Ligji i ri pėr urbanistikėn, ndryshimet nė planifikimin e territorit pėr vitet e ardhshme



Ervin Koēi

Qeveria ka gati nė tryezė njė projektligj tė ri pėr urbanistikėn qė pasi tė shqyrtohet dhe tė miratohet edhe nė parlament do tė ndryshojė komplet pamjen e qyteteve kryesore tė vendit, pėrfshi kėtu edhe kryeqytetin. Ligji ėshtė pėrgatitur nga specialistėt e Ministrisė sė Punėve Publike nė fund tė qershorit dhe pėrcakton mėnyrėn se si do tė jepen lejet e ndėrtimit, ato tė zhvillimit, si dhe rastet kur ka mospėrputhje mes planeve rregulluese nė zona tė ndryshme tė vendit. Nė bazė tė kėtij ligji tė ri do tė pėrcaktohen dhe tė gjitha kriteret e reja pėr ndėrtimet dhe ndėrtuesit qė synojnė tė marrin leje ndėrtimi pikėrisht nė qytetet qė do tė preken nga planet e reja tė urbanistikės. Me detale ligji i ri pėrcakton tė gjitha mėnyrat e dhėnies sė lejeve tė ndėrtimit, tė shfrytėzimit, si dhe kriteret qė duhet tė ndiqen nga firmat ndėrtuese, pėr tė respektuar kriteret e reja tė urbanistikės dhe planet rregullues. Disa ditė mė parė ministri i Punėve Publike, Sokol Olldashi, deklaroi nė analizėn 7-mujore tė digasterit qė drejton se, janė marrė mendimet nga grupet e interesit dhe aktualisht projekti ėshtė nė fazėn e dėrgimit pėr aprovim. Kjo i gjė i hap rrugėn edhe financimit tė planeve tė pėrgjithshme rregulluese nė dhjetė bashki tė vendit, pėr tė cilat janė finalizuar sipas ministrit Olldashi, edhe marrėveshjet e financimit. Bėhet fjalė pėr bashkitė e Shkodrės, Kamzės, Durrėsit, Lushnjės, Beratit, Vlorės, Gjirokastrės dhe Korēės.

Dhėnia e lejeve

Nė projektligjin e ri thuhet se: ēdo ndėrtim i ri dhe ēdo ndryshim i rėndėsishėm i strukturės ose tokės kėrkon njė leje ndėrtimi pėrpara fillimit tė ndėrtimit. Sipas projektligjit, leja e zhvillimit jepet pėr ēdo person fizik ose juridik pėr ēdo zhvillim tė tokės, pėrveē rasteve kur kjo gjė pėrjashtohet sipas kėtij ligji dhe akteve tė nxjerra nė zbatim tė tij. Kėta persona duhet tė plotėsojnė jo mė vonė se 30 ditė nga ndėrmarrja e ēdo zhvillimi njė deklaratė paraprake tė punimeve qė kėrkojnė tė kryejnė, sipas formės sė pėrcaktuar me rregullore, e cila pėrmban, sipas rastit, vetėdeklarimin pėr zhvillime tė pėrjashtuara nga detyrimi pėr t’u pajisur me leje zhvillimi, kėrkesėn pėr zhvillim dhe kėrkesėn pėr leje ndėrtimi. Kėta persona duhet tė dorėzojnė kėrkesėn pėr zhvillim pranė organeve tė pushtetit vendor si bashkia apo komuna nė territorin e sė cilės kėrkohet zhvillimi (ndėrtimi). Nė rastet kur zhvillimi i kėrkuar parashikohet tė ndodhė nė territorin e mė shumė se njė njėsie tė qeverisjes vendore, kėrkesa dorėzohet pranė asaj bashkie apo komune ku pritet tė ndodhė pjesa mė e madhe e zhvillimit. Po kėshtu bashkia ose komuna pajis kėrkuesin me vėrtetim ku pėrcaktohet data e marrjes nė dorėzim dhe tė dhėna tė tjera qė identifikojnė kėrkesėn dhe dokumentet e bashkėlidhura. Shqyrtimi i kėrkesės pėr zhvillim dhe miratimi i lejes sė zhvillimit ėshtė njė akt administrativ qė nxirret nga kryetari i njėsisė sė qeverisjes vendore.

Mos pranimi i kėrkesės

Projektligji thekson se kur vėrehen mangėsi nė dokumentacionin e detyrueshėm, kėrkesa nuk pranohet dhe kėrkuesit i lėshohet njė vėrtetim mospranimi nė tė cilit shėnohen qartė mangėsitė. Bashkia ose komuna e shpall menjėherė kėrkesėn nė mjediset e saj publike dhe kėrkuesi bėn njoftimin nė njė perimetėr jo mė pak se 50 metra nga kufiri i parcelės ku do tė kryhet zhvillimi. Nė pėrputhje me pėrcaktimet e rregulloreve uniforme tė kontrollit tė zhvillimit, kėrkesa pėr zhvillim botohet nė regjistėr brenda 10 ditėsh nga data e marrjes sė saj nė dorėzim dhe qėndron e botuar deri nė pėrfundim tė procesit tė shqyrtimit dhe marrjes sė vendimit, me pėrjashtim tė kėrkesave qė nuk botohen.



Ligji i ri, nė fuqi nga 1 janari i vitit 2009

Ligj i ri “Pėr urbanistikėn” do tė hyjė nė fuqi nė fillim tė vitit tė ardhshėm (2009), por gjithmonė nėse ai do tė marrė miratimin nė Kėshillit tė Ministrave dhe mė tej tė Parlamentit. Projektligji parashikohet qė pasi tė ketė marrė miratimin dhe tė bėhet ligj, tė hyjė nė fuqi nga 1 janari i vitit tė ardhshėm. Pėr tė plotėsuar kėtė projektligj ngarkohet Kėshilli i Ministrave qė duhet tė nxjerrė aktet nėnligjore pėrkatėse pėr pjesėn mė tė madhe tė neneve tė tij. Nga ana tjetėr njėsitė e qeverisjes vendore, bashkitė dhe komunat pra ngarkohen qė nė zbatim tė nenit 82 dhe 83, pika 2 tė kėtij ligji tė nxjerrin aktet nėnligjore pėrkatėse. Ligji i mėparshėm nr. 8405, datė 16.9.1998, “Pėr Urbanistikėn” i ndryshuar, shfuqizohet nė ato dispozita, nė atė masė dhe nė atė mėnyrė qė tė jetė nė pėrputhje me nenet e mėsipėrme tė kreut tė fundit tė projektligjit. Ndėrsa shfuqizimi nė tėrėsi i kėtij ligji do tė bėhet nė datėn 1 korrik 2009.



5 Shtator 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos