Joga, ekuilibri trup-mendje, teknika qė shėron

Autori i Lajmit: red.
Nėse keni njė humor tė mirė qė ju shoqėron gjatė gjithė ditės, nėse rritet aftėsia juaj pėr tė reaguar, nėse gjendja juaj fizike dhe psikologjike ėshtė e mirė, nėse vėshtirėsitė e pėrqendrimit janė mė tė vogla, nėse harmonia bėhet pjesė e jetės suaj sė pėrditshme, atėherė pa dyshim qė po praktikoni joga.
Trupi juaj do tė jetė mė elastik dhe ju personalisht jeni mė tė ndėrgjegjshėm dhe mė tė kujdesshėm pėr tė zhvilluar aftėsitė lėvizėse tė trupit tuaj. Ėshtė normale qė rritet ēdo ditė numri i tė pasionuarve pas kėsaj disipline orientale. "Nė shkollat tona mėsohen shumė lloje disiplinash, tė cilat janė lėvizje fizike qė e stėrvitin njeriun pėr njė shėndet sa mė tė mirė, pėr shembull krija joga, e cila ėshtė e pėrqendruar nė dinamikėn e frymėmarrjes dhe tė tingujve mendorė, qė drejtojnė qetėsinė dhe pikėrisht kontrollin emocional", tregon presidenti i Federatės sė Krija Jogas. Bėhet fjalė pėr njė disiplinė, e cila pėrdoret edhe nė pėrgatitjen e atletikės.
Praktika konsiston nė mėsimin e pozicioneve korrekte, ritmin e frymėmarrjes, qė nė krija tė ēon nė meditim. Nė tė gjitha rastet, arrihet njė mirėqenie si pėr skeletin ashtu edhe pėr gjendjen psikomentale. "Praktikimi i jogės rrit densitetin kockor me 30%", shpjegon presidenti. Pėrveē faktit qė ajo ėshtė e rėndėsishme nė parandalimin e osteoporozės, d.m.th. mbikėqyr rritjen e masės muskulore, qė ėshtė edhe mė e ndjeshme nė uljen e shėndoshjes. Por nuk duhet tė rrėmbeheni nga persona tė cilėt pasi kanė kaluar 15 ditė nė Indi, mendojnė se janė mjeshtėr tė jogės. Ushtrimet e jogės duhen bėrė me njė specialist tė licencuar e me eksperiencė nė kėtė fushė. Joga ėshtė shumė e kėshillueshme 2-3 herė nė javė, njė orė pėr seancė.
Terapia nė tri seanca me kinesiologji
Njė terapi e shkurtėr me fillimet e saj nė Amerikė, vepron mbi lėkurė pėr tė liruar pacientin nga tė kėqijat e krijuara prej stresit. Kinesiologjia biosistematike ėshtė njė disiplinė, e cila ka filluar tė praktikohet nė vitet 60 nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėr t u ēliruar nga problemet fizike dhe emocionale. Kinesiologu ėshtė njė ekspert qė tė rikthen ekuilibrin fizik dhe energjik me metoda natyrale. "Seanca e kinesiologjisė lidhet me sistemin e trupit e tė mendjes dhe ul shqetėsimin pėrmes stimulimit nė zonat ku reagon akupuntura dhe sistemi i lėvizjes pėr artikulimin e sipėrfaqeve qė duhen korrigjuar", shpjegon drejtori didaktik i "Criks", Qendrės sė Kėrkimeve tė Integruara pėr Kinesiologjinė Eksperimentale. Testi i precizonit muskulor mat gjendjen e formės dhe ekuilibrit energjetik tė njė individi nėpėrmjet vlerėsimit tė fuqisė sė njė muskuli tė vetėm. Nė kėtė mėnyrė aplikohen teknikat, tė cilat kontrollojnė dhe korrigjojnė lėvizjen energjetike tė trupit. Kinesiologu pėrcakton potencialin energjetik tė personit dhe kapacitetin e tij tė rikuperimit. Edukon pacientin pėr formėn optimale nė stilin e jetės, nė qėndrimin dhe mbėshtetjen. Gjithēka kryhet nė tri seanca. Nėse nuk ka rezultat me kėto seanca, atėherė i drejtohen tė tjera rrugėve.
Me orto-bionomi trupi rigjen shėndetin
Pėr tė shėruar zverkun dhe dhimbjen e shpinės ėshtė i nevojshėm pozicioni korrekt, sipas metodės sė doktor Pauls. Trupi ka njė kujtesė perfekte pėr tė qėndruar mirė dhe di si ta gjejė formėn, duke aplikuar korrigjimin e ligjeve natyrore. Ėshtė kjo filozofia e edukimit tė trupit, e shpikur nga osteopati kanadez Arthur Lincoln Pauls, qė aktualisht praktikohet nė tė gjithė botėn. "Orto-bionomi ėshtė zgjedhja korrekte e aplikimit tė ligjeve tė natyrės, qė reagon duke tėrhequr vėmendjen mbi njė problem, qė pėrgjithėsisht shtyhet, duke bindur trupin tonė pėr ta zgjidhur", shpjegon njė mėsues i orto-bionomisė, nga ku referohen edhe rreth 20 shkolla dhe 80 operatorė tė ndryshėm. Me pak fjalė punohet mbi reflekset e vetėrregullimit, duke vendosur personin nė pozicionin antalgjik, nė mungesė tė dhimbjes, pėr tė mėsuar eliminimin e kontraktimeve dhe kthimit nė njė gjendje optimale. E rėndėsishme pėr tė kuptuar formėn mė tė mirė tė trupit, trajtimit me respekt dhe kuptim, ashtu siē deklaron edhe mėsuesi nėpėrmjet njė marrėdhėnieje tė mirė tė pjesės fizike, energjetike dhe emocionale. "Te ne vijnė persona me dhimbje tė tmerrshme trupi apo me probleme tė zverkut, dy nga dhimbjet mė tė pėrhapura nė jetėn e pėrditshme. Gjithashtu, ka edhe atletė tė cilėt praktikojnė sportin, siē ėshtė futbolli, basketbolli apo tenisi, qė bllokojnė artikulimin e muskujve", shton mė tej ai, duke iu referuar orto-bionomisė, njė disipline shumė tė pėrdorshme dhe kurative, e cila aplikohet nėpėrmjet njė trajtimi pėr njė orė. Objektivi ėshtė ēlirimi i pacientėve nga stresi dhe vendosjet e kėqija, duke i rikthyer trupit mirėqenien e mėparshme, reagimin nė harmoninė origjinale.
Mėsohet tė rigjendet e mira, nėpėrmjet prekjeve me respekt dhe tė sakta nga duart e operatorėve nė orto-bionomi, profesionistė tė stėrvitur qė shpesh i nėnshtrohen njė pėrgatitjeje fizioterapike.

Zgjidh llojin e jogės qė tė pėrshtatet
Kėtu mbahet parasysh gjendja shėndetėsore e secilit dhe qėllimi i tė ushtruarit

Joga ėshtė mė popullore se kurrė. Tashmė mund tė zgjedhėsh nga njė variete e ndryshme klasash joge sipas nevojave dhe planeve tuaja individuale. Disa klasa janė tė fuqishme dhe intense, ndėrsa tė tjerat janė qetėsuese dhe tė ulin stresin. Me kaq shumė mundėsi ėshtė e vėshtirė ta pėrkufizosh jogėn, por ėshtė shumė e rėndėsishme tė shpjegojmė llojet e ndryshme tė jogės. Cfarė vijon ėshtė njė shpjegim i thjeshtė i pesė llojeve mė popullore tė jogės sa pėr tė kuptuat bazat.
Ashtanga, joga e fuqisė
Joga Ashtanga (apo Joga e Fuqisė) pėrbėhet nga njė sėrė pozicionesh qė harmonizohen sė bashku pėr tė krijuar njė lėvizje tė vazhdueshme. Qėllimi kėtu ėshtė rezistenca muskulore dhe fleksibiliteti. Kjo lloj joge ushtrohet nė temperaturė tė lartė pėr tė stimuluar gjendrat e djersės dhe pėr tė rritur numrin dhe thellėsinė e frymėmarrjeve. Edhe personat e fuqishėm mund tė kenė vėshtirėsi herėn e pare kur ta provojnė, sidomos nėse kanė mangėsi force nga mesi e sipėr. Gjithashtu, personat me probleme nė artikulacionet e supeve dhe kyēet e duarve duhet tė tregojnė kujdes, sepse shumica e pozicioneve tė kėsaj joge e vė peshėn e gjithė trupit mbi kėto kyēe. Kjo mund tė shkaktojė dėme nė to ose mund t i lėndojė dhe mė tepėr, nėse janė tė dobėta.
Bikram
Joga Bikram preferohet nga ata qė kanė dėshirė tė pėrmirėsojnė fleksibilitetin e trupit. Kjo disipline ka si bazė 13 pozicione nė kėmbė dhe 13 pozicione ulur apo dhe siē quhen ndryshe asanas. E themeluar nga Bikram Choudhuri, njė kampion peshėngritjeje i cili studioi joga nė Indi, kjo lloj joge tė mėson mėnyra dhe ushtrime specifike frymėmarrjeje. Ata qė ushtrojnė kėtė lloj joge besojnė se ėshtė terapi shumė efektive pėr tė kuruar artritin dhe dhembjen kronike tė mesit. Disa klasa Bikrami ushtrohen nė temperature ambjenti 27- 37 grade celcius, gjė qė ėshtė e rrezikshme pėr ata qė nuk janė mėsuar me temperaturat e larta.
Yoga Cobra
Iyengar
Ivengari ėshtė pėr ata qė kanė si qėllim perfeksionin e formės sė qėndrimit. Fokusohet nė qėndrimin drejt tė skeletit me shumė pozicione. Themeluar nga B.K.S Ivengar, kjo lloj joge ėshtė fantastike pėr riaftėsimin e problemeve muskulore si formė fizioterapie dhe nė fakt preferohet nga sportistėt pėr tė pėrmirėsuar fleksibilitetin dhe balancėn e trupit. Ivengari ėshtė shumė e mirė dhe pėr fillestarėt sepse ēdo pozė fillon me pozicionin bazė dhe pastaj vazhdon mė tej nė pozicione mė tė avancuara.
Yoga Kundalini
Qellimi i Kundalinit ėshtė rritja mė e lartė e vetėdijes dhe e pėrmirėsimit tė fleksibilitetit. Gur themeli i kėsaj disipline- forca e energjisė sė brendshme tė individit apo cakra, dhe Kundalini synon ta zgjojė kėtė energji tė brendshme. Energjia ēlirohet me anė tė njė ritmi tė fortė frymėmarrjeje me gjatėsi dhe thellėsi qė ndryshon nė mėnyrė konstante. Personat qė vuajnė nga tensioni i larte i gjakut dhe femrat shtatzėna duhet ta evitojnė kėtė lloj joge.
Sivanada
Njė formė e bute meditimi, kjo lloj joge ėshtė fantastike pėr fillestarėt apo ata qė kanė si synim shlodhjen dhe ēlirimin e stresit. Secila nga 12 pozicionet pėrfshin pozėn “Pėrshėndetja e Diellit” e cila mbahet pėr njė kohė mė tė gjatė pėr tė rritur lidhjet midis trupit dhe mendjes dhe gjithashtu pėr t i dhėnė trupit kohė pėr t iu pėrshtatur pozicionit, ndėrsa mendjes pėr t u shlodhur. Klasat e Sivanades fillojnė me njė kėngė tė shkurtėr mantra dhe vijojnė me njė lutje.

Bikram joga...
Gratė nė Amerikė tė paktėn kanė filluar tė praktikojnė kėtė lloj tė ri yoge, sipas tė cilit stimulohet djersitja e trupit duke u futur nė dhoma tė cilat nxehen me njė temperaturė tė lartė. Por nė fakt, mjekėt kanė rezerva nė drejtim tė kėsaj metode tė pėrdorur. Kėshtu, Pamele Pik thotė se "qėndrimi nė dhoma tė tilla tė ngrohura nė njė temperaturė tė lartė ėshtė shumė e rrezikshme, pasi ju rrezikoheni tė dehidratoheni, tė humbisni balancėn e elektroliteve si edhe tė pėsoni probleme zemre”. Kėshtu qė mos u pėrpiqni tė djersiteni nė kėtė mėnyrė, pasi nė vend qė tė humbisni dhjamin, mund tė humbisni shėndetin tuaj!

Ky lajm ėshtė publikuar: 23/08/2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos