Si i mbylli Ali Pashai hamamet me femra greke e bullgare

Autori i Lajmit: red.
Argjendari qė e pa unazėn qė Frosina ia ēoi atij, pasi e kuptoi vlerėn e madhe tė saj, shkoi menjėherė nė Pallatin e Pashait pėr ta shitur kėtė mall tė ēmuar tek gruaja e Mukhtarit, Pashoja. Pashoja, qė e njohu unazėn e tė shoqit, u bė si e marrė dhe e pyeti argjendarin se kujt ia kishte marrė ai kėtė unazė…

Ali Pasha ishte Pashai i Epirit. U lind nė vitin 1743, nė Tepelenė tė Shqipėrisė, por askush nuk mundi tė mbajė mend se nė cilin muaj ai lindi. Nga disa gojdhėna, thuhet se Aliu lind nė njė ditė tė ftohtė tė dimrit, dhe disa thonė se ka lindur nė njė ditė tė kthjellėt pranverore. Ali Pashė Tepelena rrjedh nga njė familje fisnike Shqiptare. I ati, Veliu ishte pasha i dy pashallėqeve, kurse e ėma quhej Hanka dhe ishte bija e Kurd Pashės nga Berati. Shaihinshau ishte e vetmja motėr e tij. I ati e la fėmijė me tė ėmėn e re. Kur u rrit, Aliu u bė njė djalė i gjatė, sy kaltėrosh, trim dhe ėndėrr e parealizuar pėr shumė vajza. Nga i pasur, Aliu u bė i varfėr dhe jeta e mėsoi qė ai tė ballafaqonte tė keqjen dhe t i gėzohet tė mirės. Por Aliu u bė njė zot dhe sundues i vendit tė shqiponjave. Ishte njė trim dhe luftėtar i rreptė dhe gjithmonė i pėrmbaheje ligjeve dhe zakoneve tė Lekė Dukagjinit. Ali Pasha ishte njė burrė i pamshėm, i bukur, i gjatė, dhe me trup tė drejtė. Ballin e kishte tė gjerė, sytė tė kaltėr e tė mėdhenj, gjithmonė tėrheqės dhe sharmant. Por komunikonte dhe ishte i afėrt me secilin. Kishte sens humori. Asgjė nuk ishte mė karakteristike sesa shakatė dhe talljet e tij. (William Plomer)
Martesa dhe sėmundja
Sa i pėrket jetės sė tij bashkėshortore, Aliu ishte dy herė i martuar. Nė moshėn 24- vjeēare u martua me Eminen e njohur si Um Gulsumin, bijėn e Kapllan Pashės dhe kishte njė bashkėshortėsi tė mrekullueshme. Pas vdekjes tė bashkėshortes, ai gjeti veten tė vetmuar dhe nė moshėn 73- vjeēare kurorėzohet me Vasilikė Kondakēiun. Ali Pasha pati tre djem, Myftarin, Veliun, dhe Saliun.
Mori titullin si Pasha dhe si Vezir nga Sulltani dhe Osmanllinjtė, por kurrė nuk i deshi ato. Ai i urrente shumė sllavėt dhe francezėt.
Titulli “Sulltan” ishte emri i njeriut mė tė fuqishėm nė Perandorinė Otomane Turke; prezantonte mbretin dhe ishte komandant suprem i ushtrisė Otomane, pasardhės i profetit dhe zot i hapėsirės qiellore, mbrojtės i Mekės dhe Medinės dhe zot mbi gjith zotrat. Sulltani adhuroi Aliun me dy titujsh, atė tė Pashas dhe atė tė Vezirit. Pashai zgjidhej nga Sulltani dhe kishte detyrė qė tė udhėheqė njė rajon. Pashai paraqiste udhėheqėsin e shtetit apo krahinės ose njė oficer tė rangut tė lartė si gjeneral i ushtrisė. Pashatė vendosnin ligjet nė pashallėqet ose pashbaliqet qė mbizotėronin. Ishte njė titull honorifik, qė mė sė shumti u jepej udhėheqėsave ushtarakė por me kėtė titull njiheshin edhe zyrtarėt e lartė. Ndonjėherė Sulltani emėronte edhe njerėz tė rėndomtė si shenjė falenderimi pėr tė mirat qė i sillnin perandorisė dhe Sulltanit. Pas vdekjes sė Pashait, djali i tij apo i afėrt i familjes sė tij trashėgonte pashallėkun dhe titullin pasha. Ndėrsa, titulli Vezir ishte titull mė i lartė se sa titulli Pasha.
Ali Pasha ishte i fortė nga shėndeti. Mirėpo kur u plak, Aliu vuante nga tempertura e lartė me origjinė malarike, e njohur si Lione s Fever- Temperatura e Luanit. Ai ankohej kur afroheshin kohėrat e shiut apo ndryshimet e kohės. Ndonjėherė, sėmundja e mundonte nė javėn e fundit tė muajit ose kur fryente erė e fortė dhe e ngrohtė. Nė pranverėn e vitit 1818, Aliu pėrjetoi njė sulm tė fortė nga Lione s Fever.


Harold: Mitet qė nuk duhen besuar pėr pashanė e Janinės
Veset iu veshėn nga propaganda pansllaviste. Nuk ishte homo
Propaganda pansllaviste dhe grekomane tenton ta pėrlyejė figurėn e Ali Pashės nė ēdo mėnyrė duke e bėrė atė si biseksual apo si njeri homoseksual dhe fyerje tė tjera, ashtu sikurse i bėnė Byrosė. Por Ali Pashė Tepelena ishte njeri serioz dhe i moralshėm. Ai nuk duroi pamoralitetin. Ishte njeri i drejtė dhe gjykues i vėrtetė dhe lider i famshėm, qė populli e deshi shumė. Ali Pasha dėshmoi se ēfarė njeriu serioz ishte nė sytė e botės. Ali Pasha paguante me miliona piastra Sulltanit mė shumė se ēdo Pasha tjetėr.
Propaganda grekomane thoshte se Ali Pasha lejoi hamame dhe shtėpi prostitucioni dhe shtėpi tė homoseksualėve, duke i quajtur “shtėpia e dylberave”. Gjithashtu, propaganda pansllaviste dhe grekomane fyen figurėn e Ali Pashės, duke e bėrė si tė pamoralshėm me shpifjen e trilluar, se gjoja Ali Pasha ka dhunuar tė renė e vet. Por Ali Pasha nuk ishte I tillė. Ali Pashė Tepelena ishte gati duke e vrarė djalin e vet, qė hapi njė hamam me 600 femra greke, bullgare, serbe dhe sllave. Ai e mbylli hamamin dhe qortoi rreptė tė birin. Gjithashtu, Ali Pasha kishte ligj pėr femrat e pamoralshme. Ajo qė nuk kishte moral, i lidhnin njė thes me njė gur nė qafė dhe e hidhnin nė liqenin e Janinės. Kėtė gjė e pėrjetoi e dashura e Myftarit, Frosina (Bajroni: Ēajld Harold (Child Harold).

Pashai zbulon rrjetin e prostitutave greke tė tė birit. I mbyt nė liqen
Si e dėnoi tradhtinė bashkėshortore tė Frosinės qė grekėt e bėnė shenjtore

Njė nga ngjarjet qė shumica e Evropianėve mbajtėn shėnim nė mbresat e tyre nė Pashallėkun e Ali Pashės, ishte edhe historia e grekes Frosinė dhe birit tė Aliut, Mukhtarit. Sipas tregimeve, mėsohet se djali i Aliut, Mukhtari ishte qejfli i madh. Duke u nisur nga ky fakt, njė greke e quajtur Frosinė, qė ishte gruaja e njė tregtari grek, ishte njė nga shumė femrat qė shkonin me Mukhtarin. Duke patur dėshirėn qė ta vidhte Mukhtarin sa mė shumė qė mundtte, Frosina njė ditė iu lut Mukhtarit qė ishte nė dashuri si i ēmendur, qė t i jepte asaj unazėn e floririt qė Mukhtar Pasha mbante. Mukhtari i verbuar nga pasionet, kujtoi se Frosina ia kėrkonte atij kėtė unazė nė shenjė dashurie, por Frosina nė tė vėrtetė, pasi ia mori unazėn, shkoi menjėherė tek njė argjendar pėr ta shitur mallin e marrė. Argjendari qė e pa unazėn qė Frosina ia ēoi atij, pasi e kuptoi vlerėn e madhe tė saj, shkoi menjėherė nė Pallatin e Pashait pėr ta shitur kėtė mall tė ēmuar tek gruaja e Mukhtarit, Pashoja. Pashoja, qė e njohu unazėn e tė shoqit, u bė si e marrė dhe e pyeti argjendarin se kujt ia kishte marrė ai kėtė unazė. Argjendari i tregoi se ia kishte dhėnė grekja Frosinė. Pashoja si grua e ndershme dhe me dinjitet, qė tashmė ishte nė kulmet e xhelozisė, shkoi menjėherė tek i ati i Mukhtarit, Aliu dhe i tregoi atij historinė. Nė kėtė kohė, Mukhtari u thirr nga Stambolli pėr tė shtypur Pashain e Adrianopojės nė Turqi qė ishte ēuar nė rrebelim. Aliu qė u informua nga nusja e birit tė tij, Pashoja, pėr herezitė e tė shoqit me putanat greke, pasi kreu njė hetim dhe i gjeti tė gjitha prostitutat me tė cilat i biri shkonte, i mori ato, i lidhi dhe i mbyti nė liqenin e Janinės pėr shkak tė pabesive bashkėshortore dhe prostitucionit qė ato kryenin, i cili sipas Aliut dhe ligjeve tė kohės, ishte njė krim i madh.
Grekėt qė i urrenin shqiptarėt nė kulm, ndėshkimin e prostitutave greke, mes tyre Frosinės, i kthyen nė terma fetarė dhe pėr kėtė arsye, Kisha Ortodokse Greke e shpalli prostitutėn Frosinė, Shenjtore, duke shtuar edhe mė tej urrejtjen greke kundėr shqiptarėve, dhe duke “satanizuar” shqiptarėt dhe Ali Pashėn tė cilit i dhanė pėrshkrimin si gjarpėr etj.

Ky lajm ėshtė publikuar: 02/08/2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos