Berisha: Ligji pėr falimentin, ndihmon biznesin

Kryeministri Sali Berisha vlerėsoi se projektligji pėr falimentimin "ėshtė njė hap i madh ligjor nė drejtim tė klimės sė biznesit". Duke kėrkuar mbėshtetjen e opozitės pėr miratimin e kėtij projektligji, por edhe atė tė procedurave tatimore, Kryeministri theksoi se ato janė hartuar me shkallėn mė tė lartė tė ekspertizės ndėrkombėtare dhe nuk kanė asnjė lloj interesi partiak. "Ata qė paraqesin falimentimin si gogol, tregojnė mendėsitė e tyre socialiste, sepse falimentimi ėshtė njė ligj i pandryshueshėm i sistemit qė ndėrtojmė, ėshtė njė pasojė e dobishme e lirisė sė tregut, e konkurrencės sė lirė, ėshtė njė kusht pa tė cilin nuk mund tė bėsh fjalė pėr konkurrencė tė ndershme dhe tė lirė", theksoi Kryeministri. Duke informuar mbi historikun e projektligjit pėr falimentimin, Kryeministri u shpreh se "njė institucion i Bankės Botėrore, i quajtur "doing bussines", ka shprehur pakėnaqėsi pėr mungesėn e falimentimit nė vendin tonė, ndaj dhe kjo rregullohet me njė ligj tė standardeve ndėrkombėtare". "Fatmirėsisht e kishim nė proces e sipėr ligjin", tha Kryeministri, duke shtuar se "ligji i parė i shoqėrive tregtare, qė nė tėrėsi ka qenė njė ligj shumė i mirė, kishte njė problem serioz, nuk mbronte nė shkallėn e duhur aksionerėt nė minorancė, e cila ėshtė njė ēėshtje e ndjeshme.




 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos