Bajamet, si trajtohen dhe kur duhen operuar



Ato qė njihen si bajamet kanė njė rol mjaft tė rėndėsishėm pėr organizmin e njeriut, sepse mbrojnė dhe luftojnė mikrobet e ndryshme qė hyjnė nga goja dhe rrugėt e frymėmarrjes. Fyti ėshtė vendi ku kryqėzohen sistemet e tretjes dhe tė frymėmarrjes, tė cilėt janė nė kontakt tė vazhdueshėm me mjedisin e jashtėm. Pra, fyti ėshtė pjesė e dy sistemeve dhe vendoset nė pjesėn e prapme tė hundės dhe gojės. Funksionet e kėtij organi janė tė shumta e tė rėndėsishme. Nė tė janė tė vendosura disa grumbullimesh indesh, qė pėrngjajnė me ato tė gjėndrave limfatike. Njė grumbull tjetėr ėshtė i vendosur prapa hundės qė janė anedoidet, nė gjuhėn popullore quhen “mish nė hundė”, dy grumbullime tė tjera janė tė vendosura nė dy anėt e fytit, qė janė tonsilit palatine ose “bajamet”. Nė rrėnjėn e gjuhės ėshtė vendosur njė tjetėr grumbull indesh tė tilla, qė quhet “bajamja” e gjuhės. Tė katėrt grumbullimet qė thamė mė lart luajnė njė rol tė rėndėsishėm pėr organizmin e njeriut, sepse kontrollojnė ēdo gjė qė kalon nė rrugėn e ushqimit dhe tė ajrit. Pėrveē funksionit qė pėrmendėm bajamet prodhojnė dhe disa qeliza tė gjakut qė quhen limfocide. Ato kanė veti mbrojtėse. Kur bajamet sėmuren kėto kthehen nė qeliza gllabėruese pėr mikrobet, duke i shkatėrruar ato. Tjetėr rol i rėndėsishėm i bajameve ėshtė se kėtu prodhohen tė ashtuquajturat trupėza mbrojtėse (antikorpe), tė cilat shkatėrrojnė mikrobet dhe helmet e tyre.
Shkaktarėt
Pezmatimi i bajameve quhet “anginė” dhe shkaktarė tė shfaqjes sė kėtij shqetėsimi janė mikrobet e ndryshme, qė favorizohen nga i ftohti dhe nga ulja e rezistencės sė organizmit. Shenjat e para tė sėmundjes janė dobėsi e pėrgjithshme, tharje dhe dhimbje fyti, temperatura qė rritet deri nė 38-39 gradė. Fėmijėt e vegjėl veē tė tjerash refuzojnė ushqimin dhe ankohen shpesh pėr dhimbje barku. Ndėrlikimet e anginave janė lokale dhe tė pėrgjithshme. Kalimi nė formėn kronike tė sėmundjes ėshtė ndėrlikimi mė i shpeshtė lokal qė ėshtė quajtur tonsiliti kronik. Veē kėsaj mund tė kemi grumbullimin e qelbit pėrreth bajames qė quhet abces peritonsilar. Nė qoftė se grumbullimi i qelbit bėhet nė thellėsi tė qafės quhet flegron dhe ky ėshtė ndėrlikimi mė i rėndė qė shoqėrohet me zmadhimin e gjėndrave limfatike nė fyt. Ndėrlikimet e pėrgjithshme tė anginave janė reumatizma, sėmundjet e veshkave dhe tė zemrės. Shenja kryesore e kėsaj sėmundjeje ėshtė dhimbja, vėshtirėsi nė gėlltitje dhe tė folurit karakteristik sikur ka diēka nė gojė. Tonsiliti kronik shpesh nuk ka shenja tė qarta, por vetėm njė shqetėsim tė papėrcaktuar nė grykė, nganjėherė vėshtirėsi nė gėlltitje, kur bajamet janė shumė tė zmadhuara, si dhe erė tė keqe nga goja. Disa tė sėmurė kanė ngritje tė lehtė tė temperaturės qė nganjėherė mund tė vazhdojė pėr shumė kohė. Shenjė mė e sigurt pėr njė tonsilit kronik ėshtė shfaqja e anginave tė shpeshta, tė shoqėruara dhe me rritjen e gjėndrave limfatike tė fytit dhe tė qafės.
Operimi
Pyetjes nėse duhen operuar bajamet ende shkenca sot nuk i ka dhėnė njė pėrgjigje plotėsisht tė saktė. Duke pasur parasysh rolin e bajameve nga eksperienca ėshtė arritur nė disa standardizime pėr heqjen e tyre. Bajamet nė pėrgjithėsi operohen pas moshės 3 vjeē me ndonjė pėrjashtim tė veēantė dhe pėrpara kėsaj moshe. Bajamet hiqen kur sėmuren shpesh, ose kur formojnė vatėr infeksioni pėr sėmundje tė ndryshme. Ndodh qė bajamet tė jenė tė zmadhuara, por nuk do tė thotė se duhen hequr si tė sėmura, prandaj kėto lloj bajamesh hiqen vetėm atėherė kur ato japin shqetėsime tė tilla si, dhimbje veshėsh apo ulje tė dėgjimit, zmadhim tė gjėndrave limfatike tė qafės, fytit, vėshtirėsi nė frymėmarrje, nė gėlltitje dhe tė folurit e fėmijės. Duhet theksuar kėtu qė disa prindėr apo dhe personel shėndetėsor mendojnė gabimisht se, duke qenė bajamet e zmadhuara duhen operuar, nė mėnyrė qė fėmija tė shėndoshet e t’i vijė oreksi. Sipas mjekėve, njė qėndrim i tillė ėshtė nė dėm tė shėndetit tė fėmijės, nė qoftė se do tė heqin bajamet jo tė sėmura. Prandaj nevojitet njė bashkėpunim mė i ngushtė midis mjekėve patologė dhe pediatėr me specialistin otorinolog, pėr tė vendosur kritere mė tė drejta pėr heqjen ose jo tė bajameve.
Parandalimi
Bajamet janė barriera e parė pėr mikrobet qė hyjnė nė organizėm dhe vendi ku asgjėsohen pa kaluar mė tej nė organizėm. Kjo ėshtė arsyeja qė personat qė kanė hequr bajamet preken shpesh dhe shpejt nga faringitet. Sė pari mjekėt kėshillojnė qė pėr fėmijėt e predispozuar pėr t’u prekur nga bajamet tė tregohet njė kujdes maksimal ndaj veshjes, qėndrimit nė ambientin e jashtėm, sidomos nė ditėt e ftohta, por edhe nė ato tė nxehta, pasi fėmija nga lėvizja e tepėr mund tė djersitet shumė dhe kjo bėhet shkak pėr ftohje. Gjithashtu, duhet tė pėrdoren ushqime dhe pije tė ftohta, por tė gjitha nė njė temperaturė normale. Nė tė njėjtėn kohė mund tė kėshilloja kufizimin nė maksimum nga fėmijėt tė pijeve tė gazuara si: koka-kola, sidomos kur kanė bajame tė sėmura (tė skuqura, tė qelbėzuara), sepse kėto pije mund tė pėrkeqėsojnė stadin e sėmundjes.

Shenjat
Vėshtirėsi nė gėlltitje
Erė tė keqe nga goja
Temperaturė
Dobėsi e pėrgjithshme
Tharje dhe dhimbje fyti
Refuzim ushqimi
Dhimbje barku
Ndėrlikimet
Reumatizėm
Sėmundje tė veshkave
Sėmundje tė zemrės




Tė rejat nga shkenca/ Vetėm lecitina nga soja ėshtė e rrezikshme


Nė industrinė ushqimore lecitinat shfrytėzohen si emulgatorė dhe stabilizatorė, ndėrsa fitohen mė sė shumti nga soja, pastaj vezėt, orizi apo nga farat e lulediellit. Duke marrė parasysh se soja konsiderohet si njėri nga ushqimet qė shkakton alergji, gjithmonė ka ekzistuar pyetja nėse personat qė janė alergjik nė sojė duhet tė mos konsumojnė edhe ushqimet tjera qė pėrmbajnė lecitinė. Pėrgjigjen pėr kėtė pyetje e ka dhėnė njė studim i shkencėtarėve gjermanė, nė tė cilin janė analizuar gjashtė lloje tė lecitinės nga soja. Rezultatet kanė treguar se lecitina nga soja e pranishme edhe nė produktet tjera ushqimorė, nuk ėshtė po aq e fuqishme pėr tė shkaktuar alergji siē ndodh gjatė konsumimit tė sojės, pėr kėtė arsye rekomandohet qė personat tė cilėt janė alergjikė nė sojė, tė mos i shmangin ushqimet tjera tė cilat pėrmbajnė lecitinė.

Pėrgatiti: Jonida Tashi


13 Qershor 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos