Gjithēka qė duhet tė dini pėr trajtimin e flokėve

Kurat e duhura pėr shmangien e rėnies sė flokėve. Kėshillat e duhura qė tė mos thinjemi shpejt

Bukuria e njeriut nis tek flokėt. Flokėt kanė njė rėndėsi shumė tė madhe pėr estetikėn e njeriut. Rėnia e tyre ėshtė e dukshme si tek femrat edhe tek meshkujt, por mė e theksuar ėshtė tek meshkujt. Por pėrse bien flokėt? A ėshtė i mundur parandalimi i kėtij fenomeni? Si mund tė trajtohet rėnia e tyre? Nė suplementin e sotėm tė gazetės “Albania”, ju do tė gjeni gjithēka qė duhet tė dini pėr flokun tuaj, pėr problemet qė ai ka, pėr mėnyrėn se si duhet t’i trajtoni dhe si tė keni flokė sa mė tė shėndetshėm. Falė informacioni tė gjatė pėr flokun ju nuk do t’ia besoni mė kokėn tuaj parukiereve, tė cilat shpeshherė nga mungesa e informacionit tė klientit vendosin mbi flokun tuaj dhe rezultati nuk del gjithmonė pozitiv. Ndėrsa pėr tė gjitha pyetjet qė ju keni pėr problemet shėndetėsore mund tė na shkruani nė adresėn tonė tė e_mailit:albania.shėndetėsia@gmail.com. Specialistja e mjekėsisė bimore, Mimoza Petani do t’iu pėrgjigjet pėr ēdo shqetėsim me kėshillat e saj. Floku ėshtė gjysma e bukurisė. Kėshtu thotė njė shprehje e artit tė parukerisė. Nė tė vėrtetė floku ėshtė njė pjesė shumė e rėndėsishme qė ndikon dukshėm nė paraqitjen e jashtme tė secilit prej nesh. Por qė tė jetė vėrtetė gjysma e bukurisė ai duhet tė jetė sa mė i shėndetshėm dhe njė flok i tillė rritet vetėm nė njė trup tė shėndetshėm. Nė tė kundėrt, flokėt jo tė shėndetshėm, qė nuk rrinė mirė, qė janė tė djegura, pėrveēse krijojnė njė nervozizėm pėr personin japin dhe njė pamje jo tė mirė.
Rėnia e flokėve
Rėnia e flokėve, ashtu si ngjyra e syve, ėshtė njė tipar i trashėgueshėm. Me kalimin e kohės, floku bėhet i hollė dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet qė provokojnė rėnien e flokut janė tė transmetueshme nga tė dy prindėrit. Ėshtė i kotė riti qė ndiqet shpesh nga prindėrit pėr tė qethur fėmijėt e vegjėl, nė mėnyrė qė tė rritet dhe shtohet floku. Nėse njeri nga prindėrit vuan rėnien e flokut, ajo do transmetohet tek fėmija nėse ai ka marrė gjenet e tij. Por nga ana tjetėr, nuk ėshtė e thėnė qė prindi vuan rėnien e flokut dhe patjetėr duhet ta ketė dhe fėmija. Kjo ėshtė nė varėsi se nga cili prind i janė transmetuar gjenet fėmijės. Pikėrisht me kėtė fakt shpjegohen dhe rastet e shumta qė ndodhin brenda njė familjeje, ku njėri vėlla ėshtė tullac, ndėrsa tjetri ka njė dendėsi tė madhe tė flokėve. Rėnia e flokėve fillon qė 20 vjeē, por ajo vihet re vetėm kur personi arrin nė tė 30-at. Rėnia e flokėve nga trashėgimia ėshtė tipike nė pjesėn ballore dhe anash ballit.
Stresi
Stresi ėshtė njė faktor shumė rėndues nė rėnien e flokut. Nė ndryshim me faktorin gjenetik, rėnia e flokėve, pėr arsye stresi, ėshtė e shpėrndarė nė tė gjithė zonėn ku ka flokė ose e lokalizuar nė formė rrethore. Sipas specialistėve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat njė keqekuilibrim tė ushqimeve tė nevojshme pėr organizmin. Mungesa e proteinave mund tė ndryshojė prodhimin normal tė flokėve dhe tė bėjnė qė flokėt tė hyjnė nė njė fazė pushimi dhe pėr dy apo tre muaj do tė shfaqet humbja e flokėve nė masė.
Infeksioni
Ndodh shpesh qė shfaqet dukuria e humbjes sė flokėve pas kalimit tė ndonjė infeksioni, si ethe tė forta, operacione, etj. Gjithashtu, dhe pas ērregullimeve tė funksionimit tė gjėndrave tiroide ndodh rėnia e flokėve. Nė kėto raste ėshtė e nevojshme t’i jepet fund me trajtim pėr t’i normalizuar. Po ashtu, shfaqet ky fenomen kur ka mosfunksionim tė hormoneve mashkullore, tė njohura si androgjene, ose femėrore tė njohura si estrogjene. Nė kėto raste, korrigjimi i disekuilibrit eviton rėnien e flokut. Gjithashtu, disa sėmundje shoqėrohen nga rėnia e flokėve, siē ėshtė rasti i diabetit dhe e kundėrta. Rėnia e flokėve ėshtė njė paralajmėrim se ndonjė sėmundje serioze po fillon tė shfaqet. Medikamentet qė pėrdorim pėr shėrimin e sėmundjeve ndikojnė nė rėnien e flokut. Nė kėto raste lind si domosdoshmėri shtyrja e kurės sė sėmundjes ose duhen marrė parasysh mė parė pasojat e marrjes sė kėtyre medikamenteve. Rėnia e flokėve nga marrja e medikamenteve zakonisht ėshtė e kthyeshme dhe pėrgjithėsisht pa probleme.
Pakujdesia
Veset e kėqija dhe pakujdesia. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilėsi tė keqe, agresive dhe pėrdorimi i vazhdueshėm i tyre, thyejnė kapilarėt e flokut duke bėrė tė mundur rėnien e tyre. Njė armik i flokut ėshtė edhe larja e tyre shumė e shpeshtė dhe krehja me avuj tė nxehtė qė bėjnė tė mundur kėputjen e tyre dhe provokojnė dizekuilibėr nė shtresėn e yndyrshme tė lėkurės.
Keni parasysh
Njė njeri i shėndetshėm ka nga 100.000 deri 130.000 qime flokėsh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra nė javė. Ushqimi i keq dhe sėmundjet e ndėrpresin procesin e rritjes sė flokėve. Ėshtė thelbėsore mbajtja e higjienės pėr flokun. Me kėtė duhet tė kuptohet zgjedhja e shampos sė pėrshtatshme pėr tipin e flokut. Nuk ėshtė e kėshillueshme ndėrrimi i shpeshtė i llojit e shampos. Nėse flokėt i lyeni, boja duhet aplikuar sė pari nė njė tufė tė vogėl flokėsh pėr shmangien e efekteve anėsore. Rreth 70 pėr qind e meshkujve nė botė, sipas studimeve, vuajnė nga rėnia e flokėve. Sipas specialistėve, pėrveē trashėgimisė, fajin pėr kėtė e ka edhe hormoni testosterone, i cili ėshtė armiku numėr njė pėr rėnien e flokėve.

Kujdes!
1-Kontrolloni stresin
2-Mbani njė dietė tė pėrshtatshme
3-Pini tė paktėn dy kg ujė nė ditė
4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me ane tė tė cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbėsore nė rikonstruktimin kapilar
5-Evitoni sa mė shumė konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zėvendėsuar me vajra natyrale, veēanėrisht me vajin e ullirit
6-Evitoni ushqimet e skuqura
7-Pėrdorni sallata tė ndryshme
8-Dielli i pishinės dhe i detit ėshtė i dėmshėm pėr flokėt
9-Mos e ndėrroni shpesh shampon




Faqja 14

Ekzaminimi i flokut

Tek floku shohim tre ekzaminime qė nė fillim; gjendjen e lėkurės, gjendjen e flokut dhe cilėsinė e flokut. Gjendja e lėkurės ndodhet normale, e lyrshme, e ndjeshme. Gjendja e flokut ndahet nė normale, e dėmtuar, e ndjeshme. Cilėsia e flokut ndahet nė normale, tė trasha, tė holla. Flokėt lindin brenda nė disa kapsula tė lėkurės dhe nė vazhdim duke u rritur dalin jashtė saj. Kėto kapsula quhen solinat mbajtėse dhe mbėshtjellin pjesėn e brendshme tė rrėnjės sė flokut. Shumė mendojnė qė kjo ėshtė rrėnja e flokut, por po ta vėmė re kur bie njė fije floku nė fund ėshtė edhe solina. Nė vendin ku ra kjo fije mbin njė tjetėr, gjė qė tregon se rrėnja ėshtė brenda. Solina ėshtė brenda njė kisti qė mban qeliza tė gjalla qė i duhen flokut. Kėto qeliza prodhohen nga rrėnja e vėrtetė e flokut qė ndodhet saktėsisht poshtė kėsaj soline. Rrėnja pėrbėhet nga disa copėza tė vogla, roli i tė cilave ėshtė tė ushqejnė ngjyrėn e tyre natyrale. Kur rrėnja pushon sė dhėni solinė, flokėt bėhen tė bardha dhe ky fenomen quhet thinjė. Kur kėto copėza tė rrėnjės pushojnė sė punuari, atėherė bien. Ky fenomen quhet tullėzim i kokės. Brenda nė kėto copėza tė rrėnjės ka njė lėndė qė pėrmban njė masė tė lyrshme. Kur kjo dukuri ėshtė normale atėherė floku ėshtė i shėndetshėm dhe me shkėlqim. Kur kjo masė ėshtė hiperbolike, atėherė flokėt janė tė lyrshėm dhe ngjisin. Nė tė kundėrt kur kjo masė ka mungesa, flokėt janė tė thatė, elektrizohen dhe ndahen.
Ndėrtimi i fijes sė flokut
Pjesa e brendshme e flokut quhet trup. Shumė mbėshtesin faktin se trupi ėshtė pjesa e vdekur e flokut, por kjo nuk ėshtė e vėrtetė, pasi shohim se si kundėrvepron floku nė pėrdorimin e substancave shkatėrruese ose shėruese, vetėm se fija e flokut nuk ka sistem nervor dhe prandaj prerja e flokut nuk dhemb. Duke prekur njė flok qė ėshtė nė gjendje tė mirė, kemi pėrshtypjen se prekim njė solme tė lėmuar. Nė tė vėrtetė nėse shohim njė fije floku nė mikroskop, do tė vėmė re qė mbėshtillet nga luspa si luspat e peshkut. Poshtė kėtyre luspave ndodhet trupi i brendshėm i flokut dhe brenda saj janė pilezat ngjyruese qė quhen melonine. Brenda saktėsisht nė mes tė trupit ndodhet palca e flokut qė quhet solina e palcės. Nė ēastin e lindjes sė flokut, domethėnė sapo fillon tė dalė nga lėkura floku ėshtė i butė dhe i paqėndrueshėm. Oksigjeni i natyrės (atmosfera) forcon luspat e flokut tė cilat marrin pėrsipėr tė ruajnė flokun nė vazhdim tė jetės sė tij.
Roli dhe funksioni i luspave
Siē thamė edhe mė lartė luspat kanė si qėllim tė ruajnė trupin e brendshėm tė flokut. Kur luspat janė tė mbyllura njėra me tjetrėn pamja e flokut ėshtė e lėmuar dhe me shkėlqim. Nė tė kundėrt kur luspat janė tė hapura atėherė flokėt janė tė ashpėr dhe ngatėrrohen kur i krehim. Gjithashtu duken si tė djegura. Kėshtu kuptohet qė flokėt janė tė sėmurė dhe kanė nevojė pėr trajtim. Para ēdo lloj pune teknike qė do tė bėhet mbi flokė, mė parė duhet tė bėhet hapja e luspave qė tė ēlirohen poret e trupit nėpėrmjet tė cilave do tė kalojnė kimikatet, pėr shembull, boja do tė hyjė nė pjesėn e brendshme tė flokut. Substancat alkoolike kanė veti tė hapin luspat. Mė pas ėshtė e kundėrta. Duhet tė bėhet mbyllja e luspave qė floku tė fitojė natyrshmėrinė dhe shkėlqimin.
Karakteristikat kryesore tė flokut
Floku ėshtė shoku i ujit. Sa mė i thatė tė jetė floku aq mė lehtė ndahet. Floku thith vetė yndyrė qė i nevojitet nga atmosfera. Numri i fijeve tė flokut tė njė koke luhatet nga 120-150 mijė fije. Shumica e flokėve ndodhen nė pjesėn e pasme tė kokės dhe mė pak nė pjesėn e pėrparme. Gjatėsia e flokut qė rritet brenda njė viti varion nga 12-15 mm nė ose 1.5 cm nė muaj. Jeta e flokut ėshtė shumė e shpejtė. Flokėt majė kokės dhe tė zverkut rrojnė nga 5-6 vjet. Pas kėsaj kohe ato shkėputen nga rrėnja e tyre dhe bien bashkė me solinėn. Rėnia normale e flokut duhet tė jetė nga 10-30 qime nė ditė. Pas rėnies sė flokut tė vjetėr nga e njėjta rrėnjė del e reja. Periudha e rėnies sė flokut qė ėshtė nė mes nga vdekja e fijes ė flokut deri tek maja ėshtė 3 muaj. Kjo ėshtė njė hollėsi qė shėrben pėr tė shmangur ankthin e grave dhe burrave qė kėrkojnė shkakun e rėnies sė flokut nė njė solucion qė pėrdoret tre ditė mė parė. Pikat ngjyruese prodhohen nga rrėnja e flokut dhe u japin atyre ngjyrėn natyrale dhe kėtė funksion e kryen melanizmi. Melanizmi jepet nė dy forma; nė ato qė japin tė kuqe dhe nė ato qė japin bionde.

Tipet e flokėve

Flokėt normalė

Flokėt janė normalė atėherė kur nuk kanė anomali nė rrėnjė dhe nė gjatėsinė e tyre. Flokė tė tillė janė tė shkėlqyeshėm, tė fortė dhe tė shėndetshėm. Ideale pėr to ėshtė kur ne i kemi gjithnjė nė ekuilibėr, duke pėrdorur produkte delikate nė larjen dhe pastrimin e tyre, por pa dyshim dhe nė trajtim. Ėshtė mirė tė mos pėrdorim shampo dhe balsame shumė agresive, dhe njė herė nė muaj tė pėrdorim maska ushqyese.
Flokėt e thatė
Thatėsia e flokėve varet nga shkaqet fiziologjike ose dhe nga shkaqet ambientale. Shumė herė floku ėshtė i thatė, sepse nuk lubrifikohet mirė nga organizmi, por mund tė bėhet i thatė dhe pėr shkak tė diellit, erės, si dhe pėr shkak tė mungesės sė lagėshtisė sė ajrit qė e privojnė atė nga hidratimi. Flokė tė tillė dallohen, sepse janė tė ashpėr, tė thatė me fije nė rrėnjė dhe nuk rrinė bukur. Trajtimet e ashpra e keqėsojnė akoma dhe mė shumė punėn. Dhe kėto janė tharja me fon, drejtimet me piastėr, dekolorimet dhe permanenti. Flokėt e thatė kanė gjithnjė dy fije dhe kėputen menjėherė. Qė t’i kthejmė nė tė shėndetshėm duhet ti trajtojmė me prodhime hidratuese dhe tė ėmbla. Maskat qė duhet tė pėrdoren nė kėtė rast janė me bazė avokadoje, vaji dhe veze.
Flokėt me yndyrė
Kur flokėt kanė njė pamje prej vaji dhe tė ndritshme, qė duken sikur peshojnė shumė dhe bėhen pis menjėherė, natyra e tyre ėshtė flokė i yndyrshėm. Ky fenomen ndodh pėr shkak tė njė sekrecioni tė shpeshtė, dhe vjen nga natyra e brendshme e organizmit, por vjen dhe si rrjedhim i stresit tek njeriu, mėnyra e tė ushqyerit dhe smogu ambiental. Kush ka kėto lloj flokėsh pėrpiqet ti lajė shpesh, madje edhe ēdo ditė. Nėse keni njė tip tė tillė floku duhet tė kini kujdes nga sapuni i tepėrt, sepse sjell njė pėrkeqėsim tė situatės. Produktet qė duhet tė pėrdoren tek floku i yndyrshėm janė specifike pėr flokėt me yndyrė dhe pėr larje tė shpeshta. Nėse ka njė problem shėndetėsor duhet ti drejtoheni dermatologut, nė mėnyrė qė ky i fundit tė vendosė njė trajtim tė personalizuar. Pėrdorimi i njė ēaji me nenexhik pėrpara se tė shpėlani i ndihmon flokėt. Gjithashtu, dhe esenca e qiparisit ndihmon shumė, sepse riekuilibron lėkurėn e flokut.
Flokėt me zbokth
Zbokthi, qė shihet mbi flokė vjen si rrjedhim i njė shqetėsimi tė vėrtetė dhe ka tė bėjė me shpėrbėrjen e lėkurės sė kokės, dhe njė shkėmbim i shpejtuar i lėkurės sė kokės. Nė kėto raste flokėt janė shumė tė dobėt, dhe shpesh bashkė me zbokthin kemi dhe shtim tė kruarjes sė kokės dhe yndyrė. Shkaqet vijnė qė nga mėnyra e tė ushqyerit deri tek problemet psikologjike. Trajtimet duhet tė jenė specifike dhe delikate, nė mėnyrė qė tė mos e rėndojmė fenomenin e zbokthit. Mund tė ndihmojnė nė kėtė rast maska
me vaj dhe me masazh. Nėse fenomeni rritet duhet tė
shkohet tek mjeku. Ndihmojnė dhe maskat me rozmarinė, apo me hithra qė pėrdoren pas larjes.
Flokėt e trajtuar
Flokėt e trajtuar dhe tė lyer kanė njė nevojė tė veēantė pėr pėrkujdesje. Pėrbėrėsit qė pėrdoren nė lyerje, nė drejtimin dhe pėrbėrėsit e permanentit i dobėsojnė. Shampoja duhet tė jetė shumė delikate dhe specifike, sepse ajo pėrbėn karakteristikat e trajtimit dhe nė tė njėjtėn kohė mbron kurorėn e flokėve. Pėr ti dhėnė ndriēim dhe peshėn e duhur mund tė provojmė njė maskė me vaj bajamesh ose arrash.
Flokėt qė bien
Tė gjitha flokėt bien nė periudhėn e pak viteve, duke u zėvendėsuar gjithnjė me tė reja. Nė vjeshtė kemi njė rritje tė rėnies sė flokėve. Faktori ėshtė stinor dhe zgjat disa javė, nė rast tė kundėrt duhet tė pėrdorim ushqime qė rrisin formimin e keratinės. Pėr kėtė shėrben proteina, glicina dhe ēistina, oligoelementėt, si dhe vitaminat apo aminoacidet. Shampot qė duhet tė pėrdoren duhet tė respektojnė lėkurėn dhe ti japin vitalitet. Vaji kryesor qė mund tė pėrdoret si popullor ėshtė ai i borzilokut i cili stimulon rritjen e flokut. Njė zgjidhje qė mund tė bėhet vetė nė shtėpi ėshtė tė fėrkosh lėkurėn e kokės me disa lugė raki, njė trajtim qė duhet bėrė nė mbrėmje dhe duhet larė nė mėngjes. Nė vend tė rakisė ka njerėz qė pėrdorin dhe lėngun e zier me rozmarinė.
Koka tullė
Rėniet e flokėve prekin si burrin dhe gruan dhe shkaqet janė gjithnjė tė lidhura me faktorė hormonalė dhe gjenetikė. Nė rast se kokėn e keni tullė duhet tė pastroni me shumė kujdes lėkurėn e saj. Duhet tė pėrdorni trajtime me baltė termale pėr bukurinė e lėkurės sė kokės. Mund tė pėrdorni dhe ujin e rozmarinės dhe tė eukaliptit pėr flokėt qė nuk duan t’ju rriten.

Faqja 15

Sėmundjet e flokut dhe lėkurės sė kokės
Lėkura
Pėrderisa flokėt jetojnė me rrėnjė dhe ajo ėshtė e vendosur nėn lėkurė duhet patjetėr tė analizohet gjendja e lėkurės. Le tė themi mė parė disa gjėra pėr rolin e lėkurės, pėr ndjeshmėrinė, qėndrueshmėrinė. Lėkura luan rol tė jashtėzakonshėm, por mė kryesorja ėshtė qė pėrbėn njė shtresė mbrojtėse pėr trupin e njeriut. Lėkura ka nerva tė cilat japin njė ndjeshmėri tė madhe ndaj kushteve tė jashtme (makineri, atmosfera dhe kimikate). Gjithashtu, elasticiteti dhe qėndrueshmėria e lėkurės japin qėndrueshmėrinė ndaj goditjeve qė ajo pranon.
Shtresat e lėkurės
Lėkura ndahet nė tetė pjesė ose shtresa tė ndryshme. Ne na interesojnė vetėm tre tė parat; epiderma, kjo ka tre shtresa; derma ėshtė mė e trashė se epidrema pėrsa i pėrket faktorėve tė jashtėm; nėnderma, roli i sajė ėshtė shumė i vogėl nė lidhje me dy tė parat.

Sėmundjet e flokut

Rėnia e pjesshme e flokut. Kjo nuk ėshtė e pėrhershme dhe ky ėshtė dallimi qė ka me rėnien (tullėzimin) e kokės

Mungesa e flokėve tek tė porsalindurit. Kjo vihet re nė tė gjitha pjesėt e trupit ku duhet tė ketė qime. Deri sot pėr kėtė sėmundje nuk ėshtė gjetur shėrim

Flokėt anormal. Nė kundėrshtim me rastin e mėparshėm fėmija lind me flokė qė pas disa javėsh bien, nuk dalin, ose ridalin anormal, domethėnė lindin nė kokė me periudha dhe nuk rriten mė shumė se 3-4 cm me ngjyrė hiri.

Gėrshėrėza. Nė kėtė tast fundi i flokut ndahet. Kjo i dedikohet larjes sė shpeshtė, atmosferės dhe pėrdorimit tė kimikateve shumė tė fuqishėm. Gjithashtu, krehja e fuqishme me furēe si dhe pėrdorimi i keq i veglave elektrike mund tė sjellin si rezultat kėtė sėmundje
Pushėzimi. Nė kėtė sėmundje flokėt janė shumė tė holla, tė shkurtra dhe nuk rriten si dhe kanė pamjen e pushit
Floku i thatė. Nė kėtė rast vėmė re fryrje tė flokut, e cila merr pamjen e njė litari me nyje. Nė vazhdim flokėt bėhen me gėrshėrėza. Kjo sėmundje provokohet nga pėrdorimi i ilaēeve bazike

Sėmundja e lėkurės sė kokės
Zbokthi
Kjo ėshtė rrjepja e lėkurės sė kokės duke krijuar copėza tė vogla me madhėsi 2-3 mm. Ky lloj zbokthi nėse nuk luftohet do tė pėrfundojė nė lyrė. Diēka e rėndėsishme qė duhet tė dimė: nė kėtė rast nuk kemi kurrė rėnie tė flokut siē ėshtė nė rastin e flokut tė lyrshėm.
Tė lyrshėm
Ky ėshtė njė kalim nga periudha e zbokthit tė thatė dhe ndjek kėtė rrugė: Zbokthi i thatė bashkohet me kalimin e kohės, copėzat e vogla bashkohen me njėra tjetrėn nėpėrmjet masės ė lyrshme qė pamė mė lart dhe krijohen copėza tė mėdha. Kėshtu bėhen gjithnjė e mė tė mėdha duke krijuar njė shtresė tė lyrshme nė kokė. Zbokthi i lyrshėm provokon kruarje dhe irritim dhe ėshtė shumė e mundshme rėnia e flokėve. Terapia pėr tė trajtuar kėtė problem duhet tė jetė e vazhdueshme dhe e shumėllojshme.
Zbardhja e flokut
Kjo shkaktohet nga dy faktorė: mplakja e mekanizmit qė nuk asnjė lidhje me vetė mplakjen; provokohet nga njė pikė hiperbolike ose nga njė ankth psikologjik. Kjo sėmundje ėshtė njė fenomen i rrallė, por provokon zbardhjen e flokut, sepse prishet drejtpeshimi kimik i organizmit; Rėnia e flokut me zona. Floku ėshtė i thatė dhe karakterizohet nga rėnia me zona, nuk ėshtė ngjitės, por me kohė mbulon tė gjithė zonėn e kokės. Pėr terapi, parukieri duhet tė kėmbėngul tek ndėrhyrja e menjėhershme e mjekut. Rėnia e flokut por me qelb. Ėshtė sėmundje e rrallė, e rėnd dhe ngjitėse. Flokėt bien me pllaka dhe lėkura e kokės mpihet me qelb. Ndėrhyrja e mjekut ėshtė e domosdoshme dhe pa humbur kohė.
Alergjia
Ndjeshmėria hiperbolike e trupit nė pjesė tė ndryshme tė tij quhet alergji. Ka njerėz qė kanė alergji prej pluhurit, ilaēeve, luleve, mjeteve tė kozmetikės etj. Kėto shqetėsime disa herė janė tė lehta dhe disa here janė tė provokueshme pėr sėmundje tė rėnda. Njeriu alergjik ka kėto shenja: flluska, skuqje, fryrje, ekzem, tė cilat gėrshetohen me temperaturė dhe shenja tė tjera. Parukieri pėr shkak tė natyrės sė punės sė tij ėshtė nė kontakt me bojėra dhe ilaēe permanenti, gjithashtu duart e tij nga larjet e vazhdueshme dhe nga punėt e ndryshme teknike ka rrezik ti shkaktohet ēarje brenda tė cilave mund tė hyjnė pėrbėrje tė ndryshme qė shkaktojnė alergji. Prandaj duhet tė pėrdoret dorezat gjatė lyerheve si dhe duhet ti bėhet klientit njė test. Kjo bėhet 24 orė para lyerjes pėr tė eliminuar problemet qė mund ta ēonin klientin nė spital.
Rėnia e flokėve
Nė organizmin e njeriut ka dy lloj hormonesh, femėrore dhe mashkullore. Flokėt ngacmohen vetėm nga hormonet femėrore, pavarėsisht nga seksi i personit. Kjo shpjegon edhe fenomenin e tullėzimit qė shfaqet tek burrat, sepse mbizotėrojnė hormonet mashkullore. Qėllimi kryesor ėshtė tė dimė qė plakja e flokut mund tė fillojė qė 14-vjeē. Deri mė sot nuk ėshtė zbuluar ndonjė ilaē qė tė kundėrveprojė kėtė rėnie tė flokut, por ka ilaēe qė parandalojnė ose e ngadalėsojnė kėtė rėnie.

Faqja 16
Boja
Boja nė punėn e parukierit nėnkupton veprimin me anėn e tė cilit fusim ose heqim te njė flok njė pėrbėrje tė tillė qė nė sy tė na japė ndryshim tė pamjes, por pa ndėrprerė jetėn e fijes sė flokut. Arti i lyerjes ėshtė i njohur tek njerėzit qysh nė kohėt mė tė lashta. Nė Egjiptin e vjetėr dokumentohet lyerja e flokut dhe e thonjve. Lyerja shėrben tė na japė njė ngjyrė natyrale, sa mė homogjene dhe tė natyrshme. Arti i lyerjes i larguar tashmė nga misteri qė i vishte mė parė, ėshtė sot pėr parukierin fusha mė fitimprurėse dhe e suksesshme e punės sė tij.
Problemet e lyerjes
Dy janė problemet kryesore tė lyerjes sė flokut me bojė. Sė pari ėshtė kundėrveprimi i bojės tek flokėt dhe sė dyti kundėrveprimi i bojės tek organizmi. Por nė disa raste tė veēanta ndodh qė edhe floku kundėrveprojė nė mėnyra tė ndryshme ndaj bojės. Pėr shembull, lyerja e flokėve me thinja ėshtė mė e vėshtirė se sa lyerja e flokėve njė tonėsh. Kjo sepse flokėt me thinja kanė humbur melanizmin (pigmentin) dhe lagėshtirėn e tyre dhe janė mė pak tė ndjeshėm. Mėnyra qė e kthen kėtė flok me thinja nė normalitet quhet moltadazh. Kjo ėshtė e fuqishme aq sa ėshtė nevoja pėr nė shkallėn e fijes sė flokut.
Alergjia nga boja
Njė nga gabimet kryesore nė procesin e lyerjes sė flokut ėshtė mosbėrja e provės sė alergjisė. Kjo ėshtė e detyrueshme kur klienti lyhet pėr herė tė parė, 24 orė para lyerjes duhet tė bėjė provėn e alergjisė nė kėtė mėnyrė: Me pak pambuk me alkool ose kolonjė, pastrojeni pjesėn prapa veshit, pėrzieni shumė pak bojė me oksikrem nga ai qė do tė pėrdorni pėr lyerjen dhe lyejmė pjesėn e lėkurės, se alergjia nga boja nuk shfaqet tek flokėt por nė lėkurė.
Masat
Nėse gjatė lyerjes shfaqet alergjia nga boja klienti duhet tė shpėlahet nga boja dhe pėrgatitet kjo pėrzierje: Nė 1 litėr ujė tė vakėt pėrzihen 150 gramė kripė gjelle dhe 50 gramė oksigjen farmacie 10 gradėsh. Kjo pėrzieje aplikohet 4 herė dhe pėr ēdo herė pėrdoret ¼ e pėrzierjes dhe duhet tė kalojė 3 minuta nga njėra shpėlarje tek tjetra. Duhet tė tregohet kujdes qė pėrzierja tė shpėrndahet nė tė gjithė kokėn dhe nė fund koka duhet tė shpėlahet shumė mirė me ujė tė pastėr. Pas shpėlarjes klienteja duhet tė shkojė tek dermatologu. Nėse shenjat e alergjisė nuk shfaqen menjėherė por pasi kalojnė 24 orė, atėherė pėrzierja e kripės me oksigjenin dhe ujin nuk nevojitet. Urgjentisht personi duhet tė shkojė tek dermatologu dhe me vete tė marrė edhe kutinė e bojės sė pėrdorur, sepse e ndihmojnė dermatologun nė pėrcaktimin e terapisė, pasi kutia i ka tė shkruar pėrbėrėsit e saj kimikė. Kujdes! Ėshtė e ndaluar rreptėsisht tė lahet floku me shampo kur janė shfaqur shenjat e alergjisė, sepse nė kėtė rast lėndohet mė tepėr gjendja.
Tipet e bojėrave
Nė kohėt e mėparshme janė pėrdorur bojėrat me prejardhje
nga lėngjet bimore. Me kalimin e kohės me zbulime tė ndryshme tė kenikės u ec pėrpara me procesin e lyerjes. Bojėrat qė nė fillim ishin tė lėngshme, nuk mund tė hapnin luspat dhe si rezultat kishin vetėm veshje tė pėrkohshme tė pamjes sė flokėve. Ato ishin shumė refleksdhėnėse dhe terapike. Sot, bojėrat ndahen nė tre grupe: Bojėrat bazike me amoniak; Bojėra natyrale (kėna, kamomil, gjethe arre, aloe vera etj); Bojėrat acide.
Bojėrat bazike
Bojėrat bazike, amoniaku nė bashkėpunim me substanca tė tjera pėrbėrėse tė bojės me prejardhje parafine, ēlirojnė oksigjenin, qė jep vetinė mė ngjyruese tė bojės. Ėshtė e njohur qė ngjyra e flokėve nga e zeza tek ajo bionde, shkallėzohet nė 10 ngjyra dhe secila nga kėto ka ndryshim njė ton. Pėr shembull, 5 ėshtė 1 ton mė i hapur se 4 dhe 6 ėshtė 1 ton mė e errėt se 7.
Bojėrat natyrale (kėnaja)
Kėto bojėra janė pėrdorur qė nė kohėt mė tė lashta dhe kėshtu vazhdojnė tė pėrdoren edhe nė ditėt tona pa pėrzierje nė to tė kimikateve. Kėnaja qė ėshtė njė bimė natyrale nė formė ēaji pėrdorej nė kėtė mėnyrė: Ziejmė 200 gramė kėna nė gjysmė litri ujė. Hedhim 3-4 pika uthull dhe e lemė sa tė bėhet gjysma e lėngut dhe mė pas e shpėlajmė mirė kokėn me kėtė pėrzierje. Pastaj koka mbėshtillet me njė qese dhe lihet ashtu pėr 8-10 orė. Pas gjithė kėsaj koka duhet tė shpėlahet mirė me ujė tė bollshėm.
Kamomili
Marrim njė grusht me lule tė thata tė kamomilit dhe i ziejmė nė ¼ litėr ujė ose njė gotė ujė. Ky lėng aplikohet vetėm nė flokė tė ēelur deri tek numrat 6, 7, 8 9. Kjo pėrzieje arrin tė ēelė kėto flokė nga 1 ton deri nė katėr ton, me njė pėrdorim tė shpeshtė. Gjatė kohės qė floku ėshtė lyer me kėtė lėng duhet tė qėndrojmė nė diell.
Gjethet e arrės
Zihen gjysmė litėr me gjethe tė njoma arre nė 1 litėr ujė. Ato japin njė lėng tė zi. Pasi janė zier pėr rreth ¼ orė kėtė pėrzierje e fusim nė njė enė qelqi dhe e pėrdorim si shpėlarės pėr herė tė fundit nė larje tė njėpasnjėshme. Kjo bėn qė floku tė marrė nuancė dhe shkėlqim nė ngjyrė ushtarake. Aplikohet nė flokė me ngjyrė gėshtenjė.
Bojėrat acide
Kėto janė bojėra qė shėrbejnė pėr dekolorim dhe dekapazh.
Bojėra tė tilla e dėmtojnė flokun, sepse kanė pėrbėrės acidė. Dekolorimi nuk ėshtė gjė tjetėr veēse heqja e melanimit nga fija e flokut. Pėr bėrjen e dekoloracionit nga ai mė i lehti e deri tek ai mė i fuqishmi, flokėt duhet tė jenė tė palarė pėr mė shumė se katėr ditė. Ndėrsa dekapazhi ėshtė zbardhja teknike e flokut tė lyer

Gabimet qė bėhen gjatė lyerjes
1. Tė lyhen flokėt tė lara
Rregulli: Flokėt duhet tė lyhen kur ato janė tė paktėn katėr ditė tė palarė
2. Mosvėnia e kremit tek pjesėt e lėkurės pranė rrėnjės sė flokut
Rregulli: Duhet tė lyhet fytyra rreth e qark me krem ose xhel me kusht qė qimet tė mos prekin tek kremi ose tek xheli
3. Vėnia e bojės nė vendet e paduhura
Rregulli: Pėrzierja e bojės vendoset vetėm aty ku ka mbirje tė flokut
4. Pėrcaktimi jo i drejtė i kohėqendrimit tė bojės
Rregulli: Boja lihet tė veprojė tek flokėt e thinjura pėr aq kohė sa ėshtė pėrcaktuar nė kuti. Nė rastin kur duam tė kemi shkėlqim dhe kur flokėt janė natyral boja lihet tė veprojė edhe 15 minuta mė shumė se ajo qė ėshtė nė kuti.
5. Shpėlarja dhe larja pas lyerjes me ujė shumė tė nxehtė, apo tė ftohtė
Rregulli: Koka duhet tė lahet dhe shpėlahet gjithmonė me ujė tė vakėt
6. Shpėlarja e bojės para se tė pastrohen krejtėsisht njollat nga lėkura
Rregulli: Para se tė shpėlahet pėrfundimisht koka, me anė e vetė bojės dhe anėn e vetė flokėve tė lyer, pastrohen njollat nė lėkurė duke bėrė shkumėzimin e bojės
7. Fėrkimi i lėkurės sė kokės gjatė kohės qė qėndron shampo qė mbyll luspat e flokėve
Rregulli: Gjatė kohės sė qėndrimit tė shampos qė shėrben pėr mbylljen e luspave lėkura nuk duhet fėrkuar
8. Larja e flokėve pas lyerjes me shampo me pėrmbajtje sode ose sapuni
Rregulli: Flokėt gjithmonė pas lyerjes duhet tė lahen me shampo tė lehta qė janė posaēėrisht vetėm pėr kėtė proces
9. Moslyerja e flokut me krem zbutės
Rregulli: Gjithmonė pas lyerjes floku duhet tė lyhet me balsam, me krem zbutės apo me maskė flokėsh. Dallimi ndėrmjet kėtyre solucioneve ėshtė se kremi zbutės thjesht e zbut flokun, balsami e zbut dhe e ushqen me vitaminat me tė cilat ėshtė i pasur balsami, ndėrsa maskat veē tė tjerash kryejnė edhe funksione terapike.


Faqja 17
20 kėshilla pėr flokė tė bukura dhe tė shėndosha
1. Sa mė shumė qė ti lani flokėt, ato do tė jenė mė tė shėndetshme. Ajri i ndotur, yndyra dhe djersitja ndikojnė nė flokėt tuaja mė shumė seē mendoni. Flokėt lajini sė paku dy herė nė javė.
2. Nė qoftė se flokėt i lani pothuajse ēdo ditė, pėrmbajuni kėshillės sė ekspertėve, tė cilėt thonė se shampon duhet tė hidhni nė zverk, nė tėmth dhe nė ballė: tri pikat mė tė rėndėsishme tė cilat ndėr tė parat krijojnė yndyrė. Pastaj ngadalė formoni shkumėn me ujė tė vakėt nė qoftė se keni flokė normale apo tė yndyrshme, pėrkatėsisht me ujė tė ftohtė nė qoftė se flokėt i keni tė thata. Shampon lėreni tė veprojė disa minuta dhe pastaj flokėt i krihi me krehėr me dhėmbė sa mė tė gjerė. Vetėm pasi t’i keni bėrė kėto veprime lajini flokėt.
3. Harrojeni shprehinė e vjetėr tė fėrkimit tė tepėrt tė flokėve me peshqir pas larjes. Do tė ndjeheni mė komodė, por edhe pėr flokėt do tė jetė mė mirė nė qoftė se i mbėshtjell vetėm me njė peshqir tė tharė. Peshqiri i mbledh pjesėn mė tė madhe tė lagėshtisė nga flokėt. Pas njė kohe merrni edhe njė peshqir tė tharė dhe fėrkojini me tė butė flokėt.
4. Intervali kohor pėr tharjen e flokėve me fen ėshtė midis 25 dhe 30 minutash. Nė kėtė mėnyrė majat e flokėve nuk do tė pėsojnė dėmtime.
5. Flokėt me minival thajini me fen vetėm pjesėrisht. Pjesėn tjetėr tė tharjes lėrjani ajrit. Vetėm pas tharjes mund tė bėni krehjen.
6. Kundėr pėlcitjes sė majave tė flokėve ilaēi mė i thjeshtė ėshtė regjeneratori shtėpiak nga e verdha e vezės dhe vaji i recinės. Qė tė bėni regjeneratorin nevojitet vetėm njė vezė dhe vaji i recinės. Vajin ngroheni pak dhe pėrziejeni pikė pėr pike me vezėn, deri sa tė krijohet si majonezė e vėrtetė. Flokėt mos i lani, por me regjenerator fėrkojini majat e flokėve dhe mbėshtillini nė njė foli alumini. Mė pas nė kokė vini njė kapele plastike dhe mbajeni maskėn sa mė gjatė tė jetė e mundshme. Pastaj flokėt lajini mirė.
7. Nė qoftė se flokėt i keni tė ndara nė mes, kini kujdes qė kohė pas kohe vijėn ta lėvizni pėr njė centimetėr majtas apo djathtas, nė mėnyrė qė tė mos bėhet njė vijė e theksueshme pa flokė.
8. Nė qoftė se flokėt ju “shprishen”, mos provoni t’i rregulloni duke i krehur nga rrėnja, por nga majat, sepse nė kėtė mėnyrė dėmtohen mė pak.
9. Nė qoftė se shfrytėzoni llakun pėr flokė, para se tė shkoni pėr tė fjetur gjithmonė duhet ta eliminoni nga flokėt, duke i krehur mirė.
10. Nė qoftė se dėshironi qė krehja tė jetė e shkėlqyeshme dhe natyrore, mos hidhni llak drejtpėrdrejt nė flokė, por nė krehėr apo nė duar dhe me to spėrkatni flokėt.
11. Nė qoftė se nuk mundeni apo nuk arrini qė t’i lani flokėt, ndėrkaq nuk dėshironi qė tė duken tė yndyrshme, hidhuni flokėve beby pudėr dhe pastaj i krihi mirė. Gjithsesi, kjo kėshillė vlen vetėm pėr ata qė kanė flokė tė shkėlqyeshėm.
12. Nė qoftė se dėshironi qė flokėt tuaja ngjyrė gėshtenje tė duken mė tė shkėlqyeshme dhe mė tė bujshme, lajini nė ujė nė tė cilin mė parė ke zier lėvore arre (jo lėvozhga). Lėvoret i zieni gjysmė ore dhe pastaj kullojini. Nga sasia e lėvoreve tė cilat i keni pėrdorur varet nuanca e ngjyrės sė flokėve.
13. Nė qoftė se dėshironi ta ndėrroni ngjyrėn e flokėve vetė nė shtėpi, pėrherė me pėrpikėri pėrmbajuni udhėzimeve. Sasinė e pashfrytėzuar tė ngjyrės hidheni, sepse atė nuk do tė mund ta shfrytėzoni herėn tjetėr.
14. Nė qoftė se tashmė keni pėrdorur knanė, flokėve vetėm mund t’u jepni njė ngjyrė mė tė errėt, por jo edhe t’i shkėlqeni. Derisa tė mos rriten flokėt, mos mendoni pėr zbardhjen e rrėnjės.
15. Kurrė mos e teproni me prodhimet tė cilat i hidhni nė flokė, qoftė fjala pėr shampot, regjeneratorėt, shkumėn apo xhelin. Njė herė hidhni njė sasi mė tė vogėl, dhe nė qoftė se ju duket se keni hedhur pak, mund ta shtoni pjesėn tjetėr.
16. Ngjyrėn e flokėve mos e hidhni nė dhomė tepėr tė ngrohtė. Preparati mund tė shkrihet dhe tė rrjedhė nė lėkurė.
17. Nė qoftė se keni flokė bionde qė anojnė nga ngjyra e zezė, shmanguni shamponėve tė cilėt mund t’i shkėlqejnė flokėt. Ata, flokėve ngjyrė tė errėt, iu japin ngjyrė tė kuqėrremtė.
18. Ushtrimi i rregullt, fitnesi, vozitja e biēikletės apo shėtitja ndikojnė mirė nė rritjen dhe shėndetin e flokėve.
19. Nė qoftė se krehjen e formėsoni me brushė, shfrytėzoni atė qė i pėrshtatet mė mirė flokėve tuaja: pėr karfica tė buta janė tė pėrshtatshme brushat e holla, tė rrumbullakėta, ndėrkaq pėr flokė tė gjatė brushat mė tė mira janė ato tė gjera.
20. Provoni qė t’i ngarkoni sa mė pak flokėt me karfica dhe me llastikė, sepse kur janė tė lira, marrin frymė mė lehtė dhe janė mė tė shėndosha.

Miqtė e flokėve
Krehrit me dhėmbė tė mėdhenj
Brushat e buta pėr flokė
Balsamet dhe regjeneratorėt
Mbrojtėsit nga nxehtėsia
Nėnqethja e rregullt

Armiqtė e flokėve
Ekspozimi ndaj rrezeve tė diellit
Ajri i ndotur
Ngjyrosja
Feni i papėrshtatshėm
Llastikėt elastikė pėr flokė
Dietat e papėrshtatshme, posaēėrisht ato nė tė cilat shmanget ushqimi i pasur me vitaminėn B, qė ėshtė mė se e domosdoshme pėr flokėt

Faqja 18

Menyja ushqimore pėr flokė tė shėndoshė
Sa herė keni pasur rast tė dėgjoni fjalėn e urtė: “Bukuria buron nga brenda”, kjo vlen edhe pėr bukurinė flokėve, sepse atė qė e hamė (apo nuk e hamė) ndikon nė pamjen e flokėve. Flokėt patjetėr duhet tė furnizohem me sasi tė mjaftueshme tė materieve ushqyese dhe ndėrtuese qė janė tepėr tė domosdoshme pėr rritjen dhe cilėsinė e tyre. Burimet mė tė mėdha tė elementeve tė tilla tė rėndėsishme gjenden nė vitaminat dhe mineralet. Prandaj, kujdes tė plotė kushtojini ushqimit tuaj.
Trajtimet
Maskė me vezė dhe vaj ulliri
Duhet tė dini se vaji i ullirit dhe veza janė pėrbėrės ushqimorė qė ndikojnė shumė nė forcimin e flokut tonė. Veēanėrisht miksi qė arrihet mes tė verdhės sė vezės dhe vajit tė ullirit, i cili preferohet tė jetė i prodhuar nė vend. Pėr flokėt e shkurtėr pėrdoren tre tė verdha veze dhe tre lugė vaj ulliri. Pasi e verdha e vezės me vajin e ullirit miksohen me njėra tjetrėn vendosen mbi flokė me anėn e njė furēe flokėsh, nė ēdo sasi floku dhe lihet nė tė pėr njė periudhė kohore prej 60 minutash. Pas kėsaj, floku lahet me ujė tė ngrohtė duke fituar kompaktėsi, ushqim dhe shkėlqim. Pėr flokėt e gjatė pėrdoren
gjashtė tė verdha veze dhe gjashtė lugė vaj ulliri, dhe mbahet pėr periudhėn njė orėshe dhe mė pas shpėlahet me ujė tė nxehtė.
Maskė me qumėsht
Njė maskė shumė e mirė ėshtė edhe pėrdorimi i qumėshtit tė lopės. Pasi e keni zier qumėshtin mund tė lagni gjithė gjatėsinė e flokėve dhe ta mbani mbi flokė pėr njė periudhė njė orėshe. Mė pas flokėt shpėlahen me ujė tė ngrohtė. Kjo maskė i jep flokut shkėlqim dhe e bėn mė tė fortė e tė shėndetshėm.
Pėr flokė qė shkėlqejnė
Ushqimet qė janė tė pasura me vitaminėn B, janė fantastike pėr ti bėrė flokėt tuaj qė tė shkėlqejnė. Ju mund ta gjeni vitaminėn B me shumicė tek vezėt, qumėshti, zarzavatet dhe mishi i shpendėve. Silika ėshtė gjithashtu shumė e rėndėsishme qė ju tė keni flokė sa mė elastikė, qė shkėlqejnė e mbi tė gjitha tė shėndetshėm. Kėtė lloj minerali ju mund ta gjeni tek lėkura e kastravecit, qepėt dhe bishtajoret. Nėse lėkura juaj ėshtė shumė e thatė, atėherė bėni mirė qė tė hani shumė peshk. Lloji mė i mirė i peshkut qė mund tė hani ėshtė salmoni, tek i cili gjendet acidi omega bashkė me tre te tjerė, tė cilat janė shumė tė mirė pėr tė hidratuar e shkėlqyer lėkurėn tuaj.
Hithra
Nė mjekėsinė popullore hithra njihet si mbretėresha e bimėve mjekėsore, pėr shkak tė efekteve tė saj pozitive nė shėrimin e disa sėmundjeve. Nė kozmetikė hithra ndihmon kundėr rėnies sė flokut dhe zbokthit. Personat qė kanė probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokės me lėngun qė pėrftohet nga zierja e hithrės. Ėshtė mirė qė larja tė kryhet dy herė nė javė dhe tė vazhdojė deri nė eliminimin pėrfundimtar tė zbokthit. Larja e kokės me ujin e hithrės kėshillohet edhe pėr ata qė kanė probleme me rritjen e ngadaltė tė flokut.
Majoneza
Nėse kėrkoni njė balsam intensiv pėr flokėt, provoni majonezėn. Aplikojeni thjesht nė flokė tė lagur, mė pas i krihi dhe mbėshtillni flokėt me njė kapuē plastik (si ato tė parukerive). Lėrini nė kėtė gjendje pėr rreth 20-30 minuta dhe mė pas shpėlajini me ujė tė bollshėm. Majoneza, pėrmban vajra vegjetale qė butėsojnė flokėt. Gjithashtu, vezėt qė pėrmban majoneza, lėmojnė dhe forcojnė flokėt. Natyrisht, ėshtė e dorės sė parė qė tė pėrdoret njė majonezė i cilėsisė shumė tė lartė, nė mėnyrė qė tė evitohet qė flokėt tė marrin njė erė tė keqe dhe qė rezultatet tė mos jenė tė mira.
Vaji lajthive
Vaji i lajthive ėshtė i shkėlqyeshėm edhe pėr t’i dhėnė volum flokėve. Nėse keni flokė tė hollė e tė drejtė, pėrdoreni vajin e lajthive gjatė shampos, pėrpara shpėlarjes pėrfundimtare tė flokėve. Thani flokėt me tharėse dhe pėrdorni njė krehėr cilindėr pėr tė ngritur lart flokėt gjatė kohės qė i thani. Rezultati do tė jetė: flokė voluminoze, tė afta tė mbajnė mė gjatė krehjen qė do tė bėni mbi flokėt tuaj.
Aspirina
Nėse keni probleme me zbokthin, por nuk keni nė dispozicion produktin e duhur, thėrrmoni aspirina (rreth 30 tė tilla) dhe shtojani shampos tuaj. Aspirinat shėrbejnė pėr tė eliminuar mbetjet nga skalpi kokės. Nėse kėrkoni t’i shtoni volum flokėve, pėrdorni birrė. Lajini flokėt siē bėni zakonisht, hidhni birrė mbi flokė dhe i masazhoni. E lini tė veprojė pėr disa minuta dhe mė pas shpėlajini. Flokėt do tė rimarrin volum dhe do tė ruajnė mė tepėr llojin tuaj tė krehjes. Sugjerim: mė mirė tė pėrdoret birrė e fortė se sa e lehtė.
Qepa
Si tė gjallėrojmė ngjyrėn e flokėve bojė kafe? Nė njė enė, zieni sipėrfaqen e jashtme tė njė qepe tė errėt, lėngun me pas lėreni tė ftohet dhe mė pas pėrdorini gjatė shpėlarjes sė fundit kur lani kokėn me shampo. Pasi disa praktikave tė tilla, do tė shihni se flokėt do tė marrin mė shumė jetė.
Pėr t’i bėrė mė tė shkėlqyeshme flokėt, shtoni dy lugė uthull gjatė shpėlarjes sė flokėve. Acidi i uthullės bėn qė flokėt tė jenė mė tė shėndetshėm dhe tė shndritshėm.

Vitaminat dhe mineralet
Vitaminat dhe mineralet qė ndikojnė nė shėndetin dhe bukurinė e flokėve janė:
Vitamina B5: vezėt, mishi, mish peshku, drithėrat, tharmi
Vitamina H: e verdha e vezės, kėrpudhat
Vitamina A: mėlēia, gjalpi, vezėt, karota, spinaqi, kajsia
Vitamina C: majdanozi, lule lakra, patatja, molla, spinaqi, domatja, limoni, portokalli
Sulfuri: peshqit e detit dhe guacat, bizelja, spinaqi
Zinku: guacat, peshqit, mishi
Bakri: bananet, dardhat, kumbullat, tharma e birrės, kakaoja
Hekuri: pemėt e thara, spinaqi, vezėt

A e dini se?
Flokėt tona pėrmbajnė mesatarisht 120 mijė qime, ndėrkaq ėshtė e natyrshme qė nė ditė tė bien deri nė 100 sosh
Brenda njė muaji flokėt rriten mesatarisht gjysmė centimetri - mė shpejt rriten verės sesa dimrit
Flokėt ngjyrė tė errėt pėrherė duken mė tė shkėlqyeshme, nga ato ngjyrė tė ēelėt, sepse ngjyra e errėt ėshtė mė e dendur dhe thith mė shumė dritė
Frizeri nga distanca prej njė kilometri mund tė zbulojė femrėn qė pi shumė duhan, jo vetėm nga aroma e flokėve por edhe nga pamja e tyre. Pirja e duhanit i than flokėt dhe i bėn mė pak tė shkėlqyeshme.

Faqja 19

Floku edhe trajnimi i tij sipas formės

Floku i gjatė

Kujdesja pėr flokun e gjatė fillon qė me lyerjen. Ngjyra qė preferohet mė shumė nė periudhėn dimėrore ėshtė kafe me nuancat e saj si; kafe e errėt, e hapur, ngjyrė ēokollatė me fije. Nė modė ėshtė pėrdorimi i teknikės sė nxjerrjeve tė fijeve qė dalin nė formėn e shiritave. Nuk janė mė nė modė fijet e shumta nė tė gjithė kokėn por fijet e theksuara nė formė shiriti qė nė gjuhėn e parukierisė quhen Flash. Emėrtimi vjen lidhur me kontrastin qė krijojnė me pjesėn tjetėr tė flokut. Nuancat e bumerakut kryesisht janė nė ngjyrė, bezhė, platini, tė kuqe, nė ngjyrė tė florinjtė. Ky trajtim mund tė bėhet nė flokun e gjatė por edhe atė tė shkurtėr. Njė formė e tillė floku shoqėrohet me njė truk tė lehtė tė nuancave tė ngjyrės kafe. Moda e fundit e trukut janė ngjyra tė afėrta me ngjyrėn e flokut. Nėse moda ėshtė kafe edhe tualeti i syrit varion po nė kėtė kolor. Pjesa e nėnposhtme e vetullės zakonisht bėhet nė kolorin e errėt tė flokut, ndėrsa lyerja e bishtit tė syrit duhet tė harmonizohet dhe tė kombinohet me kolorin e fijeve- shirit. Buzėt me kontur tė lehtė floriri dhe i kuqi i buzėve nė ngjyrė kafe tė lehtė e shkėlqyese. Pėr pjesėn e mollėzave tė faqeve, ndryshe e quajtur pjesa ruzh kėshillohet tė pėrdoret krem pudėr gjithnjė e kombinuar me lyerjen e buzėve dhe ngjyrėn e flokut.
Floku i shkurtėr
Njė tjetėr prerje praktike dhe qė nuk kėrkon kujdes maksimal ėshtė prerja e shkurtėr e flokut, me shkallėzim tė theksuar. Kolori mund tė jetė nė ngjyrėn kafe, nė nuanca tė ndėrthurura tė kafes, nė vishnje, nė tė zezė me nuancė vishnje ose blu. Por, zakonisht aplikohen nuancat e hapura ose tė errėta tė ngjyrės kafe. Njė prerje praktike si pėr vajza tė moshės sė re ashtu dhe pėr femra qė janė amatore tė flokut tė shkurtėr. Kjo prerje pėrshtatet nė ēdo veshje
dhe shoqėrohet me njė makijazh tepėr tė lehtė
Floku me onde
Ndryshe nga floku i drejtė, floku me onde, i shkurtėr apo i gjatė qoftė ai, gjithmonė ka nevojė pėr njė trajtim mė tė kujdesshėm. Kėtė gjė ju mund ta realizoni lehtėsisht dhe tė bėheni profesionistė nė trajtimin e tyre tė pėrditshėm. Nė qoftė se pas lyerjes flokut i bėjmė njė larje shumė tė mirė dhe ky proces shoqėrohet me Final kolor, i cili duhet tė pėrdoret gjithmonė pas lyerjes, do tė shohim se floku, edhe nė ditėt mė pas, do tė ketė njė ngjyrė mė tė qartė, mė
tė ėmbėl. Pėr flokun me onde kėshillohet pėrdorimi i shkumės sė flokut qė i mbron nga rrezet e diellit. Nė pėrgjithėsi pėr flokun e lyer, tė gjatė, tė shkurtėr, tė drejtė apo me ond, kėshillohet krem flokėsh qė pėrdoret pas larjes.

6 looks mė modern tė flokėve
Si tė ngjaj me perėndeshat e sfilatave? Si tė realizoni formėn e dėshiruar tė flokėve, qė propozojnė pėr kėtė verė stilistėt botėror? Shumė thjesht. Pėr tė mėsuar tė gjitha kėto ndiqni kėshillat tona.
Nė ritmin e viteve gjashtėdhjetė
E rėndėsishme ėshtė qė flokėt tuaj tė jenė tė jenė tė gjata dhe tė keni balluke. Ndani balluket nė mes, ndėrsa tė gjithė flokėt e tjera i mbėshtillni prapa, pak mbi qafėn, pa i krehur. I kapni me njė llastik dhe nė vazhdim rrotulloheni bishtin derisa tė krijohet njė si topuz pas qafės. E lidhni qė tė mos hapet. Disa minuta mė pas, lironi pak nga flokėt e lidhur, pikėrisht nė pjesėn e parme tė fytyrės. Rregulloni ndarjen nė mes tė ballukeve dhe i lyeni flokėt me llak me qėllim qė kjo formė tė mbajė sa mė shumė orė.
Vajzėror dhe praktik
Ky look ėshtė njė zgjidhje e zgjuar nė rast se flokėt tuaj janė as shumė tė shkurtėr por as tė gjatė dhe njėkohėsisht kėrkoni tė duken tė natyrshėm dhe tė kenė onde. Pasi t’i keni larė dhe kanė kulluar, i lidhni me bikutina dhe i thani me tharėsen e flokėve. I lini tė ftohen pėr disa minuta dhe mė pas hiqni bikutinat. Nė fund, me ndihmėn e shkumės i jepni fryrje dhe valėzim. Pėrdorni pėrsėri tharėsen ose thjesht gishtat.
I thjeshtė dhe elegant
Ideal dhe i thjeshtė pėr punė zyre (nėse flokėt tuaj janė tė drejta). I lani dhe mė pas vendosni nė to njė produkt ushqyes. I ndani me vizė nė anė. I thani duke pėrdorur furēė dhe nėse dėshironi i kaloni pas veshit.
Femėror dhe seksi
Rikthim tek feminiliteti. Pėr kėtė look do tė keni nevojė patjetėr pėr xhel. E fėrkoni atė nė pėllėmbėt e duarve dhe e kaloni nėpėr tė gjithė flokėt. I thani me tharėsen e flokėve duke pėrdorur gishtat. I drejtoni pėr nga prapa dhe i kapni pas kokės.
Stil i “fortė” i flokėve
Ėshtė njė look qė thekson shumė sytė. Duke pėrdorur tharėsen e flokėve dhe njė krehėr tė rrumbullakėt, pak pas larjes sė flokėve, filloni t’i drejtoni ato tek rrėnjėt. Ndėrsa kur tė vini nė fund tė flokėve iu jepni drejtim pėr nga jashtė. Tė njėjtėn gjė bėni edhe me balluket. Me qėllim qė tė mbajė forma i lyeni flokėt me llak pėr mbajtje tė fortė.
Nė ritėm sportiv
Nė palestėr ose nė shėtitjen paradite mund tė pėrdorni kėtė look. Veēse ėshtė e domosdoshme ekzistenca e njė llastiku qė zakonisht vendoset nė kokė, por kalon nėpėr pjesėn e ballit. Ndėrkaq, do tė lini balluket qė tė bien mbi tė. Mė pas, do tė keni nevojė pėr xhel me qėllim qė tė theksoni fundet e flokėve dhe formėn e prerjes sė tyre.








24 Maj 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos