Kanceri nė fyt i merr zėrin, mbetet memec pėr 600 euro

 

Pacienti 58-vjeçar, Gjon Pylla ka humbur zėrin para 4 muajsh, pas heqjes sė laringut. Mjeku: Shteti duhet t’i rimbursojė protezėn

Nuk di tė flasė me shenja, sepse nuk mundet t’i mėsojė nė moshė madhore. Nervozohet, pėrplas çdo objekt qė i del pėrpara dhe nuk arrin tė mbajė veten, kur tė tjerėt nuk e kuptojnė pėr ato qė do tė thotė me shenjat qė bėn. Vetėm para 4 muajsh, fliste si gjithė tė tjerėt por tashmė ėshtė bėrė memec nė moshėn 58 vjeç, pas njė operacioni pėr heqjen e laringut, operacion qė i kushtoi edhe zėrin. Bėhet fjalė pėr pacientin Gjon Pylla, nga Shkodra, i cili mund tė rifitojė zėrin vetėm duke vendosur njė aparat qė kushton rreth 600 euro, shumė kjo qė nuk mund ta sigurojė pasi ėshtė shumė i varfėr. Mjeku otorino-laringolog nė Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”, Besim Boçi pohon se fatin e Gjonit e kanė rreth 50 pacientė nė vit, tė cilėt heqin laringun pėr shkak tė kancerit qė u ėshtė krijuar nė fyt dhe pas kėsaj, humbin edhe zėrin. Por nga ana tjetėr ai pohon se nė QSUT, mjekėt janė tė aftė tė vendosin protezėn e zėrit dhe se shteti duhet t’u sigurojė rimbursimin e protezės sė zėrit, ndonėse vendet e tjera e japin falas.

Sėmundje dhe varfėri

Pėrpiqet tė na shpjegojė me shenja se humbja e zėrit po i shkakton atij shumė probleme, por kėtė arrijmė ta kuptojmė vetėm pasi e shkruan nė letėr, pasi asgjė nuk mund tė kuptohet nga ato qė pėrpiqet tė shpjegojė. “Kanceri mė mirė tė mė kishte marrė jetėn, se zėrin. Nuk mė kupton askush me shenjat qė bėj”,- shkruan Gjoni nė njė letėr tė bardhė qė doktori e mban gjithmonė pėr pacientėt qė nuk arrin t’i kuptojė me shenja. Gruaja e Gjonit, Filja pohon se ai u bė operacion nė muajin prill pėr tė hequr laringun dhe qė nga ajo ditė, ai nuk mundi tė flasė mė. Varfėria qė ka pushtuar familjen, sipas Files nuk i jep mundėsi tė blejė protezėn e zėrit, e cila kushton rreth 600 euro. “Nuk kemi patur kurrė nė dorė kėtė shumė parash. Mjekėt morėn pėrsipėr tė bėjnė operacionin, por jo tė na japin protezė, pasi ata nuk kanė dhe ajo duhet tė ndėrrohet çdo vit. Nuk dimė ku tė mbytemi, ėshtė e tmerrshme tek e shikojmė qė e vuan çdo ditė e mė shumė humbjen e zėrit”,- pohon Filja. E ndėrsa fati i keq i ka zėnė derėn me sėmundjen e varfėrinė, tashmė kjo familje nuk shikon asnjė shpresė se ai do tė rifillojė tė flasė. Madje Gjoni e di se me anė tė njė proteze mundet tė fillojė tė flasė, por fakti qė fati i ka “dhuruar” edhe njė skamje duket qė po e bėn atė tė vuajė pleqėrinė memec. “Ndihet keq tek shikon ndonjė pacient qė ka vendosur protezėn e zėrit dhe flet nė mėnyrė normale. Por nga ana tjetėr, ai e di se nuk kemi ku t’i gjejmė ato para ndaj po vuan shumė. Fundja, ky ėshtė fati i keq, na duhet tė vuajmė sėmundje dhe varfėri”,- pohon File Pylli.

Qirjako Dama: “Jam i pari qė fitova zėrin me aparat”

Ështė i pari nė vendin tonė qė ka vendosur protezėn e zėrit pas heqjes sė laringut. Nuk do ta mendonte kurrė se mund tė jetonte pa zė, por pėr fat tė mirė, ndryshe nga tė tjerėt, Qirjako Dama ka mundur tė blejė protezėn e zėrit me paratė e tij, duke i shpėtuar faktit se do tė mbetej memec nė moshėn 52-vjeçare. Ai mundet tė na shpjegojė shumė mirė se si ndihet tashmė qė mund tė flasė, madje zėri i tij ėshtė i qartė dhe nuk ka nevojė fare tė flasė me shenja. “Kur mjekėt mė thanė se nuk do tė mund tė flisja mė, u trishtova aq shumė sa doja tė vdisja. Por mė dhanė shpresa se me anė tė kėsaj proteze qė shikoni nė fytin tim, do tė flas. U lehtėsova aq shumė dhe do tė isha i gatshėm ta paguaja atė me çfarėdo çmimi, vetėm memec tė mos ngelesha”,- pohon Qirjako Dama. Por nga ana tjetėr ai pohon se ndihet me fat, se nė vendin tonė ėshtė i pari qė flet me anė tė njė aparati dhe se operacioni kishte rezultuar me sukses. “Tani flas dhe ju mė kuptoni. Ku do tė mėsoja unė tė flisja me shenja nė kėtė moshė. Pastaj, jam i pari qė kam vendosur kėtė protezė dhe e ndiej veten pak si tė veçantė”,- pohon ai. ----------------------------------------------------- 

Sipas Boçit çdo vit u hiqen 50 personave laringu. Nė 99 pėr qind tė rasteve, shkaktar ėshtė duhani

"Pacientėt kėrkojnė tė vdesin por jo tė mbeten memecė"

Tė sėmurėt janė tė gatshėm tė mos heqin laringun dhe tė vdesin brenda pak kohėsh, vetėm tė mos humbasin zėrin. Kėshtu u shpreh otorinolaringologu, Besim Boçi, nė QSUT, i cili thekson se kėta pacientė mund tė rifillojnė tė folurėn vetėm nėse vendosin protezėn e zėrit. “Kemi hasur nė vėshtirėsi qė t’u mbushim mendjen qė kjo sėmundje trajtohet me heqje tė laringut dhe pas heqjes nuk do kenė zė. Kuptohet se tė sėmurėt ose trajtoheshin vetėm me rreze, ose refuzonin çdo lloj trajtimi, duke thėnė qė mė mirė preferojnė tė vdesin sesa tė rrinė pa zė, dhe largoheshin pa asnjė trajtim”,- pohon mjeku Besim Boçi duke shpjeguar se tashmė pėr herė tė parė janė futur protezat e zėrit, qė pėrdoren vetėm nė rastet kur hiqet plotėsisht laringu. Sipas tij, kjo protezė mund tė vendoset menjėherė pas operacionit, pra sapo hiqet laringu, dhe rezultati ėshtė i mirė sepse i sėmuri fillon tė flasė gati 2 javė pas vendosjes sė protezės, me njė zė qė i kthehet rreth 70-80 pėr qind. Ndėrkohė ia pohon se kjo ka ndihmuar nė disa drejtime; e para, sepse do bindet mė lehtė i sėmuri qė do tė heqė laringun dhe tė marrė trajtimin qė do. Fakt tjetėr pozitiv pėr vendosjen e kėsaj proteze janė edhe largimet e pacientėve qė mund tė shkojnė jashtė shtetit vetėm pėr tė hequr laringun dhe pėr tė marrė trajtimin, dhe shpenzimet e tyre do tė jenė mė tė pakta. “Ajo qė kėrkojmė ne ėshtė qė kėto tė rimbursohen nga shteti, pasi me 50 mijė euro nė vit, shteti i ka mundėsitė qė tė mbulojė tė gjithė pacientėt pėr 1 vit. Proteza shkon pėr 1 pacient 6 muaj deri nė 1 vit, qė do tė thotė se pas 1 viti duhet ndryshuar. Kjo herėn e parė shkon 600 euro, por pas 1 viti shkon 500 euro. Pėr njė shtet nuk ėshtė asgjė pėr t’i pėrballuar”,- pohon mjeku Boçi. Ndėrkohė ai shpjegoi se kanceri i laringut ndeshet ekskluzivisht tek konsumatorėt e duhanit. Sipas tij, nėse ndeshin rreth 100 persona nė vit, me kėtė problem 99 pėr qind e tyre janė konsumator tė duhanit dhe nė 1 pėr qind ka qenė ose faktori gjenetik se faktori profesional.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos