Ligji i ri, shtyhen afatet e legalizimeve

Qeveria ndryshon thuajse tė gjithin ligjin pėr legalizimet. Pėr shkak tė shkeljes sė afateve, qeveria anashkalon vendosjen e afateve tė reja TIRANË- Tė gjithė ata persona qė kanė ngritur njė shtesė nė objektet e ngritura para vitit 1993 do tė mund ta legalizojnė atė. Kjo do tė bėhet e mundur me anė tė ligjit nė fuqi pėr legalizimin e ndėrtimeve informale dhe ndryshimeve tė tij, tė cilat janė miratuar dje nga Kėshilli i Ministrave. Sipas kėtyre ndryshimeve, ligji i shtrin efektet edhe pėr legalizimin e shtesave, nė objektet e ngritura pėrpara vitit 1993. "Ky ligj i shtrin efektet edhe pėr legalizimin e objekteve, me leje ndėrtimi nga KRRT-tė apo KRRTRSH-ja, te tė cilat janė kryer shtesa anėsore apo nė lartėsi, tej lejes sė ndėrtimit, si dhe pėr legalizimin e shtesave, nė objektet e ngritura pėrpara vitit 1993. Kėtu pėrfshihet edhe legalizimi i objekteve tė miratuara me vendim tė KRRT-sė, sė njėsisė sė qeverisjes vendore, ose tė KRRTRSH-sė, tė cilat kanė ndryshime nė funksionin e hapėsirave", thuhet nė ndryshimin qė qeveria ka miratuar dje pėr nenin 36 tė ligjit, legalizimi i objekteve me shtesa nė ndėrtim, ku sipas variantit fillestar tė tij, nuk parashikohej legalizimi i objekteve me shtesa nė ndėrtim para vitit 1993. Hiqen afatet Kėshilli i Ministrave ka miratuar dje njė sėrė ndryshimesh tė tjera, qė mė sė shumti, janė bėrė pėr shkak se mjaft afate tė pėrcaktuara nė ligj janė tejkaluar dhe nuk janė zbatuar nga organet pėrkatėse. Por, megjithėse ka bėrė kėto ndryshime, qeveria nuk ka pėrcaktuar nė to afatet e reja pėr pėrmbylljen e njė sėrė proceseve qė kanė tė bėjnė me legalizimin. I tillė ėshtė rasti pėrsa i pėrket kompensimit tė pronarėve pėr efekt legalizimi. Nė ligj parashikohej qė, afati i parė i dorėzimit sė listės sė parė me emrat e subjekteve privatė qė do tė kompensoheshin tė ishte data 1 dhjetor 2006 dhe thuhej se, Zyra e regjistrimit tė pasurisė sė paluajtshme i dėrgon qeverisė pėr çdo tre muaj listėn e subjekteve fizike ose juridike qė do tė shpėrblehen sipas ligjit, nė njė kohė qė qeveria, brenda 30 ditėve nga afati i dorėzimit tė listės duhej tė merrte vendim pėr shpėrblimin e pronarėve dhe sipėrfaqet takuese. Njė gjė e tillė nuk ka ndodhur aspak, pasi nė qeveri nuk ka mbėrritur asnjė listė e subjekteve qė duhet tė kompensoheshin. Kjo ka bėrė qė qeveria tė ndryshojė kėtė nen tė ligjit, pėrkatėsisht nenin 15, dhe tė hartojė njė pėrmbajtje tė re tė tij. Sipas saj, qeveria merr vendim pėr shpėrblimin e pronarėve brenda 30 ditėve nga afati i dorėzimit tė listės, por pėr afatet se kur duhet tė dorėzohet kjo e fundit nuk pėrcaktohet asgjė, ndonėse theksohet se zyrat rajonale tė AKKP-sė kompensojnė subjektet brenda gjashtė muajve nė pėrputhje me vendimin e qeverisė. Njė tjetėr ndryshim qė lidhet me moszbatimin e afatit ėshtė ai mbi dhėnien e lejes sė legalizimit, qė pėrcaktohet nė nenin 28 tė ligjit. Nėse para ndryshimit tė miratuar dje nga qeveria parashikohej qė, ALUIZNI pajiste subjektin me lejen e legalizimit brenda 30 ditėve nga paraqitja e kėrkesės, me plotėsimin e tė gjithė dokumentacionit pėrkatėse, tashmė pėr Agjencinė nuk ka asnjė afat tė pėrcaktuar se kur do ta japė lejen e legalizimit. Ndryshimi i miratuar dje nga qeveria thotė se, "ALUIZNI, me plotėsimin e tė gjithė dokumentacionit tė pėrcaktuar nė nenin 27, tė kėtij ligji, pajis subjektin me lejen e legalizimit", pa saktėsuar njė afat konkret. "Qeveria merr vendim pėr shpėrblimin e pronarėve brenda 30 ditėve nga afati i dorėzimit tė listės, por pėr afatet se kur duhet tė dorėzohet lista e kėsaj tė fundit nuk pėrcaktohet asgjė, ndonėse theksohet se zyrat rajonale tė AKKP-sė kompensojnė subjektet brenda gjashtė muajve nė pėrputhje me vendimin e qeverisė" Firmat s'paguajnė penalitetet, legalizimi vazhdon TIRANË- Legalizimi i shtesave nė ndėrtime ėshtė njė proces qė do tė kryhet edhe nė rast se subjektet pėrkatės nuk paguajnė penalitetet e pėrcaktuara nė ligj. Kjo parashikohet nė njė prej ndryshimeve qė Kėshilli i Ministrave ka miratuar dje pėr ligjin e legalizimit, pėrkatėsisht nė ndryshimin e bėrė pėr nenin 43, nė tė cilin flitet pėr penalitetet pėr legalizimin e shtesave tė subjektit ndėrtues. Qeveria ka miratuar dje shtimin e njė paragrafi nė kėtė nen, nė tė cilin thuhet se, "legalizimi i shtesave nė ndėrtime kryhet edhe nė rastin kur subjekti apo shoqėria ndėrtuese (dhe/ose investitorė), qė kanė kryer shtesėn jashtė lejes sė ndėrtimit, pėr qėllim kalimi pronėsie ose qiradhėnieje, nuk paguajnė penalitetet". Po nė kėtė shtesė parashikohet se, nė kėtė rast legalizimi kryhet nė favor tė blerėsit dhe pėr subjektin apo shoqėrinė ndėrtuese ndiqen procedurat pėr shlyerjen e detyrimit. Pėrsa i pėrket penaliteteve pėr legalizimin e shtesave tė subjektit ndėrtues, ato janė tre. Penalitet pėr çdo metėr katror sipėrfaqe banimi, gjobė nė masėn 4 pėr qind tė çmimit minimal fiskal; pėr çdo m2 sipėrfaqe pėr veprimtarive social-ekonomike, gjobė 10 pėr qind tė çmimit minimal fiskal; pėr çdo m2 sipėrfaqe me ndryshim destinacioni, gjobė 20 pėr qind tė çmimit minimal fiskal. Nė tė tria kėto raste, çmimi minimal fiskal ėshtė i pėrcaktuar nė tabelat e marrėveshjes ndėrmjet Shoqatės sė Ndėrtuesve tė Shqipėrisė dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve. Ekzekutivi i ka shtuar Agjencisė kompetencėn e arkėtimit tė ardhurave nga tarifa e shėrbimit Bashkive u hiqen kompetencat, ALUIZN-it i shtohen TIRANË- Qeveria i ka shtuar Agjencisė sė Legalizimit dhe Urbanizimit tė Zonave Informale njė sėrė kompetencash nė procesin e legalizimit, tė cilat mė pas i kanė pasur organe tė tjera, si njėsitė e qeverisjes vendore. Nėpėrmjet ndryshimeve nė ligjin e legalizimit qė ka miratuar dje, ekzekutivi i ka shtuar Agjencisė kompetencėn e arkėtimit tė ardhurave nga tarifa e shėrbimit dhe çdo penalitet tjetėr qė shoqėron procesin e vetėdeklarimit dhe tė legalizimit. Nėse mė partė kėto tė ardhura arkėtoheshin nga organet qė kryejnė shėrbimin, ku futeshin njėsitė e qeverisjes vendore, tashmė ato do tė jenė nėn kompetencėn e arkėtimit tė ALUIZNI-t. Agjencia, sipas ndryshimeve tė miratuar dje nga qeveria, do t'i derdhė kėto tė ardhurave nė buxhetin e shtetit dhe ato do tė destinohen pėr pėrballimin e shpenzimeve qė do tė kryhen pėr pėrditėsimin e zonės me ndėrtime pa leje dhe pėr pėrgatitjen e dokumentacionit tekniko-ligjor tė nevojshėm pėr legalizimin e objekteve. Nga ana tjetėr, nė vendimin e djeshėm, Kėshilli i Ministrave ka shfuqizuar fjalinė e ligjit, ku pėrcaktohej se, tė ardhurat e mėsipėrme pėrdoreshin edhe pėr financimin e studimeve urbanistike tė territorit me ndėrtime pa leje. Por, pėrveç heqjes sė kėsaj kompetence pėr njėsitė e qeverisjes vendore, nė vendimin e miratuar parashikohen edhe disa tė tjera, siç ėshtė ajo pėr njėsinė e urbanistikės nė njėsinė e qeverisjes vendore. Kėshtu, ai parashikon shfuqizimin e disa pikave tė ligjit, tė cilat kanė tė bėjnė me detyrat e njėsisė sė urbanistikės, si verifikimi i gjendjes reale tė ndėrtimeve nė vend apo pėrditėsimi teknik i planvendosjes nė terren tė ndėrtimeve pa leje. Ndėrkohė, ėshtė pėrcaktuar se, ALUIZNI nuk do tė jetė mė njė bashkėrenduese e punėve nėpėrmjet organeve qendrore shtetėrore dhe njėsive tė qeverisjes vendore. Ndryshimi, kur legalizohen ndėrtimet nė zonat turistike TIRANË- Tashmė nė ligjin e legalizimeve ka asnjė dispozitė tė veçantė ku parashikohet se si do tė procedohet pėr legalizimin e ndėrtimeve informale nė zonat me pėrparėsi zhvillimin e turizmit, tė cilat pėrbėjnė njė numėr jo tė vogėl ndėrtimesh. Qeveria ka miratuar dje njė shtesė nė nenin 38 tė ligjit, nenin 38/1, nė tė cilin flitet pėr legalizimin e ndėrtimeve informale nė zonat me pėrparėsi zhvillimin e turizmit. Sipas kėsaj shtese, legalizimi i kėtyre ndėrtimeve informale do tė kryhet pas pėrcaktimit tė vijės kufizuese tė zonave me pėrparėsi zhvillimin e turizmit, nė njė kohė qė qeveria, brenda 3 muajve nga hyrja nė fuqi e ndryshimeve tė miratuara dje, do tė nxjerrė aktet nėnligjore nė zbatim tė tyre. Njė pėrcaktim i tillė nė ligjin e legalizimeve lidhet mė sė shumti me zonat pranė bregdetit, tė cilat njihen si zona turistike dhe nė to janė ndėrtuar jo pak ndėrtime pa leje. Gjithsesi, gjithçka do tė mbetet pėr t'u parė kur qeveria tė miratojė aktet e saj nėnligjore, ku pritet tė sqarohet mė mirė se si do tė veprohet nė zonat me pėrparėsi zhvillimin e turizimit, kush do t'i pėrcaktojė ato, mbi cilat kriteret dhe çdo tė bėhet me ndėrtimet pa leje qė mund tė jenė ndėrtuar nė tetritorin e tyre. Pėrsa i pėrket bregdetit shqiptar, ku mjaft ndėrtime janė informale, kohė mė parė Kryeministri Berisha ka deklaruar se kėto ndėrtimet duhet tė trajtoheshin me njė ligj tė veçantė.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos