Rikthehet gara ne Akademi, 150 vende per police

Policia e Shtetit rikthen konkursin per Akademine e Rendit per Patrullen e Pergjithshme. Sot fillojne aplikimet per 150 efektivet e rinj te policise, ne strukturen e re te krijuar dy vjet me pare. Burimet zyrtare bene te ditur gjate dites se djeshme se, "me 21 maj 2008 (sot), fillon procesi i pranimit te kandidateve te rinj, qe do te ndjekin studimet prane Shkolles se Policise per 'Patrullen e Pergjithshme'. Policia e Shtetit, permes ketij procesi pranimi, qe eshte ndertuar bazuar ne metodat me te mira perendimore, synon ne perzgjedhjen e kandidateve sa me cilesore per te sherbyer si punonjes policie". Mesohet se aplikimet nga kandidatet do te pranohen deri me 25 qershor 2008. Nderkohe, pas mbylljes se aplikimeve, konkurrimi me shkrim do te behet me 10 korrik 2008, ne ambientet e Pallatit te Kongreseve, ne oren 08:00. Nderkaq, kuotat e pranimit ne Shkollen e Policise per kete vit do te jete 150 persona dhe aplikimet behen ne drejtorite e policive ne qarqe.

Pas konkursit do te zgjidhen emrat e kandidateve me te mire, te cilet do te trajnohen ne 40 jave, 20 ne teori dhe 20 te tjera ne praktike e me pas do te dalin ne pune. Trajnimi, te cilit do t'i nenshtrohen aplikantet fitues, do te perbehet nga nje trajnim policor baze 20- javor prane Akademise se Policise "Arben Zylyftari". Gjate trajnimit baze policor, aplikantet do te mesohen per te permbushur te gjitha detyrat e nje punonjesi policie, duke perfshire patrullimin parandalues, hetimin paraprak te krimeve, kontrollin dhe zbatimin e rregullave te qarkullimit rrugor, policimin ne komunitet dhe zbatimin e strategjive bashkekohore te zbatimit te ligjit. Trajnimi ne teori do te ndiqet nga nje trajnim 20-javor ne terren, gjate te cilit punonjesit e policise do te zhvillojne dhe permiresojne aftesite e marra ne shkollen policore. "Aplikuesit do te perzgjidhen ne menyre te drejte, te paanshme dhe transparente", thane zyrtare te Policise se Shtetit.

Aplikuesit, te cilet perfundojne me sukses procesin e testimeve do t'i nenshtrohen nje procedure verifikimi i te dhenave te kandidatit, si dhe kontrollit mjekesor, kontrollit per droga dhe substanca te paligjshme, si dhe do te behet marrja e gjurmeve te gishtave. Pervecse do te behen pjese e brezit te ri te punonjesve te policise shqiptare, punonjesit qe do te perfundojne trajnimin baze dhe ate ne terren do te kene te siguruar vendin e punes mbi bazen e aftesive te tyre dhe mundesise per te konkurruar per t'u ngritur deri ne gradat me te larta te Policise se Shtetit. Aplikimet e kandidateve qe deshirojne te vazhdojne shkollen e policise prane Akademise se Policise "Arben Zylyftari" Tirane do te behen prane Drejtorive te Policise ne Qarqe.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Koha Jonë

Publikuar nga: Koha Jonë

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos