Djersitja e tepėrt, sinjal alarmi pėr sėmundje tė tjera



Jonida Tashi

Djersitja e tepėrt, tipike pėr stinėn e nxehtė, pėrveē njė problemi estetik mund tė shkaktojė njė sėmundje tė vėrtetė.
Pėr mjekėt dermatologė, djersitja e tepėrt, pėrveē se njė sėmundje e lindur, mund tė jetė “sinjal alarmi” pėr ērregullime endokrine, pėrfshirė kėtu sėmundjet e tiroides, sėmundjen e diabetit, por deri dhe te sėmundjet malinje. Pėr kėtė mjekėt shpjegojnė se kur sėmundja e djersitjes mund tė quhet e tepėrt dhe si mund tė trajtohet ky problem. Hiperhidrozis (djersitja e shtuar) ėshtė njė sėmundje qė karakterizohet nga sasia e shtuar e djersitjes fiziologjike tė nevojshme pėr tė ruajtur ekuilibrin termik tė organizmit.
Djersitja
Djersitja e trupit luan njė rol tė rėndėsishėm nė ruajtjen e temperaturės sė trupit, proces ky qė arrijmė ta kuptojmė tė gjithė, sidomos gjatė muajve tė nxehtė tė vitit. Megjithatė ende nuk ėshtė vendosur ende njė pėrkufizim standard i djersitjes sė shtuar. Sasia e prodhimit tė djersės nė studime ėshtė vendosur nė kufij normal pėrcaktuar mė pak sė 1mL/m²/min deri nė prodhimin e mė pak se 100 mg tė djersitjes nė njė aksile (sqetulle) brenda 5 minutave, ose mė pak se 50 mg brenda 1 minute. Sipas mjekėve, kritika thelbėsore e matjes sė kėtyre parametrave ėshtė fakti qė nuk ėshtė marrė parasysh sipėrfaqja e zonės. Si rrjedhim, njerėz mė tė vegjėl mund tė jenė nėn kėtė pėrllogaritje sasiore nė njė kohė qė vuajnė nga djersitja e shtuar. Pėr qėllime praktike ēdo sasi e djersitjes qė ndėrhyn me aktivitetet e jetės sė pėrditshme, mund tė pėrkufizohet e tė shihet si hiperhidrozis. Simptomat e djersitjes sė shtuar zakonisht fillojnė nė adoleshencė, por mund tė vėrehen dhe mė herėt. Megjithatė mosha mesatare e fillimit tė hiperhidrozės tė sqetullave ėshtė 19 vjeē dhe 13 vjeē pėr hiperhidrozėn e shuplakave. Siē ėshtė vėrejtur nė njė studim, nė disa pacientė prodhimi i djersės mund tė jetė i shtuar rreth 40 herė mbi vlerat normale tė 1 mL/m²/min. Pacientėt paraqiten zakonisht me djersitjen e njė ose mė shumė pjesėve anatomike, siē janė sqetullat (aksilat), pėllėmbėt e duarve dhe kėmbėt, ose fytyra.
Shfaqja
Hiperhidrozis ndahet nė hiperhidrozis parėsore ose idiopatike dhe dytėsore, nė varėsi tė shkaqeve tė ndryshme. Ky klasifikim mund tė kategorizohet mė tej duke iu referuar paraqitjes klinike si hiperhidrozis e gjeneralizuar e tėrė trupit ose fokale (e kufizuar). Hiperhidroza parėsore ose idiopatike ėshtė zakonisht e kufizuar dhe haset nė aksila (sqetulla), pėllėmbėt e duarve ose tė kėmbėve dhe fytyrė. Hiperhidroza dytėsore mund tė jetė e lokalizuar ose e pėrgjithshme (gjenerale) duke prekur tėrė trupin. Hiperhidrozis dytėsore, siē e parashtron dhe vetė emri, shkaktohet si rezultat i njė sėrė shkaqesh dytėsore. Kėto shkaqe dytėsore mund tė pėrfshijnė disa gjendje mjekėsore, medikamentet, ose pėrgjigjet e ekzagjeruara fiziologjike ndaj nxehtėsisė, lagėshtirės ose aktivitetit fizik. Hiperhidroza e pėrgjithshme dytėsore vėrehet nė patologji tė ndryshme siē janė: ērregullimet endokrine, pėrfshirė kėtu sėmundjet e tiroides, sėmundjen e diabetit, infeksionet akute ose kronike, sėmundjet malinje dhe sėmundjet e shoqėruara me ērregullime tė mėdha tė sistemit simpatik si: shoku kardiovaskular, pamjaftueshmėria respiratore dhe varėsia nga alkooli dhe droga. Hiperhidroza dytėsore mund tė paraqitet gjithashtu si hiperhidrozis e lokalizuar. Hiperhidroza dytėsore e paraqitur nė mėnyrė lokale lidhet nė mė tė shumtėn e rasteve me dėmtimet neurologjike. Trajtimi i kėsaj sėmundjeje mund tė jetė: lokal, oral, kirurgjikal ose jokirurgjikal. Ēdonjėra nga kėto mėnyra trajtimi ėshtė e ndryshme nė varėsi tė indikacioneve, efikasitetit terapeutik, kohėzgjatjes tė veprimit, efekteve anėsore dhe kostos sė terapisė. Megjithatė trajtimi i hiperhidrozės kėrkon qė tė jetė njė trajtim i individualizuar nė varėsi tė gjendjes klinike dhe nė bashkėbisedim me pacientin nė varėsi tė preferencave tė tyre.
Trajtimi
Djersitja ėshtė njė dukuri normale gjatė motit tė nxehtė, ėshtė njė proces natyror dhe ėshtė e pamundur tė ndėrpritet. Por, aromat e pakėndshme mund tė eliminohen me lehtėsi. Vetė djersa nuk kundėrmon, por bakteret tė cilat krijohen nė vendet e djersitura, janė ata tė cilat nė kontakt me ajrin lėshojnė erė tė pakėndshme.
Depilimi
Pėr kėtė arsye, depilimi ose heqja e qimeve nė vendet qė djersiten, ėshtė hapi i parė nė luftė ndaj erėrave tė pakėndshme. Largimi i qimeve pengon mbajtjen e djersės dhe ndryshimin e pėrbėrjes sė saj kimike.
Pastrimi
Pastrimi i rregullt, disa herė nė ditė, po ashtu ndihmon shumė, por uji duhet tė jetė i vakėt, pasi qė flladitja e sipėrfaqes sė lėkurės, krijon efekt tė kundėrt. Nėse bėni dush me ujė tė ftohtė, trupi tenton ta rikthejė sa mė shpejt temperaturėn, nxehet dhe atėherė sėrish filloni tė djersiteni.
Deodorantet
Deodorantet ėshtė mirė tė pėrdoren pas pastrimit, ndėrsa shmangni parfumet e rėnda, sidomos gjatė ditėve tė nxehta tė verės.

Disa nga shkaqet e djersitjes
Hiperhidrozis e pėrgjithshme
Shkaqe neurologjike
Sėmundja parkinson
Dėmtim i kordave spinale
Aksidente cerebrovaskulare
Shkaqe endokrine
Hipertiroidizėm
Hiperpituitarizėm
Diabet
Menopauza
Shtatzėnia
Sindromė karcinoide
Hiperhidrozis dytėsore
Infeksione
Shkaqe kardiovaskulare
Shok
Pamjaftueshmėri kardiake
Pamjaftueshmėri respiratore
Medikamente
Shkaqe toksike
Alkoolizmi
Abuzim me substancat
Shkaqe malinje

Tė rejat nga shkenca/ Mė pak kilogramė pėr lehtėsimin e afsheve

Nėse jeni grua nė prag tė menopauzės, nė vazhdim do t’ju japim ca motiv shtesė pėr dobėsim. Studimet e fundit kanė treguar se gratė e shėndosha kanė mė shpesh sulme nxehtėsie dhe djersitje gjatė natės, krahasuar me femrat me masė normale trupore. Kjo shpjegohet me sasinė mė tė madhe tė indit yndyror, qė ndikon nė tė ashtuquajturat simptoma vazomotore tė menopauzės. Estrogjeni mė i paktė nė menopauzė, pengon funksionimin e qendrės termorregulluese nė tru, dhe rezultat janė tė ashtuquajturat afshe tė nxehta, ndėrsa gratė me mė shumė ind yndyror vėshtirė e zgjidhin kėtė nxehtėsi, pasi indi yndyror ėshtė njė izolues i nxehtit. Pėrveē arritjes sė peshės trupore, pėr lehtėsimin e afsheve, preferohet edhe ulja e konsumimit tė alkoolit dhe ndėrprerja e pirjes sė duhanit.




16 Korrik 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos