Ligji “Pėr taksat vendore”, vetėm pas 6 muajsh do tė rikthehet nė Kuvend



Ervin Koēi

Qeveria duket vėrtetė e “dorėzuar” pėrpara grupeve tė interesit pėrsa i pėrket ligjit qė ka lidhje me taksimin e pasurisė. Projekti pėr sistemin e ri tė taksave vendore, i cili propozonte rritjen e tė paktėn gjashtė taksave, nuk mori konsensusin e opozitės, duke detyruar, ndoshta pėr herė tė parė qeverinė, qė ta tėrheqė mbrapsht. Ligji shumė i debatuar "Pėr taksat vendore" do tė rikthehet sėrish nė Kuvend, por vetėm pas gjashtė muajsh. Kėtė afat e pėrcakton rregullorja e Parlamentit, sipas sė cilės: “Pėr ligjet e kthyera mbrapsht qeveria e paraqet sėrish ligjin pas gjashtė muajsh, pasi e ka riparė dhe rishqyrtuar atė me ekspertėt e fushės dhe pasi ka kryer regullimet e duhura”. Por kjo periudhė rrelativisht jo e shkurtėr pėrkon me fillimin e vitit 2009. Nė kėtė pikė, Ministria e Financave ka kohė tė mjaftueshme pėr ta rishikuar ligjin, sė bashku me grupet e interesit, konkretisht me shoqatat e bashkive dhe komunave, por edhe me ndėrtuesit dhe me pėrfaqėsues tė tjerė tė biznesit. Edhe pse pėr hartimin e paketės sė re kishin rėnė dakord krerėt e bashkive, kryesisht me drejtues tė opozitės, kjo e fundit nuk e pa tė arsyeshme qė tė jepte votėn pro. Ligji nė thelb ėshtė kundėrshtuar ashpėr nga bizneset, sidomos nga ai i ndėrtimit, duke e cilėsuar atė si "falimentues" sidomos pėr sektorin e ndėrtimit.

Afati

Sistemi i ri i taksave vendore, i propozuar nga Kėshilli i Ministrave, do tė rishikohet pėrsėri nga grupi i punės, i kryesuar nga kėshilltari i Kryeministrit pėr ēėshtjet ekonomike, Petraq Mile. Nėse do tė gjendet konsensusi mes palėve, pėrfshi edhe pėrfaqėsuesve tė bashkive dhe komunave, pėr njė variant mė tė pranueshėm, atėherė projektligji do tė rikthehet pėrsėri nė Kuvend pėr t‘u shqyrtuar nga deputetėt. Ndryshimet e paraqitura nga qeveria nė ligjin pėr taksat vendore konsistojnė nė rritjen e taksės sė pasurisė, pėrkatėsisht nė 65 lekė/metėr katror brenda unazės dhe 45 lekė/metėr katror jashtė unazės sė Tiranės, nė njė kohė qė pushteti vendor pėrveē kėsaj takse do tė ketė nėn administrimin e tij edhe taksėn e qarkullimit, atė tė peshkimit etj.

Taksat

I shumė diskutuar, pėr shkak tė dyshimeve qė shoqėronin procedurėn pėr hartimin e kėtij projektligji, tashmė bashkitė dhe komunat do tė vijojnė me sistemin aktual tė taksave vendore. Njė ndėr pikat qė bėri tė mundur "rrėzimin" e ligjit lidhej me shkallėn e re tė aplikimit pėr taksėn mbi infrastrukturė, e cila propozohej tė paguhej 6 pėr qind mbi nivelin e investimit tė kryer nė ndėrtim. Aktualisht, shkalla e kėsaj takse shkon nė 4 pėr qind pėr Tiranėn dhe 3 pėr qind pėr qytetet e tjera, qė, gjithsesi, edhe ky nivel konsiderohet i lartė pėr ndėrtuesit. Pėr kėtė propozim tė ri ishte shprehur kundėr edhe ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, sipas tė cilit, rritja e kėsaj takse do tė rėndonte nė kurriz tė ndėrtuesve, duke rrezikuar frenimin e investimeve. Po njė tjetėr taksė, qė aplikohet pėr banesat, ėshtė kundėrshtuar me forcė, kėsaj here nga opozita. Rritja e kėsaj takse nė masėn 50 pėr qind, qė paguhet njė herė nė vit pranė njėsive lokale, do tė ndikonte direkt nė xhepat e konsumatorėve dhe pėr kėtė arsye solli kundėrshtime tė forta nga ana e opozitės. Ndėrsa taksa pėr tokat bujqėsore pėsonte njė rritje deri nė trefish tė saj, e propozuar qė tė aplikohej pėr pjesėn e dytė tė vitit 2008. Kjo taksė pėsoi rritje me synim stimulimin e sektorit tė bujqėsisė, nė mėnyrė qė tokat tė mos lihen tė papunuara. Por bujqėsia ėshtė nė njė gjendje ende mjerane, ku njė fermer prodhon mė pak se 25 pėr qind tė asaj qė prodhon njė fermer nė Maqedoni apo nė Bullgari. Ēmimet e larta tė punės me mekanikė dhe tė kimikateve nė bujqėsi edhe nė gjendjen e tashme janė tė papėrballueshme pėr tė quajturit fermerė dhe njė taksė e re rritur e tokės do tė ishte tjetėr barrė.


BOX////////////////////////////////
Grupet e interesit e argumentojnė ligjin si “falimentues”

Njė nga grupet mė tė mėdha qė ėshtė shprehur kundėr ndryshimeve, ka qenė pikėrisht ai ndėrtuesve, tė cilėt kanė deklaruar se rritja e kostove tė ndėrtimit duke filluar qė me rritjen e ēmimeve dhe rritja e taksave vendore do tė ndikojė nė uljen e ritmeve tė ndėrtimit. Madje nė rastin mė tė keq, ato do tė ēojė nė njė falimentim tė kompanive tė ndėrtimit. Qeveria ishte kėmbėngulėse deri para pak ditėsh pėr t’i miratuar kėto ndryshime, megjithėse ndėrtuesit kundėrshtuan dhe thanė se taksat e reja do tė rrisnin shumė ēmimet nė ndėrtim. Grupet e interesit e kryesisht biznesi nuk mundėn tė pėrfaqėsonin shqetėsimin e tyre nė kėto ndryshime, ndėrsa qeveria e pa veten tė pranonte moskalimin e taksave tė reja dhe rishqyrtimin. Opozita nė anėn tjetėr i ka kundėrshtuar kėto ndryshime. Pėrkundėr sjelljes me taksat e tjera qeveria kėrkoi rritjen e taksės sė pasurisė me argumentimin se pushteti vendor kishte nevojė pėr mė shumė parį dhe pėr pavarėsi mė tė madhe. Ligji pėr taksėn e pasurisė parashihte rritje tė taksės edhe pėr tokėn bujqėsore. Rritja e taksės pėr ndėrtesat dhe e taksės pėr tokėn nė njė kohė kur kostot e produkteve dhe tė shėrbimeve rriten pėrditė, ėshtė njė masė e pavend dhe do tė bėjė qė ēmimet tė rriten shumė mė tepėr se sa kanė ritmin e tyre.


Ruli: “Pushteti vendor nuk bashkpunon nė regjhistrimin e bizneseve”

Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Genc Ruli, kėrkoi rritjen e bashkėpunimit me pushtetin vendor pėr regjistrimin e biznesit. Gjatė analizės 6 mujore tė Qendrės Kombėtare pėr Regjistrim, ministri Ruli i kėrkoi kėsaj administrate intensifikimin e bashkėpunimit me pushtetin vendor pėr tė bėrė tė mundur qė jo vetėm nė dy prej qyteteve kryesore tė shėnohen nivele rekord nė rajon, pėrsa i pėrket regjistrimit tė biznesit, por mundėsisht ky regjistrim tė shtrihet nė tė gjitha qytetet. Duke vlerėsuar punėn e bėrė nga QKR, Ruli u shpreh se “kalimi i regjistrimit tė biznesit nga proēedura gjygjėsore nė atė administrative dhe ulja e kontakteve mes biznesit dhe shtetit janė ato qė pėrmirėsojnė klimėn e biznesit”. Sipas Rulit, QKR-sė i'u deshėn 6 muaj tė rregullonte atė ēka ishte bėrė mbrapsht nė regjistrimin e shoqėrive tregtare shqiptare pėr 14 vjet, pėr arsye se trashėgoi njė arkivė tė tėrė dokumentare nga tė gjitha gjykatat e vendit me tė gjitha problematikat nė kėto dosje. Brenda kėtij viti pritet tė hapet edhe Qendra Kombėtare pėr Liēencimin e Biznesit. "Shumė shpejt liēencat do tė pėrqendrohen nė njė qendėr tė re, qė do tė jetė e ngjashme me atė tė regjistrimit tė biznesit, qė do tė jetė Qendra Kombėtare e Liēencimit, e cila me praktika tė shpejta dhe afate optimale tė aplikimit, biznesmenėt do tė pajisen, qė nga lejet profesionale e deri te liēencat",- tha ministri Ruli.



25 Korrik 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos