Jusuf Buxhovi, 2 mijė dokumente pėr diplomatėt gjermanė

Lidhja e Prizrenit





Nė kuadėr tė kremtimit tė 130-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, dje nė mjediset e Bibliotekės Kombėtare Universitare e Kosovės, u pėrurua libri "Kongresi i Berlinit 1878", tė autorit Jusuf Buxhovi, i cili u vlerėsua si njė ndihmesė e madhe pėr studiuesit e ēėshtjes shqiptare. Referuesit thanė se Jusuf Buxhovi veprėn e tij e ka mbėshtetur nė tė kaluarėn tonė historike, i cili duke njohur kulturėn dhe gjuhėn gjermane, gjurmoi dokumente burimore pėr ngjarjen politike tė Kongresit tė Berlinit. “Buxhovi ia doli qė tė sqarojė me argumente tė reja Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, si njė nga ngjarjet mė tė mėdha tė historisė sonė kombėtare”, - vlerėsuan referuesit pėr librin "Kongresi i Berlinit 1878". Historiani dhe drejtori i Institutit tė Historisė, Jusuf Bajraktari, vlerėsoi se autori e ka cilėsuar Kongresin e Berlinit si ngjarjen kryesore politike, qė ndikoi nė krijimin e Lidhjes sė Prizrenit. Sipas autorit, Kongresi i Berlinit, nė raport me shqiptarėt, nuk kishte vetėm efekte negative. Ai ofroi mundėsi pėr shqiptarėt qė tė realizojnė aspiratat e tyre historike me rėnien e Perandorisė Osmane nė Ballkan. “Buxhovi mė tej shtron paralelizmin e vėshtirė se ēfarė do tė thoshte pėr shqiptarėt mbetja nė fuqi e Paqes sė Shėn Stefanit, pėrballė vendimeve aspak tė lehta tė Kongresit tė Berlinit, qė lanė kohe e hapėsirė pėr veprime tė ardhshme politike pėr popullin tonė”, - theksoi Bajraktari.

Ndėrkaq vetė autori i librit, Jusuf Buxhovi, pėr veprėn e vet tha: “Me kėtė botim nuk pėrfundon e gjitha. Kėtu kemi dhėnė vetėm dokumentet bazė, janė edhe 2 mijė e sa dokumente, nė tė cilat nė tri-katėr botime tė ardhshme do tė gjejnė vend. Do tė thotė janė dokumente tė diplomatėve gjermanė... pa kėto dokumente me siguri edhe Kongresi i Berlinit mbetet jashtė kontestit tė zhvillimeve”. Kėtė vepėr e ka botuar shtėpia botuese "Faik Konica" e Prishtinės. Me rastin e kėtij pėrvjetori tė Lidhjes sė Prizrenit, u hap edhe ekspozita e botimeve pėr Lidhjen e Prizrenit nga fondi i Bibliotekės Kombėtare Universitare.







Beqir Metea: Lidhja e Prizrenit nė dosjet e austro-hungarezėve



Nė Kosovė, me rastin e Lidhjes sė Prizrenit, janė promovuar dy vepra tė rėndėsishme tė historiografisė dhe kulturės sonė kombėtare, tė botuara nga “Albanica”, nė bashkėpunim me dy institucione tė shkencės sonė, Institutin e Historisė nė Tiranė dhe Muzeun Historik Kombėtar, Tiranė. Vepra e parė, Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet austro-hungareze, 1878 Vėllimi I, qė botohet nė bashkėpunim me ekspertė tė Institutit tė Historisė tė Tiranės, Beqir Meta, Ferit Duka, Marenglen Verli etj., paraqet dokumente tė rėndėsishme austro-hungareze lidhur me ngjarjet qė i paraprijnė themelimit tė Lidhjes, konsolidimit dhe veprimeve politike dhe ushtarake tė saj pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore tė atdheut tonė. Vepra pėrfshin 248 dokumente, kryesish raporte tė konsujve tė Vjenės, tė cilėt ishin me detyrė nė qytetet e ndryshme shqiptare gjatė zhvillimit tė kėtyre ngjarjeve tė bujshme, qė ndodhėn pas Paktit tė Shėn Stefanit dhe Kongresit tė Berlinit. Rėndėsia e kėtij vėllimi tė parė, pos tjerash, ėshtė se do tė pasohet edhe me disa vėllime tė tjera dokumentesh tė kėtij burimi, duke plotėsuar kėsisoj mungesėn e dokumenteve tė tilla tė rėndėsishme pėr hartimin e historisė sonė kombėtare.

Po kėshtu, pjesė e kėtij promovimi ėshtė edhe vepra e veēantė Skėnderbeu nė shtypin e Rilindjes Kombėtare (1880-1912), e autores Liljana Verdho. Vepra, po ashtu, botohet me rastin e 130-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe ėshtė fryt i bashkėpunimit nė mes tė Muzeut Historik Kombėtar, Tiranė dhe Kompanisė sonė mediale, gjegjėsisht revistės “Albanica”. Veprės i paraprin njė studim i gjatė i autores dhe bashkėngjitur bibliografia e publicistikės shqiptare me temėn e Skėnderbeut, 1880-1912. E quajmė vepėr tė rėndėsishme pėr faktin se Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu ishte kryeprotagonisti shpirtėror i mbarė lėvizjes kulturore, politike e ushtarake tė kėsaj periudhe.

Siē konkludon autorja nė hyrje tė veprės, shtypi kombėtar i ka kushtuar vėmendje tė veēantė figurės sė Skėnderbeut, virtyteve tė tij, personalitetit tė Heroit tonė Kombėtar si burrė shteti, si strateg ushtarak i shquar dhe si organizator shumė i aftė dhe i rrallė i jetės shoqėrore e politike tė shqiptarėve.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos