Veriu i Shqipėrisė,nje album veshjesh popullore

Veriu i Shqipėrisė,nje album veshjesh popullore



Suela Furriku

Pas pėrfundimit tė tre albumeve tė para tė veshjeve popullore, tashmė edhe vėllimi i katėrt ėshtė nė prag tė pėrgatitjes sė tij. Nė kuadėr tė pėrgatitjeve tė njė korpusi tė titulluar “Trashėgimi kulturore tė artit shqiptar”, ėshtė parė e nevojshme pėrfundimi i albumit tė radhės i cili pėrfshin veshjet popullore tė Shqipėrisė sė Veriut. Ndėrkohė qė korpusi ėshtė i pėrqendruar jo vetėm nė heshtjet popullore tė kėtyre krahinave, por edhe nė studimin banesave tradicionale, nė vallet popullore dhe nė gjini tė ndryshme folklorike. Prof. dr Afėrdita Onuzi ka treguar arsyet, vėshtirėsitė, si dhe ku qėndron synimi i vėllimit ende tė panjohur dhe ndryshimet kryesore me botimet e tjera.

Albumi i katėrt

Edhe pse ka kaluar rreth njė gjysmė shekulli kohė, kėrkimet e aktorėve tė Institutit tė Monumenteve Kulturore kanė ende pėr tė zbuluar. Janė publikuar gjithsej tre vėllime tė veshjeve popullore, po ndėrkohė ėshtė parė i nevojshėm edhe njė tjetėr i tillė. “Pavarėsisht nivelit tė zhvillimeve tė studimeve ėshtė menduar tė bėhet edhe pėrgatitja e vėllimit tė katėrt tė veshjeve popullore, pasi tre tė parėt kanė pėrfunduar”, - ėshtė shprehur etnologia Afėrdita Onuzi.

Ajo ka treguar se ky vėllim do tė pėrfshijė tė gjitha zonat qė i pėrkasin Shqipėrisė sė Veriut ku bėjnė pjesė qytetet si Lezha, Tropoja, Kukėsi, Puka, Shkodra dhe Malėsia e Madhe. Por problemet e projektimit dhe zbatimit tė tij kanė qenė tė shumta, mbi tė gjitha ai financiare. Profesorja na thotė se nė pėrpilimin e tij u ėshtė dashur njė shumė monetare prej rreth 60 milionė lekėsh tė vjetra.

“Pėr tė pėrgatitur kėtė vėllim nė kemi kėrkuar njė shumė monetare nė kuadėr tė projekteve “Kėrkim dhe zhvillim kombėtar”. Nė nėntor tė vitit tė kaluar mėsuam se ėshtė pranuar si projekt dhe ėshtė shpallur edhe buxheti. Ne kemi kėrkuar 19 milionė lekė tė vjetra pėr kėrkime nė terren dhe afėr 60 milionė me gjithė pėrgatitjet, me fotografimin dhe pėrkthimin e veshjeve po nė terren, me materialet qė do tė blihen. Kemi kėrkuar vetėm botime analoge pasi cilėsia e botimit duhet t’i pėrkasė njė niveli tė lartė me qėllim qė tė ruajmė ngjyrat, pasi kėto tė fundit janė njė tregues i rėndėsishėm i etnokulturės shqiptare. Ndonėse shumė veshje popullore nė Ballkan apo mė gjerė kanė ngjyrė tė kuqe, ajo shqiptare ėshtė mė e veēantė dhe ka njė nuancė tjetėr”, - shton Onuzi.

Synimi

“Kėto vėllime nuk janė thjesht njė album i bukur pėr t’u parė”, - thotė ajo. Sipas etnologes, hartimi i vėllimit tė katėrt tė veshjeve popullore synon shumė aspekte. Sė pari, ēdo qytetar duhet ta ketė tė gatshėm nė shtėpi, por mė shumė ka si qėllim qė tė shėrbejė pėr vlera dokumentuese shkencore dhe historike. Ajo shton se ėshtė i nevojshėm nė shėrbim tė studiuesve tė fushave tė ndryshme, piktorėve, kinematografisė, skulpturave, televizionit dhe grupeve tė ndryshme artistike. Ka synim tė tregojė se ēfarė vlere ka folklori shqiptar nė vende tė ndryshme tė saj.

Shqetėsimi

Janė parashikuar dhjetė ditė gjurmime nė terren dhe 15 ditė fotografimi. Brenda kėsaj periudhe janė vėnė nė dijeni edhe shqetėsimet qė do tė ndeshen dhe mėnyrat se si do t’i menaxhojnė ato, me qėllim qė tė bėhet njė realizim sa mė i plotė dhe origjinal i vėllimit. “Njė nga shqetėsimet tona ėshtė a do t’i gjejmė veshjet e duhura nė terrenin qė do tė bėjmė kėrkimet ose ėshtė bėrė riprodhimi i tyre, por pėr fat tė keq nuk ėshtė bėrė nė nivelin e duhur, nė kushtet qė kėrkohet si dhe tė ruaj tė gjitha tiparet qė duhen”, - thotė ajo, duke shtuar: “Puna mė e vėshtirė e kėtij procesi pune ėshtė hartimi i hartės kostumologjike nė zonat etimologjike tė ēdo rrethi. Ne duhet tė pėrcaktojmė se nė cilat fshatra apo zona kanė shtirjen e njė kostumi tė njė rrethi tė caktuar”. Koha ka ecur dhe nė shumė prej zonave ku do tė bėhen kėrkimet etimologjike nuk ekzistojnė kostumet. Nė kėtė rast sipas Afėrdita Onuzit, do tė vijė nė ndihmė Muzeu Historik Kombėtar. Aty ekzistojnė njė gamė e gjerė e objekteve tė ndryshme muzeale, duke pėrfshirė edhe veshjet origjinale popullore tė krahinave tė ndryshme.

Ndėrkohė qė aktorėt qė do tė kontribuojnė nė pėrgatitjen e vėllimit tė katėrt tė veshjeve popullore janė prof. Mark Tirta, prof. Kareman Ulqini, prof. as. Yllka Selimi, prof. as. Agim Bido dhe vetė unė Afėrdita Onuzi, drejtuese e projektit, si dhe kolegė tė tjerė.

E veēanta e kėtij vėllimi bashkė me tė tjerėt ėshtė se fotografimi si pjesė e procesit tė punės kėrkimore, nuk ėshtė thjesht njė foto mekanike e veshjeve. Zotėruesit e veshjeve janė fotografuar nė terrenin e tyre, pra aty ku ata kanė bėrė jetė aktive, si dhe nė procese tė ndryshme pune. Kėtė pjesė etnologia e ka konsideruar si njė prej mė tė vėshtirėve sepse duke qenė se koha ka avancuar dhe janė bėrė shumė ndryshime. Megjithatė, ajo shprehet optimiste nė kėrkimin e tyre.

Tre tė parėt

Tre tė parėt iu pėrkasin veshjeve popullore, por ndryshojnė nė varėsi tė krahinave pėrkatėse. I pari ėshtė njė vėllim me veshje tė krahinės sė Shqipėrisė sė Jugut. Procesi i punės ka filluar pikėrisht me kėtė pozitė gjeografike pėr shkak tė presionit tė kohės, nėpėrmjet sė cilės dita-ditės janė transformuar shumė aspekte tė ndryshme jetėsore, duke pėrfshirė kėtu edhe mėnyrėn e tė veshurit. “Kemi nisur fillimisht me jugun e vendit duke pasur parasysh se nga kjo zonė veshjet popullore kanė dalė jashtė pėrdorimit mė herėt meqenėse siē dihet jugu i vendit ka qenė mė nė kontakt me emigracionin tradicional. Kontaktet me qytetėrimin dhe botėn e jashtme mė tė zhvilluar ishin mė tė shpeshta dhe nė kėtė mėnyrė veshjet popullore sigurisht qė dolėn shumė mė herėt nga pėrdorimi se nė zonat e tjera tė Shqipėrisė. Veshjet i pėrkisnin qyteteve si Saranda, Vlora, Gjirokastra, Tepelena, si dhe zonėn e Myzeqesė qė pėrfshinte Lushnjėn, Berati dhe Fierin”, - shton etnologia Onuzi.

Ndėrsa vėllimi i dytė pėrfshin po ashtu Shqipėrinė Juglindore me qytete si Kolonjėn, Korēėn, Gramshin, Skraparin, Pogradecin dhe Librazhdin.

Vėllimi i tretė ka ardhur duke u ngjitur edhe mė lart sa i pėrket pozicionit gjeografik, pra duke prekur qytetet e Shqipėrisė sė Mesme. Nė kėtė vėllim janė tė pėrmbledhura veshjet popullore tė qyteteve si Tirana, Elbasani, Durrėsi, Dibra, Kruja, Mati, Burreli.

Vėllimi i pestė

Grupi kėrkimor nuk ka ndjekur njė rend kronologjik tė strukturimit tė vėllimeve me veshje popullore. Ėshtė projektuar vėllimi i pestė para pararendėsit tė tij, por pėr mungesė tė theksuar fondesh financiare ai ka mbetur i tillė, edhe pse ka dy vjet njė strukturė e pėrfunduar. Vėllimi i pestė pėrfshin veshjet popullore tė krahinave qė i pėrkasin krahinave shqiptare, por qė gjendjen jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Ėshtė fjala pėr njė pėrmbledhje veshjesh tradicionale tė shqiptarėve tė Kosovės, pasi nė Maqedoni dhe nė Mal tė Zi, nuk ekzistonte mbėshtetja e mjaftueshme financiare. E reja e kėtij vėllimi ėshtė se janė pėrfshirė edhe veshjet e Medvegjės (Preshevės), e cila aktualisht ėshtė njė pjesė territoriale nė shtetin e Serbisė, por qė i pėrket tashmė shtetit kosovar. “Kam aplikuar nė Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe ndonėse kanė kaluar disa muaj, jam nė pritje tė njė mbėshtetjeje financiare. Kėrkimet janė bėrė me mbėshtetjen financiare tė shtetit shqiptar ku nė atė kohė ishim nė kuadėr tė Akademisė sė Shkencave, por qė e menduam qė nė kuadrin e bashkėpunimit mes dy akademive tė realizonim kėtė prodhim, ashtu siē ka filluar edhe dueti pėr pėrgatitjen e vėllimit “Banesė popullore”, - shprehet etnologia Onuzi, duke theksuar gjithashtu se “tani janė shkėputur edhe marrėdhėniet me Kosovėn sepse tashmė ne nuk jemi nė varėsi tė Akademisė sė Shkencave, por tė Qendrės sė Studimeve Albanologjike dhe deri tani nuk kemi asnjė pėrgjigje dhe nuk e di se si do tė shkojė fati i tyre”, - pėrfundon ajo.




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos