Hakmarrja makabre, zbardhet vrasja e nėnės sė Lul Cakės

Nėntė vjet pas masakrimit tė nėnės sė Lul Cakės, policia ka mundur tė dėrgojė para drejtėsisė autorėt e saj. Tre persona akuzohen pėr kėtė vrasje, tė cilėt janė emra tė njohur tė krimit shqiptar. Fatmir Emini, i njohur si Mile Ēami, Artan dhe Bledar Yzeiri janė emrat e tre personave tė akuzuar pėr vrasjen dhe masakrimin e Xhevrie Cakės. Kjo e fundit u rrėmbye, torturua, pėrdhuna dhe u vra teksa priste lirimin e djalit tė saj, pasi ishte arrestuar si i dyshuar pėr disa vrasje. Por, pikėrisht dje, nėntė vjet pas ekzekutimit tė saj, policia ka mundur tė gjejė autorėt, ndėrkohė qė gjykata ka vendosur arrest me burg. Dy prej tyre janė tė arrestuar, ndėrkohė qė i treti ėshtė shpallur nė kėrkim prej vitesh. Policia e Shtetit deklaroi nė lidhje me kėtė hetim se nė kuadėr tė operacionit tė koduar "Rrėmbimi", ėshtė bėrė i mundur dokumentimi i plotė i ngjarjes sė ndodhur nė datėn 01 korrik 1999. Nė atė datė, pikėrisht nė afėrsi tė portės ku bėheshin takimet me tė arrestuarit nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Fier, ėshtė rrėmbyer, torturuar dhe mė vonė ėshtė vrarė me armė zjarri Xhevrie Caka. Kjo e fundit ėshtė gjetur nė pyllin e lumit Seman. Policia tha se pas njė pune hetimore tė kryer me metoda speciale tė hetimit ėshtė bėrė e mundur zbardhja e plotė e kėsaj ngjarjeje. Pėr kėtė arsye, Gjykata e Fierit vendosi masėn e sigurisė "arrest nė burg" pėr vrasje me paramendim pėr tre persona. "Kėta janė Fatmir Emini, 52 vjeē, lindur e banues nė Fier, i dėnuar me 22 vjet burg pėr vrasje, aktualisht ėshtė duke vuajtur dėnimin, Artan Yzeiri, 38 vjeē, lindur nė Berat dhe banues nė Fier, i dėnuar me 18 vjet burg pėr vrasjen e ish-kryetarit tė Komunės Kutalli tė Beratit, aktualisht person nė kėrkim dhe Bledar Yzeiri, 30 vjeē, lindur nė Berat dhe banues nė Fier, i dėnuar me 17 vjet burg pėr vrasjen e Neki Ēalės, aktualisht i arrestuar nė Belgjikė, pritet ekstradimi tij. Sipas dosjes sė regjistruar, nėna e Lul Cakės, Xhevries u krye pėr hakmarrje. Ajo ishte te porta e policisė, kur u rrėmbye me njė makinė, mė pas u tortura dhe u vra. Pėr kėtė vrasje, Lul Caka u arratis nga burgu dhe u hakmor. Ai ishte arrestuar gjashtė muaj para vrasjes sė nėnės sė tij. Arrestimi i tij u bė gjatė njė operacioni tė forcave speciale nė Fier dhe Berat me qėllim goditjen e bandave kriminale. Ndėrkohė, pak ditė para vrasjes sė nėnės, Lul Caka u transferua nė Drejtorinė e Policisė sė Fierit. Teksa priste takimin me tė, vrasėsit e saj futėn nė qelinė e tij njė pako, brenda sė cilės ishte njė letėr e shkruar dhe njė pjesė nga trupi i nėnės sė tij. Po gjatė kėsaj kohe, nė fshatin e tij tė lindjes, Samaticė, Cakės i vrasin vėllain, Bardhoshin, baba i dy fėmijėve. Nė kohėn qė Caka ishte i arrestuar, nė fshat i vdes nga njė atak nė zemėr edhe babai i tij, Hasani. Tė gjithė kėto ndikuan te Lul Caka qė tė organizonte arratisjen e tij nga burgu pėr t‘u hakmarrė. Nė pėrfundim tė hakmarrjeve tė tij, Lul Caka arriti tė kalojė Adriatikun, duke pėrfunduar nė njė fshat tė zonės sė Foxhias nė Itali. Pas 15 muajsh qėndrim i fshehur nė Itali, Interpol Tirana arriti tė gjejė vendndodhjen e Lul Cakės dhe pas njė bashkėpunimi me Interpol Roma, ai u prangos nė ditėt Krishtlindjeve tė vitit 2001 (24 dhjetor 2001), ndėrsa u shoqėrua nė qelitė e kuesturės sė qytetit tė Foxhias. Mė pas, policia shqiptare ka filluar procedurat e ekstradimit tė vrasėsit, qė nė Shqipėri ishte dėnuar me 25 vjet burg. Pas ekstradimit nga Foxhia e Italisė, Lul Caka ndodhet nė njė nga burgjet e sigurisė sė lartė tė Shqipėrisė, duke vuajtur dėnimin pėr ngjarjet kriminale tė kryera prej tij gjatė 10 vjetėve.



Historia


Lul Caka dhe krimet e tij


Caka e filloi aktivitetin kriminal duke vrarė njė invalid qė shpėrndante pensionet nė shtėpinė e tij nė fshatin Kutalli nė vitin 1991. Nė vitin 1997 Caka do tė bėhet krahu i djathtė i Loshit tė Karbunarės me tė cilin ishte djalė tezeje dhe do tė marrė pjesė nė tė gjitha veprimet e bandės sė Karbunarės. Gjatė kėsaj periudhe, Lul Caka krijoi hasmėri tė drejtpėrdrejta me dy fiset, Emini e Bega nė fshatin Samaticė, me fisin Ēala dhe Yzeiri nė fshatin Rrėzė, si dhe me 3 apo 4 familje nė Fier, ndėrsa dyshohet se ka edhe disa hasmėri me fise tė tjera nė fshatrat e zonės sė Kutallisė. Nė krijimin e mitit tė tij si "i fortė", kėtė person e ndihmuan shumė lidhjet e tij me strukturat e shtetit atė vit edhe mė pas, si dhe "marrėdhėniet" qė krijoi me bandat e tjera tė Beratit. Mė 21 korrik 1997, Caka vret nė Lushnjė, Pėllumb Eminin, vėllai i Mile Ēamit. Nė shtator 1997 ai kapet rastėsisht nga forcat speciale tė policisė nė Lushnjė, por lihet i lirė pas njė manipulimi me dosjen hetimore qė nuk kalon nė kohė pėr gjykim. Arrestohet pas njė aksioni tė policisė sė Beratit dhe kapet pas njė beteje tė vėrtetė me policinė, ku vritet shoku i tij, Xhevahir Ēela. Pėr t‘u hakmarrė ndaj familjes Bega, Caka sapo u arratis nga paraburgimi i Lushnjės, nė 6 janarin e vitit 2001, vrau tre pjesėtarė tė hasmit. Por krimi mė i rėndė i tij do tė ishte vrasja e 22 marsit 2001, kur 100 metra nga qendra e fshatit Samaticė, nė orėn 18.30 minuta, Lul Caka dhe i vėllai i vogėl i tij, 19-vjeēari Gjelosh Caka, qėllojnė me breshėri automatiku dy tė rinjtė Maringlen Cami, 24 vjeē, dhe Valter Bega, 23 vjeē.



Vjeshtė 1997


Si lindi hasmėria?


Nė vjeshtėn e vitit 1997, Lulzim Caka ėshtė konfrontuar pėr radhėn e larjes sė makinave nė njė lavazh pranė Uzinės sė Plastmasit tė Lushnjės, me Pėllumb Eminin. Ky i fundit njihej si personazh i dhunshėm nė zonėn e Fierit, ndonėse atė ditė mėsohet se kishte qenė eskortė e njė deputeti tė zonės. Nė grindje e sipėr, Caka kishte marrė automatikun duke qėlluar nė drejtim tė Eminit, por pa mundur ta vrasė pėr momentin. Por nuk ka mundur t‘i shpėtojė ekzekutimit fieraku. Caka ka mbledhur miqtė e bandės sė Karbunarės dhe pas njė ndjekjeje me makinė, e kanė bllokuar Eminin pranė spitalit tė qytetit dhe gjatė shkėmbimit tė zjarrit, ai ka mbetur i vrarė.


Dhjetor 1997


Vrasja e Loshit


Ekzekutimi i Loshit tė Karbunarės ėshtė konsideruar si hakmarrje pėr vrasjen e Pėllumb Eminit, vėllai i Mile Ēamit. Njė hakmarrje e kryer nė mėnyrėn mė tė pėrgjakshme dhe mjaft demonstrative. Ėshtė kryer mė 31 dhjetor 1997, ndėrsa kryheshin veprimet e fundit pėr festėn e Vitit tė Ri. Autori pa kurrfarė maske i ėshtė afruar nė bulevardin e qytetit, pranė sheshit "Toka Jonė", automjetit qė drejtohej nga Bujar Sula ose siē njihet ndryshe Loshi i Karbunarės, ku gjendej edhe Eduart Dyrmishi, nga Fieri. Ka qėlluar fillimisht me kallash makinėn nė drejtim tė kokės sė Loshit, pasi ky i fundit mbante antiplumb. Dhe pasi ka zbrazur njė krehėr me fishekė, si pėr t‘u siguruar ka hedhur dhe njė granatė brenda automjetit. Ngjarja pati edhe njė tė mbijetuar, vajzėn qė ndodhej nė sediljen e pasme, e cila u plagos rėndė po i shpėtoi vdekjes. Autori u largua i pashqetėsuar, duke vazhduar tė qėllojė nė ajėr.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos