Zanat, lugetėrit, shtrigat e Fishtės

Aventura letrare e Fishtės, pėr tė krijuar eposin artistik tė popullit shqiptar, duket se nuk mund tė realizohej pa thirrur Zanėn e frymėzimit, pėr tė kėnduar sė bashku me tė. Do tė kishte mjaftuar ajo figurė mitologjike, e pranishme nė tė gjithė episodet e veprės, pėr tė dėshmuar ngjizjen mitologjike tė “Lahutės sė Malcis”. Figura e Zanės sė Frymėzimit na sugjeron tė dallojmė origjinalitetin epik tė Fishtės, lirizmin nė “Lahutėn e Malcis”, ironinė dhe, veēanėrisht, lehtėsinė e rrėshqitjes sė poetit nga realja tek jorealja e anasjelltas, gjėra qė pėrbėjnė pėrgjithėsisht magjinė e verbit fishtjan.

Por Fishta nuk u mjaftua vetėm me krijimin e Zanės sė Frymėzimit. Ai krijoi edhe personazhe tė tjerė mitologjikė: Orėn e Shqipėrisė dhe Orė tė tjera, Zanėn e Madhe dhe Zana tė tjera, Dragonjtė e Kuēedrėn, Lugetėrit, Shtrigat, Floēkėn. Tė gjitha kėto figura pėrbėjnė shtratin mitologjik tė veprės, por edhe Panteonin e munguar tė mitologjisė

shqiptare nė letėrsinė e kultivuar. Ē’do tė ishin perėnditė e Olimpit, pa Iliadėn dhe Odisenė? - e kanė shtruar prej kohėsh ēėshtjen mitologėt pak a shumė, me njė pyetje tė tillė autori i kėtij studimi u drejtohet lexuesve: ē’do tė ishin shumė prej figurave tė mitologjisė shqiptare pa “Lahutėn e Malcis”?

Pėr ta veēuar kėtė fakt, dhe pėr tė hyrė mė nė thellėsi hartės mitologjike tė Fishtės, studiuesi Tonin Ēobani ka pėrfshirė nė njė monografi gjithė elementėt mitologjikė qė kanė shoqėruar veprėn e epikut shqiptar nė “Lahutėn e Malcis”.

“Kujtdo i ka ndodhur tė mrekullohet prej lėndės mitologjike tė “Lahutės sė Malcis”. Edhe atyre qė kanė ditur diēka a shumėēka pėr mitologjinė popullore shqiptare. Ndoshta, edhe etnologėve dhe albanologėve qė kanė pasur njohuri tė mira pėr mitologjinė evropiane. Tė mrekulluar e kam ndier veten edhe unė sa herė kam kaluar nėpėr duar atė vepėr. Dhe e kam kaluar nėpėr duar “Lahutėn e Malcis”, i angazhuar, disa herė: kur e kam inskenuar pėr trupėn amatore tė Pallatit tė Kulturės nė Lezhė, kur sė bashku me mikun tim prof. Tefė Topalli e kemi pėrgatitur pėr botim pėr shkollat e mesme, kur kam redaktuar Veprėn 4, Epika, tė botimit vepra letrare e plotė e Gjergj Fishtės, kur kam pėrgatitur shkrimet: Miti dhe antimiti fishtjan (1990); Fishta dhe Lezha; Lahuta e Malcis, rileximi; Si u shkrua “Lahuta e Malcis” etj.”, - shkruan Ēobani nė parathėnien e botimit.

Mė tej studiuesi vazhdon me impresionin e tij: “Mė ka mrekulluar njė Zanė, qė i rri pėrkrah poetit nga episodi i parė i “Lahutės sė Malcis” deri te kėnga e fundit; njė Zanė tjetėr; Zana e Madhe e Vizitorit, qė pėrleshet me Orėn thepe tė Malit tė Zi; njė Zanė-Orė e Shqipėrisė qė mėkon me energji tė mbinatyrshme Ali pashėn e Gucisė; Orėt e Dukagjinit tek gatuajnė e u shėrbejnė heronjve nė bjeshkėt e largėta; Orė e Zana, tek i bėjnė ceremonitė mortore Tringės; njė Floēkė qė mėson tė flasė shqip dhe pastaj martohet e lind bij e bija me njė djalosh malėsor; Dragonjtė qė mundin Kuēedrėn; Lugetėrit, si hije vdekjeje e Shtrigat, qė udhėtojnė fluturim mbi breshka deti pėr tė marrė pjesė nė njė “tubim ndėrkombėtar”, diku nė Kotorre tė Reja etj.

Tė mrekulluarit tek unė ėshtė emocion qė shoqėrohet me kėnaqėsi estetike, por edhe me habinė e tė mistershmes. Kėtė tė fundit e kam ndier sa herė kam rėnė nė kontakt me figura e subjekte mitologjike. Por te Fishta ajo mė shoqėrohej vazhdimisht me njė kėrshėri qė mė grishte ta shtyja kėnaqėsinė time deri nė arsyetimin e kėtyre figurave. Lexoja gjithēka ishte shkruar para dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri a diasporė pėr “Lahutėn e Malcis”. Tė them tė drejtėn nė asnjė rast nuk e shova kėrshėrinė plotėsisht dhe aq mė pak tė kėnaqesha me njė arsyetim bindės a tė mjaftueshėm. P.sh., tė bindesha pėrse Dragonjtė e “Lahutės sė Malcis”, qė pėrbėjnė tėrė argumentin epik tė kėngės sė 16-tė (“Kuēedra”) dhe mė shumė se gjysmėn e kėngės sė 17-tė (“Nė Qafė-Hardhi”) e ndonjė fragment tė kėngėve tjetėr (si kėnga 26, “Koha e Re”), tė ishin heronj, ndėrsa nė mitologjinė biblike dhe nė atė klasike greko-romake ishin pėrjetėsuar si figura antagoniste qė simbolizojnė fuqinė demoniake tė shkatėrrimit. Edhe Shėn Gjergji, emrin e tė cilit kishte marrė Fishta kur qe dorėzuar frat, ėshtė pėrjetėsuar figurativisht kudo nėpėr kisha duke mundur Dragoin, simbolin e sė keqes, errėsirės... Nuk mė linte tė qetė pyetja: pėrse Fishta kėndon te Dragonjtė tė kundėrtėn e asaj, qė, nė fund tė fundit, ia kėrkonte edhe zhguni i fratit qė mbante veshur?

Kur i dhashė pėrgjigje kėsaj pyetjeje, mbėshtetur nė studimet bashkėkohore pėr mitologjinė, veēanėrisht, pėr mitet anglo-saksone, botova shkrimin “Dragonjtė, origjina mitologjike e shqiptarėve”. Mė parė kisha zgjidhur misterin e Floēkės, pėr tė cilėn mė ndihmoi njė subjekt i pėrafėrt, trajtuar nė baladėn e Martin Camajt me titull “Legjenda e Shotės”, tė cilėn e kisha botuar me titullin “Njė histori dashurie, legjenda e zanafillės sė fisit shqiptar”. Mė pas pata guximin tė merresha edhe me Zanat e Orėt e “Lahutės sė Malcis”, me Lugetėrit dhe Shtrigat etj., qė pėrbėjnė kapituj tė veēantė tė kėtij libri pėr figurat mitologjike nė “Lahutėn e Malcis”. Monografia merr pėrsipėr t’u japė pėrgjigje edhe disa ēėshtjeve qė lidhen me magjinė e verbit fishtjan, me strukturėn narrative tė veprės sė tij, me lirizmin e dozat e satirės, me ndikimet etj. Nėse studimi im nuk arrin tė shuajė nė mėnyrė shteruese kėrshėritė e lexuesit, gjė qė do tė ishte e pamundur, mjafton qė tė ndihmojė sado pak pėr ta kthyer vėmendjen pa “kėrveshur buzėt mbi thjeshtėsinė e artė tė mitologjisė” nė “Lahutėn e Malcis”.

Pėr kėtė botim Prof. dr. Mark Tirta shkruan se: “Tonin Ēobani ėshtė marrė me zbėrthimin figurativ, po dhe me kuptimet popullore tė trashėguara nė shekuj tė figurave mitike si Dragoi, Kuēedra, Ora, Zana, Shtriga, Floēka, Lugati e me radhė, qė Fishta i ka pėrdorur nė veprėn “Lahuta e Malcis”... Autori ka zbėrthyer me shumė skrupulozitet ēdo dukuri tė paraqitur me elemente mitike nė kėtė vepėr tė Fishtės dhe ka vlerėsuar funksionet artistike qė ato paraqesin nė vėshtrim tė gjithanshėm: si krijimtari letrare e njė niveli tė lartė e ndėrkohė me natyrė komunikimi tepėr popullor...”.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos