Sėmundja e diabetit, mė pak e durueshme te meshkujt



Jonida Tashi

Kontrollimi i masės trupore me anė tė dietės dhe ushtrimet fizike e zvogėlojnė rrezikun pėr diabet te tė dy gjinitė, mirėpo meshkujt duhet tė mundohen mė shumė pėr ta arritur tė njėjtin sukses sikurse femrat. Gjatė njė hulumtimi nė tė cilin janė pėrfshirė 1 100 tė rritur, shkencėtarėt amerikanė nga Universiteti i Colorados, kanė vėrejtur se regjimi intensiv i kufizimit nė konsumimin e kalorive dhe aktiviteti i shtuar fizik, nė mėnyrė tė dukshme e zvogėlojnė mundėsinė e shfaqjes sė sėmundjes sė sheqerit.
Mirėpo, pavarėsisht se meshkujt kishin humbur mė shumė peshė se femrat dhe kishin ushtruar mė tepėr, zvogėlimi i rrezikut kishte qenė identik. Nga kjo kuptohet se meshkujt e kanė shumė mė tė vėshtirė ta shmangin diabetin se sa femrat, prandaj shkencėtarėt rekomandojnė qė meshkujt duhet tė mundohen shumė mė tepėr se femrat pėr tė mos e zhvilluar kėtė sėmundje kronike.
Meshkujt
Meshkujt kapen mė shpesh nga sėmundjet si diabeti, ulēera nė stomak, kancer nė mushkėri apo sėmundje tė enėve tė gjakut. Ndonėse sėmundjet depresive ndeshen mė shpesh tek gratė, meshkujt janė mė tepėr tė prirur tė bėjnė vetėvrasje si dhe kanė njė jetėgjatėsi mė tė shkurtėr se tė femrave. Meshkujt janė gjithashtu mė shpesh tė varur pas alkoolit apo drogės. Kur meshkujt sėmuren, nuk i bien prapa vetes: injorojnė shenjat paralajmėruese tė sėmundjes, tek mjeku nuk kanė qejf tė shkojnė dhe e bėjnė kėtė gjė vetėm kur sėmundja ėshtė bėrė serioze. Arsyeja pėrse mashkulli nuk ka qejf tė tregojė shqetėsimet e tij ėshtė se do tė shfaqej si “i varur” dhe “i dobėt” nė sytė e botės. Studimet kanė treguar se 75 pėr qind e burrave qė vuajnė nga diabeti vuajnė sė tepėrmi edhe prej njė mosfunksionimi tė madh erektil. Kjo pasi niveli i lartė i sheqernave nė gjak shkakton dėmtime nė enėt e gjakut, si edhe nervat, tė cilat janė pėrgjegjėse pėr seksin.
Nefropatia
Problemi mė i shpeshtė tek personat qė vuajnė nga diabeti ėshtė ajo qė quhet nefropatia diabetike. Nefropatia diabetike ėshtė njė ndėrlikim tepėr serioz i diabetit tė sheqerit, qė ka nė bazė tė tij dėmtimet specifike tė arterieve tė vogla tė lėmshit klomerular tė neuroneve, tė cilat janė njėsia bazė strukturore dhe morfologjike e veshkave. Nga nefropatia diabetike sėmuren si diabetikėt me diabet tip njė dhe ata me diabet tė tipit dy. Nefropatia diabetike te diabetikėt me tip njė shfaqet tė paktėn 5 ose mė shumė vitesh pas fillimit dhe diagnostifikimit tė diabetit tė sheqerit. Ndėrsa te diabetikėt me tip 2, ky ndėrlikim mund tė zbulohet nė tė njėjtėn kohė kur diagnostifikohet dhe diabeti i sheqerit.
Fėmijėt
Fėmijėt tė cilėt para lindjes kanė qenė tė ndikuar nga mbipesha dhe diabeti i nėnės, janė tė rrezikuar pėr ta zhvilluar diabetin tip 2 nė adoleshencė. Shkencėtarėt amerikanė nga Universiteti i Colorados kanė pėrcjellė 79 tė rinj, tė cilėt kanė qenė tė diagnostikuar me diabet tip 2 para moshės 20-vjeēare. Rezultatet kanė treguar se participantėt, nėnat e tė cilėve gjatė shtatzėnisė kanė vuajtur nga diabeti, janė tė rrezikuar pėr shtatė herė mė shumė qė ta zhvillojnė sėmundjen, ndėrsa ata nėnat e tė cilėve gjatė shtatzėnisė kanė pasur mbipeshė janė tė rrezikuar tri herė mė shumė pėr ta zhvilluar diabetin tip 2.
Komplikimet
Diabeti ėshtė ērregullimi i metabolizmit qė reflektohet nė paraqitjen e sasisė jonormale tė glukozės nė gjak, si pasojė e rezistencės sė qelizave tė gjakut ndaj insulinės, apo si pasojė e sasisė sė vogėl tė insulinės sė tajitur nga pankreasi. Janė dy gjendje qė mund tė shkaktohet nga diabeti i sheqerit (diabetes mellitus): hiperglikemia (niveli i lartė i glukozės) dhe hipoglikemia (niveli i ultė i glukozės). Nė rast se pacienti nuk e ka mbajtur nėn kontroll nivelin e glukozės nė gjak, pasojat mund tė jenė tė shumta: Probleme me kėmbėt, gjerėsisht gangrena qė shpie edhe deri te amputimi i kėmbės; Nefropati, gjėrėsisht sėmundje tė veshkės; Probleme me shikim deri nė verbim tė plotė; Komplikime nė sistemin kardiovaskular, duke rritur gjasat pėr zhvillim tė sėmundjeve tė zemrės apo infarkt, etj. Testi mė i sigurt pėr pėrcjelljen e nivelit tė glukozės nė gjak ėshtė testi HbA1c, i cili tregon vlerėn mesatare tė glukozės nė gjak pėr 3 muajt e fundit.

Kėshilla
Ecni sa mė shumė, pėr shembull duke shkuar mė kėmbė nė shkollė
Hani nė mėnyrė tė shėndetshme e duke pirė sa mė pak lėngje frutash tė konservuara, pasi ato kanė shumė sheqer
Qėndroni ulur sa mė pak para televizorit, kompjuterit apo video-lojėrave
Bėni aktivitet tė rregullt fizik dhe flini sa mė shumė
Gjithashtu edhe njė kėshillė tė fundit: duhet tė hani medoemos mėngjes
Kėto kėshilla janė tė vlefshme edhe pėr tė moshuarit dhe mė kryesorja ėshtė qė duhet t‘u nėnshtroheni herė pas here kontrolleve mjekėsore: pėr obezėt ēdo vit, ndėrsa pėr njerėzit normalė ēdo 3 vjet.

Llojet
Sipas shkakut ka lloje tė ndryshme diabeti, qė sidoqoftė kanė lidhje tė pėrbashkėta. Llojet mė tė zakonshme janė:
Diabetes mellitus tip I (quhej mė parė diabet tė rinjsh ose diabetes mellitus insulinė mvarės) karakterizohet nga rėnia ose mungesa e prodhimit tė insulinės
Diabetes mellitus tip II (quhej mė parė diabet tė rriturish, diabet qė lidhet me dhjamosjen e njeriut, ose diabetes mellitus joinsulinor mvarės), qe karakterizohet nga rezistenca (qėndrueshmėria) e indeve trupore kundėr veprimit insulinor, megjithėse zvogėlon tretjen e insulinės mund tė ndodhė edhe bashkėjetesa me tė

Pasojat
Nė rast se pacienti nuk e ka mbajtur nėn kontroll nivelin e glukozės nė gjak, pasojat mund tė jenė tė shumta:
Probleme me kėmbėt, gjerėsisht gangrena qė shpie edhe deri te amputimi i kėmbės
Nefropati, gjerėsisht sėmundje tė veshkės
Probleme me shikim gjer nė verbim tė plotė
Komplikime nė sistemin kardiovaskular, duke rritur gjasat pėr zhvillim tė sėmundjeve tė zemrės apo infarkt, etj.


Tė rejat nga shkenca

Sėmundjet e gingivave paralajmėrojnė diabetin
Sėmundjet e mishit tė dhėmbėve janė nė lidhshmėri me rrezikun pėr diabet. Njerėzit me sėmundje mesatare ose tė shprehur tė mishit tė dhėmbėve janė mė tė rrezikuar pėr ta zhvilluar diabetin tip 2. Gjatė hulumtimit tė 9 300 tė rriturve pėr njė periudhė kohore 17 vjeēare, shkencėtarėt kanė gjetur se personat tė cilėt nė fillim tė studimit kanė pasur ndonjė sėmundje tė gingivave kanė qenė mė shumė tė prirė pėr ta zhvilluar diabetin nė jetėn e mėvonshme. Meshkujt dhe femrat me sėmundje mesatare tė gingivave kanė qenė pėr 50 pėr qind mė tė rrezikuar, ndėrsa ata tė cilėt pėr shkak tė sėmundjes sė mishit tė dhėmbėve kanė humbur ndonjė dhėmb kanė qenė pėr 70 pėr qind mė tė rrezikuar.



30 Korrik 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos