Studentėt nga rrethet, regjistrimi nė konvikt me internet

Autori i Lajmit: Entela Duraj
Qyteti Studenti

Drejtoria e QS-sė i ka hedhur nė internet emrat e studentėve nga rrethet dhe numrat e dhomave ku ata do tė strehohen pėr vitin akademik 2008-2009. Sipas drejtorit Bujar Brovina, dixhitalizimi i tė dhėnave tė studentėve do tė shmangė radhėt e gjata qė janė krijuar ēdo shtator nė periudhėn e regjistrimeve pėr strehimin nė konvikte.

Studentėt nga rrethet mund ta gjejnė nė internet numrin e dhomės dhe tė godinės ku do tė strehohen. Drejtoria e Qytetit Studenti ka gjetur njė mėnyrė krejt origjinale pėr tė shmangur radhėt pėr njė dhomė nė qytetin e tė rinjve. Drejtori Bujar Brovina ka shpjeguar se janė hedhur nė internet emrat e studentėve nga rrethet dhe numrat e dhomave ku ata do tė strehohen pėr vitin akademik 2008-2009. "Nė adresėn ėėė.qytetistudenti.com do tė jenė tė afishur emrat e tė gjithė studentėve si dhe numri pėrkatės i dhomės dhe i godinės, nė mėnyrė qė tė shmangen radhėt e gjata", - shpjegon ai, ndėrsa shton se tarifa do tė jetė e njėjtė me atė tė njė viti mė parė, 12000 lekė. Ndėrkohė kėtė vit akademik godinat nė Qytetin Studenti janė nė pritje tė 6400 studentėve. Katėr nga kėto godina janė duke u restauruar, nė vendosjen e dyerve dhe dritareve tė reja, po riparohen dushet, por mbi tė gjitha punimet konsistojnė nė eliminimin e lagėshtirės, sidomos nė godinėn 27, ku strehohen studentet femra. Pėr sa i pėrket regjistrimit nėpėr godina, kėtė vit, me pėrjashtim tė studentėve tė vitit tė parė, studentėt e viteve tė tjera janė tė pajisur me listėpasaportėn e tyre, ku pėrfshihet numri i godinės dhe numri i dhomės pėrkatėse qė ēdo student ka bėrė sipas pėrzgjedhjes sė tij. Pikėrisht kjo listėpasaportė ėshtė hedhur nė internet pėr tė lehtėsuar procedurėn e regjistrimit tė studentėve dhe pėr tė shmangur radhėt shtypėse. Ashtu si dhe nė vitet e kaluara regjistrimi nė konvikte do tė bėhet nė fund tė muajit shtator. Pasi tė kenė bėrė pagesėn nė bankė, tė dorėzojnė kuponin studentėt mund tė transferohen nė dhomat e tyre pa pritur radhėt e gjata tė regjistrimit. Ndėrsa studentėt e vitit tė parė mund tė vinė dhe tė regjistrohen nė godinat e qytetit studenti menjėherė sapo Ministria e Arsimit tė bėjė afishimin e listės sė studentėve fitues nė degėt dhe nė universitetet pėrkatėse. Nė njė dhomė do tė jetojnė jo mė shumė se dy apo tre studentė, kushtet premtohet qė do tė jenė mė tė mira dhe mė tė pėrshtatshme se ato tė vitit tė kaluar, shėrbimi mjekėsor, uji dhe dritat do tė jenė nė dispozicion tė tyre gjatė 24 orėve.

Ky lajm ėshtė publikuar: 22/08/2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos