E vėrteta e vrasjes sė Arben Zylyftarit

Petrit Zylyftari rrėfen detaje nga ekzekutimi i tė vėllait nė Shkodėr, takimin e fundit me tė dhe momentin e marrjes vesh tė lajmit tragjik

BERAT - Mėngjesin e djeshėm familja Zylyftari kreu sėrish ritualin e çdo 3 gushti. Lule tė freskėta u vendosėn mbi varrin e Arben Zylyftarit, kolonelit tė hekurt, pikėrisht nė 8-vjetorin e ndarjes sė tij nga jeta, ndėrkohė qė lotėt e njelmėta tė familjes ende nuk kanė shteruar. Paraditen e 2 gushtit tė vitit 2000, thuhet se djali i tij i vetėm, Franci, asaj kohe 5-vjeçar, krenohej se babanė e tij nuk mund ta vriste askush. Pėr vogėlushin ai ishte i pavdekshėm, ashtu siç do tė bėhej edhe pėr historinė e Policisė sė Shtetit pak orė mė vonė. Arben Zylyftari u vra nė 2 gusht tė vitit 2000, nė qytetin e Shkodrės, nė kohėn qė mbante detyrėn e drejtorit tė policisė sė kėtij qarkut, duke lėnė pas jo vetėm emrin e mirė dhe njė karrierė tė lakmueshme, qė mbase mund tė kishte shkaktuar edhe xhelozira. Prej 8 vitesh familja vuan mungesėn e Benit tė saj, ndėrsa Eni dhe Franci u rritėn me kujdesin e mamasė sė tyre dhe tė gjithė tė afėrmve tė tjerė, tė cilėve vdekja e kolonelit nė krye tė detyrės ua ka tharė shpirtin.

Sidoqoftė, po prej 8 vitesh, i akuzuari pėr vrasjen e Arben Zylyftarit, Genci Tafili, i dėnuar me 25 vjet heqje lirie, pasi sė bashku me tė atin, Bahri Tafilin, tė vrarė nė vendngjarje, ėshtė cilėsuar si person pėrgjegjės nė ekzekutimin e kolonelit tė hekurt, kėmbėngul nė tė gjitha shkallėt e gjyqėsorit se Zylyftari nuk ėshtė vrarė prej tij. Gjykata sidoqoftė hedh poshtė kėtė pretendim. “Korrieri” nė ditėn e zisė sė familjes Zylyftari sjell pėr lexuesin kujtimet dhe vlerėsimin e kėsaj familjeje nė lidhje me tragjedinė. Nė njė intervistė ekskluzive, vėllai i Arben Zylyftarit, Petriti, rrėfen gjithçka di rreth vrasjes, dyshimet dhe takimin e fundit me tė vėllanė.   

 

-Si e keni marrė vesh vrasjen e vėllait tuaj?

“Lajmi nė fillim ėshtė transmetuar nė televizion. Ne nuk e kemi marrė vesh menjėherė. Na e thanė tė njohurit tanė. Unė nuk e besova, derisa erdha nė shtėpi, ku dhe gjeta gjėmėn. Nuk u besoja veshėve tė mi pėr atė qė kisha dėgjuar. Vdekjen e tij e besova vetėm kur pashė trupin e tij tė pajetė”.

-Pėr ju vrasja e vėllait tuaj ishte e qėllimshme, pra ai ishte shėnjestėr e paramenduar, apo ishte viktimė tragjike e paqėllimshme gjatė kryerjes sė detyrės?

“Nė momentin e ngjarjes, e cila ka ndodhur nė lagjen “Guerile” tė qytetit tė Shkodrės, Beni ndodhej me dy ish-pedagogėt e tij, duke drekuar nė njė nga lokalet e kėtij qyteti. Me tė marrė sinjalin nė radio pėr çka po ndodhte nė shtėpinė e familjes Tafili, menjėherė ai niset nė drejtim tė ngjarjes, ku i zoti i shtėpisė, njė person shumė i kėrkuar pėr dy vrasje, nuk po dorėzohej. Nė tė vėrtetė, personi i shumėkėrkuar nuk ndodhej nė ndėrtesėn e rrethuar nga policia, por nė njė vend tjetėr, njė kasolle shumė afėr vendit ku u ndodh Beni. Distanca ishte shumė e vogėl dhe plumbat e dalė nga njė automatik i morėn jetėn vėllait tonė”.

-Zoti Petrit, a mendoni se vrasja e kolonel Zylyftarit ėshtė zbardhur plotėsisht nga organet e drejtėsisė?

“Ne si familje asnjėherė nuk e kemi vėnė nė dyshim qė organet e drejtėsisė nuk do tė dėnonin atė qė qėlloi mbi vėllanė tonė. Pėr ne drejtėsia ka kryer detyrėn e saj dhe brenda tė gjithė ligjeve ka dėnuar autorin e vrasjes sė vėllait tonė”.

-Kolonel Arben Zylyftari u vra nė krye tė detyrės. Shteti si e ka vlerėsuar familjen tuaj?

“Shteti pėr vetė meritat qė kishte vėllai ynė, e trajtoi ashtu siç e meritonte. Qeveria qė drejtohej nga Ilir Meta na u gjend pranė, dhe nė vazhdimėsi, tė gjitha qeveritė mė pas kanė qenė tė interesuara pėr mbarėvajtjen e familjes sė Benit dhe tonėn.  Vazhdimisht drejtuesit e qeverisė nė çdo pėrvjetor kanė kryer vizita nė familje dhe kanė treguar interesimin e tyre pėr hallet familjare qė mund tė kishim ne”. 

-Kur e keni bėrė takimin e fundit me vėllanė tuaj tė ndjerė?

“Dy javė para se tė ndodhte ngjarja. Beni erdhi dhe takoi familjen e tij qė jetonte nė Berat. Patėm biseda pėr punėn e tij, ngarkesėn qė i vinte pėr shkak tė saj, marrėdhėnien me njerėzit dhe pushtetarėt lokalė. Biseda e fundit e bėrė mes nesh ka qenė pikėrisht pėr detyrėn qė ai i kishte vėnė vetes, pėr tė vėnė qetėsi e rend dhe pėr tė mbrojtur qytetarėt karshi krimit”.

 

 

1989 - Diplomohet nė Akademinė e Rendit, emėrohet oficer i policisė nė Korçė.

4 muaj pas emėrimit ngrihet nė detyrė dhe emėrohet zėvendėsshef i policisė pėr ndjekjen e krimeve

1991 - Shef i sektorit tė ndjekjes sė krimeve pėr rrethin e Korçės

3 gusht 1993 - Lirohet nga detyra

Nė fundin e korrikut 1997 - Arben Zylyftari emėrohet drejtor i Drejtorisė sė Policisė pėr Prefekturėn e Korçės e mė pas merr po detyra madhore nė policinė e Vlorės, Lezhės e Shkodrės

2 gusht 2000 - Vritet nė Shkodėr, gjatė kohės qė ishte drejtori i policisė sė kėtij qarku

Emrin e Arben Zylyftarit e mban e vetmja akademi policie nė vend. 

 

 

Pretendimi i Genci Tafilit

 

“Zylyftarin e vranė kolegėt”  

 

Nė tė gjithė nivelet e gjykimit, i dėnuari aktualisht me 25 vjet burg ka kėmbėngulur se koloneli nuk u vra nga i ati dhe ai vetė

 

Genci Tafili, 30-vjeçari shkodran i dėnuar me 25 vjet heqje pėr vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, kėmbėngul se ekzekutimi nuk ėshtė bėrė nga ai. Pėrveç faktit se ėshtė qėlluar vetėm nga i ati me kallashnikov, ai ka edhe njė bindje tjetėr, tė cilėn e ka shfaqur edhe para gjykatės. Sipas Tafilit, Arben Zylyftari nė 2 gusht u qėllua nga vetė kolegėt e tij. Ky pretendim ėshtė bėrė dhe nga avokati mbrojtės i Tafilit nė tė gjithė nivelet e gjykimit tė klientit tė tij, deri nė Gjykatėn e Lartė, e cila e ka dėnuar me 25 vjet burg Genci Tafilin nė shkurt tė vitit 2002. I dėnuar fillimisht me 20 vite burg nga gjykata e rrethit dhe mė pas dhe ajo e Apelit tė Shkodrės, Genci Tafili pretendon se Arben Zylyftari dhe mė pas edhe babai i tij, Bahri Tafili, i cili ishte person i shpallur nė kėrkim pėr vrasje, janė vrarė nga policia. Pak kohė mė vonė, vėllai i Genc Tafilit, Admir Tafili, u arrestua dhe aktualisht ėshtė edhe ai nė burg, pasi u cilėsua si autor i plagosjes sė rėndė tė ish-punonjėsit tė policisė, Prelė Pjetrushi, njė ndėr pjesėmarrėsit dhe drejtuesit e aksionit tė rrethimit tė Bahri Tafilit, i cili u vra pas plagosjes me pasojė vdekjen e drejtorit tė policisė sė Shkodrės, kolonel Arben Zylyftarit. Mė datė 2 gusht 2000, nė bazė tė njė plani tė hartuar nga drejtuesit e Policisė sė Rendit tė Komisariatit tė Policisė Shkodėr, forcat e policisė tė pėrbėrė nga katėr grupe tė gatshme tė drejtuara nga Prelė Pjetrushi dhe Astrit Veshi, kanė filluar njė operacion nė lagjen “Udha kryq”, pėr tė verifikuar tė dhėnat pėr fshehjen e makinave tė vjedhura nė kėtė lagje. Nė ecje e sipėr me automjete, njė nga agjentėt e policisė ka informuar se njė person qė ishte nė kėrkim nga policia, sa pa automjetet, u largua me vrap. Ky u identifikua si Bahri Tafili, i kėrkuar pėr vrasjen e Gėzim Gecit. Forcat e policisė pasi trokitėn dhe nuk iu hap porta, kanė kaluar murin e shtėpisė dhe kanė hapur portėn, duke hyrė brenda fillimisht pesė punonjės policie. Bahri dhe Genci Tafili ndėrkohė qė policia iu hyri nė oborrin e shtėpisė private, tė dy tė armatosur, nėpėrmjet shkallėve qė ndodheshin nė banjė hipėn nė tarracėn e shtėpisė. Nė momentin qė njė punonjės policie tentoi tė hipte nė tarracė, njė breshėri automatiku, qė pėr fat nuk shkaktoi viktima, e pengoi. Pėrballė njė rreziku tė kundėrshtimit me armė, Prelė Pjetrushi ėshtė lidhur me radio me drejtorin e policisė sė Shkodrės, Arben Zylyftarin, i cili dha porosi qė tė tregohej kujdes i madh pėr tė mos u dėmtuar policėt dhe njoftoi se do tė shkonte edhe ai nė vendin e ngjarjes. Gjatė kėsaj kohe ka pasur shkėmbim zjarri dhe Genc Tafili e babai i tij kanė zbritur nga tarraca e shtėpisė sė tyre, dhe duke mos iu pėrgjigjur thirrjes sė pėrsėritur pėr t’u dorėzuar, kaluan nėpėr bahçen e shtėpisė sė N. Alisė dhe u futėn nė njė kasolle. Arben Zylyftari, pasi ka kėrkuar edhe bashkėpunimin e Forcave tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė (FNSH) ka mbėrritur nė vendin e ngjarjes. Ai ka qėndruar rreth 17 metra larg nga kasollja ku ishin futur Bahri dhe Genci Tafili. Nė kėtė kohė, zyrtarisht thuhet se ėshtė qėlluar me njė tė shtėnė nga kasollja dhe plumbi kapi nė gjoks Arben Zylyftarin, i cili mė pas gjeti vdekjen nė spitalin e Shkodrės. Gjatė kėsaj ngjarjeje mbeti i vrarė nė vend edhe Bahri Tafili, ndėrsa i biri, Genci Tafili, u dorėzua.

 

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Korrieri

Publikuar nga: Korrieri

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos