Pėrrallat botėrore deformohen pėr t i shpėtuar plagjiaturės

Autori i Lajmit: Denisa Kona
“Nuk ka struktutė tė specializuar pėr letėrsinė pėr fėmijė. Pėrveē botimeve me karakter didaktik, qė i nxjerr Instituti Pedagogjik, fletoreve dhe librave ndihmės pėr mėsuesit dhe prindėrit, nuk ka rekomandime pėr libra parashkollorė. Prindėrit, kush mundet, orientohet vetė pėr cilėsinė, ndėrsa as qė bėhet fjalė pėr udhėzues dhe pėr sektor kritike. Kohė mė parė, madje u kėrkua, qė tė bėhej nje antologji pėr fėmijė dhe nuk u realizua, sepse shumė-pak emra ka, qė shkruajnė letėrsi tė mirė pėr fėmijė. Jo vetėm si specialiste, por edhe nė pozicionin e prindit, sikurse prindėrit e vėrej edhe unė, qė ka botime pirate, por edhe tė tjera, tė cilat janė pėrshtatje ose pėrkthime tė dobėta tė pėrrallave botėrore. Jo Andersen, por nuk e merr vesh se ē ėshtė. Ka deformime tė pėrrallave botėrore, ndoshta pėr t i shpėtuar plagjiaturės. Po ashtu, me gabime gramatikore. Kur iu gjetėn njė numėr i madh gabimesh Abetares, ē mund tė themi pėr kėto botime, njė pjesė e tė cilave janė tė paredaktuara?! Nuk mjafton tė pėrkthesh, por duhet tė dish tė pėrshtatėsh dhe tė pėrzgjedhėsh nga letėrsia e huaj. Midis librave tė paktė me tė drejtėn e kopjimit dhe cilėsor ėshtė “Libri i bebeve”, por ka shumė botime tė tjera kopje, pa nivel. Duhet tė kishte njė strukturė nė MASH, qė ta mbikqyrte tregun, qė ėshtė tėrėsisht i pakontrolluar. Shteti tė kishte njė agjenci me akreditime dhe standarde edhe pėr kėto lloje botimesh.”

MASH, filtėr pėrzgjedhjeje vetėm pėr librat e BORELAPS
Specialistėt: “Nuk kemi sektor pėr letėrsinė artistike, shqyrtojmė vetėm librat didaktikė”

Ekziston njė listė e gjatė librash pėr fėmijė tė moshės mbi 6 vjeē tė cilėt janė pėrzgjedhur nga BORELASP, njė bord i posaēėm specialistėsh, i cili lejon mėsuesit tė pėrzgjedhin si literaturė jashtė programit, vetėm mes titujve tė listės sė aprovuar. Kjo pėrzgjedhje ka ndikuar pozitivisht, duke i vėnė fėmijėt mė tepėr nė kontakt me letėrsinė e mirė. Por ndėrkaq, nuk ka asnjė filtėr rekomandues apo pėrzgjedhės pėr librat e moshės parashkollore. Tregu i hapur i botimeve gėlltit ēdo ditė tituj tė rinj, njė pjesė e tė cilėve me vlera tė cunguara, tė zbehta apo gati tė pavlera. Nga departamenti i ciklit parashkollor nė MASH thonė se nuk merren me kėto botime, nuk i pėrzgjedhin ata, pasi Ministria ka nė vėmendje vetėm botimet me natyrė didaktike, qė janė nė funksion tė programeve shkollore. Kurse pėr letėrsinė artistike pėr fėmijė, nuk kanė sektor dhe pėrzgjedhja mbetet nė dėshirėn e prindėrve. “Ata duhet tė orientohen vetė, se ēfarė duhet tė zgjedhin, pasi as tregun nuk mund ta pengojmė”, thonė specialistėt.
***
Ministria e Arsimit dhe e Shkencės nė Qarkoren- Antikorrupsion qė lėshoi nė shtator tė vitit 2005, ndėr 4 pikat qė renditi si mė emergjentet dhe qė kėrkonin zgjidhje, ishte edhe problemi i disiplinimit tė futjes sė librave jashtė programit nė shkolla. I krijuar mė 13 prill 2006 me njė urdhėr tė ministrit Pollo pėr tė frenuar abuzimin komercial, qė ėshtė bėrė me kėto tekste nė tė kaluarėn, Bord i Rekomandimit tė Literaturės Artistike, Studimore dhe Publicistike, (BORELASP) pati si qėllim, tė bėjė njė politikė kulturore, e cila synon t i ofrojė shkollės shqiptare korpusin e vlerave mė tė larta letrare, kombėtare dhe botėrore. Pėrzgjedhja e librave nga titujt e listės pėr realizimin e programit mėsimor dhe tė veprimtarive tė ndryshme ekstra-kurrikulare bėhet nė ēdo shkollė, nga komisioni lėndor nė pėrbėrje tė tė cilit janė tė gjithė mėsuesit e gjuhės shqipe pėr shkollat 9-vjeēare dhe mėsuesit e letėrsisė dhe tė filozofisė pėr shkollat e mesme. Pėr shkollat me numėr tė vogėl nxėnėsish, ku ka vetėm njė mėsues tė gjuhės shqipe dhe letėrsisė, komisioni lėndor ngrihet nga Drejtoria Arsimore Rajonale ose Zyra Arsimore me grup shkollash, qendra e tė cilit do tė jetė nė shkollėn mė tė madhe.
Nė listėn rekomanduese tė librave jashtė klase, pėr nxėnėsit e arsimit 9-vjeēar, duke patur parasysh edhe moshėn, kriter ka qenė pėrzgjedhja e veprave mė tė njohura tė letėrsisė botėrore dhe shqiptare si “Pinoku”, “Ēufo e Bubi Kaēurrel” etj. Ndėr dy a mė shumė botime tė njė vepre, bordi ka pėrzgjedhur botimin me cilėsi mė tė lartė. Kur nė treg mungojnė botimet, qė janė vlera tė letėrsisė shqiptare apo botėrore, bordi sugjeron pėr shtėpitė botuese botimin ose ribotimin e titujve, qė mendon se i vinė nė ndihmė procesit mėsimor dhe veprimtarive ekstrakurrikulare nė fushėn e letėrsisė dhe tė gjuhės shqipe. Bordi nuk ka marrė nė shqyrtim, botimet qė nuk respektojnė tė drejtėn e autorit, qė rezultojnė me probleme redaktoriale dhe drejtshkrimore apo veprat e letėrsisė artistike tė parashikuara pėr lexim nė programin mėsimor shkollor. Pėr sa i pėrket pėrkthimit ndėr dy a mė shumė pėrkthime nga letėrsi tė huaja, natyrisht mė shumė pėrparėsi nė pėrzgjedhje ka patur ai tekst, qė ėshtė pėrkthyer nga origjinali dhe jo nga njė gjuhė e huaj e dytė.

DETAJ
Kujt moshe i takon libri?
Shumė libra me natyrė didaktike nuk saktėsojnė grupmoshėn tė cilės i drejtohen. Nė kėtė prizėm, ndodh qė prindėrit e kanė vėshtirė tė orientohen drejt, nėse njė botim ėshtė i parakohshėm apo i kaluar pėr moshėn e fėmijės sė tyre. Mungesa e informacionit pėr moshat tė cilave i dedikohet ky libėr, mund tė ketė lidhje me pamjaftueshmėrinė e qartėsisė qė kanė vetė autorėt dhe pėrgatitėsit e librit, se deri nė cilėn moshė ai rekomandohet dhe nga ana tjetėr, mund tė jetė njė fshehje e qėllimshme e botuesve, pėr tė mos e kufizuar mundėsinė e blerjes sė librit nė njė grupmoshė tė limituar, pra pėr tė rritur shanset e shitjeve mė tė mėdha.

Lexuesit- Opinione
Fėmijėt janė njė juri e vėshtirė pėr t u kaluar

Afėrdita
Mendoj se brezat sa vijnė dhe pėrparojnė dhe janė edhe mė tė zhvilluar fizikisht, edhe mė tė zgjuar. Vetė zhvillimi shoqėror kėrkon disa standarde tė tjera, mė tė larta sesa na kėrkoheshin ne. Sot fėmijėt mėsojnė gjuhė tė huaj qė nė kopsht, lozin nė kalkulator dhe njohim mė mirė gjuhėn e tij sesa ne tė rriturit. Pra, pėr mendimin tim, edhe letėrsia duhet tė ecė me kohėn. Mė duket se me fjalė pa kuptim thjesht pėr rimė, nuk sjellin asgjė pėr intelektin nė formim tė fėmijės. Poezitė, tregimet, pėrrallat duhet tė jenė pak mė komplekse, tė kenė edhe fjalė tė reja me shpjegimet pėrkatėse dhe me kuptime-morale (morali i fabulės) Fėmijėt kuptojnė shumė mė shumė se sa duam ne tė pranojmė. Na duket sikur janė tė vegjėl dhe “nuk dinė” por PSE-tė e tyre ndonjėherė na zėnė aq ngushtė, sa nuk na e merr mendja. Mendoj se tė gjitha krijimet pėr ta duhet tė jenė interaktive, jo thjesht fjalė tė hedhura me rimė, por me shumė pėrgjegjėsi, sepse qė nė fėmijėri fillojnė tė krijohen idetė e para, estetika, normat e moralit, gjykimi, logjika, dėshirat pėr njė formė apo njė tjetėr tė artit. Letėrsia pėr fėmijė nuk ėshtė aq e thjeshtė. Imagjinata e tyre ėshtė aq e madhe dhe fantazitė aq tė gjalla, sa ke tė bėsh me njė juri shumė tė vėshtirė pėr tė tė pranuar si shkrimtarin e tyre.

Librat shėrbejnė edhe si lojė. Librat tridimensionalė janė nga mė tė pėlqyerit pėr fėmijėt nė gjithė botėn...
se Mund tė ketė edhe shembuj tė tillė, si “Libri i parė i numrave pėr parashkollorėt”, 250 lekė, shtėpia Jeoer, njė libėr thuajse pa ngjyra, kur sot edhe librat e moshės shkollore pėrpiqen tė bėhen sa mė tėrheqės me ngjyra. Nė botime tė tjera tė kėsaj shtėpie, hasen gabime gramatikore e tė tjera. Libri pėr parashkollorėt, “Ēfarė dhe sa duhet tė dijė njė fėmijė 4-5 vjeē?”, ndryshe nga kopertina, nė faqen e parė ka tė shėnuar 4-6 vjeē! Nė disa botime si Librat e Artė, nuk e dimė, se cila ėshtė shtėpia botuese dhe nėse ka ndonjė shtėpi botuese me kėtė emėr. Nė disa nga kėto botime nuk ėshtė respektuar madhėsia e shkronjave dhe hapėsirat mes rreshtave. Kėto botime nuk kanė as autor, as adresė dhe as numėr telefoni. Po ashtu, romani, “Aventurat e Hakėlber Finit”. Ka libra pa autorėsi, pa pėrkthyes, dhe redaktor, si p.sh “Gjikanti egoist” i shtėpisė Ombra (Ndonėse kjo shtėpi ėshtė nga mė seriozet me botimet e librave enciklopedikė pėr moshat nga 3 deri nė 10 vjeē, qė japin njė informacion tė plotė, tė thithshėm pėr lexuesin e vogėl, me njė material shumė tė mirė, dhe qė edukojnė lexuesin me ndjenjėn e pėrkujdesjes pėr mjedisin ku jetojmė, pėr natyrėn dhe njerėzit).

Vėzhgimi
Libri i xhunglės, me kuba, 590 lekė, shtėpia ARBA
Fabula shumė e dobėt, presjet mungojnė

Liza nė botėn e ēudirave, e ARBA
Kopėshtin pėr kopshtin

Revista “Ngjyrat” pėr kopshtet e shtėpisė JOER
Eskavator pėr ekskavator, qingji pėr qengji

Libri “Dua tė mėsoj” i shtėpisė JOER
Lasp pėr laps (lapsus) dhe ulėras pėr ulėrij

“Pema” e shtėpisė Ombra
Sequoja pėr sekuoja

Ky lajm ėshtė publikuar: 07/07/2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ballkan

Publikuar nga: Ballkan

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos