Arrestohet pas 6 vitesh Arben Isufaj, kishte ndryshuar pamje

Fieraku i tmerrshėm, i njohur si “Ben qimja”, nuk ngjante me fotot qė dispononte policia. Operacioni policor dje nė mesditė, pas muajsh tė tėrė vėzhgimesh

Luan Kondi, Habjon Hasani
Tiranė – Edhe pse ka ndryshuar rrėnjėsisht krahasuar me fotot qė disponon Policia e Shtetit, i tmerrshmi Arben Isufaj, ose i njohur me nofkėn “Ben qimja”, nuk ka mundur t’u shpėtojė prangave policore. Tashmė i shumėkėrkuari duhet tė pėrgjigjet pėr mjaft vepra penale tė dokumentuara dhe sidomos pėr njė vrasje tė kryer nė vitin 2002.
Ndryshimi
Interpol Tirana zotėronte tre foto tė tė shumėkėrkuarit, qė duket se ai i kishte realizuar ato nė moshė shumė tė re. Ndėrsa realisht ai kishte ndryshuar duke prerė flokėt, madje edhe fizionomia e tij ishte tėrėsisht nga ajo e fotove. I tmerrshmi i Fierit, i kėrkuar prej gjashtė vjetėsh pėr vrasjen e njė shtetasi, fshihej nė Tiranė, por prej disa muajsh ai ishte nėn vėzhgimin e policisė. Ėshtė dashur kohė qė tė verifikohej nėse ishte apo jo personi i duhur pėr t’u arrestuar nga uniformat blu dje nė mesditė. Informacioni pėr vendndodhjen e Isufajt ėshtė marrė nė rrugė operative, ndėrsa policia e Fierit kishte njoftuar me kohė pėr largimin e tij nga vendbanimi. Askush deri pak kohė mė parė nuk dinte tė thoshte diēka rreth strehės sė re tė Arben Isufajt, derisa skuadra e vėzhgimit kishte rėnė nė gjurmėt e tij.
Operacioni
Pas informimit tė saktė uniformat blu tė Tiranės kanė organizuar njė operacion tė shpejtė pėr kapjen e tė shumėkėrkuarit. Pas lokalizimit tė vendndodhjes sė “Ben qimes” ėshtė rrethuar zona dhe janė vendosur postblloqe nė tė gjitha vendkalimet. Nė kėtė operacion janė angazhuar thuajse tė gjithė efektivat policorė tė Tiranės, pasi Arben Isufaj konsiderohej mė tė drejtė person me tė shkuar kriminale dhe mjaft tė rrezikshėm. “Ben qimja”, i cili duket se e ka ndier rrezikun e njė arrestimi tė mundshėm, tentoi tė largohej me vrap nė drejtim tė Kopshtit Zoologjik, qė ndodhet vetėm disa metra larg Parkut Kombėtar tė kryeqytetit. Atje ėshtė ndalur nga specialistėt e Sektorit tė Operacioneve Speciale dhe Kėrkimit. Uniformat blu i bėnė thirrje tė dorėzohej, pasi pėr tė nuk kishte asnjė mundėsi shpėtimi.
Akuzat
37-vjeēari qė banonte nė Tiranė i ėshtė bindur mė nė fund policisė, e cila i ka vėnė prangat dhe e shoqėruan pėr nė mjediset e Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut. Pėr Arben Isufajn Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, me vendim tė datės 13 shkurt 2008, ka vendosur masėn e sigurisė “Arrest nė burg” pėr konsumim tė veprave penale tė “vrasjes me paramendim” nė bashkėpunim si dhe “mbajtje pa leje tė armėve luftarake e municioneve”. I kėrkuari akuzohet pėr vrasjen e shtetasit Pirro Koēiu, ngjarje kjo e ndodhur mė datė 12 gusht tė vitit 2002 nė rrugėn “Him Kolli” nė Tiranė. Megjithatė, burime policore thanė pėr gazetėn se i tmerrshmi i Fierit akuzohet edhe pėr ngjarje tė tjera tė vjetra, tė cilat janė nėn hetimin e policisė lokale. Pėr tė ekzekutuar vendimin e Gjykatės sė Tiranės “Ben qimja” u ėshtė dorėzuar autoriteteve tė Drejtorisė sė Burgjeve, qė mė pas e kanė dėrguar nė vendin e vuajtjes sė dėnimit.

“Ben qimja”, njeriu i fuqishėm i Fierit

Me origjinė kosovare, lindur dhe rritur nė Fier, Arben Isufaj e ka kaluar fėmijėrinė dhe pjesėn mė taė madhe tė jetės sė tij nė lagjen “Sheq i Madh”, nė njė bashkėsi shtėpish pėrdhese ku fqinj kishte xhaxhallarėt e tij. Nofkėn “qimja” e ka marrė qė para viteve 90’ si pasojė e flokėve tė tij (qimeshėllirė). Asokohe ai ka qenė shpeshherė i skeduar si “huligan” edhe falė shoqėrisė sė tij me njė grup djemsh qė u quajtėn si “grupi i Selit”. Ky i fundit do tė kthehej vite mė vonė nė njė nga kundėrshtarėt mė tė egėr dhe mė tė betuar tė tij. Nė mesin e viteve ‘90 nė grupin e Selit do tė nisnin dhe mosmarrėveshjet e para, tė cilat mė shumė se pėr arsye financiare flitet se u nxitėn nga thashethemet qė qarkullonin. Nga njėra anė Arben Isufi dhe nė anėn tjetėr tre djem tė fisit Koēia. Nė kėtė kohė Selami Hasani (Seli), i cili kishte njė ndikim tė fortė nė grup, nuk u pozicionua, por nė mėnyrė tė beftė vėllai i tij, Vladimiri, sė bashku me disa pėrfaqėsues tė fisit Koēia, ekzekutuan nė njė bilardo fare pranė shtėpisė sė Isufit tė atin e tij, Enver Isufaj. I ati i Arbenit njihej si mė i respektuari dhe mė i kujdesshmi ndėr vėllezėrit e tij dhe shpeshherė kishte qenė vendimtar nė mbylljen e ngatėrresave tė sė kaluarės. Megjithatė, natėn e vrasjes sė Enver Isufajt u ekzekutua dhe shoferi i taksisė qė e kishte ēuar Vladimir Hasanin nė vendin e vrasjes, ndonėse shoferi nuk kishte dijeni se ēdo tė ndodhte. Vrasja e babait tė Afrben Isufajt “shpalli” armiqėsinė dhe hasmėrinė direkte mes tij dhe fisit tė Hasanėve, qė deri nė vitin 1997 gėzonin reputacionin e tė “paprekshmėve”. Nga viti 1994 deri nė vitin 1997 Arben Isufaj ka jetuar mė shumė nė Itali dhe gjetkė, ndėrsa viti 1997 do ta gjente nė njė gjendje tė mirė financiare dhe me njė grup shokėsh shumė tė madh dhe tė besuar. Nė vitin 1998, nė qendėr tė qytetit, ekzekutohet nė makinėn e tij Vladimir Hasani, i cili kishte ardhur nė Shqipėri pėr tė marrė pjesė nė varrimin e tė vėllait tė vdekur nga leucemia. Nė kėtė moment u kuptua se heshtja katėrvjeēare e fisit tė Isufajve nuk do tė thoshte aspak se ata kishin harruar. Dy vite mė vonė u ekzekutua nė Tiranė Pirro Koēiu, i cili konsiderohej dhe si “strumbullari” i konfliktit mes Arben Isufajt dhe fisit tė Hasanėve nė Fier. Pas Piro Koēiut u ekzekutua nė Spanjė dhe kushėriri i tij, Shpėtim Koēiu, pronar i hotel “DEA” nė Sarandė, megjithatė edhe sot nuk ka njė akuzė pėr kėtė vrasje. Mė pas, po nė mes tė qytetit tė Fierit, ekzekutohet Julian Isufaj dhe plagosen dy persona qė ishin nė njė fuoristradė me tė. Nė kėtė aksident gjeti vdekjen edhe njė kambist, qė ishte fare rastėsisht aty. Nė fillim autoritetet dyshuan se pas vrasjes fshihej Selami Hasani, por nuk u arrit tė provohej ndonjėherė ky pretendim. Julian Isufaj ishte djali i xhaxhait tė Arbenit dhe njeriu mė i besuar i tij. Ndonėse kėto vrasje mendoheshin se nuk ishin krejt pa lidhje, ndaj Isufajt prokuroria arriti tė ngrinte akuzėn pėr vrasjen e Pirro Koēisė. Vitet e fundit Arben Isufaj ishte regjistruar si ndėrtuesi mė i madh nė Fier dhe si njė nga njerėzit mė influentė dhe mė tė fuqishėm tė kėtij qyteti. Emri i tij ka dalė publikisht edhe kur u botuan pėrgjimet e agjentėve italianė ndaj bandės sė Aldo Bares, ku mendohej se Arben Isufaj furnizonte njerėzit e Alfred Shkurtit nė Itali me kokainė. Agjentėt italianė dyshonin se Isufaj kontrollonte njė linjė shumė tė fuqishme tė shpėrndarjes sė Kokainės nė Europė, me bazė Holandėn. Rreth njė vit e gjysmė mė parė policia shkoi nė vilėn e tij pėr tė arrestuar Ahmet Isufajn, xhaxhain e tij, por tė dy u kundėrpėrgjigjėn me zjarr ndaj aksionit tė policisė duke shpėtuar. Arrestimi i “Ben qimes” nė Tiranė duket se ka kuptim nė kushtet kur prej vitesh nė Fier qarkullon opinioni se “Qimen s’ka burrė nėne ta arrestojė”.
Habjon Hasani


Arrestimi, nė 4 muaj policia dėshtoi pesė herė

Tė paktėn pesė aksione tė policisė nė qytetin e Fierit kanė dėshtuar nė kėto katėr muajt e fundit. Policia ka pasur gjithnjė informacione se Isufaj nuk ishte larguar nga vendi nisur nga fakti se nė Shqipėri ai ndihej mė i sigurt dhe se kėtu ai kishte mė shumė baza qėndrimi gjatė kohės sė arratisė. Nė katėr muajt e fundit qyteti i Fierit ka qenė thuajse nė gjendje shtetrrethimi dhe agjentėt e terrenit janė angazhuar “me kohė tė plotė” pėr tė marrė informata lidhur me vendqėndrimin e tė kėrkuarit. Katėr muaj mė parė, kur u hap dosja e “Pirro Koēisė” dhe Isufaj u akuzua nga prokuroria, forcat speciale u nisėn pėr nė Fier, por Isufaj ia kishte mbathur rreth 20 minuta para se forcat speciale tė mbėrrinin. Prokuroria mė tej ka nisur njė hetim lidhur me informatorėt qė e ndihmuan Isufajn t’i shpėtonte aksionit, pasi nga interceptimet telefonike u kuptua se personi qė e lajmėroi atė (duke e telefonuar nga njė numėr grek) kishte dijeni tė plotė mbi operacionin. Ky operacion u pasua nga tė tjera kontrolle nė qytetin e Fierit dhe lagjet “Sheq i Mash”, ”Liri”, “Liri Gero” u vunė nėn survejimin ditė-natė tė policisė.


Isufi nė top-listėn e tė shumėkėrkuarve

Shpallja e Arben Isufajt sė fundi nė listėn e mė tė kėrkuarve tė Shqipėrisė ėshtė njė histori mė vete. Nisur nga fakti se prokuroria i ka hapur dhe i ka pushuar shumė herė ēėshtjet nė ngarkim tė tij, ka ndodhur qė nė 10 vitet e fundit Isufi herė tė shfaqej e herė tė “zhdukej” nga lista e tė shumėkėrkuarve. Megjithatė, Policia e Shtetit e ka klasifikuar prej vitesh atė si njė njeri me precedentė penalė dhe me shumė influencė nė qytetin e Fierit. Pėr kėtė arsye Isufaj ėshtė mbajtur gjithnjė parasysh si njė ndėr personazhet mė tė “rrezikshėm” tė vendit. Shpallja e fundit ka qenė pas rihapjes sė dosjes sė vrasjes sė Pirro Koēisė nė shkallėt e njė pallati nė Tiranė, ku akuza pėr “Qimen” konsiston nė organizimin e vrasjes. Kjo akuzė ėshtė bazuar edhe nga disa dėshmi tė mbledhura nga dėshmitarė okularė, por ka pak informacion lidhur me pretendimin e prokurorisė pėr pjesėmarrjen direkte tė Isufit nė kėtė atentat. Gjithsesi, i sigurt ėshtė fakti se prokuroria e konsideron atė si ideatorin dhe urdhėruesin e vrasjes sė Pirro Koēisė.


11 Qershor 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos