Droga, papunėsia, dhuna - si ndihmohen tė rinjtė pėr tė qėndruar larg tyre

Dhuna nė familje, alkooli apo konsumimi i drogės, kriminaliteti dhe papunėsia janė disa nga problemet e tė rinjve nė Gjermani. E martė pasdite nė vizitė tek tė ashtuquajturit “ndihmėsit e rrugės” nė qarkun Neukolln, thėnė mė saktė nė Reuterkiez ku ndodhet edhe shkolla Rutli. Njė emėr qė para dy vitesh e gjysmė pėrfshiu shtypin kombėtar dhe ndėrkombėtar, kur mėsuesve pėr shkak tė agresivitetit, injorancės dhe mosrespektimit iu desh tė propozojnė mbylljen e shkollės. Nė kėtė qark me njė tė tretėn e banorėve migrantė, njė shkallė tė lartė tė familjeve qė jetojnė nga ndihmat sociale dhe shumė problemeve tė tjera, pedagogėt social tė Gangway vizitojnė tė rinjtė nėpėr sheshe, rrugė dhe oborre tė shkollave. Parakusht i rėndėsishėm i punės sė tyre, thotė Felix Mreiche ėshtė krijimi i besimit:

"Ka raste kur pėr javė tė tėra ne dalim nėpėr kėto sheshe dhe tregojmė praninė tonė, pėr tė rėnė nė sy tė tė rinjve, nė mėnyrė qė pastaj tė futemi nė bisedė me ta. Ne pastaj u sqarojmė atyre se ēfarė bėjmė: se nuk punojmė me policinė dhe nuk i lajmėrojmė prindėrit e tyre. Ne duam tė bėhemi presona tė besueshėm pėr tė rinjtė dhe t’u ndihmojmė atyre nė tė gjitha gjendjet e mundshme tė jetės".

Prej brengave dashurore, ēėshtjes sė shkollimit e deri tek mbrojtja nga burgu. Normalisht zgjat pothuajse njė gjysmė viti deri sa tė jetė fituar njė besim i tillė dhe tė rinjtė tė fillojnė tė flasin pėr ēėshtje, tė cilat i brengosin ata. Andaj ata luten qė gazetarėt dhe kureshtarė tė tjerė tė mos ngarkojnė tė rinjtė me pyetje - raportet e besimit mund tė thyhen shumė lehtė. Punėtori social me origjinė turke Ēengiz Tariverdio: "Cilat probleme mbizotėrojnė? Temė kryesore ėshtė papunėsia dhe problematika e alkoolit nė familje. Janė kėto probleme pėr tė cilat tė rinjtė nuk flasin me familjet e tyre, pėr shkak se familjet e kanė vetė kėtė problem. Dhe si pasojė ata dalin nė rrugė". Nė Neukolln para sė gjithash janė tė rinj migrantė pėr tė cilėt pėrkujdesen punėtorėt social nė rrugė. Ata janė kryesisht me origjinė arabe, turke, kurde, shqiptare apo polake. Por jashtė nuk mbeten as tė rinjtė gjermanė, sqaron Anna Schaefis. Problemet kryesore tė tyre janė alkooli dhe propaganda e ekstremizmit tė djathtė.

Ndėrkaq tek tė rinjtė myslimanė problemin kryesor e pėrbėn droga. Pėr shkak se tradita ua ndalon pėrdorimin e alkoolit ata marrin Kanabis.

Pika ku tė rinjtė migrantė dhe ata gjermanė nuk dallojnė nga njėri-tjetri ėshtė dhuna. Dhunėn qė ata pėrjetojnė nė familjet e tyre e marrin me vete nė rrugė. Pėr shkak se mundėsitė e tyre pėr t'u shprehur verbalisht janė tė kufizuara ata e bėjnė kėtė me grushte.








 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos