Turizmi ne jug, jo si rajoni

Shqiperia ne strategjite e saj per turizmin duhet te ndjeke nje model te ndryshem nga Kroacia dhe Mali i Zi, per te qene te suksesshem. Rekomandimi i bere nga Organizata Boterore e Turizmit eshte njoftuar dje nga ministri i Turizmit, Ylli Pango, gjate prezantimit te planit per zhvillimin e bregdetit jugor te Shqiperise. Fqinjet kroate dhe malazeze nuk konsiderohen modele suksesi ne vijimesine e industrise turistike, vlereson kreu i turizmit. Per bregdetin e Jugut, qe perfshin pothuajse te gjithe rivieren shqiptare, po pergatiten disa drafte nga konsulente te huaj, te cilat gjate janarit do te diskutohen me komunitetin, ku do te zbatohen projektet e turizmit. Plani do te perfshije te gjithe planin e investimeve ne infrastrukture, udhezime per zhvillimin e fshatrave bregdetare, hartat e infrastruktures etj. Ministri Pango theksoi se praktika e ndjekur ne kete plan dallon nga te meparshmet, pasi u eshte referuar standardeve evropiane. "Nuk kemi me luksin te kthejme mbrapsht investitoret qe duan te investojne ne turizem. Ky plan do t'u jape pergjigje per zhvillimin e shpejte te turizmit ne kete zone", tha Pango. Dokumentet e ketij plani do te jene ne dispozicion te shqyrtimit dhe komenteve nga publiku pergjate nje periudhe 1-mujore. Ne mes te janarit 2008, do te organizohen seanca te degjimit publik, ku konsulentet do te degjojne komentet dhe japin sqarime rreth pyetjeve te paraqitura nga publiku. "Pas miratimit te planit, qeveria eshte e gatshme te filloje investimet per zhvillimin e infrastruktures se kesaj zone duke perfshire rruget, furnizimin me uje etj.", tha ministri i Transportit, Sokol Olldashi. Ne projektin per zhvillimin e bregdetit jugor te Shqiperise parashikohet ruajtja e vlerave thelbesore natyrore dhe kulturore te rajonit, duke perfshire mjediset tokesore, detare dhe ekosistemet. Turizmi se bashku me tregtine shoqeruese dhe me sherbimet plotesuese eshte planifikuar si sektor udheheqes i ekonomise rajonale dhe si katalizatori kryesor i rritjes se ekonomise. Ne kete kontekst, parashikohet krijimi i lehtesive per biznesin, nje klime transparente investimesh, duke perfshire procedurat e drejtperdrejta te lejeve, si dhe nje mjedis te qarte ligjor dhe rregullator.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos