“Imunitetet? Tė gjithė duhet tė jenė tė barabartė para ligjit”

Intervista/ Flet kreu i Komisionit Parlamentar pėr Drejtėsinė nė Parlamentin Kanadez, Art Hanger

Shaban Sulēe

Kryetari i Komisionit Parlamentar pėr Drejtėsinė nė Parlamentin Kanadez, Art Hanger, ka vizituar gjatė kėtyre dy ditėve Shqipėrinė.
I mbėrritur nė Shqipėri me ftesė tė ambasadorit shqiptar nė Kanada dhe “Christian Ambassy”, Hanger ka udhėhequr delegacionin kanadez, nė pėrbėrjen e tė cilit ishin gjithashtu edhe biznesmenė. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Albania” deputeti kanadez deklaron se qėllimi i kėsaj vizite ishte inkurajimi i marrėdhėnieve midis Kanadasė dhe Shqipėrisė. Duke qenė se vizita e tij pėrkon me debatin pėr reformėn nė Drejtėsi, ne e pyetėm zotin Hanger se si e gjykonte propozimin pėr heqjen dhe kufizimin e imunitetit. Kreu i Komisionit Parlamentar pėr Drejtėsinė nė Parlamentin Kanadez u shpreh se kjo ėshtė njė gjė shumė e rėndėsishme dhe pozitive. Pėr kėtė ai iu referua edhe krahasimit me Kanadanė, ku tha se tė gjithė shtetasit, pėrfshirė edhe deputetėt, janė tė barabartė pėrpara ligjit.
Zoti Hanger, cili ėshtė qėllimi i vizitės suaj nė Shqipėri?
Unė jam kėtu nė Shqipėri nė njė udhėtim nė kuadrin e njė delegacioni qė vjen nga Kanadaja me ftesė tė ambasadorit shqiptar nė Kanada dhe tė “Christian Ambassy”, pėr tė komunikuar me anėtarėt e qeverisė suaj, me anėtarė tė Parlamentit dhe tė fushės sė biznesit, sepse dy nga anėtarėt e delegacionit tonė janė biznesmenė, pėr tė njohur mė mirė dhe pėr tė inkurajuar mė shumė marrėdhėniet midis Kanadasė dhe Shqipėrisė. Dua t’i falėnderoj tė gjithė ata qė na siguruan njė pritje tė mrekullueshme. Dua t’i falėnderoj pėr mikpritjen e tyre dhe dua tė theksoj se nė Kanada jemi tė interesuar pėr njė marrėdhėnie shumė tė mirė midis dy vendeve, duke e inkurajuar dhe zhvilluar atė edhe mė mirė nė tė ardhmen.
Cila ka qenė axhenda e takimeve qė keni zhvilluar dhe autoritetet qė keni takuar?
Ne jemi takuar me pėrfaqėsues tė Dhomės sė Tregtisė, me deputetin e Parlamentit Shqiptar, Edmond Spaho, me pėrfaqėsuesen e Agjencisė sė Investimeve Publike, znj. Evis Zykaj. Gjithashtu kemi zhvilluar takime me ministrin e Bujqėsisė, Jemin Gjana dhe nėnkryetarin e Parlamentit, Fatos Beja.
A mund tė na thoni pėrshtypjet tuaja pėr Shqipėrinė?
Pėrshtypja ime pėr Shqipėrinė ėshtė shumė pozitive. Shikoj plot entuziazėm, veēanėrisht te njerėzit e rinj me shumė shpresė pėr tė ardhmen. Tė njėjtėn gjė mund tė them edhe pėr komunitetin e biznesit. Ata ndiejnė ndryshimin dhe zhvillimin dhe kanė iniciativė dhe angazhim pėr ta arritur njė gjė tė tillė.
Qeveria shqiptare ka marrė angazhimin pėr tė realizuar reforma nė Drejtėsi, por njė nga pikat mė tė diskutueshme ėshtė ajo e heqjes sė imunitetit tė deputetėve. Do tė deshėm tė dinim njė mendim tuajin, duke qenė se keni njė eksperiencė nė fushėn e drejtėsisė, ku drejtoni Komisionin Parlamentar tė Drejtėsisė nė Parlamentin Kanadez.
Mendoj se ėshtė shumė pozitive. Po ju jap njė krahasim me Kanadanė, ku jam vetė pjesė e sistemit. Rregulli dhe zbatimi i ligjit ėshtė mė i rėndėsishmi. Tė gjithė jemi nėn ligj, pėrfshirė edhe deputetėt. Nėse njė deputet mund tė bėjė diēka tė gabuar, do tė ketė tė njėjtin hetim, tė njėjtin proces gjyqėsor dhe tė njėjtin dėnim si ēdo shtetas tjetėr nėse shkel ligjin. Unė jam kryetari i Komisionit Parlamentar tė Drejtėsisė nė Kanada dhe tė gjitha ligjet qė vijnė nga Dhoma e Deputetėve vijnė te ky komision pėr t’u diskutuar. Dhe ne e ftojmė publikun pėr tė marrė pjesė nė debat. Ne duam qė tė dimė se ēfarė mendojnė ta, se ēfarė shprehin. Ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ta pėr tė qenė pjesė e vendimmarrjes. Sepse ne i pėrmbahemi parimit qė ata qė zgjidhen nga populli duhet t’i pėrfaqėsojnė dhe justifikojnė mė sė miri besimin qė u jepet atyre.
Sa e rėndėsishme ėshtė, sipas jush, pavarėsia e Gjyqėsorit dhe e Prokurorisė nga pushteti Ekzekutiv?
Ėshtė njė parim shumė i rėndėsishėm pavarėsia e Gjyqėsorit dhe e Prokurorisė. Mendoj se duhet punuar nė kėtė drejtim qė tė mos ketė influenca politike nė kėto dy instanca dhe unė e pėrshėndes qeverinė shqiptare pėr pėrpjekjet qė po bėn nė kėtė drejtim. Gjithashtu dua tė shtoj se media ka njė rol shumė tė rėndėsishėm nė pavarėsinė e tyre. Media duhet ta mbajnė qeverinė tė pėrgjegjshme nė kėtė drejtim dhe nė tė njėjtėn kohė ajo duhet tė paraqesė zėrin e opinionit publik pėr tė marrė pjesė nė kėtė debat.


Kush ėshtė Art Hanger
Ka lindur nė Alberta tė Kanadasė mė 19 shkurt 1943
Ka studiuar pėr Inxhinieri nė Universitetin e Kalgarit
Ka punuar pėr 22 vjet si oficer i Policisė sė Kalgarit
Nė vitin 1993 zgjidhet nė Dhomėn e Deputetėve, pėr t’u rizgjedhur edhe katėr herė mė pas, nė vitet 1997, 2000, 2004 dhe 2006
Ėshtė drejtues i Komisionit Parlamentar pėr Drejtėsinė dhe tė Drejtat e Njeriut
Ėshtė i angazhuar nė Shoqatėn Kanadeze Parlamentare tė NATO-s, ku shėrben si kėshilltar nė Komitetin Ekzekutiv
Ėshtė themelues i Fondacionit Kanadez pėr Drejtėsinė
Ėshtė anėtar aktiv i Kishės “Betlehem Evangelical Lutheran Church”


26 Maj 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos