Matura, shembuj pėr pikėt nė degėt e Mjekėsisė, Farmacisė, Juridikut e Historisė



Jonida Tashi

Secili maturant mund tė llogarisė afėrsisht sa pikė mund tė fitojė, duke njohur vlerėsimet e veta (parashikimet), pra duke vlerėsuar veten. Sipas rregullores sė shpallur nga Ministria e Arsimit, secili kandidat ka tė drejtė tė zgjedhė nė formularin A2 deri nė 10 programe studimi, tė renditura nė preferenca nga 01 deri nė 10, ku ai dėshiron tė studiojė. Kandidati shpallet fitues nė preferencėn mė tė lartė tė zgjedhur prej tij kur plotėson kriterin e pikėve, pra tė jetė nė renditje nė grupin e fituesve tė atij programi studimi nė kuotat e pėrcaktuara. Kjo do tė thotė qė kandidati jo vetėm duhet tė llogarisė paraprakisht pikėt qė mund tė fitojė (afėrsisht), por dhe tė synojė pėr konkurrim nė ato programe studimi ku mund tė fitojė. Shembujt e mėposhtėm tregojnė se si mund tė llogarisė pikėt fituesi i fundit pėr disa degė nė universitet. Kėto tė dhėna janė tė vitit tė kaluar, dhe shėrbejnė pėr tė orientuar maturantėt tė zgjedhin nė formularin A2 dhjetė degėt e universiteteve qė ata do tė preferojnė, nė qershor. Kėto rezultate ndryshojnė nga viti nė vit nė bazė tė nivelit tė kandidatėve pėr nė universitete, koeficienteve dhe nivelit tė testeve.
Histori
Fituesi i fundit nė programin e studimit Histori (001), me 100 vende, ka mbaruar shkollėn e mesme tė gjuhėve tė huaja pėr Anglisht (shkolla 10). Koeficienti i shkollės pėr kėtė program studimi ėshtė 1.3. Ka dhėnė si provim tė parė me zgjedhje (6) Njohuri pėr Shoqėrinė, Filozofinė, Ekonominė, qė ka koeficientin 1.3 pėr kėtė program studimi. Provim tė dytė me zgjedhje ka dhėnė (5) Histori-Gjeografi, qė ka koeficientin 1.3. Llogaritja e pikėve pėr kėtė maturantė bėhet sipas formulės: [(D1 + D2 + M) x Ksh + Z1xK1 + Z2xK2]. Zėvendėsojmė kufizat e kėsaj formule me notat dhe koeficientet pėrkatės tė kėtij nxėnėsi dhe kemi: [(6.60 + 7.64 + 9.06) x 1.3 + 7.73 x 1.3 + 6.70 x 1.3] = (23.3 x 1.3 + 14.43 x 1.3) = 30.29 + 18.759 = 49.049. Duke shumėzuar me 100 marrim rezultatin 4904.9 pikė. Ky fitues, sipas pikėve, ėshtė renditur i 687-ti nė listėn e kėrkuesve tė programit tė studimit Histori. Ėshtė fituesi i 100 (i fundit), pasi tė gjithė maturantėt me pikė mė shumė se ky (gjithsej 587 maturantė) kanė fituar nė preferenca mė tė larta tė tyre, qė kanė qenė para preferencės 001.
Farmaci
Llogarisim dhe pikėt e fituesit tė fundit nė programin e studimit Farmaci (030). Ky fitues ka mbaruar shkollėn e mesme tė profilizuar nė profilin natyror (01). Koeficienti i shkollės pėr programin e studimit Farmaci ėshtė 1.4. Ka dhėnė provimet me zgjedhje (2) Fizikė dhe (4) Anglisht, qė pėr programin e studimit Farmaci, kanė koeficientin 1.3. Duke zėvendėsuar notat e kėtij fituesi dhe koeficientit, nė formulėn e mėsipėrme kemi: [(D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2] = [(8.56 + 8.07 + 9.50) x 1.4 + 8.52 x 1.3 + 7.95 x 1.3] = (26.13 x 1.4 + 16.47 x 1.3) = 36.582 + 21.411 = 57.993, qė duke e shumėzuar me 100 kemi vlerėsimin 5799.3 pikė. Me kėto pikė, ky nxėnės ėshtė renditur nė vendin e 371-tė dhe ėshtė fituesi i 80-tė, pasi nxėnėsit me mė shumė pikė se ky dhe tė renditur para tij, kanė fituar nė preferencat e tyre mė tė larta.
Mjekėsia
Drita ka aplikuar nė Universitetin e Tiranės pėr tė vazhduar studimet nė degėn e Farmacisė. Ajo ka mbaruar shkollėn e mesme tė pėrgjithshme tė profilizuar, profili natyror dhe ka njė notė mesatare nga shkolla e mesme 8.34. Nė dy provimet e detyruara ajo ka kėto rezultate: Nė Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe 8.72; Nė Matematikė 9.15. Ajo ka zgjedhur si provime me zgjedhje Fizikė dhe Biologji dhe ka si rezultate: Nė Fizikė 9.23; Nė Biologji 9.52. Ē’llogaritje duhet tė kryejė pėr tė gjetur sasinė e pikėve me tė cilat do tė renditet?
Veprimi i parė
Nė fillim ajo sheh se cili ėshtė koeficienti qė ka caktuar Fakulteti i Mjekėsisė pėr shkollėn e mesme tė saj. Ajo sheh nė tabelė dhe gjen koeficientin 1.4. Atėherė ajo kryen kėto llogaritje: Shumėzon: 8.34 (nota mesatare e shkollės sė mesme) x 1.4 (koeficienti i shkollės) = 11.676. Shumėzon: 8.72 (nota nė gjuhė-letėrsi) x 1.4 (koeficienti i shkollės) = 12.208. Shumėzon: 9.15 (nota nė matematikė) x 1.4 (koeficienti i shkollės) = 12.81.
Veprimi i dytė
Pastaj ajo sheh se cili ėshtė koeficienti qė Fakulteti i Mjekėsisė ka zgjedhur pėr Kiminė dhe cili ėshtė koeficienti pėr Biologjinė. Nė tabelė gjen kėto koeficiente: Pėr Fizikėn 1.3; Pėr Biologjinė 1.3. Atėherė ajo kryen edhe kėto llogaritje tė tjera:
Shumėzon: 9.23 (nota nė Fizikė) x 1.3 (koeficienti pėr Fizikėn) = 11.999. Shumėzon: 9.52 (nota nė Biologji) x 1.3 (koeficienti pėr Biologjinė) = 12.376.
Veprimi i tretė
Secili prej rezultateve te mėsipėrme shumėzohet me 100:
11.676 x 100 = 1167.6
12.208 x 100 = 1220.8
12.810 x 100 = 1281.0
11.999 x 100 = 1199.9
12.376 x 100 = 1237.6
Veprimi i katėrt
Rezultatet mblidhen: 1167.6 + 1220.8 + 1281.0 + 1199.9 + 1237.6 = 6106.9. Ky ėshtė rezultati me tė cilin Blerina konkurron nė degėn e Farmacisė.

Juridiku
Agimi aplikon nė Universitetin e Tiranės nė fakultetin Juridik. Ai ka mbaruar njė Shkollė tė mesme artistike dhe ka notė mesatare nga shkolla e mesme 8.21. Nė dy provimet e detyruara ai ka kėto rezultate: Nė provimin e Letėrsi dhe Gjuhė shqipe ai ka 8.72; Nė Provimin e formimit teorik profesional ai ka 9.15. Ai ka zgjedhur si provime me zgjedhje: Anglisht, Sociologji + Ekonomi + Filozofi dhe ka si rezultate: Nė Anglisht 9.23; Nė Sociologji + Filozofi + Ekonomi tregu 9.52. Ē’llogaritje duhet tė kryejė pėr tė gjetur sasinė e pikėve me tė cilat do tė renditet?
Veprimi i parė
Nė fillim ai sheh se cili ėshtė koeficienti qė ka caktuar Fakulteti i Drejtėsisė nė Universitetin e Tiranės pėr shkollėn e mesme tė tij. Nė tabelė ai sheh dhe gjen koeficientin 1.1. Atėherė ai kryen kėto llogaritje: Shumėzon: 8.21 (nota mesatare e shkollės sė mesme) x 1.1 (koeficienti pėr llojin e shkollės) = 9.031. Shumėzon: 8.72 (nota nė Letėrsi dhe Gjuhė shqipe) x 1.1 (koeficienti pėr llojin e shkollės) = 9.592. Shumėzon: 9.15 (nota nė provimin e formimit teorik profesional) x 1.1 (koeficienti pėr llojin e shkollės)= 10.065.
Veprimi i dytė
Pastaj ai sheh se cili ėshtė koeficienti qė fakulteti i Drejtėsisė nė Universitetin e Tiranės ka zgjedhur pėr lėndėn Sociologji + Filozofi + Ekonomi Tregu. Ai gjen nė tabelė kėtė koeficient: 1.3. Sociologji + Filozofi + Ekonomi: koeficienti ėshtė 1.3. Pėr Anglishten ai e di se koeficienti ėshtė 1.3, sepse nė ēdo rast kur zgjidhet anglishtja e ka koeficientin 1.3. Atėherė ai kryen edhe kėto llogaritje tė tjera: Shumėzon: 9.52 (nota nė Sociologji + Filozofi + Ekonomi tregu) x 1.3. (koeficienti pėr Sociologji + Filozofi + Ekonomi tregu) = 12.376. Shumėzon: 9.23 (nota nė anglisht) x 1.3 (koeficienti pėr anglishten) = 11.999
Veprimi tretė
Secili prej rezultateve shumėzohet me 100:
9.031 x 100 = 903.1
9.592 x 100 = 959.2
10.065 x 100 = 1006.5
12.376 x 100 = 1237.6
11.999 x 100 = 1199.9
Rezultatet mblidhen:
903.1 + 959.2 + 1006.5 + 1237.6 + 1199.9 = 5306.3
Ky ėshtė rezultati me tė cilin Agimi konkurron pėr t’u pranuar nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Tiranės.

Tė dhėna
NM - nota mesatare e shkollės sė mesme
D1 - nota e marrė nė provimin e parė tė detyruar
D2 - nota e marrė nė provimin e dytė tė detyruar
Ksh – ėshtė koeficienti i shkollės
K1 – koeficienti pėr provimin e parė me zgjedhje
K2 – koeficienti pėr provimin e dytė me zgjedhje
Z1 – provimi i parė me zgjedhje
Z2 - provimi i dytė me zgjedhje


20 Maj 2008

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos