Studim; Apnea, mungesa e frymėmarrjes nė gjumė

Njė numėr studimesh janė marrė me problemet e gjumit tek tė rriturit siē ėshtė pėr shembull Apnea ose mungesa e frymėmarrjes nė gjumė, gjendje qė mund tė ēojė nė goditje nė zemėr, hemorragji cerebrale ose bllokim arteriesh tė gjakut nė tru. Por shkencėtarėt tani po i studiojnė kėto probleme kur ato shfaqen tek fėmijėt, madje edhe tek foshnjat. Fėmijėt qė kanė mungesė frymėmarrjeje nė gjumė ose Apnea, thotė doktor Bargava, shpesh kur flenė, mbyllin pjesėrisht ose plotėsisht rrugėt e frymėmarrjes. Dhe mungesa e frymėmarrjes nė gjumė mund tė shkaktojė probleme nė zemėr e diabet. Gjatė ditės, fėmijėt me Apnea mund tė mos pėrqendrohen ose mund tė tregohen tepėr aktivė, por edhe tė acaruar. Ata mund tė ndeshen me vėshtirėsi edhe nė tė mėsuar. Prandaj diagnostikimi i hershėm i Apneas ka shumė rėndėsi. Gjatė vizitės, fėmijės iu vendosen elektroda nė trup pėr tė matur veprimtarinė e trurit si dhe iu bėn analiza pėr tė matur nivelin e frymėmarrjes. Kur Timin e zė gjumi, kompjuteri fillon tė regjistrojė tė dhėnat e organizmit. Doktor Bargava vuri re se gėrhitja tek ky fėmijė shkaktonte hiperaktivitet. Mjeku gjithashtu konstatoi se mungesa e frymėmarrjes nė gjumė tek Timi nuk ishte edhe aq e zhvilluar, prandaj vendosi tė mos ia heqė bajamet. Por mjekėt thanė se do tė vazhdojnė mbikėqyrin gjumin e tij. Foshnjat diagnostikohen ndryshe, sepse edhe ato mund tė kenė probleme gjumi, por dallimi i Apneas tek ta ėshtė pak i ndėrlikuar. Sanatha Kasven nė spitalin Saint Luke nė Denver tė Kolorados ėshtė specialiste nė laboratorin e gjumit ku njė kamera fokusohet nė sytė e foshnjės pėr tė parė sesa i thellė ėshtė gjumi qė bėn.

Foshnjat e diagnostikuar me njė ērregullim gjumi si ato tė fėmijėve dhe tė rriturve, mund tė trajtohen me operacion. Disa ekspertė mendojnė se trajtimi me oksigjen eliminon nevojėn pėr shumicėn e ndėrhyrjeve kirurgjike, ndėrsa tė tjerė thonė se nėse gjumi i ērregullt shkaktohet nga ndonjė deformim nė rrugėt e frymėmarrjes, atėherė operimi mund tė jetė i nevojshėm.



Studim



Personat me depresion preken nga diabeti



Njė studim i ri vendos lidhjen midis diabetit dhe depresionit. Studimi i kryer nga shkencėtarėt pranė universitetit Xhons Hopkins nė Meriland, thotė se njerėzit qė vuajnė nga depresioni kanė mė shumė gjasa tė preken nga diabeti dhe anasjelltas. Shkencėtarėt pranė shkollės mjekėsore tė universitetit Xhons Hopkins nė Baltimor thonė se disa pacientė mund tė kenė nevojė tė trajtohen njėkohėsisht pėr diabet e depresion. Kjo pėr arsye se gjatė studimit ata gjetėn njė lidhje midis kėtyre dy sėmundjeve.

Mjekja Sherita Golden dhe njė grup shkencėtarėsh vėzhguan 5 mijė pacientė pėr njė periudhė 3-vjeēare. Ata vunė re se pacientėt qė nuk flinin mirė ose nuk kishin oreks, tė gjitha kėto simptoma tė depresionit, ishin mė nė rrezik tė prekeshin nga diabeti sesa tė tjerėt pa kėto simptoma. Mjekja Golden thotė se depresioni duket se i parandalon njerėzit pėr t'u kujdesur pėr shėndetin e tyre. Ajo thotė se personat qė vuanin nga depresioni tregohen mė pak aktivė dhe hanė mė shumė se ē'duhet. Kėto qėndrime shtojnė rrezikun e zhvillimit tė diabetit tė tipit 2.

Gjatė studimit, shkencėtarėt gjithashtu vunė re se personat me diabet tė tipit 2 ishin mė shumė nė rrezik tė prekeshin nga depresioni sesa ata qė nuk vuanin nga diabeti. Rozalin Terborgpen ka vite qė vuan nga diabeti dhe vazhdimisht kontrollon rregullisht nivelin e sheqerit nė gjak dhe merr insulinė. Nga gjithė kjo, ajo ndjehet e lodhur e munduar dhe shpesh bie nė dėshpėrim e nuk ka vullnet tė bėjė asnjė veprim. Mjekja Golden thotė se persona tė tillė qė trajtohen pėr diabet janė mė nė rrezik tė preken nga depresioni dhe kur preken, kjo gjendje ndikon nė aftėsitė e tyre pėr tė luftuar diabetin.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos