Sėmundjet e gjakut dhe pasojat nė shėndet



Sėmundjet e qarkullimit tė gjakut janė rezultat i mosfurnizimit tė mirė me gjak tė organeve. Zemra, organi kryesor i qarkullimit, ashtu si gjithė organet e tjera, mund tė preket nga kėto sėmundje, domethėnė problemet e zemrės mund tė jenė edhe shkak, edhe pasojė e sėmundjeve tė qarkullimit. Funksioni i sistemit qarkullues ėshtė qė tė furnizojė me lėndė ushqyese indet, tė largojė qė andej mbeturinat, tė pėrhapė nxehtėsinė nė periferi, dhe tė shėrbejė si rrugė pėr produktet e sistemit endokrin dhe tė sistemit imun. Zemra ėshtė pompa. Pėrbėhet nga katėr dhoma, dhe ka katėr valvula. Barkushja e majtė (ventrikuli i majtė) pompon gjak nė qarkullimin sistemik, ku presioni ėshtė rreth 80-120 mm Hg, kurse barkushja e djathtė pompon nė qarkullimin mushkėror, ku presioni ėshtė rreth 8-25 mm Hg. Barkushet janė pompa tė fuqishme me mure tė trasha muskulore, dhe prandaj presioni i gjakut venoz (0-2 mm Hg) nuk arrin t’i tendosė. Veshoret (atrium) janė dhoma me mure tė holla e tė tendosura, qė shėrbejnė si rezervuarė pėr gjakun venoz, por qė njėkohėsisht mund tė tkurren e ta pompojnė gjakun me njėfarė presioni pėr nė drejtim tė barkusheve.
Funksioni
Nė mėnyrė qė pompa (zemra) tė kryejė funksionin e saj duhet qė: muskuli i zemrės tė jetė shėndoshė e mirė; sistemi elektrik i zemrės tė koordinojė tkurrjen e veshoreve dhe tė barkusheve; dhe duhet qė muskuli tė furnizohet rregullisht me gjak. Gjatė tkurrjes (sistolės) tė barkushes tė majtė, presioni brenda barkushes natyrisht ėshtė mė i lartė sesa presioni nė aortė. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut nė shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatė sistolės mbyllet nga kuspet e valvulės tė hapur tė aortės. Si rrjedhojė, enėt koronare nuk mund ta furnizojnė me gjak barkushen e majtė gjatė sistolės. Barkushja e majtė furnizohet me gjak vetėm gjatė diastolės. Nėse diastola shkurtohet, barkushja e majtė ka mė pak kohė pėr t’u furnizuar me gjak. Valvulat e zemrės duhet tė jenė tė afta tė hapen plotėsisht dhe tė mbyllen plotėsisht. Stenoza ėshtė ngushtim i vrimės tė valvulės. Mbyllja jo e plotė pėrbėn pamjaftueshmėri tė valvulės. Pasojė e pamjaftueshmėrisė ėshtė regurgitimi (rikthimi i gjakut).
Enėt e gjakut
Enėt e gjakut duhet tė kryejnė disa funksione. Arteriet duhet tė jenė nė gjendje tė durojnė presione tė larta dhe tė pėrballojnė rrjedhje tė shpejta tė gjakut. Problemi ėshtė se rrjedha e shpejtė e gjakut i merr me vete ca nga qelizat e endotelit tė arterieve, sidomos nė pikat e degėzimeve ku rrjedha bėhet turbulente; dhe presioni i lartė brenda arterieve paraqet probleme pėr furnizimin me gjak tė murit arterial nga vasa vasorum.
Kapilarėt
Kapilarėt janė enėt mė tė vogla tė gjakut. Funksioni i tyre ėshtė shkėmbimi i lėndėve, lėvizja e lėndėve midis enėve tė gjakut dhe indeve. Qė tė kryejnė kėtė punė, sipėrfaqja totale e gjithė kapilarėve ėshtė shumė e madhe (sipėrfaqja e madhe lehtėson difuzionin). Si pasojė, rrjedha e gjakut nė kapilarė ėshtė e ngadaltė dhe kapilarėve u duhet tė prodhojnė lėndė antikoagulante pėr tė parandaluar trombozėn (rrjedhja e ngadaltė ėshtė njė nga tre faktorėt qė predispozojnė pėr trombozė; dy tė tjerėt janė dėmtimi i endotelit, dhe rritja e aftėsive koaguluese tė gjakut). Muret e kapilarėve janė shumė tė holla dhe mure tė tilla tė dobėta nuk mund ta pėrballojnė presionin e lartė arterial. Presioni kapilar ėshtė shumė mė i vogėl sesa presioni arterial. Ulja e presionit bėhet e mundur nga arteriolat.
Venat
Venat rikthejnė gjakun nė zemėr. Qė tė kryejnė kėtė funksion, venat janė tė pajisura me valvula qė nuk lejojnė kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve tė gjymtyrėve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrės (pompa muskulore). Po ashtu, presioni negativ gjatė frymėmarrjes ndihmon kthimin e gjakut pėr nė zemėr.
Gjaku
Gjaku (lat. Sanguis) ėshtė njė ind i lėngshėm, i cili me ndihmėn e zemrės dhe enėve tė qarkullimit tė gjakut mirėmban funksionet e organeve tė tjera tė trupit nėpėrmjet transportit dhe lidhjeve. Gjaku qarkullon nga puna mekanike e muskulit tė zemrės nėpėr enėt e gjakut. Trupi i njeriut pėrmban 5-6 litra gjak. Gjaku pėrmban: eritrocite (qelizat e kuqe), leukocitė (qelizat e bardha), trombocite dhe plazma, nė tė cilėn notojnė qelizat. Pjesėt e ngurta pėrbėjnė 45 pėr qind, kurse pjesa e lėngėt 55 pėr qind. Eritrocitet pėrmbajnė hemoglobinė. Kjo proteinė ėshtė pėrgjegjėse lidhjen dhe transportin e oksigjenit. Nė tė vėrtetė pėrbėhet prej globinės dhe hem-it, i cili me hekurin formon njė kompleks.

Funksionet
Gjaku sė bashku me pjesėt pėrbėrėse tė tij pėrmbush njė sėrė funksionesh:
Transport (oksigjeni, hormonet, mbeturinat e metabolizmit)
Rregullim (baraspeshėn e ujit, elektroliteve, temperaturės, vlerės sė pH-sė)
Mbrojtje (nėpėrmjet limfociteve, antitrupave, koagulimit dhe fibrinolisės)
Enėt e gjakut
Enė gjaku (latinisht Vas sanguineum) quhet njė strukturė nė formė gypi nė tė cilėn qarkullon gjaku. Tė gjitha enėt e gjakut sė bashku formojnė Sistemin e qarkullimit tė gjakut.
Nė kushte normale enėt e gjakut e transportojnė gjakun prej zemrės nė periferi dhe e kthejnė atė pėrsėri nė zemėr.
Enėt e gjakut ndahen nė:
Arterie
Arteriole
Kapilare
Venole
Vena
Ndėrtimi
Shtresat e murit tė enėve tė gjakut
Muri i enėve tė gjakut pėrbėhet prej tre shtresave:
Tunica externa (Adventia)
Tunica media
Tunica interna (Intima)

Sėmundjet inflamatore
Inflamacioni mund tė shkaktohet nga agjentė tė jashtėm infektivė; agjentė tė jashtėm joinfektivė; procese autoimune; shkaqe tė tjera.
Infeksionet
Infeksionet e zemrės
Miokardit, kryesisht viral
Valvulat - endokardit infektiv
Perikardi - perikardit infektiv
Infeksionet e enėve tė gjakut
Sifilisi (terciar), prek kryesisht pjesėn e parė tė harkut tė aortės
Infeksionet e qelizave endoteliale nga Rickettsia
Infeksionet e enėve limfatike
Limfangit-zakonisht nga bakteret, shpesh nga Streptocoēus
Limfadeni-bakteret me kapsula
Sėmundje autoimune
Ethja reumatike - 2 javė pas infeksionit me Streptocoēus pyogenes
Llojet e ndryshme tė vaskuliteve
Arteritis-Takayasu, Ėegener, PAN, etj.
Shkaqe tė tjera
Infarkti i miokardit-pasohet nga infiltrate inflamatore
Uremia
Tromboza e venave-shpesh pasohet me tromboflebit

Pėrgatiti: Jonida Tashi

Tė rejat nga shkenca
Shtatzėnat nuk duhet t’i pėrdorin celularėt
Edhe pse vazhdimisht paraqiten studime kundėrthėnėse nė lidhje me pėrdorimin e telefonave celularė, ende nuk ėshtė e qartė nėse vėrtet pėrdorimi i celularėve mund tė jetė shkaktar i sėmundjes Alzheimer ose mund tė sjellė sterilitetin te meshkujt, ose sipas studimeve tjera radio-valėt nuk kanė asnjė ndikim negativ nė shėndetin e njeriut. Sipas njė studimi mė tė ri, tė realizuar nga UCLA (Universitet e Kalifornisė nė L.A.) dhe nga Universiteti Aarhus i Danimarkės, ekspertėt kanė ardhur nė pėrfundim se pėrdorimi i telefonave celularė gjatė shtatzėnisė, edhe atė vetėm dy ose tri herė nė ditė, mund tė shkaktojė probleme tė mėvonshme nė sjelljen e fėmijės, hiperaktivitet dhe ērregullime tė ngjashme. Shkencėtarėt nga tė dy Universitetet, tė cilėt kanė marrė pjesė nė kėtė studim kanė qenė tė befasuar nga rezultate e fituara, mirėpo kanė pohuar se nevojiten studime shtesė pėr t’i vėrtetuar kėto rezultate.








20 Maj 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos