Shpallen notat e provimeve me zgjedhje

Formula si llogariten pikėt pėrkatėse

Kėtė vit do tė pranohen mbi 20.000 studentė tė rinj



Ēdo maturant ėshtė njohur zyrtarisht me rezultatet e dy provimeve me zgjedhje. Pas 18 ditėsh specialistėt e AVA-s pėrfunduan sė korrigjuari provimet duke shpallur zyrtarisht rezultatet. Tashmė secili kandidat pretendent pėr student mund tė bėjė njė llogaritje tė thjeshtė nė bazė tė formulės sė dhėnė nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės mbi pikėt e marra nė total pėr tė fituar njė degė tė universitetet e vendit.

Pėrllogaritja e pikėve

[(D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2], ku: Ksh – ėshtė koeficienti i shkollės, K1 – koeficienti pėr provimin e parė me zgjedhje dhe K2 – koeficienti pėr provimin e dytė me zgjedhje. Secili nxėnės mund tė llogarisė afėrsisht sa pikė mund tė fitojė, duke njohur vlerėsimet e veta (parashikimet), pra duke vetė vlerėsuar veten. Nė kėtė mėnyrė do tė orientohet mė mirė pėr tė kėrkuar programin e studimit qė dėshiron tė vazhdojė nė Institucionet e Arsimit tė Lartė Publik. Renditja dhe shpallja e fituesve pėr programet e studimit, tė cilat kishin si kusht edhe konkursin e veēantė, si Arkitektura, Edukimi Fizik, degėt e Akademisė sė Arteve etj., ėshtė bėrė me formulė tjetėr matematike. Nė kėto raste ėshtė marrė parasysh pikėzimi nė konkurse, pėrveē pikėve tė marra nė provimet e Maturės Shtetėrore.

SHEMBULL 1

Drita dėshiron tė konkurrojė pėr programin e studimit Farmaci nė Universitetin e Tiranės. Ajo ka mbaruar shkollėn e mesme tė profilizuar nė profilin natyror dhe ka notėn mesatare tė katėr viteve M = 8.



Nė dy provimet e detyruara ka kėto rezultate:

1. Nė Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe D1 = 8.52

2. Nė Matematikė D2 = 8.5



Ajo ka zgjedhur tė japė si provime me zgjedhje lėndėt Fizikė dhe Biologji, ku pretendon tė marrė kėto rezultate:

1. Nė Fizikė Z1 = 9

2. Nė Biologji Z2 = 8.7



Nė Tabelėn e koeficienteve Drita gjen se pėr programin e studimit Farmaci, profili natyror i shkollės sė mesme e ka koeficientin Ksh = 1.4.

Nė kėtė rast, Drita do tė bėjė kėto llogaritje:

[D1(nota nė Gjuhė Letėrsi) +D2 (nota nė Matematikė) + M (Nota mesatare e shkollės sė mesme)] x Ksh (koeficienti i shkollės) = (8.52 + 8.5 + 8) x 1.4 = 25.02 x 1.4 = 32.20



Nė tabelėn e koeficienteve, Drita gjen se pėr provimet me zgjedhje koeficientet janė:

Pėr lėndėn Fizikė K1 = 1.3. pėr lėndėn Biologji K2 = 1.3.



Nė kėtė rast, Drita do tė bėjė kėto llogaritje:

Z1 (nota nė Fizikė) x K1 (koeficienti pėr Fizikėn) + Z2 (nota nė Biologji) x K2 (koeficienti pėr Biologjinė) = 9 x 1.3 + 8.7 x 1.3 = 11.7 + 11.31 = 23.01



Drita mbledh dy rezultatet e gjetura: 32.20 + 23.01 = 55.21. Kėtė rezultat e shumėzon me 100 dhe merr 5521.0 pikė.

Pra, Drita ėshtė nė kuotėn e 5500 pikėve.

Dėshira e Dritės ėshtė tė ndjekė programin e studimit Farmaci.

Nga tabela e fituesve tė fundit tė vitit tė kaluar, Drita shikon se fituesi i fundit nė Farmaci ėshtė me 5799.3 pikė. Nė kėtė rast, vendosja e programit tė studimit Farmaci si preferencė e parė, do tė thotė qė mundėsitė e shpalljes fitues janė tė pakta.

Si duhet tė veprojė Drita pėr tė vendosur preferencat?

Mendojmė se Drita e vendos programin e studimit Farmaci si preferencė tė parė dhe me kėto rezultate nuk fiton. Ka dhe 9 preferenca tė tjera pėr tė zgjedhur, qė ėshtė mirė t’i plotėsojė, pasi janė 9 mundėsi qė nuk duhet t’i humbė.

Cilat tė zgjedhė?

Nga rezultatet e vitit tė kaluar (tabela e fituesve tė fundit), ajo shikon se me 5500 pikė janė nė grupin e fituesve (i fundit ka mė pak se 5500 pikė) kandidatėt qė kanė kėrkuar tė gjitha programet e studimit tė Universitetit tė Tiranės, pėrveē programeve tė studimit Mjekėsi (i fundit me 5721.4 pikė), Stomatologji (i fundit me 5857.5 pikė), Farmaci (i fundit me 57993 pikė).

Atėherė Drita mund tė rendisė nė 9 preferencat e tjera cilėndo nga programet e studimit tė Universitetit tė Tiranės, pėrveē tri tė mėsipėrmeve. Por edhe kėtu duhet pak kujdes. Nė tė nėntė preferencat Drita renditet si fituese, por pėrcaktohet fituese nė preferencėn mė tė lartė, pra nė preferencėn e dytė. Nėse nė kėtė preferencė ka shėnuar njė program studimi qė nuk e ka pėr zemėr, kėtė duhet ta mendojė mirė.



SHEMBULL 2

Agimi ka mbaruar shkollėn e mesme tė pėrgjithshme (03), me njė notė mesatare tė shkollės sė mesme M = 6. Nė tė gjitha provimet e detyruara dhe me zgjedhje, rezultatet e tij janė rreth notės 6. Pasi bėn llogaritjet, si nė rastin e Dritės, me koeficientet pėrkatės tė tij, mendojmė se arrin nė rreth 3200 pikė.

Si do ta kėshillonim Agimin tė plotėsonte preferencat e programeve tė studimit?

Duke u orientuar nga tabela e pikėve tė fituesit tė fundit pėr ēdo program studimi, Agimi nuk duhet tė vendosė nė preferenca, programe studimi ku fituesi i fundit ka mė shumė pikė se 3200.

Nėse ai plotėson tė dhjetė preferencat me programet e studimit si: Juridik, Mjekėsi, Stomatologji, Farmaci, Histori, Anglisht, Psikologji, Shkenca Sociale, Inxh. Informatike, Inxh. Elektronike, ėshtė e sigurt se Agimi nuk fiton nė asnjė nga kėto preferenca, pra nuk fiton tė drejtėn pėr tė studiuar nė universitetet e vendit.






 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos