Matura Shtetėrore, 50 pikė provimet e detyruara dhe 40 ato me zgjedhje

Pėrzgjedhja e pyetjeve tė testit pėr secilėn nga provimet e detyruara (Gjuhė-Letėrsi e Matematikė) dhe pėrzgjedhja e pyetjeve tė provimeve tė me zgjedhje (Anglisht, Frėngjisht, Fizikė, Kimi, Biologji, Njohuri pėr Shoqėrinė, Histori, Gjeografi, Filozofi dhe Njohuri pėr Ekonominė) tė Maturės Shtetėrore (MSh) 2008 do tė bėhen nga specialistė tė pėrcaktuar nga ministria. Kjo procedurė ndiqet nė bazė tė urdhrit tė ministrisė pėr hartimin dhe vlerėsimin e testeve tė provimeve tė detyruara dhe me zgjedhje tė Maturės Shtetėrore (MSh) 2008. Mėsohet se specialistėt tė cilėt do tė merren me pėrzgjedhjen e pyetjeve tė testit pėr provimet e detyruara dhe pėr provimet me zgjedhje janė mėsues tė lėndėve pėrkatėse dhe janė emėruar Pėrgjegjės tė Testit Pėrfundimtar (PTP). Bėhet me dije se kėta specialistė do tė pėrzgjedhin pyetjet e testit nga banka e pyetjeve. Mėsohet se pyetjet e krijuara nga 17 ekspertėt e Agjencisė sė Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve janė ndėrtuar nė bazė tė programeve orientuese. Pyetjet po ruhen brenda ambienteve tė izoluara tė Agjencisė sė Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve (AVA). Bėhet me dije se menjėherė pas pėrzgjedhjes sė pyetjeve tė testit nga 17 ekspertėt e Agjencisė sė Vlerėsimit tė Arritjeve tė Nxėnėsve fillon procesi i shumėfishimit dhe i paketimit nė test-broshura.

Mėsohet se periudha e KOEPS-it, pra, periudha e izolimit pėr Maturėn Shtetėrore (MSh) 2008 pėr provimin e Gjuhė-Letėrsisė D1 ka filluar mė datė 3 qershor dhe mbaron ditėn e provimit mė datė 9 qershor 2008, i cili fillon nė orėn 10:00. Ndėrsa pėr provimin e Matematikės D2 periudha e izolimit do tė fillojė mė datė 11 qershor dhe do tė mbarojė ditėn e kėtij provimi mė datė 17 qershor 2008. Pėr provimet me zgjedhje Z1 dhe Z2 periudha e izolimit ėshtė nga data 3 deri mė 10 korrik tė 2008-ės.

Bėhet me dije se testi i provimeve tė Maturės Shtetėrore (MSh) 2008 pėr secilin nga provimet e detyruara Matematikė dhe Gjuhė-Letėrsi do tė pėrmbajė 25 pyetje, nga tė cilat 13 pyetje me pėrgjigje alternative qė do tė vlejnė 13 pikė dhe 12 pyetje me zhvillim qė do tė vlejnė 37 pikė. Mėsohet se nė total njė maturant duhet tė marrė maksimumi 50 pikė pėr ēdo provim tė detyruar. Bėhet me dije se 2 provimet me zgjedhje zhvillohen vetėm njė herė nė vit dhe do tė zhvillohen nė njė ditė. Mėsohet se testet e provimeve me zgjedhje tė Maturės Shtetėrore 2008 do tė pėrmbajnė pėr secilėn lėndė 20 pyetje, nga tė cilat 10 pyetje me pėrgjigje alternative qė do tė vlejnė10 pikė, dhe 10 pyetje me pėrgjigje me zhvillim, qė do tė vlejnė 30 pikė. Nė total, njė maturant duhet tė marrė maksimumi 40 pikė pėr ēdo provim me zgjedhje. Bėhet me dije se kohėzgjatja e dhėnies sė pėrgjigjes me shkrim pėr secilin nga testet e provimeve tė detyruara do tė jetė 2 orė e 30 minuta, ndėrsa kohėzgjatja pėr dhėnien e pėrgjigjeve me shkrim pėr tė dyja testet e provimeve me zgjedhje do tė jetė 4 orė.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos