Shkolla e Policisė, ēfarė pėrmbajnė testet e pranimit dhe kur skualifikohesh

Kandidatėt do tė kryejnė testin me shkrim, fizik dhe intervistė me gojė

Luan Kondi


Tiranė – Pasi janė regjistruar nė Drejtoritė e Policive tė Qarqeve 1049 kandidatėt pėr nė shkollėn e policisė duhet tė kalojnė edhe tė tjera procedura dhe teste pėr tė mbėrritur deri te realizimi i ėndrrės sė tyre. Pikėrisht pas tetė ditėsh ata do tė kryejnė testimin me shkrim nė ambientet e Pallatit tė Kongreseve, nė Tiranė.
Testi me shkrim
Kandidatėt duhet tė paraqiten atje rreth orės 07:30 tė datės 10 korrik dhe duhet tė kenė me vete fletėn e pranimit nė testin me shkrim, dokument i cili u ėshtė dhėnė nė momentin e regjistrimit nga zyrat e personelit tė Drejtorive tė Policisė nė Qarqe. Po ashtu kandidatėt duhet tė paraqiten nė Drejtoritė e Policisė nė Qarqe, ku kanė bėrė regjistrimin pėr tė marrė Kodin e Aplikimit, i cili do tė pėrdoret si numėr identifikimi gjatė konkursit. Listat me kodin e aplikimit do tė afishohen pranė tė gjitha drejtorive tė policisė. Testi do tė jetė i ndėrtuar kryesisht nė formėn e pyetjeve me pėrgjigje alternative. Korrigjimi i testit do tė realizohet me skaner, duke mundėsuar pėrcaktimin e kandidatėve fitues brenda ditės nė prezencė tė kandidatėve. Kandidatėt e interesuar listėn e plotė tė konkurrentėve mund ta gjejnė dhe nė faqen e internetit tė Ministrisė sė Brendshme. Nė kėtė listė do tė gjendet dhe Kodi i Aplikimit, i cili do t’i bėhet i ditur ēdo aplikanti.
Procedurat
Aplikantėt e pėrzgjedhur pėr tė vazhduar procesin e pranimit i nėnshtrohen procedurės sė testimit me shkrim, testit tė aftėsive fizike, intervistės me gojė, kontrollit mjekėsor, marrjes sė shenjave tė gishtave, kontrollit psikologjik, verifikimit tė tė dhėnave tė tij. Ēdo pėrbėrės i serisė sė Testit tė Pėrgatitjes Fizike (STPF) mat njė aspekt tė ndryshėm tė pėrgatitjes fizike, qė pėrcakton aftėsinė e policit pėr tė kryer detyra thelbėsore nė punėn e vet. Pėr tė kaluar STPF-nė, pjesėmarrėsi duhet tė arrijė tė paktėn 10 pikė nė ēdonjėrin prej testeve tė STPF-sė. Nėse rezultatet janė nėn nivelin e kėrkuar prej 10 pikėsh pėr ēdo test, atėherė ato janė nėn standardet e kėrkuara dhe pėr pasojė pjesėmarrėsi ngel nė STPF. Maksimumi i mundshėm pėr ēdo test ėshtė 20 pikė me njė total tė mundshėm prej 100 pikėsh nė tė gjithė STPF-nė. Elementėt e Testit fizik janė kėrcim vertikal, ushtrime pėr barkun njė minutė, maksimumi i mundshėm pompash, vrap 300 metra dhe ecje/kros 2. 4 km. Janė gjashtė vlerėsime pėr testin fizik, shkėlqyeshėm, shumė mirė, mirė, mesatare, minimale dhe dobėt. Pas kėsaj kandidati do t’i nėnshtrohet intervistės me gojė ku testohen aftėsitė e tij pėr tė komunikuar qartė, shprehur ide dhe koncepte, si dhe pėr tė analizuar dhe marrė vendime. Mė pas kandidati i nėnshtrohet kontrollit mjekėsor, marrjes sė shenjave tė gishtave, kontrolli psikologjik dhe verifikimi i aplikantit. Pėe personat qė testohen pėrcaktohen edhe kriteret kur ata nuk mund tė skualifikohen. Nė fakt nėse kandidati nuk kalon testin me shkrim, fizik; kontrollin shėndetėsor dhe psikologjik, ka qenė i dėnuar mė parė pėr kryerjen e njė vepre penale, ka pranuar se ka kryer mė parė vepėr penale, ka deklaruar tė dhėna tė rreme apo ka paraqitur dokumente tė falsifikuara qė kanė pėr qėllim tė rrisin mundėsitė pėr punėsim tė aplikantitdhe tė tjera ai nuk kualifikohet.


Box

Procedurat e testimit

Aplikantėt e pėrzgjedhur pėr tė vazhduar procesin e pranimit i nėnshtrohen procedurės sė testimit sipas rendit tė mėposhtėm:
a) Testi me shkrim
b) Testi i aftėsive fizike
c) Intervista me gojė
ē) Kontrolli mjekėsor
d) Marrja e shenjave tė gishtave
dh)Kontrolli psikologjik
e) Verifikimi i aplikantit


Testi me shkrim
1. Testi shėrben pėr tė vlerėsuar nėse aplikanti zotėron njohuritė dhe aftėsitė e nevojshme pėr kryerjen e detyrave tė punonjėsit tė Policisė.
Aplikantit i kėrkohet tė lexojė, tė analizojė dhe tė kuptojė gjuhėn standarde shqipe. Testi me shkrim administrohet dhe vlerėsohet me pikė nga Sektori i Pranimit. Nė pėrfundim
tė testit me shkrim, Sektori i Pranimit publikon zyrtarisht listėn e renditjes sė rezultateve tė testit.
2. Rezultatet e testit me shkrim dalin brenda sė njėjtės ditė kur zhvillohet testimi. Aplikantėt qė kanė marrė 60% tė pikėve tė pėrcaktuara pėr testin me shkrim, njoftohen pėr tė vazhduar procesin e testimit. Rezultatet e testit me shkrim ruhen nė dosjen e aplikantit dhe pėrbėjnė 50% tė rezultatit tė pėrgjithshėm tė tij.
3. Aplikantėt qė nuk arrijnė 60% tė pikėve tė nevojshme tė testit me shkrim kanė tė drejtė tė riaplikojnė pėr t’u pranuar nė Polici me shpalljen e radhės sė vendeve tė lira.

Testi i aftėsive fizike
1. Aplikantėt qė kalojnė testin me shkrim, duhet tė kalojnė testin e aftėsive fizike, qė teston aftėsitė psikomotore ku pėrfshihet:
• shpejtėsia,
• shkathtėsia fizike,
• rezistenca,
• forca muskulare
• koordinimi fizik, tė domosdoshme pėr punėn e punonjėsit tė Policisė.
2. Testi i aftėsive fizike vlerėsohet sipas standardit tė pėrcaktuar nė kohėn e zhvillimit tė testit.
3. Testi fizik pėr Shkollėn Bazė tė Policisė pėrbėhet nga pesė komponent:
• Kėrcim Vertikal
• Ushtrime pėr barkun njė minutė
• Maksimumi i mundshėm pompash
• Vrap 300 metra
• Ecje/Kros 2. 4 km
4. Normat pėr kalimin e kėtij testi janė tė ndara veē pėr femrat dhe pėr meshkujt dhe sipas grup moshave.
5. Aplikanti duhet tė marrė minimumin e mundshėm tė pikėve pėr tė vazhduar intervistėn me gojė dhe procedurat e mėtejshme tė testimit.


Intervista me gojė
1. Qėllimet e intervistės me gojė janė tė vlerėsojė:
a. aftėsitė e kandidatit pėr tė menduar, analizuar, komunikuar dhe marrė vendime;
b. aftėsitė e kandidatit pėr tė reaguar nė mėnyrėn e duhur nė kushtet e njė stresi minimal;
c. pėrshtatshmėrinė e kandidatit pėr t’u bėrė punonjės Policie
2. Komisioni i Intervistės i bėn aplikantit pyetje tė strukturuara, tė cilat nuk kėrkojnė njohuri paraprake tė teknikave apo praktikave policore. Pyetjet testojnė aftėsitė e aplikantit pėr tė komunikuar qartė, pėr tė shprehur ide dhe koncepte, si dhe pėr tė analizuar dhe marrė vendime.
3. Komisioni e kryen intervistėn me gojė nė pėrputhje me udhėzimet e pėrcaktuara dhe vendos pėr secilin aplikant rezultatin numerik bazuar nė njė mekanizėm tė miratuar vlerėsimi. Mesatarja e vlerėsimeve individuale tė secilit anėtar tė Komisionit pėrbėn 50% tė rezultatit tė pėrgjithshėm tė kandidatit.


Kontrolli mjekėsor
1. Kandidatėt e pėrzgjedhur i nėnshtrohen kontrollit shėndetėsor nga komisioni mjekėsor i ngritur pėr kėtė qėllim.
Shpenzimet e kontrollit mbulohen nga kandidati.
2. Llojet e ekzaminimeve, kriteret dhe procedurat pėr kontrollin shėndetėsor pėrcaktohen nė Rregulloren e miratuar me urdhėr tė Ministrit.


Marrja e shenjave tė gishtave dhe mostra e ADN
1. Kandidatėve tė pėrzgjedhur u merret mostra e ADN-sė, si dhe shenjat e gishtave sipas standardeve tė Interpolit, nė bazė tė formularit tė miratuar nga Drejtori i Pėrgjithshėm.
2. Shenjat e gishtave dhe mostra e ADN-sė e tė gjithė punonjėsve tė Policisė
ruhen nė njė bazė tė veēantė tė dhėnash nė Laboratorin e Policisė Shkencore.

Kontrolli psikologjik
Kandidatėt e pėrzgjedhur i nėnshtrohen kontrollit psikologjik nga psikologė tė licencuar pėr tė pėrcaktuar pėrshtatshmėrinė e tyre nga pikėpamja psikologjike pėr tė kryer detyrat e punonjėsit tė Policisė.

Verifikimi i aplikantit
1. Pėr tė pėrcaktuar nėse kandidati i pėrzgjedhur ėshtė i pėrshtatshėm pėr t’u pranuar nė Polici, bėhet verifikimi i:
a) tė dhėnave tė paraqitura nė formularin e aplikimit;
b) dokumentacionit tė paraqitur per t’u pranuar ne polici
c) tė dhėnave tė cilat e implikojnė kandidatin nė veprimtari kriminale, sjellje antishoqėrore apo veprimtari tė tjera qė janė nė kundėrshtim me Kodin e Etikės sė Policisė tė miratuar me ligj.


Rastet e skualifikimit

Kandidati skualifikohet kur:
a) Nuk pėrmbush njė nga kriteret e pranimit
b) Nuk kalon testin me shkrim;
c) Nuk kalon testin e aftėsive fizike;
ē) Nuk kalon kontrollin shėndetėsor dhe psikologjik;
d) Ka qenė i dėnuar mė parė pėr kryerjen e njė vepre penale;
dh)Ka pranuar se ka kryer mė parė vepėr penale;
e) Ka deklaruar tė dhėna tė rreme apo ka paraqitur dokumente tė falsifikuara qė kanė pėr qėllim tė rrisin mundėsitė pėr punėsim tė aplikantit;
ė) Nga testi pėr pėrdorim droge rezulton se ėshtė ose ka qenė pėrdorues droge ose provohet se ėshtė regjistruar si pėrdorues droge nė shtatė vitet e fundit;
f) Ka kryer njė krim nė moshė tė mitur nėn 14 vjeē.
g) Ka kryer njė kundėrvajtje penale nė moshė tė mitur nėn 16 vjeē;
gj) Ka tė dhėna pėr pėrdorim tė mėparshėm tė drogave tė paligjshme para shtatė vitet e fundit;
h) Ka tė dhėna pėr pėrdorim tė vazhdueshėm tė pijeve alkoolike nė masėn qė ka ndikuar nė aftėsinė e tij pėr t’u kujdesur pėr veten e tij apo tė tė tjerėve;
i) Ka rekomandime, referenca dhe deklarata negative nga tė tjerėt, pėrfshirė punėdhėnės tė mėparshėm;
j) Ka tė dhėna tė mjaftueshme qė tregojnė se kandidati ka shprehur paragjykim ose diskriminim pėr arsye tė etnisė, gjinisė, moshės, prirjes seksuale, racės, fesė, pėrkatėsisė politike, statusit shoqėror apo pėrkatėsisė prindėrore.
k) Ka tė dhėna tė mjaftueshme qė tregojnė se kandidati ka qenė apo ėshtė drejtpėrsėdrejti ose tėrthorazi i pėrfshirė nė veprimtari kriminale;
l) Manifeston sjellje tė cilat bien nė kundėrshtim me Kodin e Etikės sė Policisė.

Pranimi nė Polici

1. Aplikantėt tė cilėt kalojnė me sukses procesin e testimit, pėrfshihen nė listėn e kandidatėve pėr t’u pranuar nė Polici sipas pikėve tė marra nė procesin e testimit nė rend zbritės.

2. Struktura qendrore e personelit harton listėn e kandidatėve pėr t’u pranuar nė Polici si punonjės policie nga lista e pėrgjithshme sipas rendit numerik tė pikėve tė marra gjatė procesit tė testimit. Nė rastet kur dy ose mė shumė kandidatė rezultojnė me pikė tė barabarta, do tė merret pėr bazė rezultati i testit me shkrim.

3. Njė kandidat i cili ėshtė skualifikuar sipas kėtij udhėzuesi, ka tė drejtė tė kėrkojė shqyrtimin e rastit tė tij nga strukturat qendrore tė personelit jo mė vonė se shtatė ditė nga marrja e njoftimit pėr skualifikim. Strukturat pėrkatėse tė personelit duhet tė kthejnė pėrgjigje pėr kėrkesėn jo mė vonė se dhjetė ditė nga marrja e kėrkesės. Nėse rezultati i shqyrtimit ėshtė nė favor tė kandidatit, ai do tė lejohet tė vazhdojė procesin.



2 Korrik 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos