Veshjet popullore kosovare, pėr herė tė parė nė njė album

Autori i Lajmit: red.
Nė kuadrin e hartimit tė korpuseve tė “Trashėgimisė kulturore shqiptare” Instituti i Kulturės Popullore prej vitesh ka ndėrmarrė njė iniciativė pėr tė botuar njė vėllim pėr trashėgiminė kulturore kosovare. Kjo nismė ka bėrė tė mundur qė midis korpuseve shqiptare tė bėhet e mundur edhe pėrfundimi i vėllimit mė veshje popullore kosovare. Korpusi “Veshje popullore” deri tani sipas drejtoreshės sė kėtij institucioni Afėrdita Onuzi, ka nxjerrė tre vėllėime nė tė cilat janė pėrfshirė veshjet popullore tė krahinave tė ndryshme tė Shqipėrisė tė ndara me qytete. Pėr vėllimin e katėrt po punohet gjatė kėtij viti ndėrkohė qė i pesti ka pėrfunduar dhe bėhet fjalė pikėrisht pėr vėllimin me veshjet kosovare. Puna pėr kėto albume ka filluar nga krahinat e jugut tė Shqipėrisė sepse veshjet popullore aty kanė dalė mė shpejt. Qytetet qė u pėrfshinė nė kėtė vėllim ishin Saranda, Gjirokastra, Vlora, Tepelena, Lushnja, Fieri dhe Berati. Vėllimi i dytė pėrfshin veshjet e krahinave tė Korēės, Kolonjės, Gramshit, Skraparit, Pogradecit dhe Librazhdit. Nė vėllimin e tretė bėjnė pjesė veshjet popullore tė Elbasanit, Durrėsit, Tiranės, Krujės, Matit dhe Dibrės. Ndėrsa pėr vėllimin qė ėshtė ende duke u punuar qė ėshtė ai i katėrti do tė futen tė gjitha qyetet e tjera si Lezha, Mirdita, Shkodra, Malėsia e Madhe, Puka, Tropoja dhe Kukėsi. Dhe sė fundi albumi i pestė qė ėshtė i pėrfunduar dhe po pret dritėn e botimit nė tė cilin janė pėrfshirė tė gjitha veshjet popullore kosovare. Onuzi tregon se albumi me veshjet kosovare do tė ketė edhe njė shtojcė e cila do tė pėrmbajė veshjet popullore tė fshatrave perėndimore tė Maqedonisė dhe atyre tė Malit tė Zi.

Rėndėsia e kėtij albumi
Ky album ėshtė mjaft i rėndėsishėm pėr vet faktin se ėshtė i pari nė llojin e vet, jo vetėm nė Shqipėri por edhe nė Kosovė. “Nė vendin tonė ka pasur disa pėrmbledhje me veshjet popullore tė cilat pasurojnė trashėgiminė tonė kulturore por nė Kosovė nuk ka asnjė album tė tillė pėr tė pasqyruar kėtė pjesė mjaft tė rėndėsishme tė trashėgimisė kulturore”, tregon Onuzi. “Ėshtė bėrė njė punė e mirė si nga instituti jonė ashtu edhe nga Instituti Albanologjik i Kosovės me tė cilin ne kemi bashkpunuar pėr tė pėrgatitur kėtė album. Sipas drejtoreshės Onuzi, pėr veshjet popullore kosovare grupi i punės ka ndjekur njė rrugė tė veēantė. Specifike ėshtė fakti qė kostumet janė fotografuar nė terrenin ku mbahen, madje janė gjetur edhe ambinete tė tilla qė i pėrshatetn kohės sė kostumit, nė mėnyrė qė ēdo gjė tė duket sa mė reale. Njė tjetėr specifik e kėtij albumi ėshtė edhe pėrzgjedhja e kohės sė veshjeve popullore, ato janė tė gjitha tė shekullit tė XIX dhe gjysmės sė parė tė shekullit XX. Specialistja tregon se veshjet popullore tė grave nė Kosovė janė tė larmishme ndėrsa tė burrave janė tė moderuara pėr shkak tė lėvizjeve tė shumta qė ata kanė bėrė. Nė album janė pėrfshirė edhe njė sėrė kostumesh tė cilat nuk egzitojnė por qė janė nxjerrė nga fondet fotografike tė institucioneve shqiptare.
Nė kėtė album pėrfshihen edhe veshjet e luginės sė Preshevės, tė “Medvegjit”, njė varinat i tė cilės ėshtė mjaft i ngjashėm me veshjet e Drenicės, me pėrjashtim tė zbukurimeve tė kokės sė nuses, tė cilat janė tė huazuara. Pėrsa i pėrket veshjes sė burrave ajo ėshtė e tė njėjtės linjė me atė shqipatre e kosovare.

Veshjet specifike nė tė gjitha tervat shqipatre

Onuzi pohon se studimet e kostumeve popullore nė tė gjithė trevat shqipatre kanė ngjashėmri tė dukshme, me disa ndryshime tė vogla, sipas profesionit, statusit apo vendit ku jetojnė. Pėr sa i pėrket llojeve tė veshjeve popullore Onuzi pohon se janė 10 tipe kostumesh popullore shqiptare , 5 pėr burra e 5 pėr gra. Nga kėto vijė shumė e shumė nėntipe tė pėrshatura sipas moshave, punės, stausit, dhe normalisht gjendjes ekonimike. Veshja me fustanellė pėr burra ėshtė mjaft e dukshme nė tė gjitha trevat shqipatre duke filluar qė nga Ēamėria e deri nė Kosovė, madje edhe nė fashatrat shqipatrė tė Maqedonisė e Malit tė Zi. Pėr sa i pėrket veshjeve tė grave ato janė tė larmishme sidomos nė zonat fshatare ku kryesisht bėheshin brenda familjes, me pėrjashtim tė tė disa zbukurime tė veshjeve ceremoniale qė bliheshin nė treg. Ndėrsa nė qytete tė bie nė sy kostumi i Berarit, veshjet e Shkodrės, Elbasanit, Gjirokastrės etj. Ku qendismat me fije ari arrijnė kulmin.

Ky lajm ėshtė publikuar: 29/07/2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos