Operacionet plastike, sa kushton tė bėhesh e bukur

Deri ku do tė ishit tė gatshėm tė shkonit pėr t’u dukur mė tė bukur? Sa do tė rrezikoni pėr tė qenė tė tillė? Njė sėrė pyetjesh qė ngrihen nė mendjen e njė vajze e cila nuk ndihet mirė me atė ēka i ka dhuruar natyra. Por edhe pėr kėtė ka njė zgjidhje. Bisturia.

Operacionet

Njė mėnyrė tejet e fuqishme e cila u jep zgjidhje shumė pyetjeve dhe brengave qė mundojnė vajzat e pakėnaqura. Kirurgu dhe bisturia. Nėse kombinimi mes tyre ėshtė ai i duhuri, atėherė edhe rezultati do tė jetė tejet i kėnaqshėm. Nė tė kundėrt, pasojat do tė jenė tė mėdha. Por sipas mjekėve tė kirurgjisė plastike pranė Qendrės Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”, gjithnjė e mė shumė po shtohet numri i vajzave qė kėrkojnė tė kryejnė operacione plastike. E megjithėse ky shėrbim kryhet si nė shtet ashtu edhe nė privat, shteti nuk e rimburson atė. Kjo do tė thotė qė secili qytetar, ēfarėdolloj moshe, qė ka vendosur tė kryejė njė operacion plastik, do ta mbulojė vetė koston e operacionit.

Nga ana tjetėr, edhe mjekėt kirurgė jashtė vendit cilėsojnė se kirurgjia plastike ėshtė njė fushė e mjekėsisė qė sot ėshtė duke arritur njė zhvillim tė paparashikueshėm.

Por ēfarė mund tė modifikohet pėrmes operacioneve plastike? Pėrmes tij bėhet rregullimi i defekteve tė lėkurės dhe tė pjesėve tė trupit apo tė funksioneve tė tyre, qofshin tė meta tė lindura apo tė shkaktuara mė vonė nė rrethana tė ndryshme, siē mund tė jenė dėmtimet e marra nė njė aksident automobilistik, nė njė rast fatkeqėsie me lėndė shpėrthyese (zjarr, gaz etj.).

Realizimi i operacioneve plastike mund tė jetė edhe pėr qėllime estetike, e thėnė me fjalė tė tjera, mund tė priren nga synimi pėr tė zbukuruar pjesė tė caktuara tė trupit. Dega kozmetike e operacioneve plastike ėshtė e lidhur me zbukurimin e organeve tė trupit si operacionet nė lėkurėn e fytyrės, rregullimet e hundės (rinoplastikė), ndėrhyrjet kirurgjikale nė vesh (otoplastikė), largimi i rrudhave nga pjesa e syve (blefaroplastikė), ndėrhyrjet nė gjoks (mastoplastikė) etj.

Kostoja

Pasi merret vendimi pėr tė kryer njė ndėrhyrje tė tillė, vjen pyetja se sa kushton njė operacion plastik. Mjekėt e shėrbimit tė djegieve plastike nė QSUT shpjegojnė se kostoja e ēdo operacioni plastik mbulohet nga vetė pacienti, pasi ISKSH-ja nuk ka futur nė skemėn e sigurimeve asnjė prej kėtyre shėrbimeve. Nė Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza” kėto operacione mbajnė kėto ēmime. Kėshtu, nėse ke vendosur tė riparosh hundėn, qė sipas mjekėve mban numrin mė tė madh tė “riparimeve“ qė bėjnė gjatė njė viti, kjo kushton 24 mijė lekė tė reja. Gjithashtu edhe ndėrhyrja nė vesh kushton 24 mijė lekė. Ndėrsa pėr zmadhimin e gjoksit 45 mijė lekė, si dhe ai pėr heqjen e rrudhave dhe dhjamėrave tė barkut. Po tė njėjtat ndėrhyrje nė privat mbajnė njė tjetėr kosto. Njė ndėrhyrje kirurgjikale nė hundė kushton 65-80 mijė lekė. Ndėrsa nė veshė 65-70 mijė lekė.







Ēmimet e ndėrhyrjeve nė QSUT



Ndėrhyrje kirurgjikale nė hundė: 24 mijė lekė

Ndėrhyrjet kirurgjikale nė veshė: 24 mijė lekė

Operacionet pėr zmadhimin e gjoksit: 45 mijė lekė

Operacionet pėr heqjen e rrudhave: 45 mijė lekė

Operacionet pėr heqjen e dhjamėrave tė barkut: 45 mijė lekė

Ndėrhyrjet pėr zhdukjen e shenjave tė vogla nė fytyrė ose nė trup:1300 lekė



Ēmimet e ndėrhyrjeve nė klinikat private



Ndėrhyrje kirurgjikale nė hundė: 65-80 mijė lekė

Ndėrhyrjet kirurgjikale nė veshė: 65-70 mijė lekė

Operacionet plastike pėr zmadhimin e gjoksit: 100-150 mijė lekė

Operacionet plastike pėr heqjen e rrudhave: 100-150 mijė lekė

Operacionet plastike pėr heqjen e dhjamėrave tė barkut: 100-150 mijė lekė


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos