Prerjet dhe ngjyrat pėr tė qenė nė modė kėtė vjeshtė



Merita TOĒILA
Pėrveē dy linjave “prźt a porter” tė cilat jemi mėsuar t`i ndjekim zakonisht, pranverė-verė dhe vjeshtė-dimėr, disa shtėpi mode propozojnė edhe njė koleksion midis dy stinėve, “para koleksionin”. E quajtur ndryshe nė zhargonin e stilistėve pre-fall, ose pre-spring, bėhet fjalė pėr koleksionin “prźt a porter” tė gjysmėsezonit, qė preferohet shumė nga dyqanet. Kėshtu sapo uljet fillojnė tė duken nėpėr dyqane, krijuesit propozojnė tashmė koleksionet e tyre vjeshtore. Njė mėnyrė mjaft e mirė pėr tė njohur tendencat nė ardhje para gjithė tė tjerėve. Megjithė verėn e nxehtė tė muajit korrik, shtėpitė e mėdha tė modės imagjinojnė sikur jemi kthyer nė freski. Nė koleksionet e parapėrgatitura pėr vjeshtėn e 2008-ės ngjyra e kumbullės ka zėnė vendin e nderit. Jemi duke pritur kėto kostume, xhaketa tė kombinuara me fustane kimono ose funde, tė sjella nė pelhura tė mėndafshta me figura tė printuara qė mund tė jenė forma skulpturale ose lule. Silueta nė pjesen e sipėrme duhet tė jetė e qartė dhe me prerje tė thjeshta. Ka edhe stilistė qė preferojnė nė krijimet e tyre prerje fare tė thjeshta, pa evidentuar asnjė linjė duke lėnė materialin tė dalė nė plan tė parė, sidomos kur ky ėshtė i ngarkuar si dizenjo, me kuadrate, floreale, ujra, etj. Njė siluete e pastėr gjeometrike qė nuk ka nevojė tė ngarkohet as nė aksesorė, sepse e gjitha vjen si njė dekor. Diku tjetėr krijohet efekti i kontrastit, doreza tė gjata dhe ēizme me njė ngjyrė blu Klein, qė kombinohen me njė fustan bust, e gjitha e plotėsuar me njė kapele tė kėndshme. Nuk mund tė shqetesohesh fare pėr kombinimet edhe kur sheh qė ndėrthurren me njė fustan pothuajse pėr raste me bizhuteri dimri. Kėto ia shtojnė shumė mė tepėr sharmin kėsaj veshjeje, qė mund tė perdoret fare mirė pėr tė dy sezonet.

Ngjyrat e vjeshtės

Por, nuk neglizhohen ngjyrat e vjeshtės, Me njė xhakete ose triko tė thjeshtė shoqėruar me pantallona kadife, ose leshi, shall portokall dhe gri, mund tė kaloni pjesėn mė tė madhe tė ditės kėshtu dhe do ndjeheni shumė komfort. Pėr t`i dhėnė njė moment nostalgjik kėtij luku mund ta kombinoni me ēizme lėkure tė punuar nė stilin e viteve `70. Asnjėherė nuk del nga vėmendja fustani i shkurtėr i zi, i cili kėtė vjeshtė mendohet tė prezantohet pa mėngė dhe me pak fantazi nė prerjet nė shpinė. Janė shumė tė pėlqyeshme efektet qė krijon e zeza nga materialet e ndryshme qė mbulojnė siluetėn .

Fustane deri nė fund tė kėmbėve

Njė fustan si njė skulpturė. Vera pėrmblidhet e gjitha nė pėlhurat me lule, tė vendosura me delikatesė mbi njėrin sup dhe e gjatė deri nė fund tė kėmbėve. Disa motive rozė nė formėn e valėve pėrmbushin fantazinė nė kėtė prerje tė thjeshtė nga ana e djathtė, e papėrsėritshme. Materiali ėshtė zgjedhur satin pėr ta dhėnė mė tė plotė siluetėn qė kėrkohet. Pardesy dhe kapuē violet, asnjėherė nuk ėshtė paraqitur njė pardesy kaq elegante. Ky model nė tafta mėndafshi e dekoruar me njė nyje qė mban kapucin pėr t`u mbrojtur nga tė ftohtėt, por dhe nga shiu. Nga brenda mund tė shoqėrohet me njė fustan flluskė. Detaje tė tjera tė rrobaqepsise nuk duhet t`ju shpėtojnė, si ngjyrat, p.sh. qė duhet tė kenė tė njėjtin tonalitet ngjyre.

Siluetė e destrukturuar

Pėr ato qė janė nė moshė tė re dhe duan tė provojnė modele tendencė njė xhaketė dok rozė e hapur, bluzė mėndafshi me printime, pullovėr pa mėngė dhe pantalona kilota prej leshi nė ngjyrė bezhv tė kombinuara me ngjyrė jeshile, pa dyshim qė do ishte luku perfekt. Kjo pėrzierje stilesh ėshtė njė mirserardhje pėr vjeshtėn.


12 Korrik 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos