Rezultatet e provimeve me zgjedhje, ditėn e shtunė nė duart e 35 mijė maturantėve



Jonida Tashi

Rezultatet e dy provimeve me zgjedhje pėr 35 mijė maturantė do tė shpallen kėtė fundjavė. Lajmi konfirmohet pėr gazetėn “Albania” nga drejtori i Agjencisė sė Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA), Edmond Lulja, i cili bėri tė ditur dje se testet e provimeve me zgjedhje ndodhen nė fazėn e fundit tė procesit tė korrigjimit, qė ėshtė ai i bashkėrendimit (Matching) tė rezultateve tė sekretuara me emrat e maturantėve. Gjithashtu, Lulja ka pohuar se dje nė mbrėmje nė ambientet e AVA-s ka nisur procesi i printimit tė rezultateve dhe fill pas kėsaj do tė realizohet edhe shpėrndarja e tyre nėpėr Drejtoritė Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore. “Procesi i printimit zgjat pak, pasi numri i testeve ėshtė tepėr i lartė, 70 mijė teste nė total pėr tė dyja provimet me zgjedhje”,- sqaron Lulja, duke theksuar se AVA dhe nė bashkėpunim me pjesėmarrėsit e tjerė nė procesin e vlerėsimit tė testeve po bėjnė tė pamundurėn qė rezultatet tė publikohen ditėn e shtunė. Maturantėt qė kanė marrė pjesė nė kėto provime, do tė njihen me rezultatet nė shkollat pėrkatėse, ku kanė kryer arsimin e mesėm.
Universitetet
Kandidatėt pėr nė universitet, do t’u duhet tė presin deri nė muajin shtator, pėr tė mėsuar nėse do tė jenė pjesė e auditorėve kėtė vit. Ministria e Arsimit, ka bėrė tė ditur se kėtė vit, publikimi i emrave fitues, do tė bėhet nė fillim tė muajit shtator, sipas kuotave tė pėrcaktuara nga universitetet dhe tė miratuara nga Kėshilli i Ministrave. Pas shpalljes sė rezultateve pėr provimet me zgjedhje, do tė vijojė procesi i pėrpunimit tė tė dhėnave pėrkatėse pėr tė gjithė komponentėt e Maturės Shtetėrore, duke pėrfshirė mesataren e shkollės sė mesme dhe katėr provimet e Maturės. Kjo procedurė do tė bėjė tė mundur detajimin e listave me emrat fitues tė maturantėve, qė do tė kenė tė drejtė tė vijojnė studimet e larta pėr vitin akademik 2008-2009.
Kėshtu, nga 35 mijė kandidatė qė kanė konkurruar kėtė vit pėr tė ndjekur studimet e larta, vetėm 19 mijė studentė do tė kenė mundėsi tė ulen nė auditorėt e fakulteteve pėr studimet me kohė tė plotė. Pėr vitin akademik 2008-2009, nė tė gjitha programet e studimit, do tė pranohen mbi 20 mijė studentė tė rinj. Ndėrsa tarifat vjetore tė shkollimit do tė mbeten tė njėjta si njė vit mė parė. Qeveria, bazuar edhe nė propozimet e universiteteve publike, ka pėrcaktuar mė shumė kuota pranimi pėr programet e studimit tė ciklit tė parė tė studimeve, pėrkatėsisht 19602. Ndėrsa pėr tė gjithė tė interesuarit qė duan tė ndjekin njė universitet tė dytė, qeveria ka vendosur 500 kuota nė dispozicion. Nė bazė tė propozimeve tė IAL dhe prioriteteve tė qeverisė, Kėshilli i Ministrave ka vendosur pėr shtim tė kuotave nė disa programe studimi si Teknologji e Informacionit, Informatikė, Turizėm, Shkenca tė Natyrės e ato Inxhinierike.
Procesi
Dje nė AVA u krye procesi i bashkėrendimit (Matching) tė rezultateve tė sekretuara me emrat e maturantėve, pėr nėntė testet e provimeve me zgjedhje qė nė total janė 70 mijė teste. Nė kėtė proces morėn pjesė pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Arsimit dhe ministrit tė Arsimit, drejtori i AVA-s, drejtori i APRIAL-it, (Agjencia e Pranimeve nė Institucionet e Arsimit tė Lartė) si dhe pėrfaqėsuesit teknikė tė AVA-s dhe APRIAL-it. Procesi i Matching (pėrputhjes ose bashkėrendimit) i rezultateve tė sekretuara me emrat e maturantėve ėshtė kryer pėr tė katėr provimet e Maturės Shtetėrore. Testet e maturantėve, pasi fillon provimi, sekretohen, pra pajisen me njė bar-kod, i cili pėrbėn identitetin e ēdo maturanti. Nė kėtė mėnyrė, mėsuesit (apo asnjė zyrtar tjetėr) gjatė procesit tė vlerėsimit tė testeve, pėr shkak tė bar-kodit nuk njihen me identitetin e maturantėve, dhe mund tė kryejnė njė vlerėsim objektiv tė tyre.
Ē’kodimi
Me pėrfundimin e vlerėsimit, testet e maturantėve ē’kodohen, njė proces qė kryhet vetėm nga kompjuteri. Me fjalė tė tjera vijat e bar-kodit me anėn e njė aparati (tė ngjashėm me atė qė pėrdoret nė supermarkete) kthehen nė shifra. Ky proces kryhet nga dy institucione tė ndryshme AVA dhe APRIAL, njėra pėrmban bar-kodet e maturantėve dhe emrat, ndėrsa tjetra bar-kodet e maturantėve dhe pikėt, rezultatet. Pas vlerėsimit tė testeve, njė komision i pėrbėrė si mė sipėr kryen procesin e bashkėrendimit tė rezultateve tė sekretuara me emrat e maturantėve, pra pėrputhjen e tė dhėnave tė AVA dhe APRIAL, tė emrave me pikėt. Anėtarėt e komisionit tė Matching marrin rezultatet tė bashkėrenduar me emrat e maturantėve nė njė kompaktdisk (CD), vetėm tė lexueshėm, me tė gjithė emrat dhe rezultatet e maturantėve. Nga njė CD i tillė i dorėzohet edhe ministrit, dy zėvendėsministrave, dhe sekretarit tė pėrgjithshėm tė MASH-it. Pas kėtij procesi, kryhet printimi i rezultateve, i cili u shpėrndahet Drejtorive Arsimore, pėr t’u afishuar nė shkolla.



Studimet nė Itali, AVA: “Vėrtetimi pėr studentėt ditėn e hėnė”

Studentėt qė kanė nisur procedurat pėr studimet nė Itali, ditėn e hėnė do tė pajisen me vėrtetimin e notave tė Maturės, ose certifikatėn e Maturės. Lajmi bėhet i ditur nga drejtori i Agjencisė sė Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA), Edmond Lulja, i cili theksoi se po mundohemi qė tė punojmė pėr vėrtetimin qė u nevojitet studentėve pėr studimet nė Itali, pasi Ambasadat kanė vendosur kohė tė shkurtėr nė dispozicion. Gjithashtu, aplikantėt qė duan tė ndjekin studimet e larta nė njė nga universitetet italiane duhet tė dorėzojnė Dėftesėn e Pjekurisė pranė ambasadės Italiane nė Tiranė, jo mė vonė se data 11 gusht. Ora 12.00 e kėsaj date, ėshtė afati i fundit qė njė aplikant tė paraqesė pranė ambasadės Italiane nė Tiranė, certifikatėn e Maturės, e cila duhet tė dorėzohet e mbyllur nė zarf. Pėr tė evituar ndonjė problem nė paraqitjen e dokumenteve, gjė qė mund rrezikojė edhe tė drejtėn e tyre pėr studim jashtė vendit, aplikantėt duhet tė tregohen shumė korrekt nė zbatimin e rregullave qė ka vendosur kjo Ambasadė pėr kėtė aplikim. Ambasada Italiane ėshtė e vetmja nga tė gjitha shtetet e tjera qė kėrkon certifikatėn e Maturės Shtetėrore, si dokument kryesor pėr maturantėt qė duan tė konkurrojnė pėr nė universitetet italiane. Gjithashtu, kusht kryesor pėr tė ndjekur studimet nė njė nga universitetet italiane ėshtė qė duhet tė kalohen tė dyja provimet me zgjedhje, qė janė tė nevojshme pėr regjistrimin nė universitetet shqiptare. Studentėt tė cilėt e kanė humbur Dėftesėn origjinale, mund tė paraqesin njė vėrtetim zėvendėsues, qė tė pėrmbajė notat e tė gjitha viteve
Dėftesa e Pjekurisė nė origjinal dhe Certifikata e Maturės Shtetėrore nė origjinal, tė pėrkthyera, noterizuara dhe legalizuara, qė do tė dorėzoni nė fazat pėrkatėse, do iu rikthehen nė fund, pėrpara nisjes, nėpėrmjet postės sė union express-it, nė mėnyrė qė t’i dorėzoni personalisht pranė sekretarive tė universiteteve pėrkatėse, pėr tė mbyllur regjistrimin, sė bashku me origjinalin e certifikatės sė Celi 3. Kujdes! Nė momentin pėrfundimtar, mos u nisni pa kėrkuar tėrheqjen e Dėftesės sė Pjekurisė dhe tė Certifikatės sė Maturės Shtetėrore nė origjinal, dokumente qė do i’u rikthehen nėpėrmjet zyrave tė union express-it (ndėrkohė certifikatėn e Celi 3 nė origjinal e keni vete dhe mos harroni ta merrni edhe atė me vete). Pėrveē pajisjes me vizė studentore, duhet tė merrni me vete, pėrpara nisjes, edhe Dėftesėn e Pjekurisė nė origjinal, Certifikatėn e Maturės Shtetėrore nė origjinal tė legalizuara nga Konsullata Italiane nė Tiranė, sė bashku me origjinalin e certifikatės sė Celi 3.





25 Korrik 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos