Zonat e nxehta mjedisore, nis rehabilitimi i Bajzės

Autori i Lajmit: red.
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave dhe Programi pėr Zhvillim i Kombeve tė Bashkuara (UNDP) kanė nisur bashkėpunimin nėpėrmjet dy projekteve pėr rehabilitimin e zonave tė nxehta mjedisore nė Shqipėri. Sipas tė dhėnave nga MMPAU dhe PUND, projekti i identifikimit dhe vendosja sipas prioriteteve i zonave tė nxehta mjedisore nė Shqipėri, parashikon identifikimin dhe vlerėsimin e thellė tė zonave tė nxehta nė vend dhe gjithashtu hedhjen e tyre nė njė bazė tė dhėnash, ndėrtimin e kapaciteteve tė administratės mjedisore pėr tė identifikuar dhe monitoruar nė vazhdimėsi zonat e nxehta dhe pėr tė planifikuar masat e nevojshme. Projekti ėshtė i financuar nga Qeveria Holandeze me njė fond prej 1.299.686 USD. Rajonet qė mbulon ky projekt janė zonat e Shqipėrisė sė Mesme. Ndėrsa, projekti i dytė, “Pėrforcimi i kapaciteteve nė vendet e Ballkanit Perėndimor pėr lehtėsimin e problemeve ambientale, nėpėrmjet pėrmirėsimit tė zonave tė nxehta me prioritet tė lartė”, ėshtė pjesė e njė programi rajonal dhe mbulon 9 zona tė nxehta nė rajon. Zona pėr t u rehabilituar nė Shqipėri, ndodhet nė stacionin hekurudhor tė Bajzės, afėr liqenit tė Shkodrės, ku janė vendosur pesticide tė skaduara dhe substanca kimike industriale. Vlera totale e projektit arrin nė 2.118.840 USD. Nėpėrmjet kėtij projekti tė pėrbashkėt, Qeveria Shqiptare dhe UNDP kanė si qėllim zhvillimin e qendrueshėm mjedisor nė Shqipėri, duke mbėshtetur angazhimet nė procesin e hyrjes nė Bashkimin Evropian.

Ky lajm ėshtė publikuar: 23/08/2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos