjesėmarrės aktiv i procesit krijues dhe shkrimtari i shpreson, gjithnjė e mė shumė kėsaj gjeje, duke dhėnė nganjėherė udhėzime pėr “lexim tė drejtė”. Jemi dėshmitarė tė njė vargu tė tėrė realizimesh prozaike, nė tė cilat kryeprotagonisti i tėrhequr nė qetėsinė e sallės sė leximit, ballafaqohet me botėn fiktive, e cila shpeshherė shfaqet substanciale nga e pėrditshme. Heroi postmodern nuk ėshtė mė aventurier, luftėtar as krijues nė kuptimin klasik, p. sh., geteist pėr tė mund tė thuhet, mė pare se ėshtė i dashuruari apasionant nė libėr lartmadhėria e tij, lexuesi. Interesi Ėshtė ngjallur serish edhe interesimi pėr disa prototipa nga tradita letrare, sikundėr janė “Don Kishoti” i Servantesit, ose “Zonja Bovari” e Floberit. “…Sipas tė gjitha gjasave ky shekulli na afron serish me situatėn fillestare, arketipa tė sajimit letrar “Thekson njė studiues: Ai qė shkruan dhe ai qė e percepton kėtė tė shkruar, do tė ndeshet vetiu, fytyrė me fytyrė, sy me sy, nė detin e dashurisė, dhe qė do t’i bashkojė. Ose, siē thoshte Borhesi nė njė ese tė vetin: Nė fund, pas tė gjithave, mbesin vetėm lexuesi dhe unė derisa Fjala ime provon tė inkarnohet nė tė, e ai pėrpiqet tė inkarnohet nė Fjalėn.” Nė dekadat e fundit tė shekullit XX ėshtė botuar njė numėr i madh punimesh shkencore, tė cilat tematizojnė aktin e leximit. Ajo rrymė ėshtė bėrė me kalimin e kohės, dominonte nė lėmin e teorisė sė letėrsisė, ndaj ka nisur tė pėrdoret pėrherė e mė shumė termi “teoria e leximit.” Nė vitin 1980 janė botuar, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, dy pėrmbledhje punimesh, perspektiva letrare e tė cilave ėshtė quajtur reader - response - criticism (RRC). Teoria e pėrgjigjes sė lexuesit, ose e reagimit (RRC), ėshtė njė botėkuptim shumė mė i ngushtė se teoria e leximit. Studiuesit e karakterit pėrgjigjen sė lexuesit flakin pėrfytyrimin mbi predestinimin e leximit me tekstin dhe marrin parasysh liritė mė tė vogla, ose mė tė mėdha tė interpretimit. Nė vėllimet e cekura janė pikasur nė mėnyrė tė pėrgjithshme, gjashtė lloje qasjesh nė kuadrin e teorisė sė leximit. Do t’i numėrojmė: 1)-Qasjen retorike e kanė ato studime qė merren, pike sė pari me komunikimin brenda kėtij drejtimi, dhe teoria e aktit ligjėrues (Speech - act teory). Pėrfaqėsuesit kryesorė: Vejn But, Stenlli Fish, Poll Piker, Cvetan Todorov. 2)-Qasja semiotike dhe strukturaliste ėshtė pritur nga analiza dhe pėrshkrimi i tekstit. Pėrfaqėsuesit: Mihail Bahtin, Rolan Bart, Umberto Eko, Stenlli Fish, Roman Jakobson, Juri Zlotman, Majkėll Rifater, Cvetan Todorov. 3)-Qasja fenomenologjike. Pėrfaqėsuesit: Roman Ingarden, Volfgang Izer, Zhorzh Pule. 4)-Qasja psikoanalitike dhe subjektive, qė provon tė shpjegojė se si personaliteti i lexuesit e formėson tė lexuarit dhe interpretimin. Pėrfaqėsuesit: Dejvid Blliē, Norman Holland, Zhak Lakan, Rolan Bart. 5)-Qasja sociologjike dhe historike (qė pėrfshin edhe estetikėn e receptimit) i referohet publikut lexues tė kohės sė caktuar. Pėrfaqėsuesit: Robert Eskarpi, Lisjen Godman, Hans Rober Jaus, Gjergj Llukaē. Zhan - Pol Sartėr, Rolan Bart. 6)-Nė kuadrin e qasjes hermeneutike, hasim kritikėt, tė cilėt shtrihen nga autoritarizmi i padyshimtė interpretativ deri te relativizmi nė interpretim. Pėrfaqėsuesit: Xhefri Hartman, Zhak Derida, Pol de Man, Xhorxh Stejner, Uejn Buit, Stenlli Fish, Pol Riker, Cvetan Todorov. Hetimi i tezave Nė idetė e strukturalistėve ėshtė vėshtirė tė hetohen tezat e shprehura konkretisht. Ėshtė e qartė se RRC nuk ėshtė kurrfarė orientimi koherent teorik. Brenda kėtij orientimi mund tė vėshtrohet mė pare njė strategji globale metodologjike nė fund tė qindvjetėshit XX, e cila zė vend prijatar. Sė pari tė pyetemi ē’nėnkuptojmė me konceptin e lirisė sė lexuesit? Nėse nisemi nga teza se para leximit ekziston sallteksti e qė vetėm realizimi i tij, nė vetėdijen e lexuesit, prodhon efekt artistik, atėbotė ėshtė e qartė se leximi, ėshtė sė pari, proces mental i cili rrjedh nė kokėn e lexuesit, me rastin e ndeshjes sė tij me tekstin. Leximit i rrekemi si akt individual, tė brendshėm pėr dallim nga teoritė, pėr tė cilat lėēitja paraqet proces kolektiv dhe fenomen shoqėror. Me kėtė, nga korniza e rezonimit tonė, janė eliminuar tretmanet sociologjiko-historike. Po ashtu konsiderojmė se brenda trajtimit retorik, hermeneutik dhe dekonstruksionist, nuk arrijmė te pėrsiatjet kompetente pėr lirinė e lexuesit. Sa u pėrket strukturalistėve dhe semiologėve, nuk mund tė evitohet kontributi, qė, nė planin e leximit, e kanė dhėnė Barti, Rifateri, Eko ose Todorovi. Termat e aprovuar, siē janė arki-lexuesi ose lexuesi kompetent janė shfaqur pikėrisht nė radhėt e strukturalistėve. Gjithashtu na e merr mendja se pėrqendrimi i tyre nė tekstin, kur ėshtė fjala pėr lirinė e lexuesit, ėshtė njė kundėrvėnie e domosdoshme e qasjes subjektive. Nė mbarim tė pėrfundojmė se, nė kėtė punim, do tė merremi, para sė gjithash, me punimet dhe qėndrimet e strukturalistėve, fenomenologėve dhe tė psikoanalistėve. Do tė ndalemi te disa autorė, kontributi i tė cilėve, ndaj problemit tė lirisė sė lexuesit, ėshtė i spikatur e tė cilėt janė individualitete tė fuqishme pėr t’u pėrfshirė vetėm nė njė teori. Nė “Emrin e trėndafilit” tė U. Ekos, njėra nga veprat mė kapitale tė postmodernizmit, janė gjendur, nė rolin e protagonistit, jo vetėm lexuesi, porse edhe objekti i aktivitetit receptiv tė rinj – libri. Qysh nga mesi i viteve tė gjashtėdhjeta tė shekullit XX, Eko, nė studimin e tij “Vepra e hapur”, nė kontekstin e gjurmimeve semiotike, ka shfaqur interes pėr statusin e lexuesit brenda procesit tė komunikimit letrar. Nė librin “Roli i lexuesit”, autori i pėrmbahet besnikėrisht teorisė sė komunikimit, si njė pikėnisje pėr mbarėshtrimin e procesit tė leximit. Ai konsideron se ēdo porosi mbetet e pakuptueshme, nėse ndėrmjet dėrguesit dhe marrėsit, nuk ekziston kodi sipas marrėveshjes sė arritur mė parė. “Lexuesi ėshtė i definuar rigorozisht me organizimin leksik dhe sintaktik tė tekstit: teksti s’ėshtė asgjė tjetėr, pos produksion semantiko-programatik i model - lexuesit tė tij vetjak.” Me kėtė definicion, Eko po i afrohej konceptit tė Rifaterit pėr arkilexuesin si njė mbledhje (shifėr) leximesh. Me nocioinin model – lexues (arkilexues) operojnė edhe Barti, Lotmani, Izeri etj. Shembujt Sikurse Eko dhe Rifateri, strukturalisti R. Bart bėn fjalė pėr njė fare lloji tė lexuesit mesatar, global. Arkilexuesin R. Barti e quan konotacion. Vend kyē i studimit tė Fishit “Letėrsia nė lexuesin: stilistika efektive”, ėshtė koncepti i tij pėr lexuesin. Ai subjekt i idealizuar, duhet patjetėr, t’i plotėsojė disa kritere, e para sė gjithash, posedimin e tė ashtuquajturės “dukuri semantike”, qė i nevojitet lexuesit “tė pjekur”, qė ta kuptojė logjikėn - bazė tė tekstit - pra, fjala ėshtė pėr tė ashtuquajturin lexues tė informuar. Opusi i fenomenologut Roman Ingarden shėnon njė tentim unik pėr t’u konstatuar modeli i atillė i leximit tė teksteve letrare, nė tė cilin njėkohėsisht me shkallėn mė tė lartė tė objektivitetit do tė prezantoheshin faktorėt individualė - psikologjikė tė lexuesit. Pėr tė lexuesit nuk janė asgjė tjetėr pėrveē njė konsumues i thjeshtė, por edhe pjesėmarrės nė krijimin e veprės letrare artistike. Volfgang Izeri, nė veprėn e tij “Akti i leximit”, niset nga teza se relacioni teksti - lexuesi, nuk ėshtė njėkahėsh porse ndėrmjet kėtyre dy elementeve tė komunikimit letrar, dominon raporti i interaksionit. Botėkuptimi i zėrit tė “lexuesit implicit”, qė ėshtė shtjelluar nė librin homonim i pėrket “strukturės sė lexuesit, tė shėnuar nė tekst”. Psikoanalisti amerikan Norman Holland, teorinė e tij tė leximit e ka eksploruar nė vijat kryesore nė studimin “Dinamika e reagimit letrar”. Pėr t’i zbuluar reagimet individuale – psikologjike tė lexuesve, ai pėrvetėson psikoanalizėn, pikėnisja e sė cilės mbarėshtrohet nė pikėpamjet subjektive. Ai konsideron se literatura thith fuqinė nga rrėnjėt mė tė thella nga pėrvoja mė individuale, ndėrsa kėnaqėsia, qė na ofron rrjedh nga dėshirat dhe druajtjet burimore me njė domethėnie tė lidhur. Ēdo lexues reagon ndaj artit, nė tė njėjtėn mėnyrė sikurse edhe ndaj secilės pėrvojė jetėsore. Ai veprėn letrare e lė tė depėrtojė nėpėr sistemin e tij karakteristik tė mbrojtjes, duke projektuar nė tekst botėn personale tė fantazisė. Reagimi letrar Modeli i reagimit letrar, qė e ndėrton Hollandi, bazohet nė tė kuptuarit e tekstit si tėrėsi fjalėsh, tė cilit kuptimin jetės dhe domethėnien ia jep (frymėzon) publiku deri nė atė masė, saqė, nė fund, “absorbohet” nga ana e tekstit. Nė esencė duke u marre me tregimin e Posė “Letra e vjedhur”, me nėntitullin “Leximi si njė transaksion personal”, thuhet teksti nuk ėshtė tėrėsi e pandryshueshme, veēse njė proces, nė tė cilin merr pjesė aktive edhe lexuesi. Te ēdo lexim, tekstit tė fiksuar nė letėr, lexuesi ia bashkangjet njė sėrė faktesh ekstratekstuale, joletrare. Me ndihmėn e nocioneve psikoanalitike, sikundėr janė identiteti, imagjinata, ose mbrojtja, jemi nė gjendje qė, reagimin letrar, ta lidhim me personalitetin e leximit. Teoria transaktive e reagimit, na ndihmon qė t’i vėmė nė lidhje “llojllojshmėrinė e pasur tė pėrvojės letrare me pasurinė e pamatshme tė qenieve njerėzore”. Mė vonė Hollandi e zgjeron teorinė e tij tė leximit me selitjen e konceptit “temat e identitetit” me tė cilin nėnkuptohet se ēdo njeri ka strukturėn e caktuar mentale, e cila rregullon tė gjitha format e sjelljes sė tij, e kėshtu edhe tė kuptuarit dhe tė interpretuarit e veprave letrare. Fantazia nuk ekziston nė mėnyrė latente, nė tė ndodhet vetėm materiali, nga i cili, secili lexues do tė krijojė vetė trillin e tij, qė nuk ėshtė e thėnė se kondicionon me trillin e shkrimtarit. Veprat nuk kanė fantazi, ato i kanė njerėzit. Ato gjenden nė lexuesin, mė saktėsisht nė raportin kreativ mes lexuesit dhe veprės. Nė librin e Hollandit “Leximi i pesė lexuesve”, qėndron: “Psikika e lexuesit shfrytėzon, pėrshtat dhe rregullon ēdo gjė, qė e merr nga tregimi, e qė asaj mund t’i sjellė kėnaqėsi”, pra, ēdo akt leximi ėshtė konstruktiv. Kolegu i Hollandit, Dejvid Blliē, ėshtė protagonisti kryesor i pozicionit tė subjektivizimit radikal. Nė studimin me titull “Kritika subjektive” Blliēi parashtron teorinė e tij, sipas sė cilės, vepra letrare ėshtė prirur gjithmonė nga vėshtruesi i saj dhe se ajo, gjatė aktit perceptiv bėhet refleks i lexuesit. Tejvlerėsimi nė supozimin tonė episteomologjik, autori e mbėshtet mbi tri arritje epokale tė fizikės moderne: teorinė e relativitetit tė Ajnshtajnit, ligjin e komplementarizmit tė Borit dhe parimin e pasigurisė sė Hajzenbergut. Zbatuar nė fushėn e shkencave humaniste, kjo gjė do tė thotė se vėshtruesi, ėshtė subjekt, dhe se mėnyra e tij e perceptimit, e cakton esencėn, madje edhe fillimin e ekzistimit tė objektit. Subjektivizmi Ekzistenca e njė vepre letrare Duke shtjelluar parimin e subjektivizmit nė teorinė e leximit Blliē cek edhe qėndrimet e Luiz Rozeblatit, Hollandit dhe tė Fishit, me tė cilat ėshtė, kryesisht nė tė njėjtat gjatėsi tė valėve. Pėr Blliēin ēdo lexim i tekstit ėshtė vepėr tjetėr fare. “Vepra”, thotė ai “madje as nuk ekziston, po qe se nuk lexohet nga asnjėri.” Vallė, njėmend vepra nuk ekziston, po qe se nuk e lexon kurrkush? Si kundėrpeshė e kėtij qėndrimi e marrin pikėpamjen e fenomenologėve, tė Huserilit, ose tė Ingardenit, se vepra letrare ekziston pavarėsisht nga shfaqja e saj fizike, e kėshtu edhe nga perceptimi i saj. Apologjia e subjektivizmit e Blliēit ėshtė penguar me ekskluzivitetin solistik. Pėr ēdo rast Blliē personifikon pikėn e fundme, deri te e cila ėshtė arritur gjatė zhvendosjes sė pozicionit nga pika objektive kah subjektivja. Nė fund tė kėsaj pasqyre, pėrgjithėsuese tė shqyrtimeve teorike tė teorive bashkėkohore tė leximit, vėrejmė pengesėn dhe anarkinė, si dy ekstreme, mes tė cilave, kėto vėshtrime, pėrcaktojnė pozitėn e lexuesit. Rruga mesatare ndėrmjet shtrėngesės dhe anarkisė, rėndon tentohet tė gjendet me pranimin (afirmimin) e lexuesit ideal, kompetent, e ky do tė ishte ai lexues, qė ka mjaft pėrvojė jetėsore dhe letrare dhe nga i cili pritet ta demonstrojė ndjeshmėrinė e zhvilluar sa duhet ose shijen. Ėshtė njė pajtueshmėri e pėrgjithshme nė qėndrimin mbi nevojėn e marrjes nė konsiderate tė lexuesit, si njė faktor tė barabartė, dhe vendimtar nė jetėn e veprės letrare. Mendimet e tilla i gjejmė edhe nė hulumtimet mė tė reja, qė shtjellojnė ēėshtjen e lirisė sė leximit. Le t’i citojmė vetėm disa nga mendimet: Teri Igllton: Kryengritja e lexuesit. Mishel Sharl: Retorika e leximit. Pol Riker: Koha e tregimit. Ėshtė interesant edhe mendimi, qė e shpreh Hillias Milleri nė studimin “Etika e leximit, duke u orvatur tė vėrė nė pah domosdonė e ekzistimit tė momentit etik dhe tė pėrgjegjėsisė nė aktin e leximit. Nėse pyeteni a kanė tė drejtė teoricienėt, tė cilėt kėrkojnė qė lexuesi ta kapė atė logjikė, tė cilėn e ka bartur nė vepėr shkrimtari, apo ata tė cilėt ia lėnė lexuesit lirinė, qė ta gjejė kuptimin, qė i duket se ėshtė i njėmend. Pėrgjigjja mė e mirė, nė kėtė pyetje, sigurisht do tė ishte: liria e lexuesit varet nga mėnyra e tė dėftuarit, qė e ka zgjedhur shkrimtari. Kėsisoj, bie fjala, pėr Sartrin opcioni i dytė e harkut diskursiv, publiku, nėnkuptohet mu nė shkrimtarin dhe vijon (rrjedh) nė mėnyrė logjike nga pėrzgjedhja e materialit dhe tė formulimeve stilistike. Postmodernizmi “Letėrsia e rraskapitjes” Postmodernizmi ėshtė era e preokupimit epistemiologjik. Xhon Barti, prozėn bashkėkohore e ka quajtur “letėrsi tė rraskapitjes” (Literature of Exhaution) tė lodhur nga gjurmimi pas rrugėve tė reja, sė kėtejmi, tė kthyer nga tekstet e vjetra, tanimė tė shkruara. Kėshtu, dukuritė siē janė aleksandrizmi dhe intertekstualizmi, janė determinante tė pashmangshme tė asaj letėrsie (Borhesi, Nabokov etj.). Preokupimi i teorisė kontemporane tė letėrsisė me problemet e lexuesit dhe tė leximit, projektohet edhe nė praktikėn prozatore: janė gjithnjė me tė nė mes tė teoricienėve dhe artistėve, nė mes studimeve shkencore dhe shqyrtimeve, nė njėrėn anė dhe prozės imagjinare, nė anėn tjetėr. Lexuesi modern ėshtė mė i lire se sa qė u dukej strukturalistėve, nė mes tjerash, edhe pėr shkak tė evolucionit tė shkrimit artistik, qė ka ndodhur. Vetėdija e ndėrruar e shkrimtarėve, pėr rolin dhe cilėsinė tė publikut vetjak leximtar, si dhe pėr statusin dhe funksionin e vetė letėrsisė, solli ndėrrimet nė diskursin e tyre. Realizimi bashkėkohor prozatorė (si, p. sh., tė Dakakovit, Ekos, Borhesit, por edhe tė Kadaresė, Bashkim Shehut, Anton Pashkut, Zejnullah Rrahmanit, Jusuf Buxhovit, Mehmet Krajės, Kujtim Rrahmanit, Kujtim Shalės dhe shumė tė tjerėve), tregojnė nevojėn e qartė pėr njė lexues tė pėrgatitur dhe tė aftė qė tė veprojė aktivisht dhe kreativisht. Nė “Emrin e trėndafilit” tė Ekos, rolin e objektit vdekjeprurės tė gjakimit e merr libri. Borhesi, njė autor kulti i epokės postmoderne, “ruajtės i bibliotekave”, ka ndėrtuar mbarė botėn e vet letrare mbi themelet e trashėgimisė sė pasur tė njerėzimit. Teza e Xhon Bardit, mbi “letėrsinė e rraskapitjes” dhe shprehja “reecriture” e Rolan Bartit, janė paradigma pėr veprat e Borhesit. Temat e tija tė adhuruara, janė tė lidhura me botėn hermetike tė Bibliotekės. “Ndoshta pleqėria dhe frika po mė mashtrojnė”, - thotė shkrimtari, “por po parandiej se gjinia njerėzore - e vetmja - do tė vdesė sė shpejti, ndėrsa Biblioteka do tė mbetet e ndritur, e shkretė, e paskajshme, pėrsosurisht inerte, e stolisur me libra tė ēmuara, e pavlershme, e qėndrueshme, e padepėrtueshme.” Duke iu kthyer vendnisjes sė punimit tone dhe fenomenit tė lirisė sė lexuesit mund tė themi se ai po i ikėn definimit final. Me vetė faktin se ėshtė gjendur nė epiqendrėn e vėmendjes shkencore, por edhe letrare, dhe kreative shkrimtari ka pėrvetėsuar disa hapėsira pėr veprimin e vet, qė mė pare dukeshin tė rezervuara vetėm pėr shkrimtarin. Por ēdo insistim kokėfortė pėr lexim dhe lexues si njė moment i vetėm, vėrtet dhe komponentė tė letėrsisė pėrfundon doemos nė rrugė pa krye. Nė fund mund tė shtrohet pyetja se a bėn tė nxirret ndonjė mėsim nga numri i madh e metodave interpretuese tė cilat janė ndėrruar brenda perspektivės historike. Rėndom thuhet se rrekja mė e mire e veprės ėshtė ajo, qė do t’i bashkonte anėt e mira tė tė gjitha metodave tė njohura. Nė praktikėn e interpretimeve, mbase ėshtė punė mė e thjeshtė tė pėrpiqemi t’ju shmangemi njėanshmėrive tė metodave tė sprovuara dhe qė ta kėrkojnė rrugėn vetjake. Ky lajm ėshtė publikuar: 26/09/2007

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos