“Shqipja e vjetėr, ndikoi te gjuhėt ballkanike”

Shqipja e vjetėr ka ushtruar njė ndikim tė madh ndaj gjuhėve ballkanike. 

TIRANE

Kjo ėshtė teza kryesore e njė projekti tė dy linguistėve vjenezė, qė po financohet nga Fondi austriak pėr Shkencėn. “Kėrkojmė shitės me njohuri tė gjuhės serbe, hungareze, rumune dhe gjermane!”, njė afishe e zakonshme kjo nė qytetin Vėrshac tė Vojvodinės nė Serbi, nė vitet 30-tė tė shekullit tė kaluar. Asokohe njohja e gjuhėve tė ndryshme ishte parakusht mbijetese. Linguisti vjenez Shtefan Shumaher (Stefan Schumacher) e sjell kėtė si shembull pėr tė treguar, se komunikimi gjuhėsor mes fqinjėve nė Ballkan, nė kohėrat e mėparshme ka qenė shumė i gjallė. “Ne mendojmė se rrethana tė ngjashme kanė sunduar nė tė gjithė Ballkanin, pra qė njerėzit kanė pėrdorur mė shumė se njė gjuhė brenda njė dite pėr tė komunikuar me tė tjerėt”, thotė Shumaher nė njė intervistė me “Deutsche Welle”.
* * *
Pėr tė mėsuar mė shumė se si shqipja ka ndikuar ndaj gjuhėve tjera tė Ballkanit, doktori i shkencave linguistike ka filluar nė vitin 2006 njė studim trevjeçar pėr shqipen e vjetėr, sė bashku me kolegun e tij, albanologun Joachim Matzinger. “Joachim Matzinger dhe unė, jemi marrė me shqipen prej shumė kohėsh. Shumė shpejt kuptuam se kushdo qė merret me kėtė i bazon gjykimet pėr shqipen dhe historinė e saj tek gjuha e sotme moderne. Ne e dinim se qysh nga shekulli i 16-tė e kėtej ekziston njė korpus i madh letrar, i cili duhet studiuar me themel”, thotė Shumaher mė tej. Si bazė pėr kėtė studim tė tijin, shėrbejnė kryesisht shkrimet e shekullit tė XV dhe XVII, studimi i tė cilave nė periudhėn e komunizmit nuk arriti tė bėhej i plotė, edhe pėr faktin se ato kishin pėrmbajtje fetare. Shumaher, tregon se ka analizuar deri tani afro 60 pėr qind tė Pjetėr Bogdanit, ndėrsa Matzinger po merret me Pjetėr Budin. Bartja e ndikimeve gjuhėsore mendohet tė ketė ndodhur pėrmes barinjve shtegtarė si dhe pėrmes latinishtes.
* * *
Qysh tani ata kanė vėnė re, se shqipja e vjetėr, e cila mendohet tė jetė tė paktėn 2500 vjeçare, ka pasur njė ndikim tė madh nė zhvillimin e gjuhėve ballkanike. “Kjo vihet re qartė tek rumanishtja, e cila ėshtė shumė mė ndryshe nga gjuhėt e tjera romane dhe megjithatė ka disa veçori qė janė tipike edhe pėr shqipen e sotme. Kėshtu pėr shembull, qė nyja bashkėngjitet nė fund tė foljes, ndėrkohė qė tė gjitha gjuhėt e tjera romane e vėnė atė nė fillim”, sqaron Shumaher. Pėr tė Bardhyl Demiraj, profesor i albanologjisė nė Universitetin e Mynihut, ka qenė referenti i parė i projektit dhe ėshtė i gėzuar qė ky projekt po mbėshtetet edhe nga Fondi pėr Shkencėn, institucioni qendror i Austrisė pėr financimin e studimeve bazė. “Stefan Shumaher ėshtė njė indo-europianist i njohur, por ndėrkohė po bėn emėr edhe nė albanologji si edhe nė disa fusha tė tjera tė shkencave historike e gjuhėsore. Ai ėshtė njė njohės shumė i mirė edhe i gjuhėve rrėnoja tė Evropės Qendrore dhe nė veri tė Ballkanit. Ndėrkohė qė Matzinger ėshtė mė i ri, ėshtė njė albanolog i mirėfilltė, i cili ka botuar mbi 25 artikuj”, vlerėson Profesor Demiraj. Studiuesit po pėrdorin jo vetėm njė bazė tė re materiale, por edhe metodat mė tė reja tė indoevropianistikės, vlerėson Demiraj. Njė rezultat i kėtij projekti pritet tė jetė njė fjalor me foljet e shqipes sė vjetėr. Dy studiuesit austriakė pritet tė japin njė ndihmesė tė çmuar nė studimet albanologjike, duke i qėndruar kėshtu besnikė traditės austriake nė kėtė lėmė.
* * *
Gurin e parė tė sė cilės e vuri po nė Vjenė, profesor Norbert Jokl, rreth 100 vjet mė parė.  Nė moshėn tridhjetėvjeccare (1907) iu pėrvesh studimit tė shqipes duke ndjekur kursin qė asokohe udhėhiqej nga Dr. Gjergj Pekmezi, i cili ishte lektori i parė i shqipes nė Universitetin e Vjenės. Mė pas forcoi njohuritė si autodidakt me ndihmėn e studentėve dhe shqiptarėve tė atėhershėm nė Vjenė. Jokli mėsoi shqipen aq mirė sa mė vonė arriti tė depėrtojė nė misterin mijėvjeçar tė saj. Mbas njė pune tė zellshme dhe tė pandėrprerė i shkoi pėr dore tė botojė veprėn mė titull “Studien zur albanesischen Etymologie und Wortbildung” (Studime mbi etimologjinė dhe fjalėformimin e shqipes). Nė kėto studime i kushton njė rėndėsi tė posaçme leksikut tė trashėguar tė shqipes: Nė 101 faqe trajton fjalėt burimore shqipe, ndėrsa 13 faqe ua kushton huazimeve tė saj. Etimologjia zė vendin e parė nė gjurmimet e tij nė fushėn e leksikut tė shqipes, ky qe lėmi ku edhe kontribuoi mė shumė, por njė rėndėsi tė tillė i kushtoi edhe morfologjisė dhe fjalėformimit, kurse nė fushė tė fonetikės pėr periudhėn parahistorike ai hapi shtigje tė reja nė punė tė apophonisė dhe nė konsonantizėm.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos