Provimi i gjuhės e letėrsisė, publikohen pėrgjigjet e sakta

Ka pėrfunduar dje provimi i parė i maturės, letėrsia. Mbi 33 mijė maturantė u testuan pėr dijet e tyre nė lėndėn e letėrsisė dhe gjuhės. Ēdo test pėrmbante nga 25 pyetje dhe nxėnėsit kishin nė dispozicion 2 orė e gjysmė pėr t‘i zgjidhur. "Pyetjet ishin mesatarisht tė vėshtira dhe autorėt mjaft tė njohur", thotė Briseida Meta, nxėnėse e shkollės sė mesme tė pėrgjithshme "Qemal Stafa", nė Tiranė. Nėpėr gjimnaze kanė rėnė autorėt Shekspiri dhe Migjeni pėr profilin shoqėror dhe Kafka e De Rada pėr profilin natyror. Ministria e Arsimit njoftoi dje nė mesditė se gjithēka ka shkuar normalisht nė tė gjitha rrethet e vendit. "Provimi u zhvillua pa probleme pėr 33.400 maturantėt pjesėmarrės", tha zėdhėnėsja, ndėrsa shtoi se "rreth 2000 administratorė tė provimit u pėrfshinė nė kėtė proces". Por zyrtarė tė Drejtorisė Arsimore nė Korēė thanė se ėshtė shėnuar njė incident i vogėl nė kėtė qytet. Rreth 20 nxėnės tė shkollės sė gjuhėve tė huaja "Faik Konica" kanė bojkotuar provimin, sapo kanė marrė nė dorė testet. Ata janė shprehur tė indinjuar se pyetjet janė shumė tė vėshtira dhe nuk i pėrmbahen programit mėsimor tė tyre. Autoritetet e arsimit nė kėtė rreth sqarojnė se "mėsuesit kanė sqaruar nxėnėsit dhe mė nė fund ata kanė pranuar tė kthehen nė klasė pėr tė zgjidhur testin". Qendra e Provimeve (AVA) nė Tiranė hartoi 7 variante testesh, dy pėr shkollat e mesme tė pėrgjithshme, pėr profilin natyror dhe shoqėror dhe 5 pėr shkollat e mesme profesionale. Maturantėt u testuan krahas njohurive pėr letėrsinė, edhe pėr gjuhėn shqipe. Pyetjet e letėrsisė ishin nė masėn 70 pėr qind dhe ato tė gjuhės nė masėn 30 pėr qind.

Testet e plotėsuara nėn masa tė forta sigurie janė transportuar gjatė ditės sė djeshme drejt Tiranės dhe janė mbledhur nė shkollėn 9-vjeēare "Sabaudin Gabrani". Pas marrjes nė dorėzim tė tė gjitha kutive tė shkollave tė vendit dhe verifikimit tė dokumentacionit, kutitė me teste do tė shpėrndahen pėr t‘u korrigjuar nė 4 qendra vlerėsimi nė Tiranė, Elbasan, Shkodėr dhe Fier. Afro 155 korrigjues tė testeve do tė fillojnė nga puna ditėn e enjte, mė 12 qershor 2008, nė kėto 4 qendra. Pritet qė vlerėsimi tė kryhet nė njė afat mė tė shkurtėr se njė vit mė parė, pasi janė angazhuar mė shumė mėsues nė korrigjimin e testeve.


P.S.(pergjigjet e sakta mund t‘i lexoni ne formatin PDF te gazetes Shqip)



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos