Aplikimi dhe kriteret e testimit pėr nė Akademinė e Policisė

Formulari i aplikimit dhe normat e testit fizik pėr kandidatėt. Si mund tė fitohet njė nga 150 vendet e pėrcaktuara pėr Patrullėn e Pėrgjithshme

Luan Kondi

Tiranė – Policia e Shteti publikon rregullat e aplikimit dhe kriteret e pranimit tė aplikuesve qė synojnė Akademinė e Policisė “Arben Zylyftari”. Nisur nga fakti se sot nis dhe zgjat njė muaj edhe procesi i pranimit tė kandidatėve tė rinj, qė do tė ndjekin studimet pranė Shkollės sė Policisė pėr “Patrullėn e Pėrgjithshme” publikohen procedurat e pėrzgjedhjes sė kandidatėve sa mė cilėsorė pėr tė shėrbyer si punonjės policie. Kuota e pranimit nė Shkollėn e Policisė do tė jetė 150 persona. Konkurrimi me shkrim do tė bėhet nė datėn 10.07.2008 nė ambientet e Pallatit tė Kongreseve, nė orėn 08:00. Vetėm vitin e kaluar kanė aplikuar pėr njė vend rreth 2000 tė rinj, nga tė cilėt u pėrzgjodhėn rreth 100 veta.
Pranimi
Kriteret e domosdoshme pėr pėrzgjedhjen e njė kandidati si Punonjės i Policisė sė Shtetit janė shtatė dhe ato nisin me qenien e tij shtetas i Republikės sė Shqipėrisė, gjendja e mirė shėndetėsore dhe aftėsia fizike pėr tė kryer detyrėn e deri te ndalimi i atyre qė janė pėrjashtuar nga Policia apo dhe Shėrbimi Civil. Pėrcaktohen edhe dokumentet qė i nevojiten aplikantit, tė cilat paraqiten pranė Drejtorive tė Policive nė Qarqe duke filluar me formularin, fotokopjen e pasaportės ose certifikatės sė lindjes me fotografi, kopje origjinale ose fotokopje tė noterizuar tė diplomės sė shkollės sė mesme, dėshmi penaliteti, fotokopje tė dėshmisė sė aftėsisė sė drejtimit tė automjetit tė tipit B.
Trajnimi
Sipas kushteve tė pėrcaktuara, trajnimit i nėnshtrohen aplikantėt fitues dhe nė tė futen trajnimi policor bazė 20-javor pranė Akademisė sė Policisė “Arben Zylyftari”. Gjatė trajnimit bazė policor aplikantėt do tė trajnohen pėr tė pėrmbushur tė gjitha detyrat e njė punonjėsi policie, duke pėrfshirė patrullimin parandalues, hetimin paraprak tė krimeve, kontrollin dhe zbatimin e rregullave tė qarkullimit rrugor, policimin nė komunitet dhe zbatimin e strategjive bashkėkohore tė zbatimit tė ligjit.
Ky trajnim do tė ndiqet nga njė trajnim 20-javor nė terren gjatė tė cilit punonjėsit e policisė do tė zhvillojnė dhe pėrmirėsojnė aftėsitė e marra nė shkollėn policore.


Box
Kriteret e pėrzgjedhjes sė aplikantit
1. Tė jetė shtetas i Republikės sė Shqipėrisė
2. Tė ketė zotėsi tė plotė pėr tė vepruar
3. Tė jetė nė gjendje tė mirė shėndetėsore dhe i aftė fizikisht pėr tė kryer detyrėn
4. Tė ketė mbaruar shkollėn e mesme
5. Tė japė informacionin e kėrkuar nė lidhje me punėn e tij tė mėparshme ose ndonjė ēėshtje tjetėr qė lidhet me pranimin e tij nė shėrbimin policor
6. Tė mos jetė dėnuar penalisht me vendim tė formės sė prerė
7. Tė ketė dėshmi tė aftėsisė sė drejtimit tė automjetit tė tipit B
8. Nuk ka tė drejtė tė aplikojė pėr t’u pranuar nė Polici personi ndaj tė cilit ėshtė marrė masa disiplinore e pėrjashtimit nga Policia e Shtetit ose e largimit nga Shėrbimi Civil.


Procedurat e aplikimit

Procedura e aplikimit pėr punonjėsit e Policisė fillon kur kandidati plotėson formularėt e aplikimit dhe i dorėzon ato bashkė me dokumentet e kėrkuara nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut. Me marrjen e formularit tė plotėsuar, Drejtoria e Policisė sė Qarkut i lėshon aplikantit njė
dokument qė vėrteton marrjen e aplikimit.
Drejtoritė e Policisė nė Qarqe pėrgjigjen pėr dėrgimin e formularėve tė plotėsuar tė aplikimit nė Sektorin e Pranimit nė strukturėn qendrore tė personelit, nė vijim Sektori i Pranimit.

Procedurat e testimit

Aplikantėt e pėrzgjedhur pėr tė vazhduar procesin e pranimit i nėnshtrohen procedurės sė testimit sipas rendit tė mėposhtėm:
a) Testi me shkrim
b) Testi i aftėsive fizike
c) Intervista me gojė
ē) Kontrolli mjekėsor
d) Marrja e shenjave tė gishtave
dh) Kontrolli psikologjik
e) Verifikimi i aplikantit


Testi me shkrim
1. Testi shėrben pėr tė vlerėsuar nėse aplikanti zotėron njohuritė dhe aftėsitė e nevojshme pėr kryerjen e detyrave tė punonjėsit tė Policisė.
Aplikantit i kėrkohet tė lexojė, tė analizojė dhe tė kuptojė gjuhėn standarde shqipe. Testi me shkrim administrohet dhe vlerėsohet me pikė nga Sektori i Pranimit. Nė pėrfundim
tė testit me shkrim, Sektori i Pranimit publikon zyrtarisht listėn e renditjes sė rezultateve tė testit.
2. Rezultatet e testit me shkrim dalin brenda sė njėjtės ditė kur zhvillohet testimi. Aplikantėt qė kanė marrė 60% tė pikėve tė pėrcaktuara pėr testin me shkrim, njoftohen pėr tė vazhduar procesin e testimit. Rezultatet e testit me shkrim ruhen nė dosjen e aplikantit dhe pėrbėjnė 50% tė rezultatit tė pėrgjithshėm tė tij.
3. Aplikantėt qė nuk arrijnė 60% tė pikėve tė nevojshme tė testit me shkrim kanė tė drejtė tė riaplikojnė pėr t’u pranuar nė Polici me shpalljen e radhės sė vendeve tė lira.

Testi i aftėsive fizike
1. Aplikantėt qė kalojnė testin me shkrim duhet tė kalojnė testin e aftėsive fizike, qė teston aftėsitė psikomotore ku pėrfshihet:
• Shpejtėsia
• Shkathtėsia fizike
• Rezistenca
• Forca muskulore
• Koordinimi fizik, tė domosdoshme pėr punėn e punonjėsit tė Policisė.
2. Testi i aftėsive fizike vlerėsohet sipas standardit tė pėrcaktuar nė kohėn e zhvillimit tė testit.
3. Testi fizik pėr Shkollėn Bazė tė Policisė pėrbėhet nga pesė komponentė:
• Kėrcim vertikal
• Ushtrime pėr barkun njė minutė
• Maksimumi i mundshėm pompash
• Vrap 300 metra
• Ecje/kros 2.4 km
4. Normat pėr kalimin e kėtij testi janė tė ndara veē pėr femrat dhe pėr meshkujt dhe sipas grup moshave.
5. Aplikanti duhet tė marrė minimumin e mundshėm tė pikėve pėr tė vazhduar intervistėn me gojė dhe procedurat e mėtejshme tė testimit.

Intervista me gojė
1. Qėllimet e intervistės me gojė janė tė vlerėsojė:
a. Aftėsitė e kandidatit pėr tė menduar, analizuar, komunikuar dhe marrė vendime;
b. aftėsitė e kandidatit pėr tė reaguar nė mėnyrėn e duhur nė kushtet e njė stresi minimal;
c. pėrshtatshmėrinė e kandidatit pėr t’u bėrė punonjės Policie
2. Komisioni i Intervistės i bėn aplikantit pyetje tė strukturuara, tė cilat nuk kėrkojnė njohuri paraprake tė teknikave apo praktikave policore. Pyetjet testojnė aftėsitė e aplikantit pėr tė komunikuar qartė, pėr tė shprehur ide dhe koncepte, si dhe pėr tė analizuar dhe marrė vendime.
3. Komisioni e kryen intervistėn me gojė nė pėrputhje me udhėzimet e pėrcaktuara dhe vendos pėr secilin aplikant rezultatin numerik bazuar nė njė mekanizėm tė miratuar vlerėsimi. Mesatarja e vlerėsimeve individuale tė secilit anėtar tė Komisionit pėrbėn 50% tė rezultatit tė pėrgjithshėm tė kandidatit.


Kontrolli mjekėsor
1. Kandidatėt e pėrzgjedhur i nėnshtrohen kontrollit shėndetėsor nga komisioni mjekėsor i ngritur pėr kėtė qėllim.
Shpenzimet e kontrollit mbulohen nga kandidati.
2. Llojet e ekzaminimeve, kriteret dhe procedurat pėr kontrollin shėndetėsor pėrcaktohen nė Rregulloren e miratuar me urdhėr tė Ministrit.


Marrja e shenjave tė gishtave dhe mostra e ADN-sė
1. Kandidatėve tė pėrzgjedhur u merret mostra e ADN-sė, si dhe shenjat e gishtave sipas standardeve tė Interpolit, nė bazė tė formularit tė miratuar nga Drejtori i Pėrgjithshėm.
2. Shenjat e gishtave dhe mostra e ADN-sė e tė gjithė punonjėsve tė Policisė
ruhen nė njė bazė tė veēantė tė dhėnash nė Laboratorin e Policisė Shkencore.

Kontrolli psikologjik
Kandidatėt e pėrzgjedhur i nėnshtrohen kontrollit psikologjik nga psikologė tė licencuar pėr tė pėrcaktuar pėrshtatshmėrinė e tyre nga pikėpamja psikologjike pėr tė kryer detyrat e punonjėsit tė Policisė.

Verifikimi i aplikantit
1. Pėr tė pėrcaktuar nėse kandidati i pėrzgjedhur ėshtė i pėrshtatshėm pėr t’u pranuar nė Polici, bėhet verifikimi i:
a) Tė dhėnave tė paraqitura nė formularin e aplikimit;
b) dokumentacionit tė paraqitur pėr t’u pranuar nė polici;
c) tė dhėnave tė cilat e implikojnė kandidatin nė veprimtari kriminale, sjellje antishoqėrore apo veprimtari tė tjera qė janė nė kundėrshtim me Kodin e Etikės sė Policisė tė miratuar me ligj.


Rastet e skualifikimit

Kandidati skualifikohet kur:
a) Nuk pėrmbush njė nga kriteret e pranimit;
b) nuk kalon testin me shkrim;
c) nuk kalon testin e aftėsive fizike;
ē) nuk kalon kontrollin shėndetėsor dhe psikologjik;
d) ka qenė i dėnuar mė parė pėr kryerjen e njė vepre penale;
dh)ka pranuar se ka kryer mė parė vepėr penale;
e) ka deklaruar tė dhėna tė rreme apo ka paraqitur dokumente tė falsifikuara qė kanė pėr qėllim tė rrisin mundėsitė pėr punėsim tė aplikantit;
ė) nga testi pėr pėrdorim droge rezulton se ėshtė ose ka qenė pėrdorues droge ose provohet se ėshtė regjistruar si pėrdorues droge nė shtatė vitet e fundit;
f) ka kryer njė krim nė moshė tė mitur nėn 14 vjeē.
g) ka kryer njė kundėrvajtje penale nė moshė tė mitur nėn 16 vjeē;
gj) ka tė dhėna pėr pėrdorim tė mėparshėm tė drogave tė paligjshme para shtatė vitet e fundit;
h) ka tė dhėna pėr pėrdorim tė vazhdueshėm tė pijeve alkoolike nė masėn qė ka ndikuar nė aftėsinė e tij pėr t’u kujdesur pėr veten e tij apo tė tė tjerėve;
i) ka rekomandime, referenca dhe deklarata negative nga tė tjerėt, pėrfshirė punėdhėnės tė mėparshėm;
j) ka tė dhėna tė mjaftueshme qė tregojnė se kandidati ka shprehur paragjykim ose diskriminim pėr arsye tė etnisė, gjinisė, moshės, prirjes seksuale, racės, fesė, pėrkatėsisė politike, statusit shoqėror apo pėrkatėsisė prindėrore.
k) Ka tė dhėna tė mjaftueshme qė tregojnė se kandidati ka qenė apo ėshtė drejtpėrsėdrejti ose tėrthorazi i pėrfshirė nė veprimtari kriminale;
l) manifeston sjellje tė cilat bien nė kundėrshtim me Kodin e Etikės sė Policisė.

Pranimi nė Polici
1. Aplikantėt tė cilėt kalojnė me sukses procesin e testimit, pėrfshihen nė listėn e kandidatėve pėr t’u pranuar nė Polici sipas pikėve tė marra nė procesin e testimit nė rend zbritės.
2. Struktura qendrore e personelit harton listėn e kandidatėve pėr t’u pranuar nė Polici si punonjės policie nga lista e pėrgjithshme sipas rendit numerik tė pikėve tė marra gjatė procesit tė testimit. Nė rastet kur dy ose mė shumė kandidatė rezultojnė me pikė tė barabarta, do tė merret pėr bazė rezultati i testit me shkrim.
3. Njė kandidat i cili ėshtė skualifikuar sipas kėtij udhėzuesi, ka tė drejtė tė kėrkojė shqyrtimin e rastit tė tij nga strukturat qendrore tė personelit jo mė vonė se shtatė ditė nga marrja e njoftimit pėr skualifikim. Strukturat pėrkatėse tė personelit duhet tė kthejnė pėrgjigje pėr kėrkesėn jo mė vonė se dhjetė ditė nga marrja e kėrkesės. Nėse rezultati i shqyrtimit ėshtė nė favor tė kandidatit, ai do tė lejohet tė vazhdojė procesin.



21 Maj 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos