Sot dalin rezultatet e matematikės, 1 nė 10 ėshtė ngelės

Njė nė dhjetė maturantė nuk ka arritur t`ia dalė me sukses provimit tė dytė tė Maturės Shtetėrore, sipas Agjencisė sė Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve, e cila ka bėrė tė ditur dje rezultatet statistikore tė maturantėve pėr kėtė provim. Ankthi pėr rezultatet e provimit tė matematikės pėr rreth 31.959 maturantė mbaron sot. Tė gjithė do tė mund tė shohin rezultatet e provimit nė shkollat e mesme, pasi ato do tė afishohen nga drejtoritė.

Rezultatet

AVA bėri dje me dije se nga tė gjithė maturantėt qė morėn pjesė nė provim rreth 89,11 % kanė marrė notė kaluese, ndėrsa pjesa tjetėr kanė marrė notė jokaluese. Bėhet me dije se me nota tė nivelit 5-6 janė vlerėsuar gjithsej 19.015 maturantė, domethėnė 59.60% e sasisė totale. Ndėrsa nota tė nivelit 7-8 kanė marrė gjithsej rreth 7368 maturantė, pra 23.06% e sasisė totale. Mėsohet se me nota tė nivelit 9-10 janė vlerėsuar gjithsej 2097 maturantė, domethėnė 6.56% e totalit tė tyre. Nga 31.959 maturantė qė kanė marrė pjesė nė provimin e matematikės tė Maturės Shtetėrore 2008, vetėm 535 janė vlerėsuar me notėn 10 dhe vetėm 8 prej tyre kanė arritur qė tė marrin sasinė maksimale tė pikėve tė mundshme. Rezultatet e matematikės pėr kėtė vit kanė qenė dukshėm mė tė dobėta nga vlerėsimi i tyre nė provimin e letėrsisė, ku nga totali i nxėnėsve ngelės rezultuan vetėm 8 pėr qind.

Ankesat

Por, edhe nėse maturanti ėshtė ngelės, ai do tė ketė njė mundėsi tė dytė. Bėhet me dije se pėr tė gjithė ata qė nuk janė dakord me vlerėsimin e bėrė, mund tė depozitojnė njė ankimim dhe tė kėrkojnė tė shikojnė fletėn e tyre tė provimit.

Sipas rregullores sė maturės, ēdo maturant pas shpalljes sė rezultateve tė provimit ka tė drejtė tė kėrkojė njė kopje tė testit qė ai ka zhvilluar, me rezultatet pėrkatėse tė vlerėsimit. Brenda 7 ditėve pas shpalljes sė rezultateve tė provimit, ai paraqet pranė Komisionit Shkollor tė Maturės Shtetėrore njė kėrkesė duke paguar njė tarifė prej 400 lekėsh pėr ēdo kopje tė testit, nė sekretarinė e shkollės. Komisioni i Maturės Shtetėrore pranė Drejtorive Arsimore shqyrton kėrkesat e paraqitura dhe i pėrcjell ato zyrtarisht tek AVA, shoqėruar me mandatarkėtimet pėrkatėse. Ndėrsa AVA, pasi merr kėrkesat, dėrgon nė Drejtoritė Arsimore Rajonale fotokopjet e testeve tė kėrkuesve. Pas kėsaj procedure, ēdo kėrkues firmos pėr tėrheqjen e fotokopjes sė testit. Nisur nga procedurat e vlerėsimit tė testeve, vlerėsimi i shpallur nga AVA, pėr ēdo pjesėmarrės nė provime, nuk do tė rishikohet.

Formulari A2 dhe fundi i Maturės

Me kėtė provim ata u kanė dhėnė fund katėr viteve tė shkollės sė mesme. Nota e marrė nė lėndėn e matematikės dhe tė letėrsisė, ndryshe quhet nota e meritės. Ato kanė rėndėsi jo vetėm pėr tė treguar rezultatet e shkollės sė mesme, por sidomos nė procedurat pėr studimet e larta. Tanimė mbetet qė maturantėt t’i nėnshtrohen vetėm provimit tė pėrbashkėt tė dy lėndėve me zgjedhje mė datė 10 korrik. Procesi i korrigjimit tė kėtyre provimeve ka mbaruar prej disa ditėsh. Por pas pėrfundimit tė kėtij procesi nė katėr qendrat e vlerėsimit nė Tiranė, Shkodėr, Elbasan e Fier, ka filluar qė dje shpėrndarja e tyre nėpėr Drejtoritė Arsimore dhe nė zonat rajonale pėrkatėse, prej nga do tė nisen pėr tu afishuar nėpėr shkolla. Rezultatet e provimeve do tė ndihmojnė maturantėt pėr tė zgjedhur shkollat e larta nė Formularin A2.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos