Sa kushton tė blesh tokė nė Tiranė

Studimi i muajit gusht i Bashkisė sė Tiranės zbardh ēmimet reale. Vlera nė euro e apartamenteve sipas zonave ku janė ndėrtuar

Laureta Rryēi

Studimi mė i fundit i Bashkisė sė Tiranės bėn publike ēmimet qė kanė arritur pronat gjatė muajit gusht tė kėtij viti. Specialistėt e Drejtorisė sė Promovimit tė Qytetit, pėr t’iu ardhur nė ndihmė tė gjithė biznesmenėve tė huaj apo shqiptarė, kanė grumbulluar informacione tė detajuara duke treguar koston reale qė tė ofron kryeqyteti nė momentin qė do tė vendosin pėr investim. Nė studim janė pėrcaktuar ēmimet sipas zonave tė kryeqytetit, ambientet qė jepen me qira si nė momentin kur duan tė marrin njė shtėpi, ashtu edhe kur ambienti u duhet pėr zyra. Sipas studimit, tė huajt kanė tė drejtė tė blejnė pasuri private dhe tokė jobujqėsore pėr tė zhvilluar aktivitet ekonomik, kurse pėr tokėn shtetėrore jobujqėsore ėshtė pėrcaktuar njė kusht. Po kėshtu, me tė tjera rregulla operohet nė rastin kur klienti ėshtė i huaj, nė rastet kur duan tė marrin njė tokė bujqėsore me qira. Lehtėsim kanė krijuar pėr shqiptarėt biznesmenė qofshin ata, apo edhe qytetarė tė thjeshtė.
Ēmimet
Tė huajt kanė tė drejtė tė blejnė pasuri private dhe tokė jobujqėsore pėr tė zhvilluar aktivitet ekonomik, kurse toka shtetėrore jobujqėsore mund t’u shitet vetėm atėherė kur investimi i planifikuar ėshtė 1.5 herė mė i madh se ēmimi i tokės. Tė huajt nuk kanė tė drejtė tė blejnė tokė bujqėsore, por kanė tė drejtė ta marrin atė me qira pėr 99 vjet. Personat fizikė dhe juridikė, privatė shqiptarė kanė tė drejtė tė blejnė e tė shesin lirisht troje ndėrmjet tyre pa asnjė kufizim. Ēmimi i tokės ėshtė i larmishėm. Ky ēmim varion nėse toka ka apo jo kontakt me rrugėn, ėshtė zonė industriale apo jo etj. Tabela e mėposhtme pasqyron ēmimet e tokės pranė qendrės sė qytetit nė periferi tė tij dhe nė komunat fqinje. Ēmimi i parcelave tė tokės pėr ndėrtim banese dhe zyra nė qendėr tė qytetit varion nga 1200 euro deri nė 3000 eurom2 dhe nė periferi tė Tiranės nga 500 deri nė 1000 euro m2. Segmenti i autostradės qė lidh Tiranėn me qytetin e Vorės, i cili ndodhet nė mes tė rrugės pėr nė Durrės, preferohet shumė pėr pozicionimin e bizneseve tė reja. Ēmimi i tokės nė kėtė hapėsirė varion nga 120-250 euro pėr metėr katror. Ndėrsa ēmimi i tokės brenda kufijve tė Vorės varion nga 80-120 euro pėr metėr katror. Ēmimi i tokės private nė komunat fqinje tė Tiranės, si nė Selitė, Dajt, Yzberisht dhe Farkė varion nga 80-250 euro pėr metėr katror.
Qiratė
Nė Tiranė operojnė shumė agjenci imobiliare, tė cilat japin ndihmesėn e tyre pėr tė marrė njė ambient me qira apo edhe pėr ta blerė atė sipas mundėsive financiare qė ka secili. Ēmimet qė janė pėrcaktuar nga specialistėt tregojnė edhe ēmimet reale qė operojnė nė tregun e kryeqytetit gjatė kėsaj periudhe. Pėr tė marrė me qira njė apartament nė qendėr duhet tė paguash nga 3 deri nė 5 euro metri katror, ndėrsa nė dėshiron tė blesh apartament po nė kėtė zonė, atėherė ēmimi shkon nga 1200 deri nė 3000 euro. Ndėrsa njė apartament nė periferi tė Tiranės, pėr ta blerė, shkon mesatarisht nga 400 euro metri katror nė 600 euro metri katror.


Taksa pėr pasuritė e paluajtshme

Detyrimi pėr taksėn mbi pasurinė e paluajtshme ėshtė vjetor dhe ndahet nė dy kėste tė barabarta. Kėsti i parė pėr kategorinė “Ndėrtesa banimi” paguhet brenda datės 30 prill dhe kėsti i dytė brenda datės 30 shtator. Pėr kategorinė “Ndėrtesa tė tjera” kėsti i parė paguhet brenda datės 20 prill dhe kėsti i dytė brenda datės 30 qershor. Taksa mbi tokėn bujqėsore ėshtė detyrim
vjetor dhe ndahet nė dy kėste tė barabarta, ku kėsti i parė paguhet brenda datės 31 mars tė vitit dhe kėsti i dytė brenda datės 30 shtator tė vitit. Toka bujqėsore ėshtė klasifikuar nė 10
kategori, pėr tė lehtėsuar nė kėtė mėnyrė pėrcaktimin e nivelit tė taksės.

Ēmimi i Tokės Ēmimi nė Euro pėr m2

Nė qendėr tė qytetit 1200-1300
Nė periferi 500-1500

Komunat fqinje

Nė autostradė 120-250
Nė Vorė 80-120

Rajoni i Tiranės

Selitė, Dajt 100-250
Yzberisht 80-200
Farkė 120-250


Ēmimi i apartamenteve Ēmimi nė euro pėr m2

Nė qendėr 1200-3000
Nė periferi 400-600

Qiraja e apartamentit pėr Ēmimi nė euro pėr m2

Nė qendėr 3-5
Nė periferi 2-3




2 Shtator 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos