Azem Hajdari, sot me emrin e Heroit

Azem Hajdari, misticizmi i heroit nderohet sot nga Presidenti me urdhrin “Gjergj Kastriot Skėnderbeu”. Tri ditė veprimtari nė Tiranė, ekspozitė historike dhe njė film dokumentar kushtuar veprimtarisė politike. Retrospektiva historike e 17 viteve demokraci, si udhėhoqi lėvizjen studentore tė ‘90-ės. Kurajoja, energjia e lėvizjes, besimi nė Kuran dhe nė Bibėl, Azem Hajdari u nda nga jeta dhjetė vjet mė parė, duke u vrarė nė mėnyrė misterioze pėrpara selisė sė PD-sė.





Azem Hajdari, sot me emrin e Heroit







I cilėsuar si pishtari i demokracisė, qė theu legjendėn e shqiptarėve tė frustruar pėr 50 vjet nga diktatura, Azem Hajdari duket se ka pėrmbushur misticizmin e heroit duke iu dhėnė sot urdhri «Gjergj Kastriot Skėnderbeu». Politika shqiptare do t’i kushtojė tri ditė vėmendje, jo vetėm pėr faktin se Azem Hajdari u nderua edhe zyrtarisht si pinjoll i heroit kombėtar, por se kujtohet 10-vjetori i ndarjes nga jeta.

Nė Pallatin e Brigadave, Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, do t’u dorėzojė tė afėrmeve tė Azem Hajdarit nderimin e madh kombėtar. Ndėrsa axhenda e veprimtarive do tė ndiqet nga memoria dokumentare. Nė kinema “Imperial”, Sheraton, do tė projektohet premiera e filmit dokumentar pėr Azem Hadjarin “Azem, ti je gjallė”, i pėrgatitur nga regjisori i njohur Samir Kumbaro, prodhim i kėtij viti.

Ndėrsa Qyteti Studenti do tė jetė arena mė e gjallė pėr ta kthyer homazhin nė njė kujtesė unike pėr tė gjithė shqiptarėt, e sidomos pėr ata qė mbajnė mbi kurriz moshėn e lėvizjes studentore, atė tė dhjetoristėve.

Ndoshta kjo memorie do ta sjellė gjithnjė nė koshiencėn e shqiptarėve portretin e Azem Hajdarit pėr tė rrėfyer mė shumė guximin dhe kurajon jo tė zakontė tė asaj kohe, pėr realizuar njė ėndėrr tė pabesueshme – pėrmbysjen mbas 50 viteve tė diktaturės. Pėr ta dėshmuar kėtė histori, nesėr nė mbrėmje, nė Galerinė Kombėtare tė Arteve do tė hapet ekspozita fotografike pėr Azem Hajdarin, njė bashkėpunim edhe me Agjencinė Telegrafike tė Lajmeve.

Njė ditė mė pas axhenda pėr nderimin e heroit tė demokracisė do tė vazhdojė nė njė mbledhje pėrkujtimore pėr Azem Hajdarin.

Azem Hajdari u vra mė 14 shtator pėrballė selisė sė PD-sė, ku sot gjendet njė memorial. Mbi 100 000 shqiptarė kanė pėrcjellė dhjetė vjet mė parė nė njė ceremoni madhėshtore njeriun qė u bė nė mėnyrė tė rrufeshme lider i demokracisė dhe simbol i lirisė.

Azem Hajdari u lind nga dy prindėr punėtorė. Babai, Shpend Hajdari dhe nėna, Azize Rexha, jetonin nė qytetin e Bajram Currit tė rrethit Tropojė dhe gjatė gjithė kohės kanė punuar e dolėn nė pension si punėtorė. Familja e Azem Hajdarit ndėr breza ka dhėnė kontribute nė luftėrat kundėr otomanėve, serbėve e malazezėve, pėr lirinė e pavarėsinė e trojeve etnike shqiptare, si nė Tropojė, Plavė e Guci, Gjakovė, Pejė, Ferizaj, Durrės etj., duke i dhėnė Atdheut disa dėshmorė.

Azem Hajdari vinte nga njė familje e thjeshtė prej sė cilės trashėgoi bujarinė dhe respektin pėr njerėzit. Ai pėrpara se tė vazhdonte studimet, jetoi sė bashku me familjen e tij nė vendlindje.

Ndjesia e liderit nuk rridhte pėr shkaqe personale, por Azem Hajdari duket se ishte i “zgjedhuri” njeri pėr tė ardhur me modesti me njerėzit, e duke e afruar me popullin.

Para se tė vritej, nė njė mbledhje partie, tė afėrmit kujtojnė tė ketė thėnė: “Pėr Demokracinė vlen kontributi i tė gjithėve, kontribuojnė tė gjithė me mėnyrat e tyre. Edhe kėta miqtė e mi qė mė shoqėrojnė, si Besim Ēeraj, janė tė gatshėm tė sakrifikohen pėr ruajtjen e vlerave qė i fituam pas pėrmbysjes sė komunizmit”.

Azem Hajdari u rrit nė njė qytet me tradita atdhetare nė rrethin e Tropojės, nė skajin verilindor tė Shqipėrisė, nė njė vend alpin me bukuri tė rralla edhe nė botė, qė pėrshkohet nga lumi i Valbonės, me luginėn e tij tė mrekullueshme.

Azem Hajdari u formua qė nė fėmijė me eposin e kreshnikėve, me legjendat e Mujit e Halilit dhe Gjergj Elez Alisė, tė lindura nė kėto bjeshkė. Ai u frymėzua nga akti heroik i Mic Sokolit, qė i vuri gjoksin topit, nga zgjuarsia e Haxhi Zekės, themelues i Lidhjes Shqiptare tė Pejės, nga urtėsia dhe mendja e hollė e Binak Alisė dhe nga gjithė historia legjendare e kombit shqiptar.

Ai u arsimua nė qytetin e lindjes, derisa pėrfundoi shkollėn e mesme, nė njė qytet tė vogėl tė njė rrethi arsimdashės, i cili, nė vitet ‘90 kishte 37 profesorė e doktorė shkencash tė fushave tė ndryshme, qė nga prof. dr. Sali Berisha e tė tjerė, qė kishin bėrė emėr nė jetėn shkencore e kulturore tė vendit.

Nuk ishte rastėsi qė nė dhjetor tė vitit 1990, nė “Zėrin e Amerikės”, dy gazetarėt e mirėnjohur disidentė me origjinė nga Tropoja, dr. Elez Biberaj dhe Idriz Lamaj, jepnin me entuziazėm lajmin e madh se nė Shqipėri, nė krye tė protestave antikomuniste ishte njė djalė nga Tropoja, studenti i filozofisė Azem Hajdari.

“Qė nė moshė fare tė re Azemi shfaqet si njė fėmijė rebel. Ai kėrkonte tė bėnte gjėra qė pėr tė tjerėt dukeshin tė paarritshme, pėr tė cilat fliste natyrshėm dhe tė habiste vendosmėria e tij kur thoshte: “Unė do ta bėj”. A.Hajdari ishte fėmijė, sjellja e tė cilit jo rrallė binte nė kundėrshtim me rregullat dhe moralin e kohės e kjo i sillte nganjėherė probleme, sa nė njė rast kur ai ishte vetėm 13 vjeē u propozua nga fronti i lagjes tė internohej”, - kujtojnė tė afėrmit e Azem Hajdarit.

Kjo disidencė thellohet edhe mė shumė nė vitin 1980, kur Azemi pėrjashtohet nga shkolla profesionale komunale nė Tiranė, ku njė ndėr shkaqet ishte edhe njohja me Fatmirėn, e cila studionte nė tė njėjtėn shkollė. Pas kėsaj, Azemi kthehet nė Tropojė dhe vazhdon me tė njėjtėn ecuri disidencėn e vet, duke u vėnė disa herė nė shėnjestėr tė komiteteve tė rinisė tė asaj kohe, me fletė-rrufe tė vazhdueshme ndaj tij.

“Gjatė kohės kur ishte student, ata qė e kanė njohur Azemin i dinė mirė shprehjet dhe veprimet e tij. Gjatė pushimeve verore, kur kthehej nė qytetin e lindjes, ato qė shprehte e bėnte me shokėt e vet, ishin bėrė shqetėsim i natyrshėm i familjes, qė jetonte me ankthin e arrestimit tė tij”.

Nė dhjetorin e vitit 1990, Azem Hajdari u vu nė krye tė protestave tė studentėve dhe u bė lideri i natyrshėm i tyre nė moshėn 28-vjeēare. Ai ishte aq i vendosur nė rrugėn e tij pa kthim pėr rrėzimin e atij sistemi sa u tha studentėve: “Unė jam Azem Hajdari. Kam 2 fėmijė, Kirardin dhe Rudinėn, por unė do tė jem i pari qė nuk do ta kursej jetėn time pėr tė pėrmbysur kėtė sistem. Mesazhi ynė nuk ėshtė tė luftojmė njėri-tjetrin, por tė ndryshojmė Shqipėrinė, ta bėjmė atė si gjithė Evropa”. Dhe kjo u bė moto e gjithė Lėvizjes Studentore.





Mes Biblės dhe Kuranit

Familja e Azem Hajdarit ishte besimtare. Ai ishte njė pasues i denjė i besimit tė familjes sė tij, tė cilin e zhvilloi mė tej individualisht duke e pėrsosur dhe duke ndėrtuar vepra religjioze. Pasi u njoh me Dervishin e Luzhės, klerikun, bamirėsin dhe atdhetarin e madh, ai u bė adhuruesi mė i madh i tij, nga i cili mori frymėzimin, besimin, shpresėn pėr tė ardhmen. Nėpėrmjet kėtij kleriku Azemi mėsoi tė dojė tė gjithė njerėzit qė duan Zotin, pasi vet Dervishi i shihte njerėzit si tė njėjtė. Ndėrsa njė pjesė tė madhe tė kohės Azemi e kalonte edhe tek shtėpitė e katolikėve.

“Tashmė tė gjithė e dinė qė pas plagosjes sė Azem Hajdarit nė Kuvend, nė portofolin e tij u gjet fotografia e Dervishit dhe pak dhč e gurė nga Kisha e Laēit. Siē e shohin sot njerėzit kur vizitojnė shtėpinė e Azem Hajdarit, nė bibliotekėn e tij tė madhe shohin nė qendėr Kuranin dhe Biblėn dhe bashkė me to, bustin e shenjtorit tė tij, Dervishit tė Luzhės”, - tregojnė tė afėrmit. Nė shenjė mirėnjohjeje ndaj kėtij Sshenjtori, ndaj veprės sė tij, i cili mbajti shpresėn e besimit tek Zoti gjithė tropojanėve dhe atyre qė e njohėn deri mė 1985, kur ndėrroi jetė, Azem Hajdari i ndėrtoi tyrben nė fshatin Luzhė, i cili ėshtė objekti i parė fetar nė Shqipėri. Kjo tyrbe u pėrurua mė 28 shkurt, njė muaj para fitores sė 22 marsit 1992 dhe siē tha Azem Hajdari nė fjalimin e tij: “Nė kėtė ditė, nga ky vend i shenjtė, marrim bekimin pėr fitoren e Demokracisė”. Azem Hajdari tha: “Ky njeri i madh i Zotit i respektonte e ndihmonte tė gjithė njerėzit, pavarėsisht nga besimi i tyre, duke dhėnė mesazhin e bashkėjetesės fetare”. Po nė kėtė eveniment, ku merrnin pjesė pothuaj tė gjithė politikanėt e djathtė dhe intelektualė tė shquar, Azem Hajdari, nėpėrmjet njėrės prej familjeve mė tė pėrndjekura dhe tė dėnuar me pushkatim, Skėnder Halucit, dha mesazhin e pajtimit kombėtar, qė ne jemi kundėr regjimit dhe jo kundėr njerėzve.



Themelimi i Partisė Demokratike

Azem Hajdari, me njė grup studentėsh e intelektualėsh tė njohur, tė cilėt kishin dhėnė shenjat e disidencės ndaj regjimit qė mė parė, si prof. dr. Sali Berisha, Arben Imami, Gramoz Pashko e tė tjerė, themeluan Partinė Demokratike, partinė e parė opozitare nė historinė e Shqipėrisė. Kryetar i Komisionit Themelues u zgjodh Azem Hajdari.

Nė njė kohė shumė tė shkurtėr, nė harkun e disa muajve, Azemi e formoi portretin e tij si njė lider popullor, duke u kthyer nė njė simbol fitoreje. Ishte aq energjik sa qė mė 20 mars 1992, nga Tirana shkon nė Burrel, organizon tre mitingje, tė fundit nė Macukull dhe vazhdon udhėtimin pėr nė Koplik, ku tė gjithė kujtojnė tribunėn e improvizuar nė karrocerinė e makinės, duke vijuar me miting nė qytetin e madh tė Shkodrės dhe e mbyll nė darkė, nė Lezhė, nė zonėn elektorale tė kandidatit Preē Zogaj.

Nga ky kontribut i madh pėr lėvizjen demokratike nė vend, Azem Hajdari pothuaj ėshtė shpallur “Qytetar nderi” nė tė gjitha bashkitė dhe komunat e vendit.

Azem Hajdari pas fitores sė Demokracisė investoi nė progresin e tij, intelektual, profesional dhe human. Ai vazhdoi studimet pėr gjuhė angleze e filozofi nė SHBA. Pėrfundoi edhe Fakultetin Juridik dhe bėri disa kurse tė tjera qė lidheshin me funksionin e tij parlamentar. Ishte mik i intelektualėve pavarėsisht nga idetė qė pėrqafonin dhe besnik i bindjeve tė veta deri nė vetėmohim. Azem Hajdari tek Perėndimi e shihte shpresėn e Shqipėrisė. Qė nė themelimin e Partisė Demokratike ai krijoi lidhje me vende qė e pėrkrahėn Shqipėrinė nė kėtė Lėvizje. Azem Hajdari bashkė me dr. Berishėn dhe shkrimtarin e madh Kadare qenė tė parėt qė u ftuan nė Kongresin Amerikan, njerėz tė cilėt kishin fituar besimin se do ta ēonin Shqipėrinė drejt Evropės.

Azem Hajdari ka botuar qindra artikuj me tematikė tė ndryshme pothuaj nė tė gjithė shtypin periodik shqiptar, brenda e jashtė vendit. Nėpėrmjet tyre ka ngritur mjaft probleme, ka goditur shumė dukuri negative, qė mbartin me vete iniciativėn e kohės pėr problematika tė caktuara.

Nismat e tij ishin gjithmonė nė mbėshtetje tė nevojave tė shtresave tė ndryshme, kishin lidhje organike me to. Ai mbėshteste ish-tė pėrndjekurit politikė, duke u bėrė dhe pjesė e grevės sė tyre, pėr kėrkesa qė ende sot nuk janė plotėsuar. Ai mbėshteste shtresat popullore tė cilat mashtroheshin nga piramidat financiare, pasi struktura tė caktuara tė shtetit qenė tė paafta pėr ta parandaluar kėtė dukuri nė kohė. Pėr kėtė ai krijoi Sindikatėn e Pavarur. A.Hajdari vlerėsonte partizanėt, luftėtarėt dhe njerėzit qė kishin kontribuar ne ēlirimin e vendit.

Ėshtė i pari Azem Hajdari, qė ndonėse ishte deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė, kėrkoi tė shkojė tė luftojė me armė nė dorė nė Kosovė, por pėr hir tė pozicionit tė tij politik nuk u lejua. Megjithatė, Azem Hajdari nuk pushoi sė punuari e vepruari nė funksion tė kėsaj ēėshtjeje me fjalimet e tij nė konferenca, nė grumbullimin e ndihmave dhe si gjithnjė i pari nė pritjen e tė ardhurve nga Kosova, kur 15 vetė i bėri pjesė tė familjes sė vet.

Pėr kėtė kontribut nė Kosovė, Azem Hajdarin e kanė vlerėsuar me Medaljen e Artė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, qė ia dha Presidenti i madh i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova, mik i ngushtė i Azem Hajdarit.





Tė gjitha tentativat pėr ta vrarė

Azem Hajdari u pėrball me vdekjen qė nė momentin e parė kur doli nė krye tė protestave tė studentėve. Pėr periudhėn deri mė 22 mars mjafton tė kujtojmė vetėm faktin qė nė shtėpinė ku banonte Azem Hajdari, tek “Rruga e Kavajės”, pėrballė PD-sė, tek kisha katolike, 10 ditė para fitores sė 22 marsit i vjen njė pako nė shtėpi, nė tė cilėn ndodhej njė kokė gjeli e prerė dhe njė letėr e shkruar me gjak: “Azem Hajdari, je i dėnuar me vdekje”. Kjo letėr nuk ishte gjė tjetėr veēse njė vazhdim i paralajmėrimeve dhe i vendimit qė ishte marrė pėr vrasjen e Azem Hajdarit, e cila u realizua me ekzekutimin e tij 6 vjet mė vonė, mė 12 shtator 1998, para selisė sė Partisė Demokratike, pas 6 atentateve tė bujshme gjatė njė viti tė rikthimit tė sė majtės nė pushtet. Nė qershor tė vitit 1997, nė Shkallnuer tė Durrėsit, tentohet tė vritet me bombė.

Nė gusht tė vitit 1997 nė Sarandė, nė Qafėn e Buallit, bandat e krimit i zėnė pritė.

Mė 18 shtator tė vitit 1997, nga njerėz qė pėrdoren Mazrekun ai goditet pėr vdekje me 5 plumba nė Kuvend.

Mė 14 shkurt 1998 organizohet prita e Milotit nga forcat e policisė, ku nė makinėn e tij, pėrveē 14 vetėve, ndodhej edhe djali i tij 14-vjeēar.

Mė 3 qershor 1998, nė kohėn qė po mbėshteste luftėn nė Kosovė me njė grup deputetėsh si Pjetėr Arbnori, Jozefina Topalli etj., iu organizua njė atentat nga forcat e policisė, tė cilat e mbajtėn tė rrethuar 3 orė. Ai njoftoi qendrėn dhe nuk i erdhėn nė ndihmė, ndonėse ishin nė dijeni pėr veprimet, ai i shpėton njė prite ku dhjetėra policė goditėn me mitraloza e armė nga mė tė ndryshmet Azem Hajdarin e grupin e tij tė shoqėrimit, duke ngelur i plagosur ish-drejtori i pėrgjithshėm i RTSH-sė, Bardhyl Pollo.

Mė datėn 12 shtator 1998, pas njė mitingu tė fuqishėm nė Fier, i cili dha sinjalin e fitores, ku ishte edhe nėnkryetari i PD-sė, sot Presidenti Bamir Topi dhe politikanė tė tjerė, pasi kthehet nė Tiranė, rreth orės 21:15, pėrballė selisė sė PD-sė, vritet pabesisht nga dhjetėra breshėri plumbash, i rrethuar nga disa makina policie.

“I pashpjegueshėm qe fakti se edhe pas vrasjes sė Heroit tė Demokracisė, nuk u ngrit asnjė post-bllok nė tė gjithė Shqipėrinė”, - reagojnė tė afėrmit.

Lajmi pėr vrasjen e Heroit tė Demokracisė, Azem Hajdari, u publikua nga tė gjitha mediat kryesore nė botė, si dhe nga stacionet televizive. Vlerėsimet nga mė tė ndryshmet pėr figurėn e Azem Hajdarit, qė nė moshėn 28-vjeēare pėrmbysi njė nga regjimet mė diktatoriale nė botė, pėrmbyllen me cilėsimin e shkrimtarit tė madh Kadare si “Vrasja e shekullit”. E me gjithė vlerėsimet si njė ndėr vrasjet e mėdha politike nė Evropė tė dhėna nga stacioni Euronews etj., dhe provat e mjaftueshme pėr organizmin e kėsaj vrasjeje politike, ende drejtėsia shqiptare nuk e ka zgjidhur kėtė ēėshtje duke vėnė para pėrgjegjėsisė organizuesit dhe vrasėsit.





Kush ishte Azem Hajdari

Azem Hajdari u lind mė 11 mars 1963, nė qytetin Bajram Curri tė Tropojės, Shqipėri

I martuar, me tre fėmijė, Kirardi, Rudina dhe Azemi i vogėl, i lindur katėr muaj pas vdekjes sė Azemit.

Shkollėn tetėvjeēare dhe tė mesme i kryen nė vendlindje

Mė 1987, pas njė shkėputjeje, fiton tė drejtėn e studimit dhe regjistrohet nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike

Nė vitin 1993 diplomohet pėr filozofi, nė Universitetin e Tiranės

Nė vitin 1995 diplomohet si jurist nė Universitetin e Tiranės

Nė vitet 1993-1994 ndjek kualifikimin pasuniversitar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėr gjuhė angleze e filozofi

Mė 1996 ndjek kualifikimin pėr politikat e sigurisė e mbrojtjes, nė kuadrin e NATO-s, nė Garmisch-Partenkirchen nė Gjermani



Aktiviteti Politik



Dhjetor 1990 Udhėheqės i Lėvizjes Studentore

Dhjetor 1990 – shkurt 1991 Lider i Partisė Demokratike, partia e parė opozitare nė Shqipėri, kryetar i Komisionit Nismėtar tė kėsaj Partie

1991 - 1993 Nėnkryetar i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė dhe anėtar i Komitetit tė saj Drejtues

31 mars 1991 Deputet i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė pėr Shkodrėn

22 mars 1992 Deputet i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė pėr Shijakun

26 maj 1996 Deputet i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė pėr Bulqizėn

29 qershor 1997 Deputet i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė pėr Tropojėn

1992-1996 Kryetar i Komisionit Kuvendor pėr Rendin Publik dhe SHIK-un

Nėntor 1996 Kryetar i Sindikatave tė Pavarura Shqiptare

Qershor 1997 Kryetar i Komisionit Kuvendor pėr Mbrojtjen Kombėtare

1995 – 1998 President i Klubit tė Futbollit “Vllaznia” Shkodėr dhe President i Federatės Shqiptare tė Arteve Marciale







Vlerėsimet pėr Azem Hajdarin

-Pishtar i Demokracisė

-“Qytetar Nderi” i pothuajse tė gjitha bashkive e komunave tė Shqipėrisė, si nė Tiranė, Vlorė etj.

-Urdhri “Nderi i Kombit” (2002)

-Medalja e Artė e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit” (2003)

-Mė 10 shtator 2008 organizohet ceremonia pėr dorėzimin e Urdhrit “Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu”, dhėnė nga Presidenti i Republikės
















































 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos