Ligji i ri “Pėr planifikimin e territorit”, gati nė janar tė 2009-ės



Drafti i Ministrisė sė Punėve Publike “Pėr rregullimin e territorit” hyn nė fuqi nė 1 janar tė vitit 2009. Ky projektligj parashikon rishikimin e planeve rregulluese ekzistuese brenda njė viti nga fillimi i efekteve tė plota tė tij. Pėr zbatimin e kėtij projektligji, MPPTT-ja ka parashikuar ngritjen e njė agjencie, titullari i sė cilės do tė zgjidhet nga kryeministri. Po ashtu, ky projektligji ngarkon Kėshillin e Ministrave pėr hartimin e Planit Kombėtar tė Planifikimit tė Territorit brenda dy vitesh nga data e fillimit tė efekteve tė plota tė ligjit. Po ashtu, brenda tre muajsh nga hyrja nė fuqi e kėtij projektligji Kėshilli i Ministrave do tė ngrejė Agjencinė Kombėtare tė Planifikimit tė Territorit dhe jo mė vonė se deri mė 1 janar 2009. Brenda 6 muajsh nga ngritja e AKPT-sė, por jo mė vonė se data 1 korrik 2009, Kėshilli i Ministrave do tė miratojė aktet nėnligjore nė lidhje me rregulloret uniformė, ato model tė kontrollit tė zhvillimit dhe regjistrin. Nga fillimi i funksionimit tė saj deri nė vėnien nė funksionim tė regjistrit, AKPT-ja zbaton planin e saj tė punės pėr kalimin nė sistemin e ri tė planifikimit tė territorit, nė pėrputhje me kėtė ligj, pėrfshirė pėrgatitjen e projekteve dhe projektmetodologjive, ofrimin e kėshillimit, informimin dhe trajnimet, si dhe lidhjen elektronike tė sistemit tė saj me ato tė autoriteteve tė tjera administruese tė regjistrit sipas mundėsive financiare tė vėna nė dispozicion. Projektligji ngarkon gjithashtu autoritetet vendore tė planifikimit tė njėsive tė qeverisjes vendore me popullsi mbi 10 mijė banorė, pėr miratimin e planeve territoriale tė pėrgjithshme kombėtare e vendore tė planifikimit tė territorit brenda dy vitesh nga fillimi i efekteve tė plota tė tij dhe pėr ato me mbi 50 mijė banorė brenda njė viti nga fillimi i efekteve tė plota.


Drafti


“Pėr caktimin e tarifės sė licensimit 1 euro, tė subjekteve qė licensohen nga MPPTT, nė fushėn e punimeve tė ndėrtimit dhe tė transportit”

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė nenit 4, tė ligjit nr.7491, datė 29.04.1991, "Pėr ēmimet dhe tarifat", tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Kėshilli i Ministrave vendosi:

1. Caktimin e tarifės 1 (njė) Euro pėr pagesėn e licensave, qė u jepen, nga Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, subjekteve, persona, fizikė dhe juridikė, privatė, pėr ushtrimin e veprimtarive :

A. nė fushėn e punimeve tė ndėrtimit, “Licencė profesionale pėr mbikėqyrje dhe kolaudim punimesh nė zbatim”;

B. nė fushėn e transportit rrugor:

a) Licencė pėr transport ndėrkombėtar udhėtimesh;

b) Autorizim pėr shėrbimin nė njė linjė tė rregullt transportin ndėrombėtar tė udhėtarėve, me autobus;

c) Autorizim pėr shėrbimin nė njė linjė tė rregullt tė specializuar nė transportin ndėrombėtar tė udhėtarėve, me autobus, vajtje-ardhje.

C. nė fushėn e transportit detar:

a) Leje pėr tė vepruar nė linja tė rregullta ndėrkombėtare detare;

b) Leje pėr ushtrimin e veprimtarisė sė pilotimit dhe omerxhimit;

c) Leje pėr veprimtarinė e tėrheqjes sė mbeturinave tė ngurta dhe vajore, nė zonėn portuale tė Durrėsit, Vlorės, Shėngjinit, Sarandės dhe na radat pėrkatėse ;

d) Leje pėr ushtrimin e veprimtarisė sė stacionit tė shėrbimit tė pajisjeve tė sigurimit tė jetės nė det.

2. Ngarkohet Ministria e Punėve Publike, Trasnportit dhe Telekomunikacionit pėr zbatimin e kėtij vendimi.


26 Korrik 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos